Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Shtator 2018:

V E N D I M
PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e znj. Fatime Imeraj në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BRENDSHME DHE MINISTRISË SË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, PËR FINANCIMIN E STUDIM-PROJEKTIMIT PËR NDËRTIMIN E KORPUSIT TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin buxhetor 09450, “Arsimi i lartë”, kapitulli “Shpenzime kapitale”, në artikullin 231, i pakësohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh.
2. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin “Policia e Shtetit”, në kapitullin “Shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për t’u përdorur për financimin e studim-projektimit për ndërtimin e korpusit të Policisë së Shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

SHPËRNDARJEN E FONDIT TË INVESTIMEVE PËR FUNKSIONIN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN NË DISA BASHKI, PËR VITIN 2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Fondi për investime për funksionin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, i miratuar në buxhetin e vitit 2018, në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, shpërndahet për blerje automjetesh zjarrfikëse për bashkitë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera, me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KODIT TË CILËSISË SË ARSIMIT TË LARTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 105, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, si përmbledhje e standardeve shtetërore për sigurimin e cilësisë, për programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, “Master i shkencave” dhe “Master i arteve”, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, sipas shtojcave nr.1, nr.2, nr.3, nr.4 e nr.5, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES SË HUAS TË DATËS 31.12.2012, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.103/2013

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së huas të datës 31.12.2012, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin nr.103/2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR BASHKËPUNIM DHE NDIHMË TË NDËRSJELLË NË EMERGJENCA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në emergjenca, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, NË LIDHJE ME OPERACIONET NDËRKUFITARE TË PATRULLIMIT AJROR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, në lidhje me operacionet ndërkufitare të patrullimit ajror, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË ORTAKËVE PËR STATUTIN E SHOQËRISË “AIR ALBANIA”, SH.P.K.

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndyshuar, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.309, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Autorizohet shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.34, DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SISTEMIMIN NË APARTAMENTE BANIMI TË FAMILJEVE QË BANOJNË NË TERRITORIN E PORTIT TË DURRËSIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34/1 e 39/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 4, në vendimin nr.34, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Procedurat e privatizimit të objekteve dhe lidhja e kontratës të bëhen brenda 2 (dy) vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Në rast se familja nuk paraqitet pranë EKB-së për lidhjen e kontratës brenda afatit 2-vjeçar, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, asaj i humbet e drejta e privatizimit, por i ofrohet mundësia për t’u trajtuar me qira sociale. Nëse familja poseduese nuk pranon të lidhë kontratë qiraje, EKB-ja fillon ndjekjen e procedurave për lirimin e objektit që do të përdoret nga Enti Kombëtar i Banesave në zbatim të programeve sociale të strehimit.”.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.313, DATË 1.7.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E STRUKTURËS, TË NUMRIT TË PUNONJËSVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE TË POLICISË SË BASHKISË DHE KOMUNËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8224, datë 15.5.1997, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në lidhjen bashkëlidhur vendimit nr.313, datë 1.7.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë:
1. Në pikën 1, të kreut VI, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Durrës, bëhet 80 (tetëdhjetë) veta.
2. Në pikën 19, të kreut XXXIV, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 (katërqind e njëzet e tetë) veta.
3. Numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive bëhet, gjithsej, 1 315 (një mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) veta.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E REZOLUTËS 1325 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, “MBI GRUAN, PAQEN DHE SIGURINË”, 2018-2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e planit të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Mbi gruan, paqen dhe sigurinë”, 2018-2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, të përmendura në planin e veprimit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.