Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 07 shtator 2016
 
V E N D I M
PËR 
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, TË PROCEDURAVE E TË LLOJEVE TË TESTEVE EKZAMINUESE MJEKËSORE, QË DO TË KRYHEN NË VARËSI TË PUNËS SË PUNËMARRËSIT, SI DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË SHËRBIMIT MJEKËSOR NË PUNË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, e 23, pika 3, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi:
 
a) punëson punëmarrësit e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjor pranë çdo qendre shëndetësore, i cili dorëzohet vetëm në momentin e fillimit të punës;
b) kërkon kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale;
c) kërkon ekzaminime të rregullta dhe periodike mjekësore për punëmarrësit, të përshtatshme sipas ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në vendin e punës.
 
2. Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Kontroll i shëndetit në punë të punëmarrësve (mbikëqyrja shëndetësore)”, çdo masë parandaluese dhe monitoruese e shëndetit të punëmarrësve, sipas shkallës së ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në punë dhe të mjedisit të punës. 
b) “Ekzaminim mjekësor profesional”, tërësia e analizave specifike dhe testeve mjekësore, që i rekomandohen apo të cilave u nënshtrohen punëmarrësit, sipas shkallës së ekspozimit ndaj faktorëve të riskut në punë dhe që mund të çojnë në çrregullime të shëndetit apo sëmundje profesionale të punëmarrësit.
c) “Vizitë mjekësore profesionale”, çdo proces kontrolli mjekësor specifik, sipas shkallës së ekspozimit të punëmarrësve ndaj agjentëve dëmtues të shëndetit në punë dhe mjedisit të punës, nëpërmjet të cilit vihet në dukje nëse ka apo jo çrregullime të shëndetit në punë apo sëmundje profesionale. 
ç) “Raport i kontrollit shëndetësor në punë”, dokumenti që tregon nëse një punëmarrës është i aftë apo jo fizikisht dhe mendërisht për të kryer çdo punë të veçantë, në bazë të ekzaminimit të shëndetit në punë.
d) “Raport për sëmundje profesionale të dyshuar”, dokumenti me të cilin mjeku i punës referon për ekzaminime specifike apo vizitë mjekësore të specializuar çdo punëdhënës që dyshohet për sëmundje profesionale.
      dh) “Fletë deklarimi i sëmundjes profesionale”, dokumenti me të cilin mjeku i sëmundjeve profesionale, në kabinetin e sëmundjeve profesionale, deklaron sëmundjen profesionale, pas kryerjes së ekzaminimit mjekësor profesional. 
e) “Faktorë specifikë të rrezikut”, agjentët fizikë, kimikë, biologjikë apo agjentët e tjerë të punës apo mjedisit të punës të cilët mund të shkaktojnë dëmtim të shëndetit të punëmarrësve apo personave të tjerë, sikurse paraqitet në shtojcën II të këtij vendimi.
ë) “Mjeku i punës/sëmundjeve profesionale”, çdo mjek që gëzon të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë, i cili ka një formim afatshkurtër ose afatgjatë në fushën e mjekësisë së punës/sëmundjeve profesionale, të ofruar nga institucionet publike ose private të licencuara në Republikën e Shqipërisë ose në institucione jashtë vendit të njohura nga strukturat përkatëse në Republikën e Shqipërisë. 
f) “Kabinetet e sëmundjeve profesionale”, struktura të kujdesit shëndetësor, që ofrojnë shërbim të specializuar diagnostik dhe terapeutik të personave, që rezultojnë me sëmundje profesionale.
 
3. Raporti mjekoligjor për vërtetimin e aftësisë në punë të punëmarrësit dorëzohet në  momentin e punësimit dhe ka një vlefshmëri 3-mujore nga data e lëshimit të tij. 
 
4. Gjatë ekzaminimit mjekësor profesional vlerësohet aftësia fizike dhe mendore për punë e punëmarrësit me qëllim:
 
a) vërtetimin se punëmarrësi është në kushtet e duhura fizike dhe mendore për të kryer detyrat në punë; 
b) sigurimin se shëndeti i punëmarrësve nuk është dëmtuar nga risqe specifike profesionale të punës dhe mjedisit të punës.
 
5. Vizita mjekësore profesionale kryhet nga mjekët e punës ose mjekët e kabineteve të sëmundjeve profesionale, si dhe mjekë të tjerë specialistë. Vizita mjekësore profesionale përfshin:
 
a) kontrollin mjekësor bazë që kryhet nga mjeku i punës;
b) kontrollin specifik mjekësor që kryhet nga mjekët e sëmundjeve profesionaloe ose mjekët specialitë të tjerë;
c) ekzaminimet individuale, të përcaktuara nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale apo specialistët e tjerë. 
 
