Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 maj 2016
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E MUZEUT KOMBËTAR TË FOTOGRAFISË “MARUBI” DHE PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË GODINËS E TË INVENTARIT TË MJETEVE KRYESORE TË FOTOTEKËS KOMBËTARE “MARUBI” NGA MINISTRIA E KULTURËS TE KY MUZE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1 e 12, pika 3, të ligjit nr.9386, datë 4.3.2005, “Për muzetë”, të neneve 10, 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e shtetit për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, me seli në Shkodër, si person juridik, publik, buxhetor, në varësi të Ministrisë së Kulturës.
2. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ushtron veprimtarinë e tij si institucion i specializuar muzeor, arkivor në fushën e fotografisë.
3. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka të drejtë të krijojë fondacione në bashkëpunim me entitete të tjera juridike, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Kalimin në përgjegjësi administrimi të godinës e të inventarit të mjeteve kryesore të Fototekës Kombëtare “Marubi”, nga Ministria e Kulturës te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
5. Struktura dhe organika e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi’ miratohen me urdhër të Kryeministrit.
6. Fondet për realizimin e shpenzimeve si dhe numri i punonjësve të miratuar për buxhetin e vitin 2016, për Fototekën Kombëtare “Marubi” i kalojnë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
7. Numri i punonjësve të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” bëhet 10 veta.
8. Numri i punonjësve rezervë, i parashikuar në ligjin vjetor të buxhetit, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin rezervë të punonjësve në 24 veta.
9. Në programin “Trashëgimi”, të grupit buxhetor “Ministria e Kulturës”, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, shtohet fondi prej 3 669 000 (tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
10. Fondi i shtuar sipas pikës 9, në shumën 3 669 000 (tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
11. Vendimi nr.849, datë 19.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga Bashkia e Shkodrës Ministrisë së Kulturës”, i ndryshuar, revokohet.
12. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT PËRGJEGJËS PËR HARTIMIN E MODELEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, nenit 36, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit në sportel të shërbimeve publike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti përgjegjës për hartimin e modeleve, në kuptim të pikës 1, të nenit 36, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit në sportel të shërbimeve publike në Republikën e Shqipërisë”, është Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).
2. Ngarkohet Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “RINDËRTIMI I BANESËS KU U NGRIT FLAMURI NË KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për ineteres publik”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zbatimi i projektit “Rindërtimi i banesës ku u ngrit flamuri në Korçë”, miratuar me vendimin nr.16, datë 30.5.2014, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë.
3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme 3 474 559 (tre milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 474 559 (tre milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpronësimi të fillojë në datën 9 maj 2016.
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.
7. Pronarët e konfirmuar nga ZVRPP-ja, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë.
8. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga kjo drejtori dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “TREGU INDUSTRIAL USHQIMOR – MARKATA”, BERAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Tregu industrial ushqimor – markata”, Berat.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Berat.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme 2 711 518 (dy milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 711 518 (dy milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tetëmbëdhjetë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
5. Shpronësimi të fillojë në datën 11.5.2016.
6. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Berat.
7. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Berat, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE SHTESË TË TEATRIT ‘ANDON ZAKO ÇAJUPI’, KORÇË ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Rikonstruksion dhe shtesë të teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, Korçë ”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “sipërfaqe, tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 477 604 (dy milionë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 477 604 (dy milionë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë në datën 11.5.2016.
7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Korçë.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS TRANSBALLKANIKE VLORË, FAZA II”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i Rrugës Transballkanike Vlorë, faza II”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 332 987 201 (treqind e tridhjetë e dy milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e një) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 332 987 201 (treqind e tridhjetë e dy milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e një) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
5. Shpronësimi të fillojë në datën 11.5.2016.
6. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.
7. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ZHVILLIMIT URBAN, PËR KRYERJEN E KONKURSIT RAJONAL PËR ZHVILLIMIN HAPËSINOR TË ZONAVE “SHTIGJET E LIRISË” DHE “KORRIDORI I GJELBËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e vitit 2016, i shtohet fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh për kryerjen e konkursit rajonal për zhvillimin hapësinor të zonave “Shtigjet e lirisë”, që shtrihet në territorin e rajoneve Gjakovë-Tropojë-Has, dhe “Korridori i gjelbër”, që shtrihet ndërmjet territorit të rajoneve Prizren-Kukës.
2. Fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh të përdoret për mbulimin e çmimeve fituese të konkursit dhe, përkatësisht, për:
– 2 (dy) çmime të para – 900 000 (nëntëqind mijë) lekë secili;
– 2 (dy) çmime të dyta – 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë secili;
– 2 (dy) çmime të treta – 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë secili.
3. Fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Urban për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA ALBAFILM, SH.A.-JA TE MINISTRIA E KULTURËS, TË OBJEKTIT “ISH-LABORATORI I FILMIT”, NË ZONËN KADASTRALE 8130, DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Kulturës dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Albafilm, sh.a.-ja te Ministria e Kulturës, të objektit “Ish-laboratori i filmit”, në zonën kadastrale 8130, me sipërfaqe të përgjithshme 4 918 (katër mijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë) m2, nga të cilat 1 420 (një mijë e katërqind e njëzet) m2 sipërfaqe objekti dhe 3 498 (tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë) m2 sipërfaqe funksionale, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për nevoja të Ministrisë së Kulturës.
2. Vendimi nr.1445, datë 29.10.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira, pa konkurrim, “Top Channel”, sh.a.-së, të objektit “Ish-laboratori i filmit”, në pronësi të Albafilm, sh.a.-së, Tiranë”, revokohet.
3. Ministrisë së Zhvilllimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, i shtohet fondi prej 38 725 768 (tridhjetë e tetë milionë e shtatëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, për rregullimin e pasojave nga zgjidhja e kontratës së qirasë me subjektin “Top Channel”, sh.a.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS KOMBËTARE PRITËSE PËR AZILKËRKUESIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr.121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QENDRËS KOMBËTARE PRITËSE PËR AZILKËRKUESIT
1. Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në vijim QKPA, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit për çështjet e azilit dhe të refugjatëve, në vijim ministri, me seli në Tiranë.
2. Në këtë qendër akomodohet edhe i huaji, të cilit i është refuzuar aplikimi për azil, derisa të mbarojnë procedurat e ankimit apo afatet për ushtrimin e tyre.
3. QKPA-ja ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të ministrisë që mbulon çështjet e azilit dhe të refugjatëve.
4. Drejtori i QKPA-së është drejtuesi i institucionit, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri dhe ka këto përgjegjësi:
a) Përfaqëson QKPA-në në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin, funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së Qendrës;
b) Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të QKPA-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit;
c) Bashkëpunon me organe homologe dhe organizata të ndryshme të huaja për zgjidhjen efektive të problemeve, si dhe veprimtari të tjera për plotësimin e detyrave të përcaktuara në ligjin nr.121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”;
ç) I raporton periodikisht drejtpërdrejt ministrit për kushtet e azilkërkuesve të akomoduar në këtë Qendër.
5. Përzgjedhja e programeve pedagogjike e edukuese si dhe këshillimi ligjor falas për kategorinë e personave që trajton kjo qendër bëhen sipas legjislacionit për prokurimin publik.
6. Azilkërkuesit janë subjekte përfitimi të strehimit, ushqimit dhe të ndihmës financiare për nevoja emergjente vetjake, që ofron kjo qendër, si dhe të ndihmave humanitare, të cilat jepen nga persona fizikë ose juridikë, shqiptarë ose të huaj.
7. Mënyra dhe kriteret për përfitimin e strehimit, të ushqimit dhe të ndihmës financiare e humanitare si dhe masa e këtyre ndihmave, sipas parashikimit të bërë në pikën 6, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit.
II. STEMA DHE VULA ZYRTARE E QENDRËS KOMBËTARE PRITËSE PËR AZILKËRKUESIT
1. QKPA-ja identifikohet me stemën dhe vulën zyrtare.
2. Stema e QKPA-së përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet:
“Republika e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit”.
