Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 6 gusht 2014

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME KANCEROGJENËT DHE MUTAGJENËT NË PUNË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O  S I:

1.    Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

***

V E N D I M
PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR APARATIN E KRYEMINISTRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 10 e 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e Kryeministrit , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Aparatit të Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korente”, për  funksionimin e grupit Task-Forcë “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në kuptim të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

2.    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.

3.    Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PUNËN ME PAJISJE ME EKRAN SHFAQËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2.    Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi  6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE LIDHUR ME PUNËN E KRAHUT ME NGARKESA”   DHE PËR SHFUQIZIMIN E PIKAVE 15.1 DERI 15.10, TË ANEKSIT V, TË VENDIMIT NR.312, DATË 5.5.2010,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SIGURINË NË KANTIER”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e punëmarrësve lidhur me punën e krahut me ngarkesa”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Pikat nga 15.1 deri te 15.10, të aneksit V, të vendimit nr.312, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier”, që kanë të bëjnë me objektin e kësaj rregulloreje, si dhe të gjitha aktet nënligjore që bien ndesh me të, shfuqizohen.
3.    Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***

V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PA SHPËRBLIM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME,  TË AMBIENTEVE TË REPARTIT USHTARAK NR.5010, NË BUNAVI, VLORË, PËR ZHVILLIMIN E KURSEVE BAZË TË POLICISË, PËR VITIN 2014

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, për një periudhë 6-mujore, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Punëve të Brendshme, të katit të parë e të dytë të objektit nr.3 dhe të tre poligonëve që ndodhen në repartin  ushtarak nr.5010, në Bunavi, Vlorë, për zhvillimin e kurseve bazë të policisë, për vitin 2014.

2.    Ministrisë së Punëve të Brendshme i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e ambienteve të repartit ushtarak të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

3.    Me përfundimin e kurseve bazë të policisë përpara afatit të përcaktuar në këtë vendim, reparti ushtarak nr.5010, në Bunavi, Vlorë, t’i kthehet Ministrisë së Mbrojtjes.

4.    Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme të lidhin një marrëveshje të përbashkët për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-në

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Emërimin si anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, të:

– Z. Agron Dhima;
– Znj. Irena Beqiraj.

2.    Në zbatim të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, dhe të pikës 3, të kreut XI, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshllit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, mandati i këtyre anëtarëve fillon në mbledhjen e parë konstituive të KKP-së dhe kohëzgjatja e tij përcaktohet në bazë të shortit që do të organizohet për këtë qëllim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

KATEGORITË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUAFIZUARA QË TRAJTOHEN ME PËRPARËSI SI PËRFITUES TË PROGRAMEVE SOCIALE TË STREHIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nënndarjes “i”, të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Përfitojnë përparësi për t’u trajtuar si përfitues të programeve sociale të strehimit kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, në kuptim të ligjeve nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, të grupuar si më poshtë vijon:

a)    Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;
b)    paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
c)    personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
ç)    personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

2.    Kategorive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, u jepet prioritet duke i pikëzuar në  formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo program strehimi dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.

3.    Ngarkohen organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE, KRITEREVE DHE PËRPARËSIVE PËR PËRFITIMIN E GRANTIT TË MENJËHERSHËM PËR BANESAT ME KOSTO TË ULËT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 25/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

4.    Miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive që zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe organet qendrore për akordimin dhe përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët.

5.    Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje.

6.    Ministria, brenda mauajit mars, planifikon në buxhetin e shtetit fondet për vitin pasardhës për grantet e menjëhershme, bazuar në kërkesat vjetore të bashkive, sa herë që zbatohen programe të banesave me kosto të ulët.

7.    Njësitë e qeverisjes vendore gjatë hartimit të listave të përfituesve, u japin përparësi kategorive të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, duke pikëzuar këto kategori në formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, për programin e banesave me kosto të ulët, dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.

8.    Kriteret dhe përparësitë për përfitimin e grantin të menjëhershëm janë këto:

a)    Familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si më poshtë vijon:

i.     persona me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestarë;
ii.    paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, deklarohen se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha e që kanë nevojë për kujdestarë;
iii.    persona me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje;

b)    Individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç.