6. Punëmarrësit dërgohen për vizitë mjekësore profesionale paraprake apo periodike, duke depozituar informacionin e përcaktuar në pjesën e parë “Referim për ekzaminim mjekësor” të shtojcës I, të këtij vendimi.
 
7. “Raporti i kontrollit shëndetësor në punë” është sipas formatit të përcaktuar në shtojcën I, të këtij vendimi, dhe përbëhet nga pjesët, si më poshtë vijon:
 
a) Pjesa e parë “Referim për ekzaminim mjekësor” plotësohet nga punëdhënësi ose personi i autorizuar prej tij. Në këtë pjesë paraqitet informacioni i nevojshëm mbi punëmarrësin që dërgohet për vizitë mjekësore profesionale, paraprake apo periodike.
b) Pjesa e dytë “Deklaratë për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën që  kryhet”, e cila plotësohet nga mjeku i punës në përfundim të vizitës mjekësore profesionale, ku tregohet shkalla e pajtimit të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet si dhe shënime dhe rekomandime të posaçme për punëdhënësin.
c) Pjesa e tretë “Masat e kryera nga punëdhënësi në përputhje me masat e dhëna në deklaratën për ekzaminim mjekësor të detyrueshëm” plotësohet nga punëdhënësi ose personi i autorizuar prej tij. Në këtë pjesë dokumentohen masat e marra në përputhje me shënimet dhe rekomandimet e posaçme që mund të jenë lënë nga mjeku i punës.
 
8. Punëmarrësit dërgohen për vizitë mjekësore paraprake në momentin e fillimit të punës ose jo më vonë se tremujori i parë i punësimit, për të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet. Për secilin punëmarrës, punëdhënësi ose përfaqësuesi i tij plotëson pjesën e parë të raportit të shëndetit në punë, në përputhje me faktorët specifikë të riskut të mjedisit të punës, të dëmshëm për shëndetin, të specifikuar në një vlerësim të riskut të mjedisit të punës dhe informacione të tjera të kërkuara.
 
9. Mjekët e punës apo specialistët e tjerë, gjatë kryerjes së vizitës mjekësore profesionale, ndjekin udhëzimet dhe përcaktimet e shtojcës II, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Në këtë shtojcë përcaktohen lloji i ekzaminimit mjekësor profesional që do të kryhet, koha e ekzaminimit dhe mjeku i punës/sëmundjeve profesionale/specialist tjetër që përfshihet gjatë kryerjes së vizitës mjekësore për çdonjërin nga faktorët dëmtues të riskut të ekspozimit të listuar.  
 
10. Vizita mjekësore profesionale periodike në punë kryhet për punëmarrësit me risk të ekspozimit ndaj risqeve specifike për mjedisin e punës, si agjentëve fizikë, kimikë, biologjikë, mutagenë/kancerogjenë etj., të përcaktuar në shtojcën II, të këtij vendimi,:
a) të paktën çdo 1 (një) vit për ndërmarrjet  e grupeve A dhe B; 
b) të paktën çdo 2 (dy) vjet për ndërmarrjet  e grupeve C dhe D; 
c) me shpesh, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për grupet e ndjeshme ndaj rrezikut në përputhje me përcaktimet e shtojcës II bashkëlidhur këtij vendimi. 
 
11. Analizat dhe testet mjekësore, që lidhen me ekzaminimin mjekësor profesional në punë, ofrohen në institucionet shëndetësore, publike apo private, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për licencimin në Republikën e Shqipërisë. 
 
12. Ekzaminime mjekësore profesionale shtesë kryhen të paktën 1 (një) herë në vit nëse: 
 
a) ndryshojnë faktorët specifikë të riskut të mjedisit të punës, të dëmshëm për shëndetin e punëmarrësit;
b) mjeku i punës referon edhe punëmarrës të tjerë, të cilët punojnë në kushte të ngjashme pune me punëmarrësin, për të cilin mjeku i punës ka vënë re të dhëna klinike/laboratorike të një sëmundjeje profesionale të zhvilluar si rezultat i ekspozimit ndaj faktorëve dëmtues të pranishëm në mjedisin e punës apo kushteve të punës;
c) mjeku i punës ka dhënë një afat për ekzaminimet mjekësore shtesë në formën e shënimeve të veçanta apo të rekomandimeve në pjesën e dytë “Deklaratë për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën që do të kryhet”, të shtojcës I;
ç) me kërkesë të një punëmarrësi ose të përfaqësuesve të punëmarrësve në Këshillin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, arsyetohet se faktorë specifikë risku të mjedisit të punës, të dëmshëm ndaj shëndetit, po ndikojnë negativisht në shëndetin e punëmarrësit;
d) me kërkesë të punëdhënësit në çdo periudhë tjetër kohore, të ndryshme nga koha e përcaktuar për kontrollin mjekësor periodik të shëndetit në punë, për të siguruar që gjendja shëndetësore e një punëmarrësi është në përputhje me punën që do të kryejë, duke përfshirë rastin e paaftësisë për të punuar.
 
