Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026:
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR MBROJTJEN E PROFESIONIT TË AVOKATIT, BËRË NË LUKSEMBURG, MË 13 MAJ 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM TEKNIK 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025, në kuadër të projektit “Mbështetje e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushën e sigurisë ushqimore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5, pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;
ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;
ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.
2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË PËRFITIMIT, KRITEREVE DHE KUSHTEVE TË VEÇANTA TË PËRFITIMIT PËR NDËRMARRJET MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME, PËR VITIN 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 11, të ligjit nr.43/2022, “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e masës së përfitimit, kritereve dhe kushteve e veçanta të përfitimit të fondit për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të NMVM-ve lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
2. Termat e përdorur, në përmbajtje të këtij vendimi, kanë të njëjtin kuptim me përkufizimet e dhëna në pikat 4 dhe 5, të nenit 3, të ligjit nr.43/2022, “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”.
3. Nuk përfitojnë nga ky fond ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat kanë përfituar burime financimi nga donatorë apo nga institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtët zëra apo aktivitete të lejuara nga këto projekte.
II. MASA E PËRFITIMIT, KRITERET DHE KUSHTET E VEÇANTA PËR PËRFITIMIN E FONDIT
1. Skema e mbështetjes financiare për shpenzimet korrente të programit ekonomik (04130) “Mbështetje për zhvillimin ekonomik” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit është në vlerën 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, që mbulon 100% të kostove të miratuara, por jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesë qind mijë) lekë.
2. Aplikuesit për përfitimin e fondit plotësojnë kriteret e përgjithshme, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 11, të ligjit nr.43/2022, “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, si dhe kriteret e veçanta të lidhura me projektplanin e biznesit, si më poshtë vijon:
a) Përputhshmëria e planit të biznesit me objektin dhe qëllimet e dhënies së fondit, duke pasur në fokus nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të NMVM-ve lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm;
b) Plani i biznesit, i detajuar me objektiva dhe elemente, të cilat identifikohen nëpërmjet rezultateve të matshme nga realizimi i tij;
c) Përshkrimi i detajuar i aktiviteteve që do realizohen;
ç) Përshkrimi i impaktit dhe i rezultateve të matshme;
d) Të dhëna konkrete që aktivitetet e ndërmarrjes rrisin numrin e të punësuarve;
dh) Të dhëna konkrete dhe të argumentuara për impaktin pozitiv mjedisor.
3. Aktivitetet e lejuara, me qëllim përfitimin e fondit, janë skema të mbështetjes financiare për zërin “Shpenzimet korrente”, që mbulon kostot e mëposhtme:
a) Certifikim të standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore);
b) Përmirësim të produktit përmes ambalazhimit, etiketimit;
c) Trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike software apo pajisje të reja etj., dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime;
ç) Krijimi i aplikacioneve apo i platformave, në funksion të zhvillimit të proceseve, lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj.
4. Dokumentacioni i nevojshëm, që shoqëron kërkesën për aplikim, duhet të dorëzohet i firmosur dhe i vulosur nga aplikuesi, në origjinal ose në kopje të njësuar me origjinalin, e të lëshuara jo më herët se 30 (tridhjetë) ditë nga data e aplikimit për fonde.
5. Disbursimi i fondit do të bëhet me dy këste, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.539, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, funksionimin, shpërblimin e anëtarëve të bordit vlerësues të kërkesave, si dhe procedurën konkurruese për dhënien e granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, të ndryshuar.
III. DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MODELIT TË FINANCIMIT TË BUXHETIT PËR SHKENCËN DHE KËRKIMIN SHKENCOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e modelit të financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm të financimit të kërkimit shkencor, i cili zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore, në varësi të ministrive dhe institucioneve qendrore të administratës shtetërore.
2. Modeli i financimit të kërkimit shkencor përbëhet nga këto instrumente:
a) Financimi bazë institucional (FBI);
b) Financimi i orientuar nga performanca (FOP);
c) Financimi për projekte kërkimore konkurruese (FPK), pjesë e të cilit është edhe fondi për infrastrukturën kërkimore dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
3. Financimi bazë institucional (FBI) dhe financimi i orientuar nga performanca (FOP) sigurohen me fonde të buxhetit të shtetit, që shpërndahen nëpërmjet buxheteve të ministrive apo të institucioneve qendrore përkatëse, që kanë propozuar krijimin e tyre.
4. Fondi për projektet kërkimore konkurruese (FPK) sigurohet me fonde të buxhetit të shtetit, i cili administrohet dhe shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (në vijim AKKSHI).
5. AKKSHI-ja ushtron funksionet e vlerësimit teknik, verifikimit të të dhënave, llogaritjes vjetore të koeficientëve K₁, K₂, K₃ dhe K₄ dhe të indeksit të performancës (IP), si dhe publikon çdo vit tabelën zyrtare përkatëse për financimin e orientuar nga performanca (FOP), sipas përcaktimeve në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Financimi bazë institucional (FBI):
a) përbën instrumentin kryesor të financimit publik për institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore;
b) ka për qëllim garantimin e funksionimit minimal dhe të qëndrueshëm të tyre;
c) garanton mbulimin e detyrimeve për paga, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe shpenzimet e funksionimit të tyre, bazuar në strukturën organike të miratuar dhe kostos për funksionimin minimal;
ç) planifikohet dhe shpërndahet nga institucionet krijuese të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor.
7. Financimi i orientuar nga performanca (FOP):
a) është një instrument financiar shtesë, i cili synon të stimulojë rritjen e cilësisë, produktivitetit dhe ndikimit të veprimtarisë kërkimore të instituteve dhe njësive të veçanta publike kërkimore;
b) bazohet në indeksin e performancës (IP), që është treguesi i përbërë sasior, i llogaritur nga AKKSHI-ja, sipas metodologjisë së përcaktuar në aneksin 1, i cili pasqyron në mënyrë krahasuese performancën e instituteve dhe njësive të veçanta publike kërkimore dhe shërben si bazë për shpërndarjen e financimit të orientuar nga performanca (FOP);
c) shpërndahet 100% proporcionalisht me indeksin e performancës (IP) mbi bazën e koeficientëve K₁–K₄, të llogaritur nga AKKSHI-ja, sipas formulës:
IPᵢ = 0.4K₁ᵢ + 0.3K₂ᵢ + 0.2K₃ᵢ + 0.1K₄ᵢ;
FOPᵢ = FOP_total × IPᵢ / ΣIP.
Në aneksin 1 jepet shembull ilustrues për llogaritjen e tij.
8. Pragu minimal i indeksit të performancës (IP) përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për shkencën. Institucionet me indeks performance (IP) nën pragun e përcaktuar me udhëzim nuk përfitojnë FOP-in për atë vit. Nëse IP-ja i një institucioni bie më shumë se 20% krahasuar me vitin pararendës, pjesa e FOP-it për atë institucion ulet në mënyrë proporcionale me normën e rënies.
9. Në rast se në një institucion krijues ka vetëm një institucion ose njësi të veçantë kërkimore, financimi i orientuar nga performanca (FOP) aplikohet mbi bazën e vlerësimit të arritjes së objektivave të përcaktuar në kontratën e performancës dhe treguesve të miratuar paraprakisht.
10. Financimi i orientuar nga performanca (FOP) për institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore aplikohet vitin e katërt, nga viti i krijimit ose i riorganizimit të tyre, pas përfundimit të një periudhe fillestare 3-vjeçare konsolidimi dhe ndërtimi kapacitetesh.
11. Gjatë periudhës së parë 3-vjeçare nga krijimi ose riorganizimi këto institucione financohen vetëm nëpërmjet financimit bazë institucional (FBI) dhe, kur është e zbatueshme, nëpërmjet financimit konkurrues për projekte (PK).
12. Financimi konkurrues për projekte (PK) është një instrument financiar që përdoret për mbështetjen e projekteve mbi bazë thirrjesh të hapura dhe procedurash konkurruese.
13. Institucionet e arsimit të lartë, institucionet e krijuara me ligj të posaçëm, institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor financohen nga fondi i programeve konkurruese, në bazë të projekteve konkurruese në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor. Përzgjedhja dhe vlerësimi i projekteve konkurruese bëhet sipas procedurave dhe kritereve të vlerësimit, të përcaktuara në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për çështjet e shkencës dhe kërkimin shkencor, sipas një metodologjie të publikuar paraprakisht.
14. Financimi për zhvillimin e kapitalit njerëzor kërkimor përfshin mobilitetin shkencor, formimin e avancuar, shkëmbimet ndërkombëtare dhe trajnimin në standardet e zonës evropiane të kërkimit (ERA), me synim forcimin e kapaciteteve të kërkuesve dhe integrimin e tyre në rrjetet ndërkombëtare.
15. Projektet kërkimore mund të bashkëfinancohen nga buxheti i shtetit, donatorë kombëtarë ose ndërkombëtarë dhe entitete private, vendase ose të huaja. Bashkëfinancimi formalizohet përmes një marrëveshjeje të posaçme, e cila përcakton:
a) instrumentet financiare të përdorura;
b) përqindjen e kontributeve të secilës palë;
c) kategoritë e shpenzimeve të pranueshme;
ç) procedurat e auditimit dhe kontrollit.
16. Pragu minimal i bashkëfinancimit të kërkuar duhet të jetë i përcaktuar në shpalljen e thirrjes nga AKKSHI-ja, përpara aplikimit nga subjektet. Mosrespektimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit përbën shkak për ndërprerjen e financimit dhe kthimin e fondeve.
17. Institucionet përfituese dorëzojnë raporte teknike dhe financiare, sipas formateve të standardizuara, të miratuara nga AKKSHI-ja dhe në përputhje me legjislacionin për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Monitorimi kryhet përmes vizitave në terren, verifikimit të planit të punës, analizës së treguesve të performancës dhe mekanizmave të monitorimit. Në rastet kur objektivat nuk realizohen, zbatohen masa, si reduktimi i fondeve, riorientimi i burimeve ose penalitete të tjera, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për kontrollin dhe menaxhimin financiar.
18. Në rast të pjesëmarrjes së shtetit shqiptar në një konsorcium evropian të infrastrukturës së kërkimit (ERIC), financimi i këtij konsorciumi duhet të plotësojë të gjitha kërkesat, modalitetet dhe procedurat e përcaktuara në rregulloren mbi kuadrin ligjor të komunitetit për një konsorcium evropian të infrastrukturës kërkimore (ERIC) nr.723/2009, datë 25 qershor 2009, të ndryshuar, dhe zbatohen rregullat e përcaktuara në këto rregullore.
19. Dispozitat e shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, nuk zbatohen për institucionet e krijuara me ligje të posaçme.
20. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe kërkimit shkencor, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe institucionet, institutet dhe njësitë e veçanta, që ushtrojnë veprimtari në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.486, DATË 17.6.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYPJEN, BOTIMIN, SHPËRNDARJEN DHE SHITJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 19 e 47, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 6, të vendimit nr.486, datë 17.6.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Nxënësit, që ndjekin arsimin bazë, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në institucionet arsimore publike, në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të cilëve u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas. Nxënësve, që ndjekin arsimin bazë në këto institucione, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.643, DATË 5.10.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT PËR PLANIFIKIMIN KOMBËTAR SPITALOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, e vendimit nr.643, datë 5.10.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, si organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për shëndetësinë, me 9 (nëntë) anëtarë, si më poshtë vijon:
– Prof. Alban Dibra, mjek kardiolog;
– Prof. Roland Bani, mjek familjeje;
– Prof. Alketa Qosja, mjek neonatologe;
– Prof. Altin Veshti, mjek kardiokirurg;
– Prof. Arben Rroji, mjek radiolog;
– Prof. Helidon Nina, mjek kirurg onkolog;
– Dr. Leon Kaza, mjek gjinekolog;
– Dr. Skënder Brataj, mjek urgjence;
– Znj. Rudina Degjoni, ekonomiste.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.707, DATË 21.11.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR TURIZMIN TË DISA PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË VIJËN BREGDETARE SHKODËR–FIER”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SPORTIN DHE TURIZMIN TË PASURISË NR.284/5, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 3774, RROGOZHINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në shtojcën e vendimit nr.707, datë 21.11.2018, të Këshillit të Ministrave, në pikën 20 hiqet prona e paluajtshme me nr.284/5, me vendndodhje në zonën kadastrale 3774.
2. Kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për sportin dhe turizmin të pronës së paluajtshme shtetërore, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, sipas kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
3. Ngarkohen ministria përgjegjëse për sportin dhe turizmin dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.445, DATË 31.7.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT TË PORTIT TË RI TREGTAR TË INTEGRUAR TË DURRËSIT NË PORTO-ROMANO””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.445 datë 31.7.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për zbatimin e projektit të portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto-Romano””, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, fjalët “… vlera e përgjithshme prej 815 696 300.40 (tetëqind e pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh …”, zëvendësohen me “… 819 943 380.4 (tetëqind e nëntëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e tre mijë e treqind e tetëdhjetë pikë katër) lekësh …”;
b) Në tabelën, bashkëlidhur vendimit, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
i. Të dhënat për shpronësim në nënndarjet me numrat rendorë 54, 55, 56, 57, 58, 60, 61, 62, 63, 67, 71, 73, 76 dhe 77 zëvendësohen përkatësisht me të dhënat në nënndarjet me të njëjtin numër rendor, sipas tabelës që bashkëlidhet këtij vendimi;
ii. Pas nënndarjes me numër rendor 290 shtohet nënndarja me numër rendor 291, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;
iii. Në paragrafin “Shënim”, në fund të tabelës, fjalët “… negociohet brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.” zëvendësohen me “… negociohet brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e aktit nënligjor për detajimin e metodologjisë së shkëmbimit në natyrë në zbatim të procedurës për shpronësim për realizimin e projektit të portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto-Romano.”.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Portual Durrës.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA “PORTI DETAR SARANDË”, SH.A., TE MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME DETARE, TË NJË PJESE TË PASURISË NR.26/72, NË ZONËN KADASTRALE 8641, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.586, DATË 10.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË INVENTARËVE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT U KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHOQËRIVE ANONIME DHE NDËRMARRJEVE TË SISTEMIT TË TRANSPORTIT DETAR DHE AJROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga “Porti Detar Sarandë”, sh.a., te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme Detare, të pronës, me emërtimin “Kapiteneria e Portit, Sarandë”, pjesë e pasurisë nr.26/72, në zonën kadastrale 8641, Sarandë, sipas formularit 1 (një) fletë dhe planit të rilevimit 1 (një) fletë, të cilat i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për ushtrimin e aktivitetit administrativ.