9.    Familjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, përfitojnë grantin e menjëhershëm, përkatësisht, në masën:

a)    5 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 100-120 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
b)    10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 0 – 99 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
c)    10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, individët me statusin

10.    Në të ardhurat maksimale mujore të familjes nuk përfshihen të ardhurat e  përfituara nga ndihma ekonomike.

11.    Familjet që plotësojnë kriteret sipas pikës 5, të këtij vendimi, paraqesin pranë njësive të qeverisjes vendore kërkesën për përfitimin e grantit të menjëhershëm, në çastin e paraqitjes së dokumentacionit sipas vendimit nr.574, datë 29.8.2012, të Këshillit të Minisrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”.

12.    Ngarkohen organet e qeverisjes vendore dhe ministria përgjegjëse për çështjet e strehimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

TAVANET PËRFUNDIMTARE TË SHPENZIMEVE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2015 – 2017

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2015-2017, sipas lidhjes nr.1, “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.    Vendimi nr.110, datë 27.2.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2015 – 2017”, shfuqizohet.

3.    Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME EKSPERTË TË POLICISË SË SHTETIT, NË MISIONIN PAQERUAJTËS TË  KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, pika 1, shkronja “a”, të ligjit  nr.10438, datë 28.6.2011, “Për pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit në misione policore, paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit”, të nenit 47, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Dërgimin e dy ekspertëve të Policisë së Shtetit në misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS).

2.    Misioni dhe detyrat e ekspertëve të Policisë së Shtetit do të jenë këshillimi dhe trajnimi i punonjësve të Policisë Kombëtare në Sudanin e Jugut, në mënyrë që të zhvillohet një forcë policore kombëtare e pavarur dhe profesionale, në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare të OKB-së.

3.    Kohëzgjatja e këtij misioni është për një periudhe fillestare 1 (një) vit, me mundësi zgjatjeje të këtij afati.

4.    Efektet financiare për periudhën njëvjeçare, gjatë kryerjes së shërbimit, për shpenzimet e transportit vajtje-ardhje për në vendin e dislokimit, akomodimin, sigurimin shëndetësor dhe shpenzimet e jetës përballohen nga OKB-ja, bazuar edhe në udhërrëfyesin e Kombeve të Bashkuara për oficerët e policisë të emëruar në operacionet paqeruajtëse dhe në rregulloret e tjera përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

5.    Policia e Shtetit merr përsipër sigurimin e uniformës, pajisjeve dhe materialeve sipas listës së rekomanduar nga OKB-ja.

6.    Efektet financiare për shpenzimet e parashikuara në pikën 5, janë sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi dhe përballohen nga Policia e Shtetit.

7.    Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet, Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE HUNGARISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.514, DATË 30.7.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË PRONËS PËR SECILIN QARK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 3, të vendimit nr.658, datë 26.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pas pikës 2, të vendimit nr.514, datë 30.7.2014, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Për kërkesat për shpronësim, të paraqitura në ministrinë kompetente, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të zbatohet vendimi nr.187, datë 6.3.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË. 30.7.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS DHE QENDRËN KOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE QË DO TË KRYHEN NË KUADËR TË ORGANIZIMIT TË PUNËVE NË VIJIM TË ARDHJES SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 3, e vendimit nr. 515, datë 30.7.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Këto fonde të përballohen nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.414, DATË. 25.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 2, e vendimit nr.414, datë 25.6.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GARANCISË SOVRANE DHE TË ZHDËMTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, BANKËS VSEOBECNA UVEROVA BANKA A.S, SLLOVAKI, DHE INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, SH.A., PËR KUNDËRGARANCINË E BANKËS VSEOBECNA UVEROVA BANKA A.S, SLLOVAKI, PËR MARRËVESHJEN E GARANCISË BANKARE NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, SH.A., DHE  BANKËS VSEOBECNA UVEROVA BANKA A.S, SLLOVAKI, DHE PËR MARRËVESHJEN E HUASË NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, SH.A., DHE  INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, të ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bankës Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a., për kundërgarancinë e bankës Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë bankare, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe bankës Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huasë ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a., për shlyerjen e detyrimeve ndaj CEZ a.s., sipas tekstit që i bashkëlidhët këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR DHE MINISTRINË E KULTURËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE QË DO TË KRYHEN NË KUADËR TË ORGANIZIMIT TË PUNËVE NË VIJIM TË ARDHJES SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit  nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 22 709 962 (njëzet e dy milionë e shtatëqind e nëntë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës “Petania”, në Bubq, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.

2.    Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 39 530 820 (tridhjetë e nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, me qëllim mbulimin financiar të realizimit të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014.

3.    Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.