13. Në rastet kur mjeku i punës referon që një punëmarrës duhet të kryejë ekzaminime mjekësore profesionale shtesë, punëdhënësi lëshon një raport të ri të kontrollit shëndetësor në punë, të cilit i bashkëlidh një kopje të “Raportit të kontrollit shëndetësor në punë”, të përgatitur më parë. 
 
14. Kur një punëmarrës ka kryer një vizitë mjekësore profesionale përpara fillimit të marrëdhënieve të punës, ekzaminimi mjekësor periodik i radhës i përshtatshëm për këtë pozicion pune do të kryhet në periudhën kohore të specifikuar më parë, nëse dorëzohet një kopje e raportit të kontrollit shëndetësor, të kryer në vendin e mëparshëm të punës ose në rastet kur:
 
a) punëmarrësi transferohet në një vend pune tjetër; 
b) punëmarrësi fillon të punojë për një punëdhënës tjetër, në një vend pune me kushte pune dhe faktorë risku të ngjashëm.
  
15. Punëdhënësi, tek i cili punëmarrësi është në një punë të dytë, do të pranojë një kopje të raportit të kontrollit shëndetësor të vizitës mjekësore profesionale të kryer në punësimin parësor, të miratuar nga punëdhënësi si një vërtetim i përshtatjes së punëmarrësit me punën që do të kryhet, nëse faktorët e riskut specifik të mjedisit të punës dhe kushtet e punës janë të njëjtat si në punësimin parësor të punëmarrësit. 
  
16. Gjatë çdo vizite mjekësore profesionale, mjeku i punës kërkon, nëse e gjykon të nevojshme, informacion shtesë nga mjeku i familjes së punëmarrësit, që i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor profesional, me qëllim plotësimin e informacionit në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë”. 
 
17. Nëse rezultatet e marra nga ekzaminimi mjekësor profesional nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar përshtatjen e gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, mjeku i punës e dërgon punëmarrësin te mjekët e tjerë specialistë, për kryerjen e vizitës mjekësore profesionale, në përputhje me përcaktimet e shtojcës II dhe të shkronjës “c”, të pikës 12, të këtij vendimi.
 
18. Mjeku i punës/sëmundjeve profesionale ose specialistët e tjerë kryejnë një kontroll të shëndetit në punë të punëmarrësve, bazuar në anamnezën profesionale të punëmarrësit, si dhe, nëse është e nevojshme, kërkojnë kontrolle të mëtejshme specifike, si analiza laboratorike, prova funksionale, ekzaminime imazherikë etj. 
 
19. Nëse rezultatet e marra nga ekzaminimet mjekësore profesionale të kryera nga mjekët specialistë vërtetojnë se nevojiten ekzaminime laboratorike apo prova funksionale shtesë, të cilat nuk përmenden në shtojcën II, të këtij vendimi, me qëllim përshtatjen e gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, mjeku i punës e dërgon punëmarrësin për kryerjen e vlerësimit apo kontrollit mjekësor shtesë. 
 
20. Nëse gjatë ekzaminimit mjekësor profesional në punë diagnostikohet një sëmundje që nuk lidhet me punën dhe që nuk është diagnostikuar apo trajtuar më parë, mjeku i punës e referon punëmarrësin për ndjekje të mëtejshme nga mjeku i familjes. Diagnoza e re dhe rezultatet e ekzaminimeve të kryera dokumentohen dhe ruhen nga mjeku i punës.  
 
21. Pas marrjes së rezultateve të ekzaminimeve dhe vlerësimit të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit, mjeku i punës plotëson pjesën e dytë “Deklaratë për përshtatjen e gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet” të shtojcës I. 
 
22. Në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë” vërtetohet që gjendja shëndetësore e punëmarrësit përshtatet me punën që do të kryhet, nëse punëmarësi, që i nënshtrohet kontrollit shëndetësor në punë,:
 
a) rezulton i shëndetshëm;
b) rezulton me probleme shëndetësore, por ekspozimi me faktorët specifikë të riskut të mjedisit të punës nuk ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes aktuale shëndetësore të tij;
c) rezulton me probleme shëndetësore, që i janë shkaktuar nga faktorët e riskut të mjedisit të punës, por vlerësohen të lehta, që kanë ndikim të vogël në cilësinë e jetës ose që nuk ndikojnë në zhvillimin e komplikacioneve apo janë thjesht të parandalueshme dhe nuk ndikojnë në vazhdimësinë e punës. 
 