2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, hiqet nga sipërfaqja e përgjithshme e komponentit me emërtimin “Moli nr.1”, pjesë përbërëse e pronës, me emërtimin “Porti Detar Sarandë”, sh.a., sipas listës 4, të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.586, datë 10.9.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të inventarëve të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat u kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërive anonime dhe ndërmarrjeve të sistemit të transportit detar dhe ajror”, të ndryshuar.
3. Prona me emërtimin “Kapitaneria e Portit Sarandë” hiqet nga lista 5, e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.586, datë 10.9.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të inventarëve të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat u kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërive anonime dhe ndërmarrjeve të sistemit të transportit detar dhe ajror”, të ndryshuar.
4. Drejtorisë së Përgjithshme Detare i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit apo tjetërsimi i pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtoria e Përgjithshme Detare, “Porti Detar Sarandë”, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLOREVE PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE ME NDIKIM NË ENERGJI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të makinave larëse për përdorim shtëpiak dhe makinave larëse-tharëse për përdorim shtëpiak”, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të pajisjeve të ngrohjes lokale”, sipas aneksit nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të ekraneve elektronike”, sipas aneksit nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të kaldajave me lëndë djegëse të ngurtë dhe sistemet e përbëra nga kaldajë me lëndë djegëse të ngurtë, ngrohës shtesë, termostat dhe sistem diellor për ngrohjen e ujit”, sipas aneksit nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të ngrohësve të hapësirës, sistemet e integruara, sistemet që përfshijnë ngrohës hapësire, sisteme diellore dhe termostatë, si dhe sistemet që përfshijnë ngrohësit e integruar, sisteme diellore dhe termostatë”, sipas aneksit nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të enëlarëseve për përdorim shtëpiak”, sipas aneksit nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
7. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të kondicionerëve”, sipas aneksit nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të ndriçuesve”, sipas aneksit nr.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
9. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të njësive të ventilimit të banesave”, sipas aneksit nr.9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
10. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të ngrohësve të ujit, rezervuarëve të ujit të ngrohtë, paketave të ngrohësve të ujit dhe pajisjeve diellore”, sipas aneksit nr.10, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
11. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të frigoriferëve magazinues profesionalë”, sipas aneksit nr.11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
12. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të pajisjeve frigoriferike për përdorim shtëpiak”, sipas aneksit nr.12, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
13. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të pajisjeve frigoriferike me funksion të shitjes direkte”, sipas aneksit nr.13, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
14. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të telefonave inteligjentë dhe tabletave”, sipas aneksit nr.14, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
15. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të makinave tharëse për përdorim shtëpiak”, sipas aneksit nr.15, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
16. Miratimin e rregullores “Për etiketimin energjetik të furrave dhe aspiratorëve për përdorim shtëpiak”, sipas aneksit nr.16, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
17. Miratimin e rregullores “Për etiketimin e gomave në lidhje me eficiencën e karburantit dhe parametrave të tjerë”, sipas aneksit nr.17, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
18. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Inspektorati Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PROCEDURAT PËR VLERËSIMIN DHE SHQYRTIMIN E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE QË LIDHEN ME OSE NDIKOJNË NË INFRASTRUKTURËN PUBLIKE KRITIKE, TEKNOLOGJINË KRITIKE DHE MALLRAT ME PËRDORIM TË DYFISHTË, FURNIZIMIN ME TË DHËNA KRITIKE, QASJEN NË INFORMACIONE TË NDJESHME APO PËR LIRINË E MEDIAS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen me ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me të dhëna kritike, qasjen në informacione të ndjeshme apo për lirinë e medias”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Me anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ky vendim shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “STUDIM, PROJEKTIM, AKSI RRUGOR ELBASAN – LEKAJ, KORRIDORI 8, LOTI I (FAZA I, II, III) ELBASAN – PAPËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Studim, projektim, aksi rrugor Elbasan-Lekaj, korridori 8, loti I (faza I, II, III) Elbasan – Papër”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 46 241 507.4 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e dyzet e një mijë e pesëqind e shtatë pikë katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 46 241 507.4 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e dyzet e një mijë e pesëqind e shtatë pikë katër) lekësh përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësim.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION, RRUGA “MARIN BEÇIKEMI”, BASHKIA SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion, rruga “Marin Beçikemi”, Bashkia Shkodër”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
3. Pronari i pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 859 611 (tetëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 859 611 (tetëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, i pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Shkodër.