4.    Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Sekretariati Teknik i Komisionit Shtetëror  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***
V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT,  KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4/2, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të MInistrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a)    Në pikën 1, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”, zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.

b)    Në fund të pikës 1/2, shtohet emërtesa “Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit”.

c)    Në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 3, bëhen këto ndryshime:

i)    Emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”,  zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.

ii)    Në ndarjen “Autoriteti i Mediave Audiovizive” shtohen emërtesat, si vijon:

“- Kryetar i Këshillit të Ankesave – II-b;”
– Anëtar i Këshillit të Ankesave” – III-a”.

ç)    Pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:

“9/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, janë sipas lidhjes nr.5/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

d) Lidhja nr.9, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2014, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2014.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe, për Sekretariatin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i shtrin efektet financiare nga momenti i emërimit të nëpunësve.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT,  KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4/2, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a)    Në pikën 1, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”, zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.
b)    Në fund të pikës 1/2, shtohet emërtesa “Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit”.
c)    Në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 3, bëhen këto ndryshime:
i)    Emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”,  zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.
ii)    Në ndarjen “Autoriteti i Mediave Audiovizive” shtohen emërtesat, si vijon:

“- Kryetar i Këshillit të Ankesave – II-b;”
– Anëtar i Këshillit të Ankesave” – III-a”.

ç)    Pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:

“9/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, janë sipas lidhjes nr.5/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
d) Lidhja nr.9, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2014, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2014.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe, për Sekretariatin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i shtrin efektet financiare nga momenti i emërimit të nëpunësve.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

HEQJEN E LICENÇËS DISA INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I.    Heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë, për të gjitha njësitë e tyre përbërëse (njësi kryesore, bazë dhe ndihmëse), dhe ndërprerjen e veprimtarisë së tyre akademike në vitin akademik në vijim.

II.    Institucionet private të arsimit të lartë që u hiqet licenca janë:

1.    Shkolla e lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”;
2.    Shkolla e lartë universitare jopublike “Justiniani I”;
3.    Shkolla e lartë universitare jopublike “Medikadent”;
4.    Shkolla e lartë universitare jopublike “Universiteti Kristal”;
5.    Shkolla e lartë private “Vitrina”;
6.    Shkolla private e arsimit të lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër;
7.    Institucioni i arsimit të lartë privat “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”;
8.    Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës;
9.    Akademia Pedagogjike, Tiranë;
10.    Institucioni i arsimit të lartë privat  “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë””;
11.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”;
12.    Institucioni privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”;
13.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Sporteve”, Fier;
14.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë “Illyria””;
15.    Kolegji profesional “Argent”, Shkodër;
16.    Kolegjet profesionale private “Medicom”;
17.    Shkolla e Lartë Private e Edukimit;
18.    Shkolla e lartë private “Universiteti Elite”.

III.    Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, të këtij vendimi, kanë këto detyrime:

a)    Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha dhe programet e studimit të ofruara;
b)    Të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.
Ministri i Arsimit dhe Sportit përcakton, me udhëzim, listën dhe tipologjinë e dokumentacionit që duhet të përmbajë dosja e studentit, si dhe procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve.
c)    Të marrin të gjitha masat për krijimin e mundësive, studentëve ende të padiplomuar, për transferimin e tyre në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi të njëjta apo të ngjashme, si dhe lehtësimin e procedurave për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm;
ç)    Dosjet e studentëve, të përgatitura nga institucionet private të arsimit të lartë që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës, përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brenda datës 10 shtator 2014. Këto institucione dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda kësaj date, edhe të gjithë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponojnë dhe mbi bazën e të cilit kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre akademike, që prej fillimit;
d)    Të vënë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojnë të mbajnë kontakte me të deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
dh)    Të kthejnë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

IV.    Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, nuk duhet të kryejnë asnjë lloj veprimi financiar apo lëvizje në llogaritë bankare të institucionit, përveç atyre që kanë lidhje me sa parashikohet në shkronjën “dh”, të pikës III, të këtij vendimi. Personi juridik privat që përfaqëson institucionin privat të arsimit të lartë, të cilit i hiqet licenca, nuk mund të kryejë asnjë lloj ndryshimi të aksioneve apo kuotave të shoqërisë, aseteve të luajtshme e të paluajtshme të saj, para shlyerjes së detyrimeve të parashikuara në këtë vendimi.

V.    Të gjitha shpenzimet për likuidimin e studentëve dhe kryerjen e procedurave për ta, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit privat të arsimit të lartë/personit juridik privat që i përfaqëson.

