Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Shkurt 2020:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E BUXHETIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR VITIN 2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e programit buxhetor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për vitin 2020, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për vitin 2020, sipas shtojcave nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2020.

 

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

EMËRIMIN NË DETYRË TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Emërimin e znj. Elona Kana në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit, sipas përcaktimit të shkronjës “d”, të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË PUKË, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE PUKË, TË PASURISË 1/258, ZONA KADASTRALE 3069, ME EMËRTIMIN “GODINË 2 KATE ZYRA”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.359, DATË 5.6.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “a”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Pukë, për njësinë administrative Pukë, të pasurisë 1/258, zona kadastrale 3069, me emërtimin “Godinë 2 kate zyra”, në administrim të Shërbimit Informativ të Shtetit, sipas formularit, gjithsej, 1 (një) fletë, dhe hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për ushtrimin e funksioneve administrative të Bashkisë Pukë.
2. Pasuria e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.359, datë 5.6.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Shërbimit Informativ Shtetëror”, të ndryshuar.
3. Bashkisë Pukë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit, të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen Bashkia Pukë, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PRONËSI, NGA QENDRA E REALIZIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT TE BASHKIA TIRANË, TË PASURISË NR.4/239-N, ME EMËRTIMIN “QENDRA E REALIZIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT”, NË ZONËN KADASTRALE 8260

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në pronësi, nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit te Bashkia Tiranë, të pasurisë nr.4/239-N, me emërtimin “Qendra e Realizimit të Veprave të Artit”, në zonën kadastrale 8260, me sipërfaqe 348 (treqind e dyzet e tetë) m2, me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, me qëllim përdorimin për kryerjen e veprimtarisë kulturore të Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit “Tirana”, sipas genplanit e planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE BASHKIA VLORË, TË NJË PJESE TË TRUALLIT FUNKSIONAL BRENDA TERRITORIT TË PRONËS NR.912, ME EMËRTIM “SHTËPIA E USHTARAKËVE”, ME VENDNDODHJE NË VLORË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Vlorë, të një sipërfaqeje trualli funksional, me sipërfaqe të përgjithshme prej 400 (katërqind) m², nga trualli funksional i pronës nr.912, me emërtim “Shtëpia e ushtarakëve”, me vendndodhje në Vlorë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për nevoja urbanistike, ndërtim rruge publike.
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, të hiqet prona nr.912, me emërtim “Shtëpia e ushtarakëve”, me vendndodhje në Vlorë. Sipërfaqja truall funksional, me sipërfaqe të përgjithshme prej 400 (katërqind) m², pjesë e pronës, sipas planrilevimit, të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të Bashkisë Vlorë, miratuar me vendimin nr.639, datë 29.9.2007, të Këshillit të Ministrave.
3. Bashkisë Vlorë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të sipërfaqes së pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë atë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vlorë për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N IS T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

