Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 05 Dhjetor 2018:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E LETËRMARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA DHURUES TË NDRYSHËM, NËN FONDIN E BESIMIT PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE STATISTIKORE III, PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE TË STATISTIKAVE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e letërmarrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant, të siguruara nga dhurues të ndryshëm, nën Fondin e Besimit për Ngritjen e Kapaciteteve Statistikore III, për projektin e zhvillimit të Strategjisë Kombëtare të Statistikave në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (MARRËSI), DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR FINANCIMIN NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR (“EWBJF/WBIF”) TË STUDIMEVE TË FIZIBILITETIT, ANALIZAVE KOSTO-PËRFITIM, VLERËSIMEVE TË NDIKIMIT MJEDISOR, PROJEKTEVE PARAPRAKE NË KONTEKSTIN E PROGRAMIT TË PERFORMANCËS DHE INVESTIMIT NË SEKTORIN E UJIT, SHQIPËRI / INFRASTRUKTURA BASHKIAKE V

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), dhe KfW, Frankfurt Am Main (KfW), për financimin nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor (“EWBJF/WBIF”) të studimeve të fizibilitetit, analizave kosto-përfitim, vlerësimeve të ndikimit mjedisor, projekteve paraprake në kontekstin e programit të performancës dhe investimit në sektorin e ujit, Shqipëri/Infrastruktura Bashkiake V, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NR.3 NË MARRËVESHJEN E FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR IPA 2014, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAZGJERIMIT (IPA II)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të ndryshimit nr.3 në marrëveshjen e financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, për Programin Vjetor Kombëtar IPA 2014, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Parazgjerimit (IPA II), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.359, DATË 5.6.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Formulari për inventarizimin e pronës së paluajtshme shtetërore “Objekti një kat “Repart marangozi dhe hidrauliku”, me adresë “Rruga e Dibrës, ish-Shkolla “Skënderbej”, Tiranë””, që i bashkëlidhet vendimit nr.359, datë 5.6.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me formularin që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

REVOKIMIN E TRANSFERIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.285, DATË 21.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E DISA PRONAVE, NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË NJËSISË ADMINISTRATIVE TIRANË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Revokimin e transferimit të së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë, njësisë administrative Tiranë, të pronave me numër rendor 15 e 19, të lidhjes 1, bashkëlidhur vendimit nr.285, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave.
2. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.285, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, pronat me numër rendor 15 e 19, sipas formularëve që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, hiqen.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN E SPORTELEVE TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE NË ADMINISTRIM TË AGJENCISË SË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTEGRUARA (ADISA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 50, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 2, të nenit 84, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në administrim, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tek Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), të sporteleve të shërbimit të agjencive lokale të sigurimeve shoqërore (ALSSH), si më poshtë vijon:
a) Tiranë;
b) Kavajë;
c) Fier;
ç) Gjirokastër;
d) Krujë;
dh) Shkodër.
2. Rregullat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe procedurat e qarkullimit të informacionit e dokumentacionit përcaktohen në marrëveshjen që do të lidhet për këtë qëllim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).
3. Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) do të ofrojnë njëkohësisht shërbimet në fushën e sigurimeve shoqërore, deri në konsolidimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve nga sportelet e Zyrës Rajonale Tiranë (ADISA).
4. Ngarkohen Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TARIFЁS SЁ BILETAVE TЁ TEATRIT KOMBЁTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikёs 3, tё nenit 12, tё ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tarifës sё biletave për Teatrin Kombëtar, sipas tabelës në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Të ardhurat e realizuara nga shitja e biletave do të përdoren: 30% për llogari të Teatrit Kombëtar, sipas limitit të përcaktuar në planin e shpenzimeve, dhe 70% do të derdhen në buxhetin e shtetit.
3. Në asnjë rast, këto të ardhura nuk do të përdoren për shpërblimin e punonjësve.
4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Teatri Kombëtar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.