VI.    Institucionet private të arsimit të lartë duhet të marrin masa që të kenë në dispozicion staf administrativ dhe personel akademik të nevojshëm deri në mbylljen dhe përfundimin e procesit sipas afateve të lëna në këtë vendim.

VII.    Ministri i Arsimit dhe Sportit ngre një komision të posaçëm ad-hock për monitorimin e të gjithë procesit, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve, si dhe ankesave. Ai harton plan-veprimin dhe përcakton çështjet që do të trajtohen nga komisioni. Komisioni raporton tek ministri lidhur me veprimtarinë e tij.

VIII.    Dokumentacioni i dërguar nga institucionet private të arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ruhet në arkivën e ministrisë dhe më tej ai arkivohet sipas ligjit për arkivat. Dokumentacioni i vihet në dispozicion komisionit të posaçëm gjatë gjithë periudhës së funksionimit të këtij komisioni, me kërkesë të tij.

IX.    Për të gjithë personat juridikë, që përfaqësojnë institucionet private të arsimit të lartë, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Sportit të marrë masa të tjera të mëtejshme, sipas parashikimeve të Kodit Civil, ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për shoqëritë tregtare”, si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

X.    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i pikës VII, të këtij vendimi të përballohen nga buxheti i vitit 2014 i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, programi “Kërkimi shkencor”, llogaria “Të ardhura”.

XI.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe të gjitha subjektet juridike përfaqësuese të institucioneve private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

 PËR

PEZULLIMIN E VEPRIMTARISË SË  DISA INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 45, pika 4, e 63, pika 4, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

XII.    Pezullimin e veprimtarisë së disa institucioneve private të arsimit të lartë, për një periudhë deri në dy vjet, duke mos lejuar regjistrimin e studentëve të rinj, deri në plotësimin kritereve ligjore e nënligjore, të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

XIII.    Institucionet private të arsimit të lartë të cilave do t’u pezullohet veprimtaria janë:

1.    Institucioni  privat i arsimit të lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”;
2.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “NEW GENERATION””;
3.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Justicia””;
4.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Universiteti “Aldent””;
5.    Institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT”;
6.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia””;
7.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare jopublike “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi””;
8.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Instituti Kanadez i Teknologjisë””;
9.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Wisdom University””;
10.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS””;
11.    Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Hëna e Plotë” (BEDËR)”;
12.    Filiali Berat “Albanian University” (pjesë e universitetit privat “Albanian University”);
13.    Shkolla e lartë private “Logos”;

XIV.    Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, të këtij vendimi, kanë detyrimin të mos regjistrojnë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ata ofrojnë, (përfshi studentë në vitin e parë, në vite të ndërmjetme apo dhe transferime), për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së pezullimit të veprimtarisë.

XV.    Institucionet private të arsimit të lartë, të parashikuara në pikën II, të këtij vendimi, duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, një raport të detajuar mbi të gjitha masat e marra në zbatim të rekomandimeve dhe gjetjeve të paraqitura në raportin e miratuar nga ministri i Arsimit dhe Sportit, që dëshmojnë plotësimin e të gjitha kritereve të ligjshmërisë, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës në mbështetje të tij.

XVI.    Ministri i Arsimit dhe Sportit është përgjegjës për ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të ligjishmërisë në këto institucione. Ai ngre grupe pune për inspektimin dhe verifikimin e situatës lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe detyrimet e tjera të institucioneve private të arsimit të lartë. Bazuar në rezultatet e inspektimit, kur gjen se institucioni ka përmbushur kriteret ligjore e nënligjore, i propozon Këshillit të Ministrave, rast pas rasti, heqjen e masës së marrë për pezullimin e veprimtarisë.

XVII.    Institucionet private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II,  nuk mund t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe akreditimit gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë, deri në përmbushjen e kritereve ligjore e nënligjore.

XVIII.    Për të gjitha institucionet private të arsimit të lartë, të cilat nuk do të marrin masa për plotësimin e detyrimeve që burojnë nga ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Ministria e Arsimit dhe Sportit i propozon Këshillit të Ministrave, rast pas rasti, heqjen e licencës dhe ndërprerjen përfundimtare të veprimtarisë.

XIX.    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i pikës V, të këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, programi “Kërkimi shkencor”, llogaria “Të ardhura”.

XX.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe të gjitha subjektet juridike, përfaqësuese të institucioneve private të arsimit të lartë, të përmendura në pikën II, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA
Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.