KRITERET E RREGULLAT DHE PËR LEJIMIN E VEPRIMTARISË PËR MBLEDHJEN, AKSESIN E PËRDORIMIN E MATERIALEVE DHE TË MOSTRAVE NGA MJEDISET E ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 65, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Përcaktimin e kritereve dhe të rregullave për lejimin e veprimtarisë për mbledhjen, aksesin e përdorimin e materialeve dhe të mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura mjedisore.
2. Mbledhja, aksesi dhe përdorimi i materialeve biologjike dhe e mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura mjedisore në vegjetacione bimë, alga, myshqe dhe pjesë të tyre, në kafshë vertebrore dhe jovertebrore, në materiale mikrobike bakterie, virus dhe në kërpudha, në sasi të konsiderueshme, kryhet në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin.
3. Veprimtaria e mbledhjes dhe e përdorimit të materialeve a të mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura mjedisore kryhet pas miratimit të saj.
4. Të drejtën për mbledhjen dhe përdorimin e materialeve a të mostrave biologjike nga mjediset e zonave të mbrojtura e kanë institucionet kërkimore-shkencore, publike apo private, si: institucionet e arsimit të lartë, institucionet e qendrat ndërinstitucionale të kërkim-zhvillimit, institutet e kërkim-zhvillimit pranë ministrive, si dhe institucionet e tjera të interesuara, organizata jofitimprurëse të specializuara të kësaj fushe, studiues, studentë, vendas apo të huaj.
5. Subjektet e parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën për mbledhjen e përdorimin e materialeve a të mostrave biologjike nga mjediset e zonave të mbrojtura pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (në vijim, AKZM). Subjektet dorëzojnë kërkesën me shkrim pranë AKZM-Së të paktën 3 (tre) muaj para fillimit të veprimtarisë së planifikuar.
Kërkesa duhet të përmbajë:
a) emrin e mbiemrin e aplikantit;
b) adresën e aplikantit;
c) informacionin për veprimtarinë e kryer nga subjekti që ka paraqitur kërkesën;
ç) listën e anëtarëve të stafit që do marrin pjesë në veprimtarinë e aksesit, të mbledhjes e të përdorimit të materialeve biologjike ose të mostrave;
d) fushën e veprimtarisë dhe qëllimin e aksesit, të mbledhjes e të përdorimit të materialeve biologjike ose të mostrave;
dh) materialin biologjik që do të jetë objekt i veprimtarisë së aksesit, mbledhjes dhe të përdorimit, numrin e mostrave dhe sasitë përkatëse (që duhet të jenë në masën më minimale të nevojshme);
e) vendin dhe kohën e kryerjes së veprimtarisë;
ë) kushtet e ruajtjes e të transportit të materialeve biologjike ose të mostrave; dhe
f) deklaratën se veprimtaria nuk do të ketë ndikime negative në drejtim të erozionit gjenetik/humbjes.
6. Kërkesa me shkrim shoqërohet me informacionin e nevojshëm, sipas shtojcave 1, 2 e 3, dhe formularin e vetëdeklarimit, sipas shtojcës 4, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
7. AKZM-ja, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e dorëzimit, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur në bazë të kritereve të mëposhtme:
a) Veprimtaria kërkimore të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ruajtjen e mbrojtjen e natyrës dhe të planeve të menaxhimit;
b) Metodika e kampionimit të mos ndikojë në konservimin dhe në biologjinë e llojit;
c) Veprimtaria kërkimore të mos ketë ndikim negativ në diversitetin biologjik;
ç) Të jetë marrë miratimi paraprak për aksesin e përdorimin e materialit biologjik ndërmjet pronarit, kur toka është pronë private, dhe subjekteve/individëve, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi;
d) Të jetë rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe ndarjen e përfitimeve, monetare dhe jomonetare, në Republikën e Shqipërisë.
8. Kur kërkesa për mbledhjen dhe përdorimin e materialeve a të mostrave biologjike nga mjediset e zonave të mbrojtura paraqitet nga organizata jofitimprurëse e specializuar e kësaj fushe, studiues, studentë, vendas apo të huaj, veprimtaria përmban edhe këto kushte:
a) Ndarjen ose përdorimin e mëvonshëm të materialeve kërkimore ndërmjet studiuesve, vendas e të huaj, duke u mbështetur në kushtet e vendosura paraprakisht në marrëveshje dhe në bazë të rezultateve përfundimtare;
b) Të drejtën që Republika e Shqipërisë t’i shfrytëzojë a t’i përdorë kampionet ose produktin e arritur, si dhe të dhënat e mbledhura nëpërmjet këtyre veprimtarive;
c) Vlerësimin e të dhënave për zyrtarizimin e tyre;
ç) Pëlqimin e dhënë nga ministri, që të dhënat e rezultateve të kërkimeve të pasqyrohen në rrjetet ndërkombëtare të informacionit.
9. Në rast se AKZM-ja konstaton se kërkesa e paraqitur nga subjektet kërkuese të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, nuk plotëson kushtet/kriteret e përcaktuara në këtë vendim, Agjencia njofton subjektet për të bërë plotësimet e nevojshme brenda një afati 10- (dhjetë-) ditor.
10. AKZM-ja, pas plotësimit të dokumentacionit, shqyrton kërkesën brenda afatit të parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi, dhe, në përputhje me kushtet/kriteret e këtij vendimi, brenda 7 (shtatë) ditëve, nxjerr aktin e miratimit ose të refuzimit për veprimtarinë.
11.Materialet e mbledhura si pjesë e veprimtarive kërkimore mbeten pronë e Republikës së Shqipërisë ose e pronarit nga i cili janë mbledhur fillimisht dhe kthehen me përfundimin e veprimtarisë kërkimore, nëse nuk është rënë dakord ndryshe, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
12. Personeli i zonës së mbrojtur mjedisore, për të gjitha rastet e kryerjes së veprimtarisë së mbledhjes së materialeve dhe të mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura mjedisore, shoqëron subjektet fizike e juridike, vendas e të huaj, gjatë kryerjes së veprimtarisë prej tyre. Në rastet kur këto subjekte nuk njoftojnë Administratën e Zonave të Mbrojtura (në vijim, AdZM), ato nuk lejohen të kryejnë veprimtarinë dhe AdZM-ja njofton AKZM-në për marrjen e masave të nevojshme, deri në propozimin për shfuqizimin e miratimit të veprimtarisë.
13. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, NË LIDHJE ME SHËRBIMET AJRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me shërbimet ajrore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT TË RISTRUKTURIMIT TEKNIK DHE MENAXHUES TË KESH-SH.A. DHE FUQIZIMIN E SISTEMIT ELEKTRIK SHQIPTAR, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9045, DATË 3.4.2003