3. Vula e QKPA-së prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
III. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të QKPA-së rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Struktura dhe organika e QKPA-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.
3. Rregullorja e brendshme e QKPA-së miratohet me urdhër të ministrit.
4. Vendimi nr.262, datë 23.4.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Qendrës Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve, në Babrru, Tiranë, Ministrisë së Rendit Publik, si dhe për organizimin e funksionimin e saj dhe për një shtesë në numrin e parashikuar të punonjësve të kësaj ministrie”, shfuqizohet.
5. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NË NGASTRAT PYJORE TË EKONOMIVE PYJORE “GJADËR-MNELË”, “GOMSIQE”, “KARMË”, “SHLLAK 2”, “QELËZ”, “KRRAB-BUSHAT”, “KOMAN-KARMË”, “DEDAJ-BUHOT”, “BREGU I DRINIT”, “MËRTUR GURIDHE”, “LUMI I BERISHËS”, NË QARKUN E SHKODRËS DHE NË EKONOMITË PYJORE DHE KULLOSORE “LUGINA E TROPOJËS”, “LUGINA E T’PLANIT” NË QARKUN E KUKËSIT, PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË INTERKONJEKSIONIT 400 kV “SHQIPËRI-KOSOVË” (VAU I DEJËS-MORINË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar dhe, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore prej 2.4964 (dy pikë katër mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër) ha në ekonomitë pyjore “Gjadër-Mnelë”, “Gomsiqe”, “Karmë”, “Shllak 2”, “Qelëz”, “Krrab-Bushat”, “Koman-Karmë”, “Dedaj-Buhot”, “Bregu i Drinit”, “Mërtur Guridhe” dhe “Lumi i Berishës”, në Qarkun e Shkodrës dhe në ekonomitë pyjore dhe kullosore “Lugina e Tropojës”, “Lugina e T’planit”, në Qarkun e Kukësit, që do të përdoren për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV “Shqipëri- Kosovë” (Vau i Dejës-Morinë), të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe të pakësohet në volum. Tabela me të dhënat për ngastrat pyjore e kullosore dhe harta topografike me gjurmën e ndërtimit të linjës së tensionit jepen në lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit të sipërfaqes së hequr dhe të volumit të lëndës drusore e të produkteve të tjera paguhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., (OST), në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., është i detyruar të rehabilitojë sipërfaqen pyjore sipas kushteve të lejes mjedisore, brenda vitit të parë të pyllëzojë me fondet e saj një sipërfaqe prej 3.62 (tre pikë gjashtëdhjetë e dy) ha fond pyjor dhe të përmirësojë 0.5 (zero pikë pesë) ha kullotë në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit.
4. Ministria e Mjedisit dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për hapat, afatet dhe procedurat lidhur me detyrimet, sipas pikës 3, të këtij vendimi.
5. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore sipas pikës 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.
6. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnë çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore të identifikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore” dhe e regjistrojnë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i ndërtimit të bazamenteve të shtyllave të linjës së interkonjeksionit 400 kV “Shqipëri-Kosovë” (Vau i Dejës-Morinë).
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., njësitë e qeverisjes vendore ku kalon linja dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUFIJVE TERRITORIALË E HIDROGRAFIKË TË BASENEVE UJORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DHE QENDRËN E PËRBËRJEN E KËSHILLIT TË SECILIT PREJ TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të administrimit të burimeve ujore, ndahet në gjashtë basene ujore, me qendrat përkatëse, si më poshtë vijon:
a) Baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër;
b) Baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë;
c) Baseni ujor Ishëm-Erzen, me qendër në Tiranë;
ç) Baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan;
d) Baseni ujor Seman, me qendër në Fier;
dh) Baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë.
2. Përcaktimi i kufijve territorialë të çdo baseni është sipas hartës administrative, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Përcaktimi i kufijve hidrografikë të çdo baseni është sipas hartave respektive të çdo baseni ujor, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
4. Administrimi i integruar i burimeve ujore në Republikën e Shqipërisë, në nivel baseni ujor, të kryhet mbi bazën e kufijve të rinj territorialë, të përcaktuar nga analiza e kufijve hidrografikë, sipas hartave bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Për çdo basen ujor funksionon Agjencia e Basenit Ujor (ABU), në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të burimeve ujore.