8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PARKU NATYROR “LIQENI I ULËZËS” DHE ZONA E MBROJTUR PËRRETH TIJ”, ME VENDNDODHJE NË BASHKINË MAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Parku Natyror “Liqeni i Ulëzës” dhe zona e mbrojtur përreth tij”, me vendndodhje në Bashkinë Mat.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Ministrisë së Mjedisit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall”, “njësi” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 4 041 111.70 (katër milionë e dyzet e një mijë e njëqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 041 111.70 (katër milionë e dyzet e një mijë e njëqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Ministria e Mjedisit.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ministria e Mjedisit.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Mat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Ministrisë së Mjedisit për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Ministrisë së Mjedisit për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Mat, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit të Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.159, DATË 17.3.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E FORMËS E TË PËRMBAJTJES SË DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT PËR TË HUAJT PA SHTETËSI, TË DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT, LEJES SË KALIMIT, TË DOKUMENTIT TË PËRKOHSHËM, DUBLIKATËS SË LEJES SË QËNDRIMIT E TË LEJES UNIKE, SI DHE TË LETËRNJOFTIMIT PËR TË HUAJT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 17, të nenit 4, të pikës 7, të nenit 12, të pikës 3, të nenit 13, të pikës 2, të nenit 15, të pikës 2, të nenit 38, dhe të pikës 3, të nenit 96, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.159, datë 17.3.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e formës e të përmbajtjes së dokumentit të udhëtimit për të huajt pa shtetësi, të dokumentit të udhëtimit, lejes së kalimit, të dokumentit të përkohshëm, dublikatës së lejes së qëndrimit e të lejes unike, si dhe të letërnjoftimit për të huajt”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 1, pas fjalëve “… pa shtetësi…” shtohen “…, të lëshuar nga autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për përcaktimin e statusit të pashtetësisë, …”;
b) Anekset nr.3, nr.4 dhe nr.5, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me anekset nr.3, nr.4 dhe nr.5, që i bashkëlidhen këtij vendimi;
c) Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Brendshëm” dhe “Ministria e Brendshme” zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministri i Punëve të Brendshme” dhe “Ministria e Punëve të Brendshme”.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.450, DATË 29.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE TË PËRMBAJTJES SË LEJEVE TË QËNDRIMIT PËR TË HUAJT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 32, dhe të pikës 11, të nenit 33/1, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 1, të vendimit nr.450, datë 29.6.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e formës dhe përmbajtjes së lejeve të qëndrimit për të huajt”, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Miratimin e formës së kartëqëndrimit të një anëtari të familjes së një shtetasi të Bashkimit Evropian, sipas aneksit nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.684, DATË 23.10.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400 KV FIER””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.684, datë 23.10.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… prej 13 127 773 (trembëdhjetë milionë e njëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh …” zëvendësohet me “… 36 569 266 (tridhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë …”;
b) Tabela, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Për pasuritë me nr.250/7, nr.250/18, nr.250/19, nr.250/20, nr.250/25, dhe nr.250/80, që korrespondojnë me numrat rendorë 4, 14, 15, 16, 19 dhe 25, të tabelës bashkëlidhur vendimit në fuqi, pronarët e të cilave janë likuiduar sipas vlerës së përcaktuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, diferenca e vlerës së shtuar të kompensimit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi, do t’i kalohet pronarëve të shpronësuar, të pasqyruar sipas numrave rendorë 4, 14, 15, 16, 19 dhe 25, të kësaj tabele.
3. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.712, DATË 31.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT PUBLIK PËR TË DREJTËN E PESHKIMIT NË UJËRAT E BRENDSHME, FORMAT E TJERA TË PESHKIMIT NË DET, PA PËRDORIMIN E MJETEVE LUNDRUESE, DHE ZHVILLIMIN E AKUAKULTURËS NË SIPËRFAQE PUBLIKE, TOKËSORE DHE UJORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 52, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.712, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme, format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, dhe zhvillimin e akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 11/1, 12 dhe 12/1 shfuqizohen.