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit të ristrukturimit teknik dhe menaxhues të KESH-sh.a. dhe fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar, ratifikuar me ligjin nr.9045, datë 3.4.2003, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, NË EMËR TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE FONDIT GLOBAL PËR TË LUFTUAR SIDA-N, TUBERKULOZIN DHE MALARIEN, PËR PROGRAMIN “PËRSHKALLËZIMI DHE SIGURIMI I QËNDRUESHMËRISË SË PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ HIV/SIDA-S DHE TUBERKULOZIT NË GRUPET KRYESORE TË POPULLATËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Fondit Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarien, për programin “Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s dhe Tuberkulozit në grupet kryesore të popullatës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KFW FRANKFURT AM MAIN, (KFW), DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (PËRFITUESI), PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROGRAMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA, RAJONI VLORË, (KËSTI II), RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.75/2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet KfW Frankfurt am Main, (KfW), dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Përfituesi), për financimin shtesë për programin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë, (kësti II), ratifikuar me ligjin nr.75/2017, me një grant në shumën 5 424 266.79 (pesë milionë e katërqind e njëzet e katër mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë shtatëdhjetë e nëntë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9636, DATË 6.11.2006, “PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

DHËNIEN NDIHMËS SË MENJËHERSHME FINANCIARE PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN, NË RAST TË DËMTIMIT TË RËNDË TË PRONËS, PËR SHKAK TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1, shkronja “c”, dhe 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Punonjësi me gradë i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, në vijim punonjësi, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare në rastet kur prona e luajtshme apo e paluajtshme i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, të kryer në dëm të tij për shkak të detyrës dhe për rastin është referuar në prokurori.
2. Punonjësi, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës së luajtshme apo paluajtshme për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare në masën 100 % të vlerës së pronës së dëmtuar, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.
3. Për të përfituar ndihmë të menjëhershme financiare, punonjësi duhet të disponojë titull pronësie, bashkëpronësie apo dokument që vërteton procesin e legalizimit të pronës së dëmtuar.
4. Punonjësit i jepet ndihmë e menjëhershme financiare, sipas këtij vendimi, vetëm në rast se nuk ka përfituar dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimit, sipas legjislacionit për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit.
5. Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi paraqet kërkesë zyrtarisht pranë kryetarit të bashkisë përkatëse, shoqëruar nga dokumentacioni që kërkohet sipas këtij vendimi.
6. Kryetari i bashkisë përkatëse urdhëron, brenda 5 (pesë) ditëve nga paraqitja e kërkesës së punonjësit, ngritjen e Komisionit të Verifikimit të Faktit dhe Vlerësimin e Dëmit, në vijim Komisioni, në përbërje të të cilit duhet të ketë edhe specialistë të vlerësimit të pronave të luajtshme apo të paluajtshme.
7. Komisioni verifikon faktin e dëmtimit të pronës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bën vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe i paraqet kryetarit të bashkisë, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga miratimi i urdhrit për ngritjen e tij, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Procesverbal i cili duhet të përmbajë rekomandimet përkatëse;
b) Kërkesën me shkrim të punonjësit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
c) Kopje të njësuar me origjinalin të shkresës për referim të veprës penale në prokurori;
ç) Dokumentacioni që provon titullin e pronësisë, bashkëpronësisë, apo procesin e legalizimit, mbi pronën e dëmtuar;
d) Çdo dokument i administruar nga Komisioni.
8. Ndihma e menjëhershme financiare jepet me urdhër të kryetarit të bashkisë, bashkëlidhur të të cilit duhet të jetë dokumentacioni i administruar nga Komisioni.
9. Nëse provohet që ndihma e menjëhershme financiare është dhënë në kundërshtim të përcaktimeve të këtij vendimi ose në vendimin e organit procedues rezulton se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi është i detyruar të kthejë në masën 100 % shumën e përfituar.
10. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore.
11. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.594, DATË 31.8.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “VIJA BREGDETARE E QYTETIT TË VLORËS, FAZA 1, SHTESA, PJESA LINDORE”, VLORË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.594, datë 31.8.2016, të Këshillit të Ministrave, numri i pasurisë me numër rendor 4, në tabelën 2/A, “Shtesa në zonën I Skelë – Shkolla e Marinës”, ndryshon dhe bëhet 23/99+1-8.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Vlorë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS TË TRUALLIT ME SIPËRFAQE 620 M² DHE TË NDËRTESËS DYKATËSHE, ME SIPËRFAQE 116 M², PJESË TË PASURISË 1/156, ZONA KADASTRALE 1664, NJËSIA ADMINISTRATIVE FUSHË-KRUJË, BASHKIA KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të truallit me sipërfaqe 620 (gjashtëqind e njëzet) m² dhe të ndërtesës dykatëshe, me sipërfaqe 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) m², pjesë të pasurisë 1/156, zona kadastrale 1664, njësia administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë, sipas hartës kadastrale bashkëlidhur këtij vendimi, për ushtrimin e funksioneve administrative të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Krujë.
2. Agjencisë Shtetërore të Kadastrës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

PROCEDURAT E PAGESËS DHE TË RIVLERËSIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË JANË NË PROCES REGJISTRIMI, DUKE PËRFSHIRË EDHE PASURITË E LEGALIZUARA, NË PËRPUTHJE ME LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të ligjit nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME NË PROCES REGJISTRIMI PËR INDIVIDËT

1. Të gjithë individët dhe personat juridikë, të cilët kanë në proces regjistrimi pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (në vijim, ASHK), përshirë edhe lejet e legalizimit, sipas ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, apo do të aplikojnë për regjistrimin e tyre brenda datës 30.9.2020, kanë të drejtë që, brenda këtij afati, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut, sipas ligjit nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.
2. Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK-ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3 (tre) % e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit.
3. Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë, brenda datës 30.9.2020, për të regjistruar më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.
4. ASHK-ja vijon me trajtimin e aplikimit për rivlerësimin e pasurisë në proces regjistrimi dhe llogaritjen e tatimit 3%, nëse dokumentacioni i paraqitur për regjistrimin e pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme është në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”.

II. LLOGARITJA E BAZËS SË TATUESHME PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË NË PROCES REGJISTRIMI PËR INDIVIDËT

5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë drejtoria vendore e ASHK-së, kjo do të bëhet me çmimet referuese të përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi dhe sipas përcaktimeve të udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, dhe konkretisht:
5.1. Nëse pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, sipas çmimeve referuese në përputhje me aktin nënligjor në fuqi, dhe vlerës së zbritshme. Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzimit për metër katror e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi (udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave), në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacionit, sipas udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.
5.2. Nëse pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, llogaritur me çmimet referuese sipas aktit nënligjor në fuqi, dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshme.
6. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë një ekspert i licencuar, kur:
6.1. pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi (eksperti), me vlerën sipas kostos së shfrytëzimit për metër katror, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi (udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave) në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacionit, sipas udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.
6.2. pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi (eksperti) dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshme.
7. Si moment për llogaritjen e bazës së tatueshme për pasuritë, të cilat janë në proces regjistrimi, do të konsiderohet data e aplikimit për regjistrim në ASHK.

III. PARAQITJA DHE ADMINISTRIMI I KËRKESËS PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË NË PROCES REGJISTRIMI NGA INDIVIDËT

A. Aplikimi on-line
8. Individi ose përfaqësuesi i tij aplikon on-line për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar, që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, ai duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme, ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar).
Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së që është kompetente për territorin ku po regjistrohet pasuria e paluajtshme.
9. Individi që aplikon on-line për rivlerësimin e pasurisë në proces regjistrimi duhet të plotësojë në rubrikat përkatëse të platformës e-Albania të dhënat identifikuese të pasurisë në proces regjistrimi që kërkohet të rivlerësohet. Nëse individi nuk plotëson rubrikat që identifikojnë pasurinë, ai duhet detyrimisht të ngarkojë në platformë kopje të skanuar të dokumentit të pronësisë që disponon për pasurinë.
10. Punonjësi i drejtorisë vendore të ASHK-së shqyrton aplikimin, duke verifikuar:
a) identifikimin e pasurisë, sipas përcaktimeve të pikës 9, të këtij kreu; dhe
b) legjitimimin e individit aplikues. Punonjësi verifikon nëse individi që ka paraqitur kërkesën për rivlerësim (ose i përfaqësuari) është pronar apo një nga bashkëpronarët e pasurisë që kërkohet të rivlerësohet;
c) nëse dokumentacioni i paraqitur për pasurinë në proces regjistrimi është në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”.
Nëse nuk përmbushen kushtet e mësipërme, individi njoftohet nëpërmjet platformës, për të identifikuar pasurinë, ose për mosvijimin e aplikimit me arsyet përkatëse.
11. Nëse aplikimi i përmbush kushtet e pikës 10, të këtij kreu, dhe dokumentacioni i regjistrimit të pasurisë është në përputhje me ligjin nr.111/2018, vijohet me llogaritjen e tatimit të rivlerësimit, sipas rregullave të kreut II, të këtij vendimi, duke hartuar faturën për arkëtim.
12. Fatura për arkëtim plotësohet sipas modelit të shtojcës nr.3 që i bashkëlidhet vendimit dhe është pjesë përbërëse e tij. Fatura nënshkruhet dhe vuloset elektronikisht nga drejtoria vendore e ASHK-së dhe, së bashku me tarifat e shërbimit, i dërgohet aplikuesit nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
13. Përjashtimisht, kur individi kërkon rivlerësimin sipas aktit të ekspertit të licencuar, dërgimi, nëpërmjet platformës, i faturës së tatimit të nënshkruar dhe të vulosur elektronikisht, së bashku me tarifën e shërbimit, kryhet vetëm pasi të jetë administruar fizikisht (me postë) akti origjinal i vlerësimit të pasurisë, nënshkruar dhe vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë, si dhe fotokopja e njësuar e licencës së tij. Për këtë, individi, krahas aplikimit on-line, duhet të dërgojë me postë në zyrën/drejtorinë vendore të ASHK-së dokumentacionin fizik të mësipërm.
14. Pasi të jetë verifikuar shlyerja e pagesës së tatimit të rivlerësimit dhe të tarifave të shërbimit, aplikimi i individit konsiderohet i plotësuar dhe ASHK-së i lind detyrimi që, përveç regjistrimit të pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, të bëjë edhe pasqyrimin e rivlerësimit në regjistrin e pasurive, sipas rregullave të parashikuara në kreun VI, të këtij vendimi.

B. Aplikimi në sportel

15. Përjashtimisht, në rastet kur është e pamundur të administrohet aplikimi nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, aplikimi kryhet pranë zyrës pritëse (sportelit) në drejtorinë/zyrën vendore kompetente ku është në proces regjistrimi i pasurisë, duke paraqitur “Kërkesën për rivlerësim”, sipas formularit, shtojca nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, individi duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar).
16. Individi apo përfaqësuesi i tij me prokurë, në çdo rast, paraqitet me dokument identifikimi pranë zyrës pritëse të ASHK-së. Ai pajiset me dy kopje të paplotësuara të formularit “Kërkesë për rivlerësim” nga punonjësi përgjegjës.
16.1. Individi apo përfaqësuesi i tij me prokurë plotëson dy pikat e para të formularit. Të dhënat e plotësuara në formular dhe në dokumentacionin bashkëlidhur (kopje të dokumentit të pronësisë) verifikohen sipas përcaktimeve të pikës 10, të kreut III, të këtij vendimi.
16.2. Në rast përputhjeje të të dhënave, punonjësi përgjegjës plotëson pikën 3, të formularit, me vlerën e zbritshme.
16.3. Punonjësi llogarit tatimin që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi, sipas kreut II, të këtij vendimi, duke plotësuar pikën 4, të formularit, “Kërkesë për rivlerësim”.
16.4. Pas plotësimit të të gjitha pikave të mësipërme të formularit “Kërkesë për rivlerësim”, punonjësi përgjegjës e nënshkruan atë dhe një kopje ia jep individit ose përfaqësuesit të tij. Individi, ose përfaqësuesi i tij, pajiset gjithashtu me faturën për arkëtim (shtojca nr.3) për pagesën e tatimit, si dhe për tarifat e shërbimit.
16.5. Individi, pasi paguan në bankë tatimin dhe tarifën e shërbimit, dorëzon vërtetimin e pagesës së tyre pranë drejtorisë vendore të ASHK-së. Vërtetimi i pagesës i bashkëlidhet formularit të aplikimit.
16.6. Pas kryerjes së pagesës së tatimit dhe tarifave të shërbimit, aplikimi konsiderohet i plotësuar dhe drejtorisë vendore i lind detyrimi që, përveç regjistrimit të pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, të bëjë edhe pasqyrimin e rivlerësimit në regjistrin e pasurive, sipas rregullave të parashikuara në kreun VI, të këtij vendimi.

IV. RIVLERËSIMI I PASURISË SË PALUAJTSHME NË PROCES REGJISTRIMI PËR PERSONAT JURIDIK

17. Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruara në pasqyrat financiare të vitit 2019, në zërin “aktive afatgjata materiale”, pasuri të paluajtshme me vlerë kontabël më të vogël se vlera e tregut, dhe janë në proces regjistrimi të tyre në regjistrat e pasurive të paluajtshme pranë ASHK-së, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin e këtyre pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga vlerësues të pasurisë, ekspertë të pavarur të licencuar nga institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme.
18. Procedura e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme në proces regjistrimi të personave juridikë kryhet, si më poshtë vijon:
18.1. Përfaqësuesi i personit juridik paraqet pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku personi juridik është i regjistruar, këto dokumente:
a) Deklarimin vullnetar për rivlerësimin e pasurisë, sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Prokurën për përfaqësuesin ligjor, nëse kjo procedurë kryhet nga një përfaqësues ligjor i caktuar prej tij;
c) Kopjen e licencës së ekspertit të pavarur të vlerësimit të pasurisë;
ç) Kopjen e faturës së shërbimit të ekspertit të vlerësimit të pasurisë;
d) Aktin origjinal të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, të nënshkruar dhe të vulosur nga vlerësuesi i pasurisë;
dh) Dokumentin e lëshuar nga drejtoria vendore e ASHK-së, ku evidentohet se pasuria e paluajtshme e personit juridik që rivlerësohet është në proces regjistrimi pranë kësaj drejtorie;
e) Pasqyrën financiare (bilancin kontabël) të vitit 2019, ku rezulton e regjistruar në zërin “aktive afatgjata materiale”, pasuria e paluajtshme që rivlerësohet, përfshirë anekset shpjeguese për aktivin afatgjatë material që rivlerësohet;
ë) Kopjen e mandatit të pagesës për vlerësimin e pasurisë në masën 5 (pesë) % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël për pasuritë e paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare. Pagesa kryhet në njërën nga bankat e nivelit të dytë për llogari të thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sipas formatit të faturës së arkëtimit, shtojca nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, paguar sipas legjislacionit në fuqi.
18.2. Data e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme konsiderohet data e pagesës së kryer, siç përcaktohet në pikën 4, të nenit 3, të ligjit nr.90/2019.
18.3. Diferenca midis vlerës që rezulton nga rivlerësimi sipas aktit përkatës të ekspertit dhe vlerës kontabël të regjistruar në pasqyrat financiare regjistrohet përkatësisht në zërin përkatës të pasqyrave financiare, në përputhje me ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, si dhe në përputhje me ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Kjo vlerë nuk është objekt amortizimi për qëllime tatimore.
18.4. Pasqyrave financiare për rivlerësimet që kryhen brenda periudhës gjatë së cilës i shtrin efektet ligji nr.90/2019, sipas nenit 5, të tij, u bashkëlidhen pasqyrat analitike të vlerës kontabël të pasurive të paluajtshme të rivlerësuara.

V. PAGESA E TË ARDHURAVE NGA RIVLERËSIMI I PASURISË SË PALUAJTSHME NË PROCES REGJISTRIMI NË BUXHETIN E SHTETIT

19. Pagesa e tatimit nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në proces regjistrimi kryhet pranë bankave të nivelit të dytë sipas formularit “Fatura për arkëtim”, sipas modelit të shtojcës nr.3 dhe të shtojcës nr.4, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
20. Formulari u vihet në dispozicion klientëve-individë nga drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së dhe klientëve-persona juridikë nga drejtoritë rajonale tatimore. Gjithashtu, ky formular mund të shkarkohet edhe elektronikisht në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
21. “Fatura për arkëtim”, e plotësuar sipas këtij vendimi, nënshkruhet nga klienti. Për personin juridik është e detyrueshme që, përveç të dhënave të nënshkruesit, të plotësohen, gjithashtu, emri i personit juridik (shoqërisë) dhe NIPT-i/NUIS-i. Pas verifikimit për plotësimin e të dhënave të plota, banka, në zbatim të marrëveshjes dypalëshe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, pranon të kryejë arkëtimin, duke evidentuar llojin e të ardhurës, si dhe kodin e institucionit, sikurse është përcaktuar në “Faturën për arkëtim”, në bazë të kodit të të cilave do të kryhet kontabilizimi në sistemin informatik financiar të qeverisë (në vijim, SIFQ).
22. Arkëtimi i këtyre të ardhurave do të kryhet në llogarinë bankare të të ardhurave të thesarit në emër të institucionit të drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së. Drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së do të operojnë si agjentë tatimore për arkëtimin në buxhetin e shtetit të këtyre të ardhurave. Për këtë qëllim, në SIFQ do të çelen kodet e institucionit në grupin 80 për çdo drejtori/zyrë vendore të ASHK-së. Kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së personave juridikë (5%) do të bëhet në llogarinë ekonomike të të ardhurave 7020400, ndërsa kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së individëve (3%) do të bëhet në llogarinë ekonomike të të ardhurave 7020800.
23. Banka transferon arkëtimet në llogaritë bankare përkatëse në emër të Degës së Thesarit të çdo rrethi për çdo drejtori vendore, sipas kodeve përkatëse të çdo drejtorie.
24. Drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së, çdo muaj, bëjnë rakordimin me degën e thesarit për arkëtimet e kryera në përputhje me këtë vendim.
25. Në raste të derdhjeve gabim dhe detyrimit për të kthyer sërish ose pjesërisht shumën e derdhur gabim, drejtoria vendore e ASHK-së do të paraqesë urdhërpagesën së bashku me dokumentet justifikuese pranë degës së thesarit respektive për kthimin e shumës tek individi/personi juridik përfitues i kësaj shume. Për këtë qëllim, çdo drejtori vendore e ASHK-së duhet të miratojë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nëpunësin e saj autorizues dhe atë zbatues, për nënshkrimin e urdhërpagesës, si dhe depozitimin e firmave të autorizuara në degën e thesarit.

VI. TARIFA E KRYERJES SË SHËRBIMIT DHE DISPOZITA TË TJERA

26. Tarifa për kryerjen e shërbimit të rivlerësimit pranë ASHK-së për pasuritë e paluajtshme në proces regjistrimi është në masën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë dhe do të ketë kodin RVP në formularin e aplikimit.
27. Procedurat për pasqyrimin e rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme kryhen sipas dispozitave të përcaktuara në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të drejtorit të Përgjithshëm të ASHK-së, “Për procedurat e zbatimit të ligjit nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe përcaktimin e tarifës së shërbimit”.
28. Aplikimet për rivlerësim të pasurive që janë në proces regjistrimi, për të cilat është shlyer tatimi brenda datës 30.9.2020, trajtohen e përfundohen edhe pas kësaj date.
29. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “RIKUALIFIKIMI URBAN DHE SISTEMIMI I SHESHIT NË QENDËR TË QYTETIT, URA VAJGURORE, LAGJJA “18 TETORI”, FAZA E DYTË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban dhe sistemimi i sheshit në qendër të qytetit, Ura Vajgurore, lagjja “18 Tetori”, faza e dytë”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Ura Vajgurore.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 10 453 580 (dhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 10 453 580 (dhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekësh, do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Ura Vajgurore.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Ura Vajgurore.
8. Bashkia Ura Vajgurore të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Ura Vajgurore.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Ura Vajgurore, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit, mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësive në favor të shtetit, për pasuritë e shpronësuara.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, dhe Bashkia Ura Vajgurore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË KONTRIBUTIT TË DONACIONEVE NË FORMËN E PASURIVE TË PALUAJTSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “p”, të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në zbatim të shkronjës “p”, të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, vlera e pasurive të paluajtshme të dhuruara për rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas parashikimeve në ligjin nr.97/2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, njihet si shpenzim i njohur, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
2. Në zbatimin e këtij vendimi, termi “fatkeqësi natyrore” ka të njëjtin kuptim sipas përcaktimit në ligjin nr.97/2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”.
3. Për pasuritë e paluajtshme të dhuruara nga tatimpaguesit që janë subjekt i tatimit mbi fitimin apo i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, vlera e pasurive të paluajtshme, për efekt të llogaritjes së masës së nivelit të shpenzimeve të njohur, konsiderohet vlera kontabël neto e pasqyruar në bilancin e shoqërisë përpara momentit të dhurimit, minus shumën e amortizuar deri në periudhën e dhurimit.
4. Për pasuritë e paluajtshme të dhuruara nga tatimpaguesit që janë subjekt i tatimit mbi fitimin apo i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të rivlerësuara më parë, vlera e pasurive të paluajtshme, për efekt të llogaritjes së masës së nivelit të shpenzimeve të njohur, konsiderohet vlera e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi, sipas akteve ligjore në fuqi në momentin e rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme.
5. Për pasuritë e paluajtshme të dhuruara, tatimpaguesit duhet të disponojnë dokumentacionin e fitimit të pronësisë.
6. Në rastet kur pasuria e paluajtshme, e regjistruar në bilancin e shoqërisë, është e ndërtuar nga vetë shoqëria apo nga një nënkontraktor, si shoqëri ndërtuese, si vlerë e pasurisë do të konsiderohet vlera e investimit e dorëzuar në organet e pushtetit vendor për efekt të llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë.
7. Vlera e pasurive të paluajtshme të dhuruara nga institucionet financiare bankare dhe jobankare, për efekt të përllogaritjes së shpenzimit të njohur para tatimit, konsiderohet vlera e pasqyruar në aktivet e bilancit të këtyre institucioneve në momentin e fitimit të aktit të pronësisë, sipas legjislacionit të fushës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E VLERËS SË DËMIT TË SHKAKTUAR NË ZONAT E MBROJTURA MJEDISORE, MËNYRËN E VLERËSIMIT, MBLEDHJES DHE ADMINISTRIMIT TË SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 68, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Përcaktimin e vlerës së dëmit të shkaktuar në zonat e mbrojtura mjedisore, e cila përbëhet nga dëmi i shkaktuar dhe kostot e riparimit të dëmit, e të rehabilitimit të zonës e të kthimit të saj në gjendjen e mëparshme si dhe administrimin e vlerës monetare të zhdëmtimit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), e cila, nëpërmjet strukturave të saj të varësisë, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM), në nivel qarku, vendos masat administrative dhe mbledhjen e vlerës për dëmin e shkaktuar në zonë të mbrojtur mjedisore (ZMM).