6. Për çdo basen ujor funksionon Këshilli i Basenit Ujor (KBU), në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi për administrimin e burimeve ujore.
7. Numri i anëtarëve për këshillat e basenit ujor të jetë, si më poshtë vijon:
a) Baseni ujor Drin-Bunë 23 anëtarë;
b) Baseni ujor Mat 15 anëtarë;
c) Baseni ujor Ishëm-Erzen 21 anëtarë;
ç) Baseni ujor Shkumbin 17 anëtarë;
d) Baseni ujor Seman 29 anëtarë;
dh) Baseni ujor Vjosë 27 anëtarë.
8. Kryetari i KBU-së të jetë prefekti i prefekturës më të madhe të qarkut në të cilin ndodhet basenin ujor, i cili do të jetë në këtë funksion për aq kohë sa ushtron detyrën si prefekt.
9. Nënkryetari i KBU-së të zgjidhet nga Këshilli i Basenit Ujor.
10. Sekretari i KBU-së të jetë drejtuesi i Agjencisë së Basenit Ujor, i emëruar nga ministri përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore.
11. Përbërja e anëtarëve të këshillave të gjashtë baseneve ujore të jetë, si më poshtë vijon:
11.1 Këshilli i Basenit ujor Drin-Bunë:
11.1.1 Prefekti i Shkodrës – kryetar.
11.1.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Malësi e Madhe, 1 anëtar;
ii. Tropojë, 1 anëtar;
iii. Shkodër, 1 anëtar;
iv. Fushë-Arës, 1 anëtar;
v. Has, 1 anëtar;
vi. Vau i Dejës, 1 anëtar;
vii. Pukë, 1 anëtar;
viii. Kukës, 1 anëtar;
ix. Dibër, 1 anëtar;
x. Lezhë, 1 anëtar;
xi. Bulqizë, 1 anëtar;
xii. Librazhd, 1 anëtar;
xiii. Pogradec. 1 anëtar.
11.1.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Drejtoria e zonave të zonave të mbrojtura, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.1.4 Grupet e interesit për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (1 anëtar i shoqatave, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergji dhe industri, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.2 Këshilli i Basenit ujor Mat:
11.2.1 Prefekti i Lezhës – kryetar.
11.2.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Mirditë, 1 anëtar;
ii. Kurbin, 1 anëtar;
iii. Mat, 1 anëtar;
iv. Klos, 1 anëtar;
v. Fushë-Arës, 1 anëtar;
vi. Pukë, 1 anëtar;
vii. Lezhë, 1 anëtar;
viii. Bulqizë. 1 anëtar.
11.2.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.2.4 Grupet e interesit për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergji dhe industri, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.3 Këshilli i Basenit ujor Ishëm-Erzen:
11.3.1 Prefekti i Tiranës – kryetar.
11.3.2 Drejtues të nivelit të lartë në bashki, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Krujë, 1 anëtar;
ii. Durrës, 1 anëtar;
iii. Vorë, 1 anëtar;
iv. Tiranë, 1 anëtar;
v. Shijak, 1 anëtar;
vi. Kamëz, 1 anëtar;
vii. Kurbin. 1 anëtar.
11.3.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Drejtoria e zonave të mbrojtura, (1 anëtar, 1 miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.3.4 Grupe interesi për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (2 anëtarë të shoqatave mjedisore, të miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergji dhe industri, (3 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.4 Këshilli i Basenit ujor Shkumbin:
11.4.1 Prefekti i Elbasanit – kryetar.
11.4.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Librazhd, 1 anëtar;
ii. Elbasan, 1 anëtar;
iii. Rrogozhinë, 1 anëtar;
iv. Kavajë, 1 anëtar;
v. Peqin, 1 anëtar;
vi. Pogradec, 1 anëtar;
vii. Prrenjas, 1 anëtar;
viii. Divjakë. 1 anëtar.
