Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROGRAMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR BASHKËPUNIMIN  NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS,  PËR PERIUDHËN 2016-2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për periudhën 2016-2018, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE TË KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT, DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MJEDISIT E TË ISH-KOMUNAVE/BASHKIVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.48/2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar”, të nenit 9, të ligjit nr.49/2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar”, dhe të pikës 1, të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqet e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas listave të inventarit, infrastruktura mbështetëse e tyre, asetet, arkivi dhe protokolli, aktualisht, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mjedisit, si edhe sipërfaqet e fondit pyjor e kullosor publik dhe infrastruktura mbështetëse e tyre, që i janë transferuar ish-komunave e bashkive, transferohen në pronësi të bashkive.
2. Të drejtat dhe detyrimet e personave fizikë/juridikë të fituara me kontratat ekzistuese për marrjen në përdorim të sipërfaqeve të fondit pyjor dhe kullosor vazhdojnë deri në përfundimin e tyre, sipas parashikimeve kontraktore dhe legjislacionit në fuqi.
3. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Berat, janë sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 149 (një mijë e njëqind e dyzet e nëntë).
4. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Ura Vajgurore, janë sipas shtojcës 2, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 129 (njëqind e njëzet e nëntë).
5. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kuçovë, janë sipas shtojcës 3, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 412 (katërqind e dymbëdhjetë).
6. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, dhe asetet e tjera, që i transferohen në pronësi Bashkisë Skrapar, janë sipas shtojcës 4, bashkëlidhur këtij vendimi. Shtojca përmban:
a) listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 892 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy);
b) godinën e DSHP-së.
7. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Poliçan, janë sipas shtojcës 5, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 646 (gjashtëqind e dyzet e gjashtë).
8. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Dibër, janë sipas shtojcës 6, bashkëlidhur këtij vendimi,  e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 327 (dy mijë e treqind e njëzet e shtatë).
9. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, dhe asete të tjera, që transferohen në pronësi të Bashkisë Bulqizë, janë sipas shtojcës 7, bashkëlidhur këtij vendimi. Shtojca përmban:
a) listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 236 (dy mijë e dyqind e tridhjetë e gjashtë);
b) godinën e DSHP-së.
10. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Mat, janë sipas shtojcës 8, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 752 (një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy).
11. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Klos, janë sipas shtojcës 9, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 209 (një mijë e dyqind e nëntë).
12. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Durrës, janë sipas shtojcës 10, bashkëlidhur këtij vendimi,  e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 427 (katërqind e njëzet e shtatë).
13. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Shijak, janë sipas shtojcës 11, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 31 (tridhjetë e një).
14. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Krujë, janë sipas shtojcës 12, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 711 (shtatëqind e njëmbëdhjetë).
15. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Elbasan, janë sipas shtojcës 13, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 283 (tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e tre).
16. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Cërrik, janë sipas shtojcës 14, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë).
17. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Belsh, janë sipas shtojcës 15, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 97 (nëntëdhjetë e shtatë).
18. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Peqin, janë sipas shtojcës 16, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri                  162 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy).
19. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Gramsh, janë sipas shtojcës 17, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 433 (tre mijë e katërqind e tridhjetë e tre).
20. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, si dhe asetet e tjera që transferohen në pronësi të Bashkisë Librazhd, janë sipas shtojcës 18, bashkëlidhur këtij vendimi,  e cila pwrmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 534 (një mijë pesëqind e tridhjetë e katër).
21. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Përrenjas, janë sipas shtojcës 19, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 009 (një mijë e nëntë).
22. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Fier, janë sipas shtojcës 20, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 279 (dyqind e shtatëdhjetë e nëntë).
23. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Patos, janë sipas shtojcës 21, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 27 (njëzet e shtatë).
24. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Roskovec, janë sipas shtojcës 22, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 26 (njëzet e gjashtë).
25. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Lushnjë, janë sipas shtojcës 23, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 55 (pesëdhjetë e pesë).
26. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Divjakë, janë sipas shtojcës 24, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 52 (pesëdhjetë e dy).
27. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Mallakastër, janë sipas shtojcës 25, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 638 (gjashtëqind e tridhjetë e tetë).
28. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Gjirokastër, janë sipas shtojcës 26, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 658 (gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë).
29. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Libohovë, janë sipas shtojcës 27, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë).
30. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Tepelenë, janë sipas shtojcës 28, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 688 (gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë).
31. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Memaliaj, janë sipas shtojcës 29, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 643 (gjashtëqind e dyzet e tre).
32. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Përmet, janë sipas shtojcës 30, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 631 (gjashtëqind e tridhjetë e një).
33. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Këlcyrë, janë sipas shtojcës 31, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 561 (pesëqind e gjashtëdhjetë e një).
34. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Dropull, janë sipas shtojcës 32, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 481 (katërqind e tetëdhjetë e një).
35. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Korçë, janë sipas shtojcës 33, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 793 (dy mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre).
36. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Maliq, janë sipas shtojcës 34, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 108 (një mijë e njëqind e tetë).
37. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Pustec, janë sipas shtojcës 35, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 11 (njëmbëdhjetë).
38. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inevntarit, dhe asete të tjera, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kolonjë, janë sipas shtojcës 36, bashkëlidhur këtij vendimi. Shtojca përmban:
a) listën e inventarit që fillon me numër rendor 1 (një) deri 1 739 (një mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë);
b) godinën e DSHP-së.
39. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Devoll, janë sipas shtojcës 37, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 486 (katërqind e tetëdhjetë e gjashtë).
40. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Pogradec, janë sipas shtojcës 38, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 909 (nëntëqind e nëntë).
41. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kukës, janë sipas shtojcës 39, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 152 (tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy).
42. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Has, janë sipas shtojcës 40, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 242 (një mijë e dyqind e dyzet e dy).
43. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Tropojë, janë sipas shtojcës 41, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 792 (dy mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy).
44. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë, janë sipas shtojcës 42, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 093 (një mijë e nëntëdhjetë e tre).
45. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Mirditë, janë sipas shtojcës 43, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 4 672 (katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy).
46. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kurbin, janë sipas shtojcës 44, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 722 (shtatëqind e njëzet e dy).
47. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe, janë sipas shtojcës 45, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 216 (tre mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë).
48. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, janë sipas shtojcës 46, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 160 (dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë).
49. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Vau i Dejës, janë sipas shtojcës 47, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 1 340 (një mijë e treqind e dyzet).
50. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Pukë, janë sipas shtojcës 48, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 763 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre).
51. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, dhe asete të tjera, që transferohen në pronësi të Bashkisë Fushë-Arës, janë sipas shtojcës 49, bashkëlidhur këtij vendimi. Shtojca përmban:
a) listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 571 (tre mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e një).
b) godinën e DSHP-së.
52. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Tiranë, janë sipas shtojcës 50, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 2 534 (dy mijë e pesëqind e tetëdhjetë e katër).
53. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kamëz, janë sipas shtojcës 51, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 3 (tre).
54. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Vorë, janë sipas shtojcës 52, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 89 (tetëdhjetë e nëntë).
55. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Kavajë, janë sipas shtojcës 53, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 147 (njëqind e dyzet e shtatë).
56. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë, janë sipas shtojcës 54, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 170 (njëqind e shtatëdhjetë).
57. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Selenicë, janë sipas shtojcës 55, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 500 (pesëqind).
58. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Himarë, janë sipas shtojcës 56, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 927 (nëntëqind e njëzet e shtatë).
59. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Sarandë, janë sipas shtojcës 57, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 19 (nëntëmbëdhjetë).
60. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Konispol, janë sipas shtojcës 58, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 125 (njëqind e njëzet e pesë).
61. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Finiq, janë sipas shtojcës 59, bashkëlidhur këtij vendimi,  e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 527 (pesëqind e njëzet e shtatë).
62. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Delvinë, janë sipas shtojcës 60, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 351 (treqind e pesëdhjetë e një).
63. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore, sipas listës së inventarit, që transferohen në pronësi të Bashkisë Vlorë, janë sipas shtojcës 61, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila përmban listën e inventarit që fillon me numrin rendor 1 (një) deri 244 (dyqind e dyzet e katër).
64. Procesi i transferimit realizohet nëpërmjet komisionit të përbashkët me përfaqësues të bashkisë dhe të Ministrisë së Mjedisit, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit.
65. Ministri i Mjedisit dhe kryetarët e bashkive përcaktojnë personat përgjegjës si anëtarë të komisioneve të përbashkëta, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Komisionet përbëhen nga 4 (katër) anëtarë, nga të cilët 2 (dy) janë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 (dy) janë përfaqësues të bashkisë.
66. Kryetarët e bashkive regjistrojnë sipërfaqet e fondit pyjor dhe kullosor publik, të transferuara në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas legjislacionit në fuqi.
67. Heqjen nga listat e inventarit të pronave të paluajtshme publike në territorin        administrativ të njësive të vetëqeverisjes vendore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, të pronave të tipit pyje kullota, të inventarizuara sipas formularit 2, përcaktuar në shtojcën 62, bashkëlidhur këtij vendimi.
68. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen, sipas shtojcës 62 bashkëlidhur, vendimet e Këshillit të Ministrave për transferimin e pronave të tipit pyje dhe  kullota në pronësi/përdorim të njësive të qeverisjes vendore.
69. Vendimi.396, datë 21.6.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore”, shfuqizohet.
70. Ngarkohen ministri i Mjedisit, kryetarët e bashkive dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.299, DATË 8.4.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT TË TREGTIMIT TË BARNAVE E TË KLASIFIKIMIT TË TYRE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 5, e 12, pika 3, të ligjit nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkronja “a”, e ndarjes “A”, të nenit 3, të vendimit nr.299, datë 8.4.2015, të Këshillit të Ministrave, riformulohet, si më poshtë vijon:
“a) Certifikatën e Produktit Farmaceutik, sipas modelit të rekomanduar nga OBSH-ja, lëshuar nga autoriteti përkatës, ku vërtetohet se bari është i pajisur me autorizimin për tregtim dhe qarkullon në vendin  referent. Certifikata e Produktit Farmaceutik duhet të jetë e vlefshme në kohën e aplikimit dhe, në rastet kur kjo nuk specifikohet, të jetë lëshuar jo më parë se 12 muaj nga data e dorëzimit. Kjo certifikatë duhet të jetë dokument origjinal, zyrtar ose çdo formë tjetër zyrtare, sipas legjislacionit të vendit që e ka lëshuar këtë certifikatë;”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STANDARDEVE TË SHËRBIMIT TË LINJËS KOMBËTARE TË KËSHILLIMIT PËR VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 18, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Standardeve të Shërbimit të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Viktimat e Dhunës në Familje, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR 
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT
Në mbështetje të pikës 5, të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të shkronjës “b”, të pikës 6, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në vijim AKPT, organizohet dhe funksionon në përputhje me këtë vendim dhe me ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.
2. AKPT-ja është person juridik publik, buxhetor, me përgjegjësi planifikimi, në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit urban, me seli në Tiranë.
3. AKPT-ja ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për zhvilllimin urban, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së.
4. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit”, në përputhje me vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.
5. Vula zyrtare e AKPT-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2, të vendimit nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e AKPT-së prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
II. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AKPT-së
1. AKPT-ja është institucion me përgjegjësi planfikimi, në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, që e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. AKPT-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj dhe përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për zhvillimin urban.
3. Drejtori i Përgjithshëm i AKPT-së emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKPT-së, i cili është, njëkohësisht, edhe drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së.
5. AKPT-ja është institucion buxhetor, që financohet nga buxheti i shtetit, donacione të jashtme dhe burime të tjera të ligjshme. AKPT-ja siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera. Tarifat e këtyre shërbimeve përcaktohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
6. AKPT-ja administron fonde buxhetore dhe ato të siguruara nga shërbimet ndaj palëve të tjera, sipas rregullave dhe parimeve të sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
7. Struktura dhe organika e AKPT-së miratohet me urdhër të Kryeministrit.
III. PËRGJEGJËSITË DHË DETYRAT E AKPT-së
1. AKPT-ja, në zbatim të ligjit nr.107/2014, “Për planfikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, ka përgjegjësi të natyrës bashkërenduese. Ajo bashkërendon proceset e hartimit të dokumenteve të planifikimit e zhvillimit të territorit dhe mbështet bashkërendimin vertikal e horizontal ndërmjet autoriteteve të planifikimit të territorit. Në kuadër të bashkërendimit të veprimtarive dhe punës së institucioneve në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, ajo:
a) zhvillon mbledhje, takime dhe konsultime me autoritetet përgjegjëse kombëtare e vendore të planifikimit të territorit;
b) harton dhe zbaton politika që lehtësojnë, nxisin dhe mbështesin bashkëpunimin e bashkërendimin e veprimtarive në çdo nivel;
c) bashkëvepron dhe shkëmben të dhëna me këto autoritete, me synim harmonizimin e trajtimit të çështjeve të rëndësisë kombëtare e vendore në fushën e planifikimit të territorit;
ç) ofron asistencë, këshillim, të dhëna dhe informacion, me synim garantimin e standardeve dhe të cilësisë në trajtimin e çështjeve të rëndësisë kombëtare e vendore në fushën e  planifikimit të territorit.
2. AKPT-ja udhëheq, koordinon dhe ndërlidh veprimtaritë për modernizimin e modelit të planifikimit dhe promovimin e praktikave novatore në arkitekturë e planifikim. Në këtë kuadër, ajo:
a) përpunon, nxit, zbaton dhe përfshihet në nisma për përmirësimin e modernizimin e modelit të planifikimit të territorit;
b) organizon, ndjek, zbaton, merr pjesë në projekte pilot apo aktivitete të ngjashme, brenda dhe jashtë vendit, që synojnë promovimin e modeleve novatore të planifikimit të territorit dhe praktikave të reja në arkitekturë e planifikim;
c) kujdeset për ndërlidhjen ndërmjet projekteve apo veprimtarive që paraqesin risi në fushën e planifikimit dhe ekspertizës vendase apo të huaj si dhe për zhvillimin e zbatimin e këtyre projekteve e veprimtarive.
3. AKPT-ja është përgjegjëse për informimin e proceseve të përmirësimit të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Ajo i propozon Këshillit të Ministrave, nëpërmjet ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, rishikimin e akteve apo hartimin e akteve të reja nënligjore, në zbatim të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, apo edhe hartimin e instrumenteve të reja ligjore në fushën e planifikimit dhe arkitekturës.
4. AKPT-ja është përgjegjëse për administrimin dhe mirëmbajtjen e bazës së integruar të të dhënave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Në këtë kuadër, AKPT-ja:
a) organizon, administron, përditëson dhe mirëmban Regjistrin e Integruar të Territorit;
b) monitoron, në vazhdimësi, përputhshmërinë e akteve të botuara në Regjistrin e Integruar të Territorit me ligjet dhe dokumentet e planifikimit në fuqi dhe ofron propozime e asistencë për garantimin e përputhshmërisë;
c) harton, përditëson, përmirëson në vazhdimësi dhe shpërndan standarde teknike të administrimit të Regjistrit të Integruar të Territorit;
ç) u ofron asistencë autoriteteve të planifikimit për mënyrën e regjistrimit dhe të administrimit të të dhënave në Regjistrin e Integruar të Territorit.
5. AKPT-ja është përgjegjëse për informimin e publikut për proceset e planifikimit të territorit si dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së tij gjatë proceseve të hartimit e zbatimit të dokumenteve të planifikimit.
6. AKPT-ja angazhon njësitë e saj përgjegjëse për të siguruar standardet ligjore, teknike dhe metodologjike të fushës së planifikimit e zhvillimit. Në këtë kuadër, ajo:
a) siguron që hartimi i dokumenteve të planifikimit të territorit, në nivel qendror dhe vendor, të jetë në përputhje me dispozitat e ligjit  nr.107/2014, “Për planfikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, nëpërmjet ofrimit të ndihmës teknike për autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit. Masat që ndërmerr AKPT-ja për këtë qëllim, përfshijnë:
i. ofrimin e të dhënave elektronike bazë dhe normave teknike të planifikimit të territorit që duhet të shfrytëzohen gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit, në nivel kombëtar e vendor;
ii. zhvillimin e trajnimeve për përdorimin e të dhënave elektronike bazë dhe normave teknike të planifikimit të territorit para se të fillojë hartimi i dokumenteve të planifikimit;
iii. vlerësimin e përputhshmërisë së dokumenteve të planifikimit në shqyrtim me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe planet e tjera kombëtare, në bazën e parimit të hierarkisë së dokumenteve të planifikimit, si dhe kontrollin e tyre me të dhënat elektronike bazë e normat teknike të planifikimit.
b) përgatit dhe boton manuale metodologjike për planifikimin e territorit;
c) siguron përgatitjen e standardeve teknike të administrimit të Regjistrit të Integruar të Territorit dhe ofron ndihmë për insitucionet, për garantimin e cilësisë maksimale në regjistrimin dhe administrimin e pavarur të këtij regjistri, në përputhje me parashikimet e pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi.
7. AKPT-ja është përgjegjëse për përgatitjen e studimeve për Sistemin e Integruar të Planifikimit në Republikën e Shqipërisë dhe propozimet për ministrin përgjegjës për zhvillimin urban, Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Këshillin e Ministrave për masat për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe për procese e veprimtari në lidhje me planifikimin e zhvillimin e territorit. Për këtë qëllim, AKPT-ja kryen veprimtari kërkimore, analiza dhe studime në funksion të propozimit, mbështetjes apo informimit të proceseve vendimmarrëse dhe të përmirësimit të politikave në fushën e planfikimit dhe zhvillimit të territorit.
8. AKPT-ja kujdeset që produktet e veprimtarisë kërkimore, analizuese e studimore, të kryera në përmbushje të detyrimeve të pikës 7, të kreut III, të këtij vendimi, apo si rezultat i praktikës dhe veprimtarisë së saj, t’i vërë në dispozicion të zhvillimit të qëndrueshëm urban në Shqipëri. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së, dokumente të caktuara mund të botohen në formën e studimeve, broshurave apo materialeve didaktike si dhe të vihen në dispozicion të trajnimit e aftësimit profesional të profesionistëve të planifikimit dhe zhvillimit urban apo në dispozicion të publikut, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të AKPT-së. Rregulla më të detajuara për organizimin e kësaj veprimtarie dhe për strukturat përgjegjëse të AKPT-së përcaktohen në rregulloren e funksionimit të saj, të miratuar sipas pikës 6, të kreut II, të këtij vendimi.
9. AKPT-ja, çdo vit, harton Raportin Monitorues të Zbatimit të Qëllimeve dhe të Objektivave, të deklaruara në Planin e Përgjithshëm të Territorit dhe planet e detajuara për zona me rëndësi kombëtare. Njësia përgjegjëse e AKPT-së për hartimin e këtij raporti dhe afati brenda të cilit ai përgatitet përcaktohen në rregulloren e funksionimit të AKPT-së, të miratuar sipas pikës 6, të kreut II, të këtij vendimi.
IV. MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT DHE KUALIFIKIMIT PROFESIONAL TË PROFESIONISTËVE TË PLANIFIKIMIT 
1. AKPT-ja është përgjegjëse për zhvillimin e trajnimeve për profesionistët e sektorit publik e privat, që ushtrojnë veprimtari profesionale në fushën e planifikimit të territorit, për zbatimin e ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të akteve nënligjore që lidhen me të.
2. AKPT-ja zhvillon trajnime në vazhdimësi për zhvillimin profesional dhe përditësimin e vazhdueshëm të dijeve të profesionistëve të planifikimit të territorit, të përcaktuar në nenin 14, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.
3. Me qëllim kualifikimin profesional fillestar të profesionistëve të rinj dhe zhvillimin profesional vazhdues të profesionistëve aktivë të planifikimit të territorit, AKPT-ja organizon programe trajnimi fillestar dhe vazhdues, duke vënë në zbatim metodologji trajnuese moderne të të mësuarit nëpërmjet punës dhe të orientuara nga praktika. Sipas rastit, AKPT-ja, nëpërmjet strukturave përkatëse, integron këto programe me veprimtarinë e saj kërkimore, studimore e analizuese për informimin e vendimmarrjes, politikave dhe legjislacionit të planifikimit. Për zbatimin e kësaj pike, AKPT-ja bashkëpunon me ekspertë vendas e të huaj, institucione të arsimit të lartë vendase apo të huaja, publike apo private, si dhe me organizata të tjera partnere. Rregulla më të detajuara për organizimin e programeve të tilla, përmbajtjen dhe procedurat miratohen nga drejtori i Përgjithshëm.
4. AKPT-ja zhvillon trajnime për përdorimin e të dhënave elektronike bazë e normave teknike të planifikimit të territorit përpara se të fillojë hartimi i dokumenteve të planifikimit si dhe për përmirësimin e cilësive profesionale e teknike të autoriteteve të planifikimit.
5. AKPT-ja, me qëllim ofrimin e mundësive të aftësimit praktik për studentët dhe profesionistët e rinj të fushave që lidhen me planifikimin e territorit, mbështet organizimin, çdo vit, të programeve të praktikave të punës, të organizuara nga ministria përgjegjëse për miratimin e Planit Kombëtar të Praktikave të Punës.
6. Përveç parashikimeve të pikës 5, më sipër, AKPT-ja organizon e zhvillon edhe programe të tjera praktikash profesionale për studentët e fushave që lidhen me planifikimin e territorit, duke zbatuar metodologji të të mësuarit nëpërmjet punës. Rregulla të detajuara për kohëzgjatjen e këtyre programeve, numrin e përfituesve dhe kriteret që duhet të plotësojnë ata, bashkëpunëtorët, kushtet dhe rregullat e praktikave profesionale përcaktohen për çdo rast, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm.
7. AKPT-ja, me qëllim kualifikimin profesional të profesionistëve të planfikimit në sektorin publik apo privat dhe studentëve apo profesionistëve të rinj të kësaj fushe, mbështet shkëmbimin e dijeve dhe të ekspertizës me profesionistë të planfikimit, akademikë, institucione partnere dhe institucione akademike të huaja.
V. BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL, ME PALËT E TRETA DHE ATO NDËRKOMBËTARE
1. AKPT-ja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të marrë nga organet e tjera shtetërore, qendore dhe vendore, të gjithë ndihmën, informacionin si dhe të dhënat e nevojshme për ushtrimin e funksioneve të saj. Institucionet shtetërore kanë detyrim të bashkëpunojnë me AKPT-në, të shkëmbejnë të dhëna e të krijojnë të gjitha lehtësitë për përmbushjen e qëllimeve dhe funksioneve gjatë veprimtarisë së saj.
2. AKPT-ja, në përmbushje të detyrave të saj, bashkëpunon dhe bashkërendon punën me institucionet e tjera, në nivel qendror e lokal, dhe i ndihmon ato, sipas përgjegjësive të përcaktuara në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe në këtë vendim.
3. AKPT-ja bashkëpunon me organizata të huaja e ndërkombëtare, që synojnë mbështetjen e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, dhe me agjenci partnere të shteteve të tjera. Ajo nxit, lehtëson dhe mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar të autoriteteve kombëtare e vendore të planifikimit të territorit.
4. AKPT-ja, nëpërmjet njësisë përkatëse të jetësimit të prioriteteve, bashkëpunon me konsulentë vendas apo të huaj, institucione publike, institucione arsimore publike apo private, vendase ose të huaja, si dhe me organizata të tjera partnere për përmirësimin e modernizimin e modelit të planifikimit të territorit si dhe për organizimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e planifikimit, urbanistikës dhe arkitekturës.
5. Për qëllime të informimit të publikut dhe përfshirjes së tij në procese konsultuese në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, AKPT-ja bashkëpunon me institucione, organizata vendase dhe të huaja, me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe median.
6. Për qëllime të aftësimit praktik dhe kualifikimit profesional të studentëve, profesionistëve të rinj dhe profesionistëve aktivë të zhvillimit e planifikimit të territorit, AKPT-ja bashkëpunon me profesionistë të fushës, institucione shtetërore, institucione arsimore, publike apo private, vendase apo të huaja, si dhe me organizata partnere, vendase dhe të huaja.
VI. INFORMIMI DHE KONSULTIMI I PUBLIKUT
1. AKPT-ja është përgjegjëse për informimin e publikut për proceset e planifikimit të territorit. Për këtë qëllim, ajo:
a) ofron informacion për publikun, nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik, publikimeve, botimeve, konferencave dhe aktiviteteve të ndryshme informuese;
b) përditëson, në vazhdimësi, informacionin e disponueshëm për publikun në faqen zyrtare në internet;
c) organizon dhe zbaton veprimtari, nisma e projekte për informimin e publikut për proceset e planifikimit të territorit;
ç) siguron një mjedis të posaçëm për komunikimin me publikun dhe në shërbim të tij.
2. AKPT-ja është përgjegjëse për inkurajimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes së publikut gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit. Për këtë qëllim, ajo:
a) kujdeset për informimin e grupeve të interesit dhe publikut për këto procese;
b) organizon dhe zbaton veprimtari për konsultimin e grupeve të interesit dhe publikut, me qëllim përthithjen e mendimeve gjatë proceseve të hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit;
c) shërben si një platformë ndërlidhëse ndërmjet ekspertizës vendase, grupeve të interesit e publikut dhe institucioneve qendrore në fushën e planifikimit.
3. Veprimtaritë konsultuese, në kuptim të pikës 2, më sipër, përfshijnë, por pa u kufizuar, tryezat e konsultimit publik, debatet publike, konferencat, seancat informuese dhe dëgjimore, me pjesëmarrjen e ekspertëve, akademikëve, grupeve të interesit, organizatave vendase dhe të huaja si dhe shoqërisë civile e publikut.
4. Për qëllime të informimit të publikut dhe përfshirjes së tij në procese konsultuese në fushën e planifikimit, AKPT-ja bashkëpunon me organizata vendase, të huaja, ndërkombëtare, me median e shkruar dhe elektronike, institucione arsimore, publike apo private, grupe të interesit dhe shoqërinë civile.
VII. REKRUTIMI I PUNONJËSVE TË AKPT-së
1. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të AKPT-së rregullohen sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Punonjësit e AKPT-së, me përjashtim të punonjësve mbështetës, duhet të kenë arsimin e lartë profesional të nevojshëm, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, dhe të plotësojnë kërkesat e veçanta, që përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm.
VIII. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Urdhri për miratimin e rregullores së funksionimit të AKPT-së miratohet brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
3. Deri në ristrukturimin e AKPT-së dhe rekrutimin e stafit të nevojshëm, përgjegjësitë e parashikuara në këtë vendim kryhen nga njësitë dhe stafi ekzistues.
4. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Urban për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT,  PROCEDURAVE DHE TË MASËS PËR PËRFITIMIN E PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR E TË NDIHMËSIT PERSONAL,  DHE TË STRUKTURAVE PËRGJEGJËSE E TË DETYRAVE TË TYRE NË ZONAT PILOT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, nenit 42, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. SUBJEKTET PËRFITUESE
1. Modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar do të pilotohet për një periudhë 6-mujore, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet përdorimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar, në njësitë administrative nr.6 dhe nr.7, të Qarkut të Tiranës.
2. Në vlerësimin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar do të përfshihen:
a) individët që kërkojnë të vlerësohen për herë të parë;
b) individët që kërkojnë të rivlerësohen, të cilët kanë përfituar pagesë të aftësisë së kufizuar sipas legjislacionit në fuqi.
II. KRITERET E PËRFITIMIT DHE DOKUMENTACIONI I PRANIMIT 
1. Për marrjen e përfitimeve të aftësisë së kufizuar duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:
a) Personi të ketë një gjendje mjekësore të vërtetuar të një dëmtimi fizik, mendor, intelektual apo shqisor të lehtë mesatar, të rëndë ose të thellë.
b) Të vërtetohen kufizime të lehta, mesatare, të rënda ose të thella, të shkaktuara nga dëmtimi.
c) Të vërtetohen kufizime mesatare, të rënda, të thella për të kryer veprimtari domethënëse të jetesës së përditshme, të përshtatshme për moshën e personit dhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike.
ç) Personi të përjetojë kufizime të konsiderueshme mjedisore dhe qëndrimore, të cilat ndikojnë në aftësinë për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.
d) Personi të jetë mbi moshën 2 vjeç.
dh) Personit nuk i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension sipas                   ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit.
e) Personi nuk ka qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Dokumentacioni për përfitimin e aftësisë së kufizuar përfshin:
a) kërkesën/formularin e aplikimit;
b) formularin e plotësuar nga mjeku i familjes;
c) formularin e plotësuar nga mjeku specialist/Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor (QKSHM);
ç) kopje të kartës së identitetit ose certifikatë personale.
3. Dokumentet e përcaktuara në pikën 2, të këtij kreu, dorëzohen/postohen pranë zyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë.
III. VLERËSIMI BIO-PSIKO-SOCIAL 
1. Procesi i mbështetur në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar përfshin vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/QKSHM-ja, një intervistë me aplikuesin në Zyrën Rajonale të Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë të kufizuar, me mjekë dhe punonjës socialë, verifikimin e informacionit të marrë dhe kontrollin vjetor mjekësor.
2. Vlerësimi bio-psiko-social i aftësisë së kufizuar dhe nivelit të kufizimeve funksionale bëhet në përputhje me Klasifikimin Ndërkombëtar mbi Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky vlerësim përfshin faktorët që dëmtojnë aftësinë e një individi për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët. Udhëzuesit për vlerësimin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar për të rriturit dhe fëmijët miratohen nga ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë.
3. Pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë ngrihet zyra e administrimit të procesit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
4. Pranë zyrës së administrimit të procesit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar krijohet komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar në nivel rajonal i cili përbëhet nga punonjës me kohë të plotë dhe ka në përbërje së paku një mjek dhe një punonjës social/psikolog, të trajnuar për modelin bio-psiko-social të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar. Komisioni kryesohet nga përgjegjësi i zyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe ka këto detyra:
a) Hedhjen në Regjistrin Elektronik Kombëtar të të dhënave të aplikuesit;
b) Vlerësimin dhe shqyrtimin e dosjeve të paraqitura për vlerësim/rivlerësim;
c) Verifikimin dhe shkëmbimin e informacionit elektronik me rrjetin e institucioneve të tjera të kujdesit shëndetësor, të arsimit, punësimit e formimit profesional, sigurimeve shoqërore, tatimeve, strukturave përgjegjëse pranë pushtetit vendor si edhe institucioneve të tjera, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar dhe, kur nuk është e mundur, manualisht/zyrtarisht;
ç) Caktimin e datës së intervistës dhe njoftimin e kërkuesit ose kthimin e dosjes për plotësim kur ka mungesë dokumentacioni;
d) Organizimin dhe kryerjen e intervistës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së dokumenteve të aplikimit apo në një afat më të shkurtër për rastet për të cilat kërkohet procedurë e përshpejtuar;
dh) Përgatitjen e rekomandimeve për shërbime të tjera dhe marrjen e vendimit për përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar;
e) Njoftimin e kërkuesit për vendimmarrjen dhe pajisjen me dokumentin përkatës që përcakton aftësinë e kufizuar;
ë) Mbajtjen, ruajtjen dhe përditësimin e të dhënave e të dokumentacionit të kërkuesve e të përfituesve të aftësisë së kufizuar, elektronikisht dhe fizikisht.
5. Personat, të cilët kanë një shfaqje të menjëhershme të një sëmundjeje të rëndë ose një humbje të plotë e të menjëhershme të aftësive funksionale për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme, mund të kualifikohen për procesin e përshpejtuar të vlerësimit, i cili do të kryhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së dokumenteve të aplikimit.
6. Drejtori i Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror nxjerr vendimin përfundimtar për të gjithë përfituesit e aftësisë së kufizuar dhe ia përcjell bashkisë:
a) për zbatimin dhe ndjekjen e rekomandimeve të lëna nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit;
b) për të kryer veprimet financiare për kryerjen e pagesës për përfituesit e aftësisë së kufizuar.
7. Administratori shoqëror pranë organeve të pushtetit vendor ka këto përgjegjësi lidhur me menaxhimin e rasteve të personave me aftësi të kufizuara:
a) Hartimin e një plani individual të përvitshëm të shërbimeve, mbështetur në rekomandimet e komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit;
b) Kryerjen e vizitave në mjedisin ku jeton individi, jo më pak se dy herë në vit;
c) Informimin e zyrës së vlerësimit mbi ndryshimin e gjendjes së personit me aftësi të kufizuara;
     ç) informimin e individëve për shërbimet shoqërore ekzistuese nën juridiksionin e bashkisë/njësisë administrative në territorin e së cilës është banor individi;
d) Informimin e individëve për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë për vlerësim/rivlerësim të aftësisë së kufizuar;
    dh) informimin e familjarëve për të drejtat e personit me aftësi të kufizuara për t’u përfshirë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore;
e) Monitorimin dhe mbështetjen e shërbimit të asistencës personale;
ë) Evidentimin, raportimin dhe referimin e rasteve të abuzimit e të neglizhencës.
8. Monitorimi i punës së zyrave rajonale për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe trajnimet e stafit të tyre realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.
IV. PËRFITIMET NË PAGESA DHE SHËRBIME
1. Pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
2. Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar është 150% e shumës së pensionit social, sipas përcaktimeve në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar indeksohet sa herë indeksohet pensioni social/në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit.
a) Personat mbi 18 vjeç me kufizime të lehta referohen për të përfituar shërbime/punësim ose, në mungesë të tyre, përfitojnë 60% të pagesës bazë, të përcaktuar në pikën 2;
b) Personat mbi 18 vjeç me kufizime mesatare përfitojnë 80% të pagesës bazë, të përcaktuar në pikën 2;
c) Personat mbi 18 vjeç me kufizime të thella përfitojnë 100% të pagesës bazë, të përcaktuar në pikën 2;
ç) Personat mbi 18 vjeç me kufizime të rënda përfitojnë 120% të pagesës bazë, të përcaktuar në pikën 2;
d) Fëmijët me kufizime të lehta referohen për të përfituar shërbime ose në mungesë të tyre përfitojnë 75% të shumës së përcaktuar për personat madhorë me kufizime të lehta, të përcaktuar në shkronjën “a”, të       kësaj pike;
dh) Fëmijët me kufizime mesatare përfitojnë 75% të shumës së përcaktuar për personat madhorë me kufizime mesatare, të përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj pike;
e) Fëmijët me kufizime të rënda përfitojnë 75% të shumës që përfitojnë personat madhorë me kufizime të rënda, të përcaktuar në shkronjën “c”, të kësaj pike;
ë) Fëmijët me kufizime të thella përfitojnë 75% të shumës që përfitojnë personat madhorë me kufizime të thella, të përcaktuar në shkronjën “ç”, të kësaj pike.
3. Niveli i pagesës për shkak të aftësisë së kufizuar përcaktohet nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit në përputhje me udhëzimet e miratuara nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale.