2. Personi juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a i huaj, është përgjegjës për të paguar:
a) vlerën e dëmin të shkaktuar;
b) koston e riparimit të dëmit, me qëllim rehabilitimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të sipërfaqes së ZMM-së.
3. Vlera e dëmit të shkaktuar në sipërfaqet e zonave të mbrojtura, që paguajnë dëmtuesit e zonës së mbrojtur, është sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi. Vlerësimi bëhet me metoda standarde të matjes së sasisë apo sipërfaqes së dëmtuar, duke u bazuar për këtë në moshën (e fidanëve, drurëve pyjorë etj.), kohën e shpenzuar apo madhësinë e njësisë, sipas rastit të paraqitur për secilin zë në lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Kostot e riparimit të dëmit e të rehabilitimit të zonave të dëmtuara për kthimin e saj në gjendjen e mëparshme, përcaktohen rast pas rasti me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së.
5. Kontrolli i zonës së mbrojtur, me qëllim vlerësimin e dëmit, realizohet nga administrata e zonës së mbrojtur dhe bëhet rast pas rasti, nga struktura e AdZM-ve në qarqe, ose me grupe të posaçme, me përbërje të punonjësve të AdZM-së dhe të ekspertëve mjedisorë, në rast se lind e nevojshme, dhe që ngrihen me urdhër të drejtorit të AdZM-së, në të cilin përcaktohet objekti i kontrollit dhe koha e kryerjes së tij.
6. Strukturat përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit, të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, zbatojnë procedurat e parashikuara në ligjin nr.10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
7. Procesverbali i dëmit, sipas formatit të miratuar me urdhër të ministrit, firmoset nga të dyja palët. Mosfirmosja e tij nga personi juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a i huaj, ose nga përfaqësuesi i tij, nuk e bën atë të pavlefshëm.
8. Struktura përgjegjëse në AdZM, për ushtrimin e kontrollit, pas konstatimit të shkeljeve, brenda 5 (pesë) ditëve, së bashku me një kopje të procesverbalit, i paraqet komisionit të AKZM-së një raport, i cili përmban informacion mbi shkeljet e konstatura, duke përmbledhur arsyet ligjore dhe faktike për të cilat kërkohet vendimmarrja e AKZM-së. Ndaj vendimit të Komisionit të AKZM-së, personi juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a i huaj, mund të ushtrojë të drejtën e ankimit te drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së.
9. Në rastet e ankimit, drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së krijon grupin e ekspertëve të rivlerësimit, të përbërë nga specialistët e AKZM-së dhe, sipas rastit, mund të thërrasë edhe ekspertë të tjerë të fushës, të cilët, së bashku me specialistët e AdZM-së dhe personin juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a të huaj, kryejnë rivlerësimin e dëmit, për të cilin mbahet një proceverbal rivlerësimi.
10. AKZM-ja, pas marrjes së raportit të rivlerësimit të dëmit, përcakton datën për shqyrtimin e pretendimeve të personit juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a të huaj, e cila iu njoftohet atyre zyrtarisht, me qëllim paraqitjen e provave mbi pretendimet e ngritura.
11. AKZM-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve, njofton me shkrim personin juridik ose fizik, publik ose privat, vendas a i huaj, për vendimin e marrë. Në rastet e mospranimit ndaj vendimit të dhënë, bazuar në dispozitat ligjore dhe në aktet nënligjore në fuqi, bëhet ankim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
12. Të ardhurat e siguruara nga mbledhja e vlerës së dëmit, e shkaktuar në zonë të mbrojtur mjedisore, administrohet në llogarinë e të ardhurave të AKZM-së dhe përdoren në përputhje me nenin 58, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”.
13. AKZM-ja është përgjegjëse për përdorimin e të gjitha të ardhurave të realizuara në territorin e zonave të mbrojtura mjedisore nga aktiviteti ekonomik, përfshirë edhe pagesat e vlerës së dëmit, sipas ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, në përputhje edhe me dispozitat e akteve të tjera, ligjore e nënligjore, në fuqi.
14. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonën 2, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 3, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE GOLEM , BASHKIA KAVAJË, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Golem, Bashkia Kavajë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Kavajë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE KRUJË, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Krujë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE LEZHË, BASHKIA LEZHË, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 2, njësia administrative Lezhë, Bashkia Lezhë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Lezhë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE LEZHË, BASHKIA LEZHË, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Lezhë, Bashkia Lezhë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike,
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Lezhë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MARIKAJ, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Marikaj, Bashkia Vorë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Vorë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.