11.4.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Administrata e zonave të mbrojtura, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.4.4 Grupe interesi për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergjinë dhe industrinë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.5 Këshilli i Basenit ujor Seman:
11.5.1 Prefekti i Fierit – kryetar.
11.5.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Divjakë, 1 anëtar;
ii. Lushnjë, 1 anëtar;
iii. Belsh, 1 anëtar;
iv. Cërrik, 1 anëtar;
v. Gramsh, 1 anëtar;
vi. Kuçovë, 1 anëtar;
vii. Ura-Vajgurore, 1 anëtar;
viii. Roskovec, 1 anëtar;
ix. Patos, 1 anëtar;
x. Fier, 1 anëtar;
xi. Pustec, 1 anëtar;
xii. Maliq, 1 anëtar;
xiii. Berat, 1 anëtar;
xiv. Korçë, 1 anëtar;
xv. Devoll, 1 anëtar;
xvi. Skrapar, 1 anëtar;
xvii. Poliçan, 1 anëtar;
xviii. Kolonjë, 1 anëtar;
xix. Elbasan, 1 anëtar;
xx. Mallakastër. 1 anëtar.
11.5.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Administrata e zonave të mbrojtura, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.5.4 Grupe interesi për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergji dhe industri, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.6 Këshilli i Basenit ujor Vjosë:
11.6.1 Prefekti i Vlorës – kryetar.
11.6.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës:
i. Mallakastër, 1 anëtar;
ii. Përmet, 1 anëtar;
iii. Këlcyrë, 1 anëtar;
iv. Memaliaj, 1 anëtar;
v. Selenicë, 1 anëtar;
vi. Vlorë, 1 anëtar;
vii. Himarë, 1 anëtar;
viii. Sarandë, 1 anëtar;
ix. Gjirokastër, 1 anëtar;
x. Tepelenë, 1 anëtar;
xi. Libohovë, 1 anëtar;
xii. Dropull, 1 anëtar;
xiii. Finiq, 1 anëtar;
xiv. Delvinë, 1 anëtar;
xv. Konispol, 1 anëtar;
xvi. Fier, 1 anëtar;
xvii. Kolonjë. 1 anëtar.
11.6.3 Drejtues të institucioneve lokale:
i. Agjencia rajonale e mjedisit, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. Administrata e zonave të mbrojtura, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
11.6.4 Grupe interesi për:
i. mbrojtjen e burimeve ujore, (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
ii. furnizimin me ujë, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iii. ujitjen, (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së);
iv. hidroenergjinë dhe industrinë, (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së).
12. Ngarkohen organet kombëtare të administrimit dhe menaxhimit të burimeve ujore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.997, DATË 10.12.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR TË PUNONJËSVE QË DËRGOHEN ME SHËRBIM JASHTË QENDRËS SË PUNËS, BRENDA VENDIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 16, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Krerët I dhe III, të vendimit nr.997, datë 10.12.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“I. Punonjësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të cilët gjatë ditëve zyrtare të punës shkojnë me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit, trajtohen financiarisht për përballimin e shpenzimeve të shërbimit. Përjashtimisht, për punonjësit operacionalë të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të Shërbimit Informativ Shtetëror, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të njësisë mamografike të lëvizshme, pranë Institutit të Shëndetit Publik, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur marrin pjesë në shërbime operacionale specifike, të institucioneve që kryejnë inspektime, kontrolle apo verifikime në subjektet private si dhe të institucioneve, të cilët kanë detyrë funksionale kontrollin e situatave epidemike, në funksion të ruajtjes së sigurisë kombëtare, dërgimi me shërbim jashtë qendrës së punës nuk kufizohet në ditët zyrtare të punës.
….
III. Trajtimi financiar i punonjësve për përballimin e shpenzimeve të shërbimit bëhet i diferencuar, sipas distancës së shërbimit nga qendra e punës, si më poshtë vijon:
1. Për shërbime në një largësi deri në 50 km jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin vetëm shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni.
Përjashtohen nga ky rregull:
a) punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, kur marrin pjesë në shërbime operacionale;
b) punonjësit e Qendrës së Shërbimit Mjekësor (klinika qeveritare), kur shoqërojnë personalitete të larta të vendit;
c) anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, kur ushtrojnë veprimtarinë pranë këtij kolegji, gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare apo vendore;
ç) personeli ushtarak i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili angazhohet në procesin e eleminimit të kimikateve stoqe në strukturat e këtyre forcave, si dhe kur merr pjesë në shërbime operacionale specifike.
Këta punonjës trajtohen sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi.
2. Për shërbime në një largësi mbi 50 km jashtë qendrës së punës, kur punonjësi kthehet brenda ditës, trajtimi financiar i tij përfshin dietën ditore, në masën 500 (pesëqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit që dërgohen për shërbime në një largësi mbi 50 km, jashtë qendrës së punës, dhe që zgjatin mbi tri ditë pune, në bazë të programit të miratuar nga titullari apo zyrtari përgjegjës që autorizon shërbimin, sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi.
Këta punonjës trajtohen sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi.
3. Për shërbime në një largësi mbi 100 km, jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin:
a) dietën ditore, e cila, për çdo punonjës të dërguar me shërbim, llogaritet në masën, si më poshtë vijon:
i. 1 000 (një mijë) lekë në ditë, kur punonjësi kthehet brenda ditës;
ii. 10 për qind të pagës mujore, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e
pesëqind) lekë në ditë, kur shërbimi zgjat më shumë se një ditë.
Për efekt të llogaritjes së dietës, në këtë rast, data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten një ditë e plotë.
b) shpenzimet e fjetjes, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë;
c) shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni.
4. Në çdo rast, kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, e miratuar në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për tarifat e transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.418, DATË 27.6.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLAVE, BORDEVE OSE KOMISIONEVE TË NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 3, të vendimit nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas ndarjes “Ministria e Zhvillimit Urban”, shtohet ndarja “Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”, me përcaktimet e paraqituara në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
3. Ngarkohet Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN E AKSIONEVE TË SHOQËRIVE TË TREGJEVE TË TREGTIMIT ME SHUMICË DHE PAKICË TË FRUTA-PERIMEVE TE NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, pika 1.2, shkronja “a”, dhe 28, pika 2, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, dhe të neneve 3 e 4, të ligjit 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin e plotë të aksioneve të shoqërive shtetërore të tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas lidhjes 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojë dokumentacionin e duhur të ndryshimit të akteve të themelimit të shoqërive që do të transferohen tek organet e vetëqeverisjes vendore dhe ta depozitojë për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
3. Shoqëritë e tregjeve, që do të transferohen, të mbartin gjendjen e pasurisë së kapitalizuar, përfshirë elementet e aktivit dhe pasivit që figurojnë në bilancet e tyre. Ajo mbart të gjitha detyrimet kreditore dhe debitore të pasqyruara në bilanc.
4. Organet e vetëqeverisjes vendore, me zotërimin e pronësisë së aksioneve të shoqërive të tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve, të zbatojnë dispozitat e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare e Biznesit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilave u transferohen aksionet e shoqërive të tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN E 100% TË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE AKSIONARE “REZIDENCA STUDENTORE NR.1”, SH.A., TIRANË, “TRAJTIMI I STUDENTËVE NR.2”, SH.A., TIRANË DHE “TRAJTIMI I STUDENTËVE NR.3”, SH.A., TIRANË, NGA MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES TE BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, të neneve 3 e 4, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin e 100% të aksioneve të shoqërive aksionare “Rezidenca studentore nr.1”, sh.a., Tiranë, “Trajtimi i studentëve nr.2”, sh.a., Tiranë, dhe “Trajtimi i studentëve nr.3”, sh.a., Tiranë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes te Bashkia Tiranë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË, PËR DHËNIEN ME KONCESION PËR NDËRTIMIN E ADMINISTRIMIN E IMPIANTIT TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE TË QARKUT FIER DHE PRODHIMIN E ENERGJISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Builiding Construction & Green Energy” për rezultatin teknik e financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit e administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë.
2. Ngarkohet Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.