4. Pagesat për personat me aftësi të kufizuara kryhen përmes shërbimeve bankare ose Postës Shqiptare.
5. Pagesat për shkak të aftësisë së kufizuar ndërpriten kur:
a) përfituesi nuk ka dorëzuar raportin vjetor mjekësor deri në 30 ditë kalendarike pas datës së përcaktuar për dorëzimin e tij;
b) përfituesi nuk ka ndjekur procedurat e rivlerësimit deri në 30 ditë kalendarike pas datës së përcaktuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
c) verifikohet mashtrimi apo shpërdorimi dhe nisin procedurat për kthimin e të gjitha shumave të përfituara padrejtësisht;
d) zyrat rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit raportojnë për mungesën e bashkëpunimit nga ana e përfituesve, të cilët janë rekomandur për t’u punësuar dhe/ose për të mbajtur një vend pune apo kanë refuzuar deri në dy herë ofertat e përshtatshme të punës nga zyrat e punës;
e) përfituesi ka qëndruar jashtë vendit më shumë se 6 muaj, me përjashtim të personave e të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtarë si dhe të rasteve të  përfituesve të cilët ndodhen jashtë shtetit shqiptar për qëllime kurimi apo rehabilitimi.
6. Fëmijët e moshës mbi 3 vjeç dhe të rriturit, të cilët janë vlerësuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit se kanë nevojë për paketë higjieno-sanitare në rastet kur kanë dëmtime të rënda ose të thella të lëvizshmërisë dhe që shfaqin mungesë vetëpërmbajtjeje urinare apo defekimi, do të pajisen me një paketë higjieno-sanitare, e cila deri në momentin që do të administrohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor përmes rrjetit farmaceutik, do të jepet në vlerë monetare, e cila përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.
8. Fëmijët e moshës mbi 3 vjeç dhe të rriturit, të cilët janë vlerësuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit se kanë nevojë për karrige me rrota në rastet kur kanë dëmtime të rënda ose të thella të lëvizshmërisë, mund të pajisen me karrige me rrota, të cilat administrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, përmes rrjetit farmaceutik.
9. Fëmijët e moshës mbi 3 vjeç dhe të rriturit, të cilët janë vlerësuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit se kanë vështirësi në komunikim, mund të pajisen me pajisje të teknologjisë mbështetëse për komunikim, të cilat administrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, përmes rrjetit farmaceutik.
10. Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin e mesëm, të lartë në programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, përfitojnë pagesë në masën 150% të pagesës si person me aftësi të kufizuara gjatë kohës që ndjekin studimet vetëm për një dhe gjatë një programi studimi. Në rastet kur janë anëtarë të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike përfitojnë pagesë, në masën 200% të pagesës si person me aftësi të kufizuara gjatë kohës që ndjekin studimet vetëm për një dhe gjatë një programi studimi.
11. Janë në kushtet e përfitimit të ndihmësit personal që përmbushin kushtet e mëposhtme:
a) Kanë kufizime të rënda ose të thella të aftësive funksionale për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme të përshtatshme për moshën dhe për të marrë pjesë në jetën sociale, ekonomike dhe politike të shoqërisë.
b) Kanë nevojë për ndihmë për të kryer veprime bazike të lidhura me jetesën e përditshme dhe për pjesëmarrje në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike, sipas përcaktimeve të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit.
c) Përfituesit e pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilëve u është ndërprerë pagesa e aftësisë së kufizuar pas periudhës 2-vjeçare të punësimit, nëse përmbushin kriteret e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike.
12. Shkalla e nevojës për shërbimet e ndihmësit personal, gjithëpërfshirëse apo të herëpashershme, përcaktohet nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
13. Ndihmësit personalë përzgjidhen nga përfituesit, kujdestari ligjor/prindi ose përmes procesit të vendimmarrjes së mbështetur dhe mund të ofrohen nga anëtarë të familjës, të afërm të përfituesit ose familjes, përfaqësues ligjorë ose agjenci të specializuara, të regjistruara dhe të licencuara.
14. Ndihmësi personal, për të ofruar shërbimet e ndihmës personale, duhet të provojë vendbanimin e tij në Shqipëri brenda së njëjtës bashki, aftësinë mendore dhe fizike për të ofruar këto shërbime, që nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe që ka marrë trajnimin e nevojshëm.
15. Shërbimet e ndihmësit personal rregullohen përmes një kontrate ndërmjet marrësit të shërbimeve ose përfaqësuesit ligjor dhe ofruesit të shërbimit.
16. Pagesat për shërbime të ndihmësit personal lidhen me pagesat për shkak të aftësisë së kufizuar dhe indeksohen çdo vit.
17. Shuma e pagesës për shërbime gjithëpërfshirëse është 120% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar.
18. Shuma e pagesës për shërbime të herëpashershme është 80% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar.
19. Ndihmësit personalë, që ofrojnë shërbime të ndihmësit personal për më shumë se një përfitues, marrin një shtesë prej 50% të shumave përkatëse për çdo përfitues të shtuar.
20. Pagesat për shërbime të ndihmësit personal jepen në muajin pasardhës pas vendimit të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit. Pagesa kryhet përmes shërbimeve bankare ose Postës Shqiptare.
21. Kanë të drejtë të përftojnë shërbime të përkthimit të gjuhës së shenjave nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:
a) Personat që kanë 100% humbje të dëgjimit, të provuar me dokumente shoqëruese mjekësore;
b) Personat që përdorin gjuhën e shenjave në komunikimin e përditshëm, të verifikuar gjatë intervistës me komisionin shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
c) Kur kjo përcaktohet nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
V. PROCEDURA E ANKIMIMIT
1. Aplikuesi ka të drejtën e ankimimit në rastet e refuzimit të plotë apo të pjesshëm të aplikimit për përfitime për shkak të aftësisë së kufizuar. Ankimimi bëhet me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të refuzimit nga Zyra Rajonale e Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.
2. Aplikuesi ka të drejtën e ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së përgjigjes nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.
3. Aplikuesi ka të drejtë të bëjë ankimim pranë Gjykatës Administrative në përputhje me dispozitat e ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
4. Në rastet kur kërkesa pranohet, personit do t’i lindë e drejta e marrjes së përfitimeve që nga muaji pasardhës nga data e marrjes së vendimit për refuzim nga komisioni ose sipas përcaktimeve në vendimin e gjykatës.
VI. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Nuk i nënshtrohen procedurës së vlerësimit në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi përfituesit ekzistues sipas:
a) vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të cilët janë të verbër, invalidë pune, si edhe të verbrit, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) pikave 1 dhe 2, të vendimit nr.618, datë datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave,  “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) pikës 1, të vendimit nr.31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik e tetraplegjik”, të ndryshuar.
2. Ngarkohen të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të nxjerrë udhëzimet përkatëse në zbatim të këtij vendimit dhe formatet standard të aplikimit, vlerësimit dhe përcaktimit të aftësisë së kufizuar.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 shtator 2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1353,  DATË 10.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR PARAQITJEN E KËRKESËS, MBAJTJEN DHE PLOTËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TEKNIK, SI DHE TË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZVOGËLIMIT TË SIPËRFAQES E TË VËLLIMIT TË FONDIT PYJOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9385, date 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në të gjithë vendimin bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a)  Emërtimi “organe të qeverisjes vendore” zëvëndësohet me “bashki”;
b) Emërtimi “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvëndësohet me “Ministria e Mjedisit”;
c) Emërtimi “Drejtori Rajonale e Shërbimit Pyjor” zëvëndësohet me  “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”;
ç)  Termi “pyje komunale” zëvendësohet me “pyje bashkiake”.
2. Pas shkronjës “c”, të pikës 5, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor nga ana e kryetarit të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi pyjor.”.
3. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki identifikimin e ngastrave e të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave nga data e marrjes së kërkesës. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data që ajo e ka kërkuar.”.
4. Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 8, të këtij vendimi, dhe derdhet në llogarinë bankare të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi pyjor.”.
5. Pika 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“16. Kur kërkesa bëhet sipas përcaktimit të pikës 14, ajo shqyrtohet nga Ministria e Mjedisit brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Pas këtij afati ajo quhet e miratuar. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1374,  DATË 10.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE, QË NDIQEN PËR HEQJEN, SHTIMIN DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË FONDIT KULLOSOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 10, të  ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1374, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në të gjithë vendimin bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a)  Emërtimi “organe të qeverisjes vendore”  zëvëndësohet me “bashki”.
b) Emërtimi “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave”  zëvëndësohet me “Ministria e Mjedisit”.
c) Emërtimi “Drejtori Rajonale e Shërbimit Pyjor” zëvëndësohet me “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”.
ç)  Termi “kullotë komunale” zëvëndësohet me “kullotë bashkiake”.
2. Pas shkronjës “c”, të pikës 6, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të heqjes nga fondi kullosor nga ana e kryetarit të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”.
3. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki, identifikimin e ngastrave dhe të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave nga marrja e kërkesës. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 ditëve nga data që ajo e ka kërkuar.”.
4. Pika 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“12. Vlera e sipërfaqes kullosore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat “a” e “b”, të pikës 9, të këtij vendimi, dhe derdhet në llogarinë bankare të bashkisë brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”.
5. Pika 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“17. Kur kërkesa bëhet sipas përcaktimit në pikën 15, ajo shqyrtohet nga Ministria e Mjedisit brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Pas këtij afati, ajo quhet e miratuar. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, SHTABIT TË KOMANDANTIT SUPREM TË ALEATËVE TË ATLANTIKUT DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shtabit të Komandantit Suprem të Aleatëve të Atlantikut dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME TË ALEATËVE TË ATLANTIKUT, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme të Aleatëve të Atlantikut, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M 
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË PORTUGALISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Portugalisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROGRAMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS, PËR PERIUDHËN 2016-2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për periudhën 2016-2018, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E CEREMONIALIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.23/2015, datë 19.3.2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.229, datë 23.4.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR 
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.513, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN  E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “Bahrejn” me dokumentin pasaportë, për periudhën 10 qershor – 1 nëntor 2016.”.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
   Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.418, DATË 27.6.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLAVE, BORDEVE OSE KOMISIONEVE TË NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Bordet, këshillat dhe komisionet e njësive të qeverisjes qendrore përbëhen nga përfaqësues të njësive të qeverisjes qendrore dhe nga përfaqësues të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit përkatës. Përfaqësues i njësisë së qeverisjes qendrore, në këto organe, emërohet punonjësi organik i njësisë.
Punonjësit e emëruar me kohë të pjesshme në përbërje të bordeve, këshillave apo komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këto organe, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.”.
2. Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 3, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në ndarjen “Magjistratura” shtohet nënndarja “Bordi i redaktorëve”, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Në ndarjen “Ministria e Shëndetësisë” shtohet nënndarja “Bordi i edukimit të vazhdueshëm”, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
c) Në ndarjen “Ministria e Drejtësisë”, masa e pagesës në nënndarjen “Këshilli Drejtues i Komitetit Shqiptar të Birësimeve” bëhet 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj;
ç)  Në ndarjen “Ministria e Financave” bëhen këto ndryshime:
i. Emërtesa “Komisioni i Kualifikimit për Certifikimin e Auditëve të Brendshëm në sektorin publik”, bëhet “Komisioni i kualifikimit të audituesve të brendshëm”;
ii. Emërtesa “Bordi i Menaxhimit për Kontrollin e Brendshëm Financiar” bëhet “Bordi i Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik” dhe numri i anëtarëve të bordit bëhet “7 anëtarë”;
iii. Emërtesa “Komiteti i Auditimit të Brendshëm” shfuqizohet;
3. Pas shkronjës “d”, të pikës 5, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:
“dh. Masa e shpërblimit për anëtarin/kryetarin e Komitetit të Auditimit, që krijohet në njësinë publike, është 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo mbledhje, por jo më shumë se 4 pagesa në vit.”.
4. Njësia e qeverisjes qendrore, që emëron përfaqësues të saj në bordet, këshillat dhe komisionet, cakton në një funksion/strukturë përgjegjëse me detyrën e mbajtjes së bazës së të dhënave të angazhimit të punonjësve në këto organe.
5. Efektet financiare, që krijohen nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për institucionet e përmendura në këtë vendim.
6. Ngarkohen njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.