    Në këtë rast, mjeku i punës rekomandon në kartelën e shëndetit në punë përdorimin e detyrueshëm të mjeteve kolektive e individuale të mbrojtjes, si dhe masa të posaçme për mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësit në vendin e punës. Punëdhënësi siguron ndjekjen e rekomandimeve të dhëna për mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësit në mjedisin e punës.
 
23. Në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë” vërtetohet se gjendja shëndetësore e punëmarrësit, që i nënshtrohet kontrollit shëndetësor në punë, nuk përshtatet me punën që do të kryhet nëse:
 
a) punëmarrësi rezulton me probleme shëndetësore:
 
i. që i janë shkaktuar nga faktorët e riskut të mjedisit të punës, të cilët kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore ose kanë shkaktuar një sëmundje profesionale;
ii. të cilat mund të përkeqësohen nga faktorë risku të veçantë të mjedisit të punës dhe që ndikojnë në ecurinë e sëmundjes aktuale që nuk ka lidhje me punën;
 
b) punëmarrësi është nën trajtim mjekësor për një periudhë të caktuar kohe kur: 
i. një faktor risku i mjedisit të punës ka shkaktuar çrregullime të kthyeshme shëndetësore tek punëmarrësi për të cilin mjekimi me barna dhe riaftësimi për punë është i mundshëm; 
ose
ii. çrregullime të caktuara shëndetësore, që mund të përbëjnë risk për aksidente për punëmarrësin, janë të kurueshme dhe të kthyeshme.
 
24. Nëse, sipas përcaktimeve të shkronjës “a”, të pikës 23, të këtij vendimi, në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë” deklarohet se gjendja shëndetësore e një punëmarrësi nuk përshtatet me punën që do të kryhet, mjeku i punës vepron, si më poshtë vijon:
 
a) Përshkruan trajtimin mjekësor, jep rekomandime për riaftësimin dhe ndjekjen në vazhdimësi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aksidentet në punë dhe mjekësisë së punës, duke zbatuar sistemin e referimit të kujdesit shëndetësor në punë;
b) Nëse është e nevojshme, dërgon punëmarrësin për kontroll te mjeku i familjes/mjeku tjetër specialist për trajtim jashtë institucionit, sipas sistemit të referimit të kujdesit shëndetësor;
c) Rekomandon masat e nevojshme për mbrojtjen në punë; 
ç) Rekomandon kohën e duhur për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore shtesë pas përfundimit të një trajtimi, me qëllim vlerësimin nëse problemet shëndetësore, të shkaktuara nga faktorët e dëmshëm të mjedisit të punës apo problemet shëndetësore të cilat kanë shkaktuar një aksident ose sëmundje profesionale, janë eliminuar dhe gjendja shëndetësore e punëmarrësit përshtatet me punën që do të kryhet.
 
25. “Raporti i kontrollit shëndetësor në punë”, pjesa e dytë e shtojcës I, që pasqyron përshtatjen e gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, përgatitet në dy kopje: kopja e parë i dorëzohet punëdhënësit dhe kopja e dytë mbahet nga mjeku i punës.
 
26. Pas marrjes së “Raportit të kontrollit shëndetësor në punë”, pjesa e dytë e shtojcës I, punëdhënësi apo personi i autorizuar prej tij:
 
a) plotëson pjesën e tretë të këtij raporti, të pasqyruar në shtojcën I, të këtij vendimi. (dhe/ ose);
b) merr masa për përmirësimet në mjedisin e punës dhe i dokumenton ato.
 
27. Punëdhënësi/ose përfaqësuesit e tij informon/informojnë punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre  lidhur me:
 
a) përmirësimin e kushteve të punës, mjedisit të punës, masave organizative dhe të mbrojtjes kolektive apo personale në punë;
b) trajtimin mjekësor, rekomandimet për riaftësimin dhe ndjekjen në vazhdimësi të punëmarrësit, sipas përshkrimeve të pjesës së tretë të shtojcës I.
 
28. Punëmarrësit, që janë të ekspozuar ose kanë qenë të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut në vendin e punës dhe dyshohen për një sëmundje profesionale, mund të kërkojnë një kontroll të specializuar të shëndetit në punë nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale ose nga mjekë specialistë të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për këtë çështje. 
 
29. Nëse pas vizitës mjekësore profesionale në punë dyshohet sëmundja profesionale, mjeku i punës plotëson “Raportin për sëmundje profesionale të dyshuar”, sipas shtojcës III, të këtij vendimi, dhe së bashku me të dhënat mbështetëse (rezultatet e vizitës mjekësore profesionale, analizave dhe testeve mjekësore, si dhe anamnezës profesionale të pacientit) e referon punëmarrësin në Kabinetin Rajonal të Sëmundjeve Profesionale ose në Kabinetin e Sëmundjeve Profesionale të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, për vlerësim të mëtejshëm. 
 
30. Struktura, kapacitetet njerëzore, funksionimi dhe organizimi në tërësi i kabineteve të sëmundjeve profesionale, në nivel rajonal dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi për kujdesin shëndetësor.
 
31. Në rast të konfirmimit të sëmundjes profesionale, mjekët e Kabinetit Rajonal të Sëmundjeve Profesionale, ose në Kabinetin e Sëmundjeve Profesionale të Qendrës Spitalore Universitare ¨Nënë Tereza¨ në Tiranë, deklarojnë sëmundjen profesionale, duke plotësuar shtojcën IV që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
 
32. Kabinetet e sëmundjeve profesionale dërgojnë kopje të deklarimit të sëmundjes profesionale tek:
 
a) Inspektorati Shtetëror i Punës; 
b) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
c) Punëdhënësi;
ç) Punëmarrësi; 
d) Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
dh) Instituti i Shëndetit Publik.
e) Struktura shëndetësore e Forcave të Armatosura
 
33. Instituti i Shëndetit Publik mbledh, përpunon dhe analizon treguesit e mjekësisë së punës dhe sëmundjeve profesionale, duke paraqitur pranë Ministrisë së Shëndetësisë raporte gjashtëmujore, minimalisht për treguesit e mëposhtëm: 
 
a) Sëmundjet profesionale të saporegjistruara, në përputhje me klasifikimin ICD-10; 
b) Analizën e korrelacionit të sëmundjeve profesionale të saporegjistruara me ekspozimin ndaj faktorëve specifikë të riskut, profesionin, llojin e aktivitetit ekonomik, moshën, gjininë dhe historikun e punës; 
c) Të dhëna për incidencën e sëmundjeve profesionale për 100 000 punëmarrës.  
 
34. Të gjitha dokumentet, që plotësohen gjatë kontrollit shëndetësor në punë, si “Raporti i kontrollit shëndetësor në punë”, “Deklaratë e sëmundjes profesionale” ose shtojcat bashkëlidhur këtij vendimi, ruhen sipas legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale, si dhe sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë. 
 
35. Të gjithë punëdhënësit, brenda një periudhe deri në një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, sigurojnë zbatimin e rregullave e të procedurave për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore profesionale, në varësi të kushteve të punës që do të kryejë punëmarrësi, si dhe kontrollin mjekësor të pranimit në punë dhe atë periodik të punëmarrësve, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi.
 
36. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është autoriteti shtetëror përgjegjës për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi dhe bashkërendon punën me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore si dhe trupat e tjera inspektuese, sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin e punës. Për ndërrmarrjet shtetërore, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kontrolli i zbatimit të këtij projektvendimi është struktura shëndetësore e Forcave të Armatosura.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR TRAJTIMIN E SIGURT  TË MBETJEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
 
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e rregullores për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
2. Vendimi nr.8, datë 7.1.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë””, shfuqizohet.
 
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe të gjithë institucionet që përmenden në përmbajtjen e rregullores për zbatimin e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I 
EDI  RAMA
***
V E N D I M  
PËR 
 
KALIMIN E SPORTELEVE TË SHËRBIMIT TË FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË ADMINISTRIM TË AGJENCISË SË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTEGRUARA (ADISA)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 50, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit në sportel të shërbimeve publike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Kalimin e sporteleve të shërbimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në administrim të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), në bashkitë Kavajë e Fier.
 
2. Për një periudhë kohe deri në konsolidimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve, ky shërbim do të ofrohet, njëkohësisht, nga ADISA dhe FSDKSH-ja.
 
3. Ngarkohen Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për zbatimin e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA 
***
V E N D I M
PËR
 
LEJIMIN E LËVIZJES JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SË VEPRËS SË ARTIT NË PIKTURË “KRIJIM  I KOOPERATIVËS NË MALËSI”, E AUTORIT ZEF SHOSHI, PJESË E FONDIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE, E CILA DO TË MARRË PJESË NË EKSPOZITËN “SHQIPËRIA, 1207 KM NË LINDJE”, QË ORGANIZOHET NË MUZEUN E QYTETËRIMEVE TË EVROPËS DHE MESDHEUT (MUCEM), NË MARSEJË, FRANCË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë së veprës së artit në pikturë “Krijim i kooperativës në Malësi”, e autorit Zef Shoshi, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila do të marrë pjesë në ekspozitën “Shqipëria, 1207 km në Lindje”, që organizohet në Muzeun e Qytetërimeve të Evropës dhe Mesdheut (MUCEM), në Marsejë, Francë, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
2. Lejimi i lëvizjes të bëhet nga data 9 shtator 2016 – 1 shkurt 2017.
 
3. Ekspozimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet në përputhje me udhëzimin nr.2, datë 18.3.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
 
4. Ngarkohen Galeria Kombëtare e Arteve të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, pas mbarimit të veprimtarisë, dhe Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve.
 
5. Ngarkohet ministri i Kulturës për zbatimin  e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË FSHATIT QEPARO DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË MBROJTUR PËRRETH
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës , Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Qeparo, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi.
 
2. Miratimin e rregullores për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Qeparo e të Zonës së Mbrojtur përreth, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
3. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi. 
 
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
***
V E N D I M
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.190, DATË 3.5.1995, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7874, DATË 17.11.1994, “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR””, TË NDRYSHUAR 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 14, të ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
 
1. Pika 16 ndryshohet, me këtë përmbajtje: 
 
“16. Komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar i dërgon Institutit të Sigurimeve Shoqërore një kopje origjinale të vendimit për dhënien e statusit të veteranit, ku përcaktohet identiteti i personit që e ka fituar këtë status dhe masa e shpërblimit që ai  përfiton, sipas këtij vendimi.”. 
 
2. Në pikën 23, pas shkronjës “b” shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
 
“Dëshmia “Familje veterani” jepet me firmë të kryetarit të komisionit qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar dhe me kërkesë të një pjesëtari të familjes së veteranit, i cili duhet të paraqesë dhe këto dokumente: 
– Librezën e veteranit të ndarë nga jeta;
– Certifikatën e vdekjes së veteranit;
– Certifikatë familjare të kërkuesit.”.
 
3. Paragrafi i fundit i pikës 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar dhe stafi teknik i tij, në përjashtim nga sa është thënë në paragrafët e mësipërm, të vazhdojë veprimtarinë e tij, duke u mbledhur, të paktën një herë në vit, për shqyrtimin e kërkesave të personave që e fitojnë statusin e veteranit ose të drejtën për t’u shqyrtuar nga ky komision me vendim gjykate të formës se prerë. Këto kërkesa, bashkë me vendimin e gjykatës së formës së prerë, adresohen në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Stafi teknik i komisionit qendror për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”, i përcaktuar në vendimin nr.151, datë 25.4.2002, “Për statusin “Dëshmor i Atdheut””, të ndryshuar, të shërbejë si staf teknik edhe për komisionin qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar.
 
Përjashtimisht për vitin 2016, komisioni të ngrihet vetëm për shqyrtimin e kërkesave të personave që u është njohur statusi i veteranit me vendim gjykate të formës së prerë.”.
 
4. Lista e përbërjes së komisionit qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar, bashkëlidhur vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë e pandarë e tij.”
 
5. Pas pikës 26 të shtohet pika 27, me këtë përmbajtje: 
 
“27. Trajtimi financiar për personat që kanë fituar të drejtën për t’u shqyrtuar nga komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të popullit shqiptar me vendim gjykate të formës së prerë, në rast se komisioni u njeh statusin e veteranit, fillon nga data e marrjes së vendimit të komisionit.”.
 
6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I GALERISË PËR KABLLOT E RRJETIT SHPËRNDARËS TË NËNSTACIONIT QENDËR 110/20 KV”, TIRANË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar,  dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i galerisë për kabllot e rrjetit shpërndarës të nënstacionit qendër 110/20 kV”, Tiranë.
 
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit 98 355 494 (nëntëdhjetë e tetë milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 98 355 494 (nëntëdhjetë e tetë milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. 
 
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban. 
 
6. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë. 
 
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.589, DATË 10.9.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË EVIDENTIMIT FAKTIK NË TERREN TË NDËRTIMEVE PA LEJE/SHTESAVE NË NDËRTIME ME LEJE, TË ORGANEVE DHE DOKUMENTACIONIT PËR PROPOZIMIN DHE MIRATIMIN E ZONAVE INFORMALE”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 45/1, pika 1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.589, datë 10.9.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 
 
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1. Për ushtrimin e të gjitha përgjegjësive të njësive të qeverisjes vendore dhe të këshillave të qarqeve, lidhur me evidentimin në terren të ndërtimeve pa leje, hartimin e dokumentacionit mbi bazën e gjendjes faktike dhe shqyrtimin e miratimin e procedurave të legalizimit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) zbaton vetëm procedurat e përcaktuara në këtë vendim. Si rregull, evidentimi në terren dhe hartimi i dokumentacionit të gjendjes faktike të objekteve dhe shtesave pa leje, në vijim të quajtura “ndërtime informale”, kryhet nga drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t sipas njësisë strukturore “bllok kadastral”. 
Në procedurat e evidentimit dhe hartimit të dokumentacionit të gjendjes faktike të ndërtimeve informale përfshihen:
 
a)  përditësimi i të dhënave të gjendjes ndërtimore;
b) plotësimi i procesverbalit të konstatimit, sipas modelit të miratuar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t;
c) krijimi i hartës së përditësuar në formatin elektronik dhe “hard copy” dhe hartimi i dokumentacionit teknik (genplan, planimetri).”.
 
2. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2, me këtë përmbajtje:
 
“1/1. Kur nga evidentimi në terren, ALUIZNI nuk mund të përcaktojë funksionin e ndërtimit informal, sepse ai është i papërfunduar në vëllim, atëherë poseduesi i ndërtimit duhet të deklarojë destinacionin e përdorimit të tij, nëpërmjet një akti noterial. Në rast të kundërt, funksioni prezumohet se është “social-ekonomik”.
 
1/2. ALUIZNI nuk është përgjegjës, në asnjë rast, për ndryshimet e gjendjes ndërtimore apo të funksionit të ndërtimit informal, të realizuara pas evidentimit në terren (plotësimit të procesverbalit të konstatimit).”.
 
3. Në pikën 2, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikës 1…”.
 
4. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
 
“3/1. Kur nuk është plotësuar deklarata për përfshirje sipas pikës 2, të këtij vendimi, subjekti posedues i ndërtimit informal mund të paraqesë kërkesë pranë ALUIZNI-t. Në këtë rast, drejtoritë e ALUIZNI-t kryejnë paraprakisht verifikimet sipas pikës 3, të këtij vendimi, dhe nëse rezulton se ndërtimi është i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar, poseduesit i jepet mundësia për të plotësuar deklaratën për përfshirje.”.
 
5. Në pikën 6, fjala “instrumenteve” zëvendësohet me “dokumenteve”.
 
6. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit” zëvendësohen përkatësisht me “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.661, DATË 8.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, SKELË – UJI I FTOHTË, BASHKIA VLORË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.661, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto  ndryshime dhe shtesa:
1. Lista e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Skelë – Uji i Ftohtë, Vlorë, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, ndryshohet sipas tabelave nr.1, nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
2. Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:
 
“4.1. Fondi i mbetur për likuidimin e pronarëve sipas këtij vendimi, në vlerën totale 189 652 994 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N D I M 
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PEDONALJA ‘ABAZ BEJ LUSHNJA’”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
11. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Pedonalja ‘Abaz Bej Lushnja’”.
 
12. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
 
13. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 12 165 523 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e njëzet e tre) lekësh.
 
14. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 12 165 523 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e njëzet e tre) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. 
 
15. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban. 
 
16. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
17. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Lushnjë. 
 
18. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
19. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
20. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë dhe Bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RESTAURIMI DHE KTHIMI NË IDENTITET I GODINËS SË PREFEKTURËS SË QARKUT TIRANË” 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Restaurimi dhe kthimi në identitet i godinës së Prefekturës së Qarkut Tiranë”. 
 
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Prefekturës së Qarkut Tiranë.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme 5 521 182 (pesë milionë e pesëqind e njëzet e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 5 521 182 (pesë milionë e pesëqind e njëzet e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. 
 
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
 
6. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë.
 
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
 
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
 
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe Prefektura e Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 
 
KRYEMINISTRI
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SHËTITORJA QEPARO LOTI 2” DHE “SHËTITORJA QEPARO LOTI 1”, HIMARË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
21. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Shëtitorja Qeparo loti 2” dhe “Shëtitorja Qeparo loti 1”, Himarë.
 
22. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Himarë.
 
23. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit prej 4 699 660 (katër milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
 
24. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 699 660 (katër milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
25. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban. 
 
26. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
27. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Himarë. 
 
28. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
29. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
30. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS UNAZA ‘1 MAJ’, HIMARË” 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
31. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës, unaza  ‘1 Maji’ Himarë”.
 
32. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Himarë. 
 
33. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë sipërfaqe “tokë truall” dhe “objekt”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit  2 033 529 (dy milionë e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e njëzet e nëntë) lekë.
 
34. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 033 529 (dy milionë e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e njëzet e nëntë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. 
 
35. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban. 
 
36. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në  “Fletoren zyrtare”.
 
37. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Himarë. 
 
38. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
39. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
40. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V e n d i m
PËR
 
 MIRATIMIN, NË PARIM,  TË  MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE,
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT TË KALIMIT PËR INTERES PUBLIK MBI DISA PASURI TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SISTEMIT TË GAZSJELLËSIT, KORRIDORI I NDËRTIMIT, RRUGËT HYRËSE DHE VALVULAT E BLLOKIMIT PËR PROJEKTIN E GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë të shtojcës 1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), ratifikuar me ligjin nr.116/2013, datë 15.4.2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG”, si dhe  të neneve 5/1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit për interes publik mbi disa pasuri të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i sistemit të gazsjellësit, korridori i ndërtimit, rrugët hyrëse dhe valvulat e bllokimit për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).
 
2. Shpronësimi, marrja në përdorim të përkohshëm dhe vendosja e servitutit mbi këto pasuri do të bëhen në favor të shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
 
3. Pronarët, pasuritë e paluajtshme të të cilëve shpronësohen, merren në përdorim të përkohshëm dhe mbi të cilat vendoset servituti, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, të paraqitur në tabelat bashkëlidhur, për sipërfaqen prej 51 393 (pesëdhjetë e një mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre) m2  që shpronësohet; për sipërfaqen prej 629 032.90 (gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e tridhjetë e dy pikë nëntëdhjetë) m2 që merret në përdorim të përkohshëm; për sipërfaqen prej 117 093.91 (njëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e një) m2 mbi të cilën vendoset servituti, me një vlerë totale prej 324 711 823.72 (treqind e njëzet e katër milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e tre pikë shtatëdhjetë e dy) lekësh.
 
4. Marrja në përdorim të përkohshëm për pasuritë sipas listave 1 dhe 2 do të bëhet për një periudhë dyvjeçare.
 
5. Marrja në përdorim të përkohshëm për pasuritë sipas listës 3 do të bëhet për një periudhë njëvjeçare.
                           
6. Vlera totale prej 324 711 823.72 (treqind e njëzet e katër milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e tre pikë shtatëdhjetë e dy) lekësh dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale të përballohen nga shoqëria TAP AG, si subjekti kërkues i kësaj kërkese.
 
7. Për likuidimin, për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit mbi pasuritë e përcaktuara në tabelat bashkëlidhur, të procedohet, si më poshtë vijon: 
 
a) Për të gjitha pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, pronarët të likuidohen, për efekt të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm, pas dorëzimit të dokumentacionit të  pronësisë që do të lëshohet nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë shoqërisë TAP AG.
b) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se mbi pasurinë është vendosur kufizim”, pronarët përkatës të likuidohen pas heqjes së kufizimit dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, pranë shoqërisë TAP AG.
c) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se mbi këtë pasuri është vendosur barrë hipotekore”, pronarët përkatës të likuidohen pas heqjes së barrës hipotekore dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, pranë shoqërisë TAP AG.
ç) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se mbi këtë pasuri është vendosur sekuestro”, pronarët përkatës të likuidohen pas heqjes së masës së sekuestros dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, pranë shoqërisë TAP AG.
d) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se pasuria nuk është pajisur me certifikatë pronësie dhe është në proces regjistrimi/konfirmimi/ligjërimi”, pronarët përkatës të likuidohen pas pajisjes me certifikatë pronësie dhe dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, pranë shoqërisë TAP AG.
      dh) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “Likuidohet vetëm për tokën jetime”, pronarët përkatës të likuidohen pas dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, pranë shoqërisë TAP AG.
 
8. Çdo pronar, për t’u likuiduar për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, të dorëzojë pranë shoqërisë TAP AG, dega Shqipëri, dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar, lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.
 
9. Çdo përdorues të likuidohet për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, në bazë të kopjes së dokumentit të identifikimit, vërtetimit bankar, lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe certifikatës familjare, që do të dorëzojë pranë shoqërisë TAP AG.
 
10. TAP AG të kryejë likuidimet përkatëse, në bazë të pikave 7, 8 dhe 9, të këtij vendimi.
 
11. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Zyra Qendrore  e Regjistrimit të  Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, Devoll, Berat, Skrapar, Fier dhe Lushnjë të pezullojnë të gjitha transaksionet për pasuritë, sipas listave bashkëlidhur këtij vendimi, deri në momentin kur do të realizohet regjistrimi i pasurive që shpronësohen, merren në përdorim të përkohshëm dhe vendoset servituti i kalimit, në favor të shtetit.
 
12. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, Devoll, Berat, Skrapar, Fier dhe Lushnjë të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë, që do t’u vihet në dispozicion nga shoqëria TAP AG.
13. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, shoqëria TAP AG, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, Devoll, Berat, Skrapar, Fier dhe Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.