2. Pikat 13, 14 e 15 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“13. Për kryerjen e procedurave të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e brendshme, për format e tjera të peshkimit në det pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave me urdhër të ministrit. Për ujëmbledhësit e bujqësisë në përgjegjësi administrimi të njësive të vetëqeverisjes vendore, Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave ngrihet me urdhër të titullarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ujëmbledhësi i bujqësisë.
14. Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave, në përmbushje të detyrimeve të tij, kryen procedurat e mëposhtme:
a) Shkarkon dokumentacionin e depozituar në format elektronik gjatë procesit të aplikimit nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, ruan një kopje elektronike të tij dhe harton procesverbalin e hapjes së konkurrimit;
b) Kryen procesin e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike edhe në rastin kur për objektin ujor të shpallur për konkurrim është paraqitur një konkurrues i vetëm;
c) Verifikon nëpërmjet institucionit përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe akuakulturës nëse subjekti konkurrues mbart detyrime financiare dhe nëse ndaj tij ka masa administrative;
ç) Në rastin kur konstatohen pasaktësi në kërkesën e paraqitur, kërkuesit i kërkohet në rrugë zyrtare që të korrigjojë pasaktësitë ekzistuese në dokumentacionin e kërkuar, brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e njoftimit. Kur kërkuesi plotëson pasaktësitë në dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar, kërkesa quhet e regjistruar nga dita që është dërguar. Kur kërkuesi nuk i plotëson brenda afatit të caktuar, kërkesa quhet se nuk është regjistruar;
d) Në përfundim të afatit të përcaktuar në shkronjën “ç” të kësaj pike, vlerëson me pikë dhe merr vendim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, sipas çdo elementi konkurrimi;
dh)Harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruhen pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit, si dhe renditja e subjekteve të kualifikuara sipas vlerësimit me pikë;
e) Paraqet te titullari procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit dhe vendimin për miratimin e procedurës brenda 7 (shtatë) ditëve;
ë) Njoftimi për rezultatet e konkurrimit dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe njoftimi vlerësohet i kryer brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e botimit.
15. Pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, titullari i institucionit lidh kontratën për zhvillimin e veprimtarisë së kërkuar dhe të miratuar në procesin e konkurrimit me subjektin fitues brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e përfundimit të shqyrtimit të ankimit, nëse ka.”.
3. Pikat 16 dhe 16/1 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“16. Kontrata tip, e cila lidhet me subjektin fitues, miratohet me urdhër të ministrit.
16/1. Për monitorimin e kontratave ngarkohet struktura përgjegjëse për monitorimin e kontratave. Procesi i monitorimit të kontratave përcaktohet me udhëzim të ministrit.”.
4. Pikat 17, 17/1 dhe 17/2 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“17. Subjektet konkurruese kanë të drejtën e ankimit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit të përcaktuar në shkronjën “ë”, të pikës 14, të këtij vendimi.
17/1. Brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e ankesës, me urdhër të titullarit ngrihet Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, me 3 (tre) anëtarë, që ka në përbërje:
a) një specialist të fushës;
b) një ekonomist;
c) një jurist.
17/2. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave merr vendim për:
a) pranimin e ankesës duke rivlerësuar dokumentacionin dhe procedurën në rast se vlerëson se në procedurën konkurruese janë shkelur kriteret procedurale apo ka pasur parregullsi në kryerjen e vlerësimit të kërkesave;
b) mospranimin e ankesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kërkesave në rast se vlerëson se në procedurën konkurruese nuk janë shkelur kriteret procedurale apo nuk ka pasur parregullsi në kryerjen e vlerësimit të kërkesave.”.
5. Pas pikës 17/2 shtohet pika 17/3, me këtë përmbajtje:
“17/3. Shqyrtimi i ankesës përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit sipas pikës 17 të këtij vendimi. Komisioni merr në shqyrtim njëkohësisht të gjitha ankesat, në rast se ka më shumë se një ankesë, për të njëjtën procedurë konkurrimi dhe për çdo ankesë merr një vendim të veçantë duke njoftuar subjektin ankimues.”.
6. Pika 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“18. Afati i kontratës për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e brendshme, për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese është 10 (dhjetë) vjet.”.
7. Pas pikës 19 shtohet pika 19/1, me këtë përmbajtje:
“19/1. Për ujëmbledhësit e bujqësisë në përgjegjësi administrimi të njësive të vetëqeverisjes vendore, procedurat e konkurrimit zhvillohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ujëmbledhësi i bujqësisë, sipas pikave 5, 5/1, 5/2, 11, 12/2, 13, 14, 15, 16/1, 17/1, 17/2 dhe 18, të këtij vendimi.”.
II. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E FORMAVE TË MBËSHTETJES NËPËRMJET SUBVENCIONIT PËR NDËRMARRJET SOCIALE, PËR PERIUDHËN 2026-2028
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.65/2016, “Për ndërmarrjet sociale në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për periudhën 2026-2028, sipas produktit përkatës të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesja sociale”.
2. Format e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale nëpërmjet subvencionit janë:
a) mbështetja e hapjeve të vendeve të reja të punës në pagesën e pagës minimale të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara;
b) mbështetja në pagesën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara.
3. Ndërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës, duhet të kenë:
a) një projektpropozim 3-vjeçar;
b) dokument që vërteton rritjen e numrit të të punësuarve, me përfaqësues nga grupet e pafavorizuara, të evidentuar në programet e mbrojtjes sociale dhe të punësimit, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Kërkesa me shkrim shoqërohet dhe me dokumentacione të tjera shtesë, si më poshtë vijon:
a) Ekstraktin historik të kompanisë, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) Kopje të pasqyrave financiare të vitit paraardhës në rast se organizata e ushtron aktivitetin prej më shumë se një viti dhe formularët e deklarimeve e të pagesave për personat fizikë;
c) Vërtetimin nga dega e tatimtaksave për shlyerjen e detyrimeve tatimore, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhë kohore njëvjeçare nga çasti i aplikimit;
ç) Informacionin mbi numrin e të punësuarve dhe nivelin e pagës së dhënë për çdo person;
d) Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit;
dh) Një kopje të aktit të inspektimit në punë në rast se organizata ka ushtruar më parë aktivitetin e saj.
5. Një ndërmarrje sociale mund të përfitojë subvencion për hapjen e deri 10 (dhjetë) vendeve të reja të punës, ku përfshihen pagesat e pagës minimale për punëmarrësit, për një periudhë 3-vjeçare.
6. Financimi i dy formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të pagës minimale dhe të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, bëhet në masën 100%, kundrejt paraqitjes së listëpagesave të punonjësve pranë Shërbimit Social Shtetëror.
7. Ndërmarrjet sociale, që paraqesin kërkesë për mbështetjen nga format e subvencioneve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të plotësojnë këto kushte:
a) Nuk duhet të kenë shkelur legjislacionin e punës dhe atë tatimor, lidhur me detyrimet ndaj punëmarrësve;
b) Kohëzgjatja e kontratës për të punësuarit nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara të jetë jo më pak se 3 (tre) vjet, duke garantuar qëndrueshmëri në vitet në vijim.
c) Jo më pak se 30% e të punësuarve të jenë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale.
8. Subvencionimi i ndërmarrjeve sociale në një nga format e përcaktuara në këtë vendim nuk kushtëzon të drejtën e tyre për të përfituar nga forma të tjera të mbështetjes së ndihmës shtetërore, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
9. Përjashtohen nga përfitimi i subvencionit të ndërmarrjeve sociale ato organizata jofitimprurëse që kanë përfituar në 3 vitet e fundit nga programi i mbështetjes financiare të buxhetit të shtetit, fondi social.
10. Vlera totale e ndihmës së dhënë një ndërmarrjeje sociale, e siguruar nga të gjitha format e mbështetjes së ndihmës shtetërore, përfshirë dhe format e mbështetjes nga buxheti i shtetit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, nuk do të kalojë shumën 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për një periudhë prej tre vjetësh.
11. Ndërmarrja sociale përfituese e formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, plotëson deklaratën për çdo ndihmë “de minimis”, të miratuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, të përfituar gjatë dy viteve të kaluara dhe vitit financiar në vazhdim.
12. Ministri përgjegjës për çështjet sociale ngre komisionin vlerësues të kërkesave të ndërmarrjeve sociale për përfitimin e subvencioneve dhe përcakton përbërjen dhe rregullat e organizimit e të funksionimit të tij.
13. Ndërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione raportojnë pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale lidhur me përdorimin e subvencionit të përfituar, sipas formatit të raportimit, të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.
14. Periudha e raportimit të veprimtarisë është viti kalendarik, i cili është në përputhje me vitin financiar të ushtrimit të veprimtarisë së saj.
15. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale, sipas produktit përkatës, të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesje sociale”.
16. Subvencionet e miratuara dhe marrëdhëniet juridike të krijuara në zbatim të vendimit nr.174, datë 24.3.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formave të mbështetjes nëpërmjet subvencionit për ndërmarrjet sociale për periudhën 2023–2025”, vijojnë të zbatohen deri në përfundimin e tyre, sipas kushteve, afateve dhe akteve individuale të nxjerra në bazë të tij.
17. Ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË GRAMSH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Gramsh, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Bicaj, Lenie, Grabovë e Poshtme, Valth, Sojnik dhe Bulçar, pjesë të njësive administrative Lenie, Kukur dhe Kodovjat, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 5 500 (pesë mijë e pesëqind) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Kalaj, Gribë dhe Kukur, pjesë të njësisë administrative Kukur, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 2 151 (dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Skënderbegas, Sëmbërdhenj, Bletëz, Ermenj, Kotkë dhe Kullollas, pjesë të njësisë administrative Skënderbegas, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 2 825 (dy mijë e tetëqind e njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Drizë dhe Cingar i Poshtëm, pjesë të njësisë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 195 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Bërsnik i Sipërm dhe Posnovisht, pjesë të njësisë administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1 186 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshatrat Kutërqar dhe Kodër Zgjupe, pjesë të njësisë administrative Sult, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1 293 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Tervol dhe Vinë, pjesë të njësisë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1 081 (një mijë e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Qerret, pjesë e njësisë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 239 (dyqind e tridhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshatrat Tunjë, Duzh, Lubinjë dhe Tunjë e Re, pjesë të njësisë administrative Tunjë, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1 535 (një mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshati Fshat-Gramsh, pjesë e njësisë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 298 (dyqind e nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
gj) Zona nr.11, fshatrat Zamshe, Shelcan dhe Snosëm, pjesë të njësive administrative Kukur dhe Kodovjat, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1 032 (një mijë e tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
h) Zona nr.12, fshati Jançe Mal, pjesë e njësisë administrative Tunjë, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 137 (njëqind e tridhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
i) Zona nr.13, fshati Sotirë, pjesë e njësisë administrative Kushovë, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
j) Zona nr.14, fshati Grabovë e Sipërme, pjesë e njësisë administrative Lenie, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 762 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
k) Zona nr.15, fshati Holtas, pjesë e njësisë administrative Poroçan, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 614 (gjashtëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
l) Zona nr.16, fshati Tervol, pjesë e njësisë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 611 (gjashtëqind e njëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Gramsh për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUÇOVË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kuçovë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Vlashuk, pjesë e njësisë administrative Kozare, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 43.63 (dyzet e tre pikë gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Vlashuk, pjesë e njësisë administrative Kozare, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 8.08 (tetë pikë zero tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Frashër, pjesë e njësisë administrative Kozare, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 38.32 (tridhjetë e tetë pikë tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Polovinë, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 4.68 (katër pikë gjashtëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Velagosht, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 10.21 (dhjetë pikë njëzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Velagosht, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 5.10 (pesë pikë dhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Velagosht, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 88.80 (tetëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Velagosht, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 7.44 (shtatë pikë dyzet e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Havalehas, pjesë e njësisë administrative Kozare, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 6.64 (gjashtë pikë gjashtëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshatrat Goraj dhe Sheqës, pjesë të njësive administrative Perondi dhe Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 1.76 (një pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
gj) Zona nr.11, fshatrat Goraj dhe Sheqës, pjesë të njësive administrative Perondi dhe Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.96 (zero pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
h) Zona nr.12, fshatrat Goraj dhe Sheqës, pjesë të njësive administrative Perondi dhe Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 8.05 (tetë pikë zero pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
i) Zona nr.13, fshati Lumas, pjesë e njësisë administrative Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 14.63 (katërmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
j) Zona nr.14, fshati Lumas, pjesë e njësisë administrative Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 14.85 (katërmbëdhjetë pikë tetëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
k) Zona nr.15, fshati Lumas, pjesë e njësisë administrative Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.92 (zero pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
l) Zona nr.16, fshati Lumas, pjesë e njësisë administrative Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 31.73 (tridhjetë e një pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ll) Zona nr.17, fshati Salcë Kozare, pjesë e njësisë administrative Kozare, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.84 (zero pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
m) Zona nr.18, fshati Polovinë, pjesë e njësisë administrative Perondi, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 9.84 (nëntë pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
n) Zona nr.19, fshati Luzaj, pjesë e njësisë administrative Lumas, Bashkia Kuçovë, Qarku Berat, me sipërfaqe 36.90 (tridhjetë e gjashtë pikë nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kuçovë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SARANDË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Sarandë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, pjesë e fshatit Gjashtë, zona kadastrale 2806, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 22 (njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, pjesë e fshatrave Gjashtë dhe Çukë, zona kadastrale 1430, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 43 (dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Sarandë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË TROPOJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Tropojë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, “Lugut i Thiut”, pjesë e njësisë administrative Bujan, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës, me sipërfaqe 140.07 (njëqind e dyzet pikë zero shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, Bjeshkët “Kucaj – Sylbicë – Dobërdol”, pjesë të njësisë administrative Tropojë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës, me sipërfaqe 5 547.77 (pesë mijë e pesëqind e dyzet e shtatë pikë shtatëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Tropojë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA