Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Janar 2021:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR VITIN 2021
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për vitin 2021, sipas shtojcave nr.1, nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2021.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL PËR PERIUDHËN 2022-2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2022 – 2024, si dhe lidhjen nr.1 “Treguesit kryesorë makroekonomikë” dhe lidhjet nr.2/1 e nr.2/2 “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:
“★ 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
★ 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.246, DATË 30.3.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT TË KALIMIT PËR INTERES PUBLIK TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I KORRIDORIT TË KALIMIT TË GAZSJELLËSIT TAP (PJESË E PROJEKTIT TAP)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, pjesa e parë dhe e dytë, të shtojcës 1, të marrëveshjes së ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG”, dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.246, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, të cilat merren në përdorim të përkohshëm dhe mbi të cilat vendoset servituti për interes publik, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 473 469 (katërqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2, e cila merret në përdorim të përkohshëm, dhe për sipërfaqen 101 467.49 (njëqind e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë dyzet e nëntë) m2, mbi të cilën vendoset servituti, me një vlerë të përgjithshme prej 185 206 219.06 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë pikë zero gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme, prej 185 206 219.06 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë pikë zero gjashtë) lekësh, dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale, përfshirë edhe ato shtesë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohen nga shoqëria “TAP AG”, si subjekti kërkues i kësaj procedure.”.
b) Tabelat bashkëlidhur vendimit nr.246, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me tabelat që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “TAP AG”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe drejtoritë vendore, përkatësisht: Korçë, Devoll, Berat, Fier dhe Lushnjë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT QË KUFIZOHET NGA BULEVARDI “BAJRAM CURRI”, BULEVARDI “PETRO NINI LUARASI”, RRUGA “TAULANTIA”, RRUGA “ALI DEMI”, TIRANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Petro Nini Luarasi”, rruga “Taulantia”, rruga “Ali Demi”, Tiranë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, në shumën e përgjithshme prej 522 752 181 (pesëqind e njëzet e dy milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 522 752 181 (pesëqind e njëzet e dy milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
5. Vlera për shpenzimet procedurale në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë të përballohet nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në zyrat e Bashkisë Tiranë.
8. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tiranë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit.
11. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “LINJA 110 KV ME DY QARQE N/STACIONI BUSHAT- N/STACIONI VELIPOJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Linja 110 kv me dy qarqe n/stacioni Bushat – n/stacioni Velipojë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, në shumën e përgjithshme prej 323 460 (treqind e njëzet e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 323 460 (treqind e njëzet e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekësh, të përballohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a.
5. Vlera për shpenzimet procedurale, në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a.
8. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të OSHEE, sh.a.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të OSHEE, sh.a.
10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., Drejtoria Vendore Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE