Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Dhjetor 2020

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Dhjetor 2020:

 

V E N D I M
PËR

ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN E PËRCAKTIMIN E KOMPETENCAVE TË QENDRËS SË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT PËR SISTEMIN E DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 100, 147/a, pika 1, shkronja “d”, e 148/b, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe të nenit 92, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullave për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (në vijim, qendra).

2. Qendra është institucion publik buxhetor, që gëzon personalitet juridik, me seli në Tiranë. Qendra ngrihet dhe funksionon pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili siguron ambientet e përshtatshme të punës për të. Funksionet mbështetëse horizontale administrative, financiare e logjistike kryhen për qendrën nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

3. Për qëllime të këtij vendimi, institucione të sistemit të drejtësisë janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të gjitha gjykatat e caktuara me ligj, përfshirë Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të gjitha prokuroritë e caktuara me ligj, përfshirë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

4. Qendra financohet nga buxheti i shtetit si një program buxhetor i veçantë në buxhetin e përgjithshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
5. Misioni i qendrës është caktimi i standardeve dhe i politikave, në përputhje me rregullat për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, për një funksionim efektiv të sistemeve të teknologjisë së përpunimit të informacionit dhe të të dhënave (pajisje dhe programe), duke siguruar përmbushjen e nevojave të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Qendra nuk ka akses të drejtpërdrejtë në sistemet e teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.

6. Qendra, në përmbushjen e veprimtarisë së saj, bazohet në këto parime:

a) garantimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ndarja e pushteteve;
b) garantimi i sigurisë dhe integritetit të të dhënave në sistemet e teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë;
c) mbrojtja e të dhënave personale dhe garantimi i konfidencialitetit;
ç) ruajtja e sekretit dhe ndalimi i publikimit të akteve hetimore;
ç) garantimi i ndërveprimit dhe i shkëmbimit të të dhënave ndërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë;
d) garantimi i prodhimit dhe i shpërndarjes së statistikave ndërmjet institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë;
dh) garantimi i zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

7. Aktet e nxjerra nga qendra janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë.

8. Qendra organizohet dhe ushtron funksionet nëpërmjet organeve drejtuese, si më poshtë vijon:

a) Drejtori ekzekutiv;
b) Bordi drejtues.

Në ushtrimin e funksioneve të saj, qendra mbështetet nga ekipi këshillimor i ekspertëve, si organ këshillimor i bordit drejtues dhe nga struktura e përhershme e ngritur sipas shkronjës “a”, të pikës 10, të këtij vendimi.

9. Bordi drejtues është organ kolegjial vendimmarrës, që kryesohet nga kryetari i bordit dhe ka në përbërje 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë me të drejtë vote, si vijon:

a) një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i caktuar nga mbledhja plenare;
b) një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i caktuar nga mbledhja plenare;
c) një përfaqësues nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
ç) një përfaqësues nga Shkolla e Magjistraturës;
d) një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme;
dh) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë;
e) një përdorues fundor që përfaqëson Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
ë) një përdorues fundor nga prokuroritë e shkallëve të ndryshme;
f) dy përdorues fundorë nga gjykatat e shkallëve të ndryshme;
g) një përdorues fundor nga gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

9.1. Përdoruesi fundor nga prokuroritë e shkallëve të ndryshme zgjidhet nga Prokurori i Përgjithshëm nga kandidaturat e propozuara nga drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

9.2. Përdoruesi fundor i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

9.3. Përdoruesit fundorë nga gjykatat e shkallëve të ndryshme zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nga kandidaturat e propozuara nga kryetarët e gjykatave.

9.4. Përdoruesi fundor nga gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar zgjidhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nga kandidaturat e propozuara nga të dy kryetarët e gjykatave të posaçme.

9.5. Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të marrë pjesë personalisht ose, në pamundësi, përmes një inspektori të autorizuar.

9.6. Përfaqësuesi i Shkollës së Magjistraturës është kancelari, i cili merr pjesë personalisht ose përmes një përfaqësuesi të autorizuar.

9.7. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme është sekretari i Përgjithshëm, i cili merr pjesë personalisht ose përmes një përfaqësuesi të autorizuar.

9.8. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë është sekretari i Përgjithshëm, i cili merr pjesë personalisht ose përmes një përfaqësuesi të autorizuar.

10. Bordi drejtues ushtron kompetencat e tij në zbatim të politikave të përgjithshme shtetërore për përmbushjen e nevojave të veçanta të sigurisë, teknike dhe operative, për çdo institucion të sistemit të drejtësisë, duke treguar kujdes të veçantë për sigurinë kibernetike, integritetin e mbrojtjen e sistemit dhe të të dhënave të përdorura e të ruajtura nga sistemi. Bordi ushtron kompetencat, si më poshtë vijon:

a) Propozon strukturën e organikën e qendrës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor;
b) Miraton projektbuxhetin e qendrës;
c) Miraton rregulloren e brendshme për organizimin e funksionimin e Qendrës;
ç) Emëron drejtorin ekzekutiv në përfundim të procedurës së realizuar nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
d) Përcakton rregullat e udhëzimet për institucionet e sistemit të drejtësisë lidhur me hapat dhe masat që duhet të merren për teknologjinë e informacionit në sistemin e drejtësisë, me qëllim sigurimin e ndërveprimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit;
dh) Vendos për masat më të larta mbrojtëse që përcaktojnë aksesin e secilit institucion, bazuar në rolin e secilit prej tyre në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të të dhënave. Aksesi i bazuar te roli i institucionit duhet të përcaktohet nga rrjedha e proceseve të punës e nevojat operative të punës së çdo institucioni. Ky lloj aksesi duhet të krijohet për secilën teknologji informacioni dhe/ose sistem të dhënash brenda çdo institucioni;
e) Përcakton rregulla dhe procedura përmes të cilave Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i garantohet aksesi i plotë, pa të drejtë modifikimi/ndërhyrjeje në sistemet e të dhënave dhe të teknologjisë së informacionit, siç parashikohet në ligj;
ë) Miraton rregullat e procedurat përmes të cilave garantohet mbrojtja dhe konfidencialiteti i të dhënave personale, si dhe ruajtja e sekretit dhe ndalimi i publikimit të akteve hetimore, ndërkohë që garantohet edhe e drejta për një proces të rregullt;
f) Miraton rregullat e procedurat për dhënien e aksesit të sigurt, nga autoritetet publike, të parashikuara nga ligji apo vendimet e Këshillit të Ministrave, për organet proceduese gjatë kryerjes së hetimit e të ushtrimit të ndjekjes penale;
g) Miraton protokollet për mbledhjen, përdorimin e shkëmbimin e të dhënave;
gj) Miraton masa që sistemet elektronike të teknologjisë së informacionit të gjenerojnë informacionin statistikor që nevojitet për punën e të gjitha institucioneve në sistemin e drejtësisë në konsultim të ngushtë me institucionet përkatëse;
h) Miraton strategjinë e përgjithshme dhe vizionin lidhur me teknologjinë e informacionit për institucionet e sistemit të drejtësisë, si dhe miraton plane strategjike afatgjata për teknologjinë;
i) Miraton arkitekturën e strukturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë në përputhje me standardet e miratuara;
j) Mbikëqyr zbatimin e specifikimeve teknike për sistemet e teknologjisë së informacionit të sistemit të drejtësisë;
k) Informon institucionet e sistemit të drejtësisë çdo vit lidhur me gjendjen e përdorimit e të funksionimit të sistemeve të tyre të teknologjisë së informacionit;
l) Siguron që institucionet e sistemit të drejtësisë kryejnë, përmes një ekspertize të kualifikuar e të pavarur, auditimin e bazave të tyre të të dhënave;
ll) Përcakton prioritetet në drejtim të investimit e të zbatimit të projekteve të reja;
m) Miraton të gjitha nismat që lidhen me teknologjinë e informacionit, së bashku me buxhetet përkatëse;
n) Miraton politikat që lidhen me zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore përgjegjëse për teknologjinë e informacionit në institucionet e sistemit të drejtësisë, si dhe politikat për pajisjet e teknologjisë së informacionit e programet kompjuterike që përdoren nga institucionet e sistemit të drejtësisë;
nj) Përcakton standardet e politikat për prokurimin e mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit, të pajisjeve dhe të programeve kompjuterike, si dhe të shërbimeve të internetit e intranetit;
o) Siguron që prokurimet dhe kontratat e institucioneve të sistemit të drejtësisë për zhvillimin e mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit, të pajisjeve dhe të programeve kompjuterike, si dhe për shërbimet e internetit, edhe intranetit, kryhen në përputhje me standardet e politikat e miratuara;
p) Vlerëson e miraton paraprakisht të gjitha marrëveshjet që mund të lidhin institucionet e sistemit të drejtësisë me persona fizikë, juridikë, publikë ose privatë, si dhe me organizatat jofitimprurëse, të cilët kanë ndikim në funksionimin e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të të dhënave;
q) Siguron menaxhimin, funksionimin e mirëmbajtjen e besueshme dhe të sigurt të sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë;
r) Vendos rregulla për administrimin e të gjitha sistemeve të teknologjisë së informacionit e miraton udhëzime për përdorimin e tyre.

11. Në rast se vendimmarrja për politikat e standardet lidhur me sigurinë, integritetin e bazës së të dhënave shtetërore ose të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, aksesin, shkëmbimin ose ndërveprimin e të dhënave, vlerësohet se përmbush pragun e nevojave të të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë, përveç Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe/ose gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, anëtarët e bordit drejtues që përfaqësojnë këto institucione mund të propozojnë vendimmarrje të veçantë, e cila adreson nevojat unike të këtyre institucioneve. Bordi drejtues pranon propozimin e merr vendim të veçantë në përputhje me të. Këto vendime përcaktojnë në mënyrë të shprehur kufizimin e zbatimit vetëm nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe/ose gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

12. Bordi drejtues mblidhet të paktën 1 (një) herë në muaj. Kryetari i bordit mund të thërrasë mbledhje më të shpeshta, nëse ka çështje që duhet të trajtohen.

13. Mbledhja e bordit është e vlefshme kur janë të pranishëm të paktën 7 (shtatë) anëtarë. Kur kuorumi nuk plotësohet, kryetari vendos thirrjen e mbledhjes në një ditë tjetër. Bordi vendos në votim të hapur me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Anëtari i bordit, i pranishëm në mbledhje, nuk mund të heqë dorë nga votimi, përveçse kur ka konflikt interesi ose pengesa të tjera sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Kryetari është anëtari i fundit, i cili voton lidhur me një çështje. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese. Çdo anëtar i bordit mban përgjegjësi për votën dhe ka të drejtë të bëjë një deklarim të shkurtër me gojë ose me shkrim për arsyet e votimit.

14. Kryetari i bordit drejtues kryen këto funksione:

a) përgatit, thërret e drejton mbledhjet e bordit;
b) mbikëqyr mbështetjen e nevojshme administrative, financiare dhe logjistike nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për funksionimin e qendrës;
c) në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe strukturën e përhershme të qendrës, siguron mbështetjen administrative dhe organizative për funksionimin e bordit;
ç) siguron që mbledhja e bordit të regjistrohet në sistemin audio dhe një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së bordit bëhet publike në faqen e internetit të qendrës;
d) drejton procesin e shpërndarjes së detyrave ndërmjet anëtarëve të bordit;
dh) drejton procesin e hartimit e të zbatimit të planit vjetor të bordit dhe siguron publikimin e tij;
e) siguron dorëzimin e projektbuxhetit të qendrës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afatit dhe merr pjesë në diskutimet e Kuvendit për buxhetin e sistemit gjyqësor;
ë) siguron dokumentimin e mbledhjes se Bordit e mbajtjen e dokumentacionit, në përputhje me legjislacionin për arkivat;
f) ushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me vendim të bordit ose nga legjislacioni në fuqi.

15. Kryetari i bordit drejtues është anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa zëvendëskryetar i tij është anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

16. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha kompetencat e kryetarit në mungesë dhe në pamundësi të këtij të fundit, si dhe në rastet e pamundësisë së përkohshme të kryetarit.

17. Marrëdhëniet e punës së drejtorit ekzekutiv dhe të nëpunësve të qendrës rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil.

18. Drejtori ekzekutiv i qendrës emërohet sipas dispozitave të përcaktuara në legjislacionin për nëpunësin civil dhe të këtij vendimi. Përveç kërkesave të përgjithshme të përcaktuara në legjislacionin për nëpunësin civil dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në përshkrimin e punës, drejtori ekzekutiv i qendrës duhet të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në sektorin e teknologjisë së informacionit.

19. Drejtori ekzekutiv ushtron kompetencat dhe kryen këto detyra:

a) përfaqëson qendrën në marrëdhëniet me palët e treta;
b) menaxhon veprimtarinë e qendrës dhe të nëpunësve të saj;
c) kujdeset për dokumentimin e të gjitha mbledhjeve të bordit dhe publikimin e tyre, sipas udhëzimeve të kryetarit të bordit;
ç) udhëzon e bashkëpunon me njësinë e burimeve njerëzore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartimin e përshkrimeve të punës sipas specifikave të çdo pozicioni pune;
d) udhëzon e bashkëpunon me njësinë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për hartimin e projektbuxhetit të qendrës dhe siguron dorëzimin në kohë të tij në bord;
dh) harton rregulloren e brendshme për organizimin e funksionimin e Qendrës së Teknologjisë së Informacionit dhe ia propozon bordit për miratim;
e) kryen detyrat e drejtuesit të “njësisë përgjegjëse”, në kuptim të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, si dhe çdo detyrë tjetër të caktuar në legjislacionin në fuqi apo me vendim të bordit.

20. Ekipi këshillimor i ekspertëve krijohet e kryen veprimtarinë e tij pranë qendrës. Ekipi këshillimor thirret nga kryetari i bordit për të trajtuar çështje specifike sipas nevojës së institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe përbëhet nga:

a) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e teknologjisë së informacionit në Këshillin e Lartë Gjyqësor;
b) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e teknologjisë së informacionit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
c) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e teknologjisë së informacionit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
ç) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e teknologjisë së informacionit në Shkollën e Magjistraturës;
d) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e teknologjisë së informacionit në Prokurorinë e Përgjithshme;
dh) nëpunësi më i lartë përgjegjës për çështjet e statistikave në Ministrinë e Drejtësisë;
e) drejtori ekzekutiv i qendrës.

21. Qendra ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

22. Vula e qendrës ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, të kontrollit e të ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet e ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

23. Struktura dhe organika e qendrës miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas propozimit të bordit drejtues.

24. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar në qendër, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

25. Ngarkohen, përkatësisht, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm për organizimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve fundorë, sipas parashikimit të pikës 9, të këtij vendimi.

26. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen nga buxheti i qendrës, si një program buxhetor më vete brenda buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

27. Ngarkohen Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë vendim për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1.1.2021.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR POLITIKAT E PËRGJITHSHME SHTETËRORE PËR SISTEMIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT PËR SISTEMIN E DREJTËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 92, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullave për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, në respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

2. Politikat, strategjitë dhe objektivat sektoriale për sistemet e teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë mbështeten dhe zhvillohen të harmonizuara me politikat, strategjitë dhe objektivat e përgjithshme shtetërore për sistemet e teknologjisë së informacionit, si dhe në përputhje me kompetencat, funksionet, nevojat institucionale, masat mbrojtëse që sigurojnë akses vetëm për institucionet e sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj, financimin e qëndrueshëm, ofrimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së të dhënave, si dhe garantimin e burimeve njerëzore.

3. Institucionet e sistemit të drejtësisë, në zhvillimin e sistemit të teknologjisë së informacionit, garantojnë komunikim dhe shkëmbim efektiv e të sigurt të të dhënave dhe të informacionit brenda kufijve të caktuar me ligj, duke ndërmarrë masat, si më poshtë vijon:

a) Zhvillimin e një strategjie/plani bashkëpunimi për të lejuar komunikimin midis sistemeve;
b) Përcaktimin e standardeve teknike për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e automatizuar të tyre, si dhe për prodhimin e statistikave përkatëse.

4. Sistemet e teknologjisë së informacionit projektohen me arkitekturën (hardware dhe software), për të mundësuar komunikimin, administrimin dhe mirëmbajtjen, sipas nevojave specifike për çdo institucion të sistemit të drejtësisë.

5. Institucionet e sistemit të drejtësisë përcaktojnë procedura për monitorimin dhe kontrollin ndaj rreziqeve të mundshme që vijnë nga keqpërdorimi ose mosfunksionimi i sistemeve të informacionit.

6. Sistemet elektronike të teknologjisë së informacionit dizenjohen, programohen dhe ndërtohen për të siguruar prodhimin e statistikave nëpërmjet mbledhjes së të dhënave rreth funksionimit të institucioneve të drejtësisë, me fokus efiçencën dhe llogaridhënien e tyre.

7. Projektet e teknologjisë duhet të përmbushin standarde të posaçme, që garantojnë parimet ergonomike, kushtet për nënshkrimet elektronike, shkëmbimin e dokumenteve (përputhshmërinë e sistemeve), strukturën e dokumenteve, certifikimin e dokumenteve, indeksimin e dokumenteve, mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe detyrimin për ruajtjen e sekretit dhe ndalimin e publikimit të akteve hetimore.

8. Institucionet e sistemit të drejtësisë bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse shtetërore lidhur me aspektet me ndikim buxhetor për të siguruar planifikim financiar të qëndrueshëm për sistemin e teknologjisë së informacionit.

9. Projektet e teknologjisë së informacionit përmbushin nevojat e sigurisë teknike dhe operative për çdo institucion të drejtësisë, veçanërisht për sigurinë kibernetike, integritetin, paprekshmërinë dhe mbrojtjen e sistemeve dhe të bazave të të dhënave shtetërore.

10. Institucionet e sistemit të drejtësisë, sipas kompetencave të tyre, marrin masa për sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke analizuar periodikisht riskun për të gjitha aplikacionet kompjuterike, si dhe për mënyrën e administrimit të këtyre aplikacioneve dhe pajisjeve kompjuterike.

11. Sistemet e teknologjisë së informacionit në institucionet e drejtësisë mundësojnë gjurmimin e informacioneve dhe të komunikimit, për të monitoruar respektimin e rregullave e të procedurave.

12. Institucionet e sistemit të drejtësisë marrin masa për t’i dhënë akses institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të parashikuara me ligj dhe në përputhje me nevojat e ushtrimit të kompetencave të tyre. Aksesi jepet:

a) i plotë, sipas ligjit, në sistemet e teknologjisë së informacionit që administrojnë institucionet e sistemit të drejtësisë, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
b) i nevojshëm në nivelin vizitor për të prodhuar të dhënat statistikore, për Ministrinë e Drejtësisë, në përputhje me nevojat dhe politikat e ndërmarra në fushën e drejtësisë;
c) për qëllime të veprimtarisë hetimore, për organet e ushtrimit të ndjekjes penale;
ç) bazuar mbi kërkesa të justifikuara dhe të pranuara nga administruesi i sistemit, të institucioneve ekzistuese apo të krijuara në vijim, për nevoja të përmbushjes së kompetencave të tyre.

13. Bashkëpunimi institucional, përmes Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, garanton koordinimin dhe mbështetjen administrative, financiare e logjistike, si dhe funksionimin e sigurt dhe efektiv të sistemit të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.

14. Institucionet e sistemit të drejtësisë marrin masa për të rekrutuar personel të kualifikuar dhe që i nënshtrohet trajnimeve të vazhdueshme për qëllime të garantimit e ruajtjes së integritetit, të disponueshmërisë dhe të konfidiencialitetit të të dhënave që përmban sistemi i teknologjisë.

15. Institucionet e sistemit të drejtësisë hartojnë manuale të qarta dhe të kuptueshme për përdorimin e sistemeve për çdo punonjës që do të ketë rol në përdorimin e sistemit të teknologjisë së informacionit.

16. Ngarkohen Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, dhe institucionet e sistemit të drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: BURIMET ENERGJETIKE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja “y”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Burimet energjetike”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: PEDOLOGJIA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “ll”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Pedologjia”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “SHIJAKU”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË SHTETËRORE ME NUMRA PASURIE 287/1, 283/24, 283/20, 283/22, ZK 2954, DHE 133/326, 133/328, ZK 3266, ME VENDNDODHJE NË SAUK, TIRANË, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 136 716 M2, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES DHE MINISTRISË SË KULTURËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, dhe të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Shijaku”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë shtetërore, me vendndodhje në fshatin Sauk, Tiranë, në ZK 3266 dhe në ZK 2954, prona nr.184, me numër pasurie 287/1, me sipërfaqe totale 27 000 m2, sipërfaqe ndërtimorë 864.1m2, me emërtimin “Vendkomanda Qendrore”, prona nr.186, me numër pasurie 283/24 dhe 133/328, me sipërfaqe totale 49 900.85 m2, sipërfaqe ndërtimore 545 m2, me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr.3042, Qendër Stërvitore”, prona nr.188, me numër pasurie 283/20, me sipërfaqe 25 881 m2, sipërfaqe ndërtimore 303 m2, me emërtimin “Bateri PZ” dhe prona nr.1300, me numër pasurie 283/22, 133/326, me sipërfaqe 33 934.15 m2, sipërfaqe ndërtimore 226 m2, me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr.3042, Qendër Stërvitore”, me sipërfaqe të përgjithshme 136 716 m2 truall, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË EMRAVE GJEOGRAFIKË TË ROMANIZUAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së emrave gjeografikë të romanizuar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Depozitimin e listës së emrave gjeografikë të romanizuar në OKB.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare“.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE E TË KUSHTEVE TË CERTIFIKIMIT TË PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE DHE TË MODELIT, PËRMBAJTJES E KUSHTEVE TË REGJISTRIMIT TË “CERTIFIKATËS SË PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 10, të ligjit nr.116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim e shtrin fushën e zbatimit vetëm në ndërtesat dhe në njësitë e ndërtesave të referuara në pikën 1, të nenit 10, të ligjit nr.116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”, sipas kategorive të përcaktuara me ligj.
2. Termat e përcaktuar në ligjin nr.116/2016, “Për performancën e energjisë në ndërtesa”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

a) “Blloku i apartamenteve”, ndërtesë banimi me një numër të madh apartamentesh;
b) “Certifikata e përkohshme e performancës së energjisë (CPPE)”, dokument i lëshuar nga audituesi energjisë në ndërtesa, ku përcaktohet performanca e energjisë së një ndërtese ose të njësisë së një ndërtese në fazë projektimi;
c) “Raport i auditimit”, dokumenti që shoqëron Certifikatën e Performancës së Energjisë (në vijim, CPE) sipas formatit të përcaktuar në rregulloren e hartuar nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë dhe të miratuar nga ministri;
ç) “Raport i verifikimit”, dokumenti që shoqëron CPE-në sipas formatit të përcaktuar në rregulloren e hartuar nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë dhe të miratuar nga ministri;
d) “Regjistri Kombëtar i Certifikatave për Performancën e Energjisë”, një bazë të dhënash, e cila krijohet e administrohet nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë, e cila, për qëllime të këtij vendimi:

i. regjistron e ruan në bazën e të dhënave certifikatat për performancën e energjisë së ndërtesave dhe të njësive të ndërtesave;
ii. regjistron dhe ruan në bazën e të dhënave raportin e auditimit dhe raportin e verifikimit, si edhe informacione të tjera të lidhura me certifikatat e performancës së energjisë;
iii. lejon, përmes zyrtarit të autorizuar, procesin e mbikëqyrjes së CPE-ve nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë;
iv. siguron, përmes zyrtarit të autorizuar, lejimin e palëve të interesuara për të kontrolluar vlefshmërinë e certifikatave të performancës së energjisë dhe të raporteve të auditimit e të verifikimit që shoqërojnë certifikatën.

dh) “Zona e përbashkët”, zonë e një ndërtese, e cila përdoret nga dy ose më shumë njësi ndërtimi, për qëllime të përdorimit të përbashkët ose si një rrugë e tërthortë.

KREU II
KUSHTET DHE PROCEDURA PËR CERTIFIKIMIN E PERFORMANCËS SË ENERGJISË SË NDËRTESAVE
I. Kushtet e certifikimit të performancës së energjisë së ndërtesave
1. Kushtet e certifikimit të performancës së energjisë për ndërtesat e reja dhe ato ekzistuese në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë përfshijnë:

a) zbatimin e programit kompjuterik të miratuar që gjeneron CPE-në e ndërtesës nga auditues energjetikë të certifikuar, në përputhje me Metodologjinë Kombëtare të Llogaritjes të miratuar, si mjeti unik që përcakton algoritmet e të gjitha detajet teknike për vlerësimin numerik të performancës së energjisë;
b) zbatimin e kërkesave minimale të performancës së energjisë në ndërtesat e përcaktuara në vendimin nr.537, datë 8.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave minimale të performancës së energjisë së ndërtesave dhe të elementeve të ndërtesave”;
c) verifikimin nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë të të dhënave të dorëzuara nga audituesit energjetikë, në përputhje me parashikimet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 13, të ligjit nr.116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”.
II. Procedurat e certifikimit të performancës së energjisë së ndërtesave

1. Çdo subjekt që ka në pronësi ose administrim një ndërtesë, për të cilën është i detyrueshëm certifikimi i performancës së energjisë, zgjedh një auditues energjie nga Regjistri i Audituesve Energjetikë të certifikuar, të publikuar në faqen zyrtare të agjencisë përgjegjëse për efiçencën e energjisë.

2. Audituesi i energjisë kryen auditimin energjetik, duke ndjekur rregullat e përcaktuara në Kodin e Praktikës dhe lëshon CPE-në dhe raportin e verifikimit mbi bazën e të dhënave hyrëse. Për mbledhjen e të dhënave hyrëse për gjenerimin elektronik të një CPE-je, audituesi energjetik i certifikuar ndërmerr një studim në terren dhe përpunon të dhëna që çojnë në krijimin e:

a) dosjes së të dhënave dhe/ose të formularit të të dhënave hyrëse për programin kompjuterik të miratuar mbi bazën e të cilave audituesi energjetik kryen llogaritjet e gjeneron CPE-në;
b) shënimeve të terrenit – komentet mbi të dhënat e projektit, duke përfshirë vlerësimin profesional të shoqëruar me pamje fotografike nga objekti;
c) planimetrive, të prerjeve etj., të cilat lejojnë llogaritjen e performancës së energjisë. Kjo dosje duhet të përbëhet nga planimetri që mbulojnë të gjitha katet, zonimin dhe informacione të tjera që identifikojnë objektin e auditimit;
ç) pamjeve ajrore të ndërtesës nga imazhet satelitore apo pamje të ngjashme që identifikojnë qartë ndërtesën dhe paraqitjen e terrenit për të konfirmuar orientimin e vendndodhjen;
d) zonimit të hapësirave të brendshme sipas funksionit, sipas një kodi shenjash;
dh) të gjitha pamjeve të jashtme: para, prapa dhe anësore;
e) vizatimeve për prerjet e elementeve të ndërtesës – p.sh. mur i izoluar ose jo, ku duhet të përcaktohen të gjitha llojet e materialeve të shtresave që përbëjnë murin e karakteristikat termike të tyre;
ë) llojeve të xhamave, duke përfshirë vlerën G, sipas kritereve të dhëna në standardin EN ISO 410 dhe/ose të të njëjtit standard shqiptar në fuqi SSH EN 410 – Qelqi në ndërtim – Përcaktimi i karakteristikave ndriçuese dhe diellore të paneleve;
f) hijezuesit dhe karakteristikat termike të tyre;
g) konstruksionit të çatisë dhe të ndriçimit të çatisë;
gj) për çdo sistem ngrohjeje, ftohjeje, ventilimi dhe kondicionimi në varësi nga lloji i sistemit: vlerat e treguesit të efiçencës së energjisë (EER), llojin e çillerit/ftohësit e të gjeneratorit të nxehtësisë, sistemin e rikuperimit të nxehtësisë, praninë e ventilatorëve dhe pompave së bashku me fuqinë e pompës e/ose fuqinë specifike të ventilatorit, llojin e lëndës djegëse dhe kontrollet (duke përfshirë prodhuesin e pajisjeve teknike/modelin e numrin serial e çdo dëshmi vlerësimi nga palët e treta);
h) emetuesit terminal të nxehtësisë për ngrohje/ftohjen brenda zonës/zonave;
i) sistemeve të kontrollit brenda dhomës/zonave (tërësi hapësirash);
j) llojit të sistemit të furnizimit me ujë të ngrohtë, efiçenca, lënda djegëse, vëllimi dhe/ose humbjet e nxehtësisë në rezervuar, fuqia e pompës, riqarkullimi i ujit të ngrohtë;
k) llojit të sistemit/sistemeve të ndriçimit brenda zonave.

3. Në përfundim të auditimit energjetik dhe gjenerimit të CPE-së, duke përdorur programin kompjuterik të miratuar, audituesi i energjisë dërgon në formë elektronike, në sistemin kompjuterik, kërkesën për regjistrimin e “Certifikatës së performancës së energjisë” në Regjistrin Kombëtar të Certifikatave për Performancën e Energjisë.

KREU III
MODELI, PËRMBAJTJA DHE KUSHTET E REGJISTRIMIT TË CERTIFIKATËS SË PERFORMANCËS SË ENERGJISË

1. Modeli, përmasat dhe përmbajtja e certifikatës janë sipas shtojcës 1 bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Procedurat për regjistrimin e “Certifikatës së performancës së energjisë së ndërtesave” administrohen nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë dhe përfshijnë:
a) kontrollin në Regjistrin e Audituesve Energjetikë të Certifikuar, nëse audituesi i energjisë është i certifikuar;
b) kontrollin e të dhënave, si: identifikimi i vlerësuesit, identiteti i pronarit të ndërtesës, detajet e ndërtimit dhe të dhëna të tjera, për plotësimin e të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Certifikatave për Performancën e Energjisë.
c) kontrollin, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, të vlerave hyrëse në programin kompjuterik të miratuar, të cilat janë përpiluar më parë nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë, në përputhje me metodologjinë kombëtare të llogaritjes të miratuar për vlerat hyrëse në programin kompjuterik të miratuar. Në qoftë se këto vlera nuk janë plotësuar sipas formatit, agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë kërkon me postë elektronike nga audituesi energjetik rishikimin e tyre brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi. Aplikimi rifutet në procedurë pas plotësimit të këtyre vlerave.
ç) regjistrimin e Certifikatës së Performancës së Energjisë, si dhe lëshimin e një numri unik identifikimi ose kodi të certifikatës dhe i datës së lëshimit të saj;
d) lëshimin e certifikatës përfundimtare për performancën e energjisë tek audituesi dhe pronari i ndërtesës vetëm kur janë plotësuar kushtet e certifikimit të performancës së energjisë së ndërtesave të përcaktuara në ndarjen I, të këtij kreu.

2. Nëse Certifikata e Performancës së Energjisë, pas vlerësimit të hedhjes së vlerave hyrëse nga agjencia përgjegjëse për efiçencën e energjisë, refuzohet, audituesi kryen veprime korrigjuese ose kërkon tërheqjen e kërkesës për regjistrimin e Certifikatës për Performancën e Energjisë.

3. Regjistrimi përfundimtar i Certifikatës për Performancën e Energjisë të lëshuar nga audituesi bëhet nga agjencia përgjegjëse per efiçencën e energjisë brenda 5 (pesë) ditëve pune, duke marrë vulën e firmën e agjencisë. Procesi i regjistrimit nuk parashikon verifikimin dhe kontrollin e CPE-së.

KREU IV
DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia për Efiçencën e Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2018, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR MENAXHIM TË QËNDRUESHËM DHE MIQËSOR ME KLIMËN NË SEKTORIN E MBETJEVE (DKTI)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.144, DATË 18.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT “LUSHNJË – BERAT (LOTI 1, 2, 3 DHE OBJEKTET)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.144, datë 18.02.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall”, “ullishte (tokë bujqësore)”, “objekte” dhe “drufrutorë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 95 728 711 (nëntëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) lekë, nga të cilat:

a) për “arë”, “truall”, “ullishte (tokë bujqësore)”, me sipërfaqe shpronësimi 189 744 m2, në vlerën 67 912 764 (gjashtëdhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë;
b) për “objekte”, në vlerën 27 280 947 (njëzet e shtatë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e dyzet e shtatë) lekë;
c) për “drufrutorë”, në vlerën 535 000 (pesëqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë tokë “arë”, “truall”, “ullishte (tokë bujqësore)”, “objekte” dhe “drufrutorë”, prej 95 728 711 (nëntëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar, zëri “Shpronësimet”.”.

b) Të dhënat për pasurinë nr.22/9, zona kadastrale 1098, në pronësi të z. Pëllumb Çela, në tabelën bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me të dhënat në tabelën që bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vlera e shpenzimeve procedurale shtesë, sipas këtij vendimi, prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR RRJETIN HEKURUDHOR NË SHQIPËRI – REHABILITIMIN E LINJËS HEKURUDHORE TIRANË – DURRËS DHE NDËRTIMIN E LIDHJES HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (MARRËSI), HEKURUDHËS SHQIPTARE (ENTITETI I PROJEKTIT) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, TË MBËSHTETUR NGA FONDI I VEÇANTË I INICIATIVËS EVROPIANE QENDRORE DHE MEAKSIONAR BERZH-IN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit për asistencën teknike për rrjetin hekurudhor në Shqipëri – rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), Hekurudhës Shqiptare (entiteti i projektit) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të mbështetur nga fondi i veçantë i iniciativës evropiane qendrore dhe me aksionar BERZH-in, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.641, DATË 1.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR EKSPORTIN E MBETJEVE DHE KALIMIN TRANSIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME E TË MBETJEVE INERTE” , TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.641, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Kudo në vendim, fjalët “Kopjen e lejes së mjedisit të tipit “A”, “B” ose “C”, sipas përcaktimit në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”, zëvendësohen me fjalët “Kopjen e lejes së mjedisit të tipit “A” ose “B”, nëse aktiviteti është i përcaktuar në shtojcën 1, të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar.”.

2. Në pikën 7 bëhen këto ndryshime:

a) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen e përcaktohen qartë:

i. të dhënat e personit fizik/tregtarit apo të personit juridik;
ii. një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen, ku të përcaktohen lloji i mbetjeve, sipas kodit tarifor, dhe sasia, e cila duhet të jetë në përputhje me sasinë e përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet palëve dhe me pikën 5 të formularit, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
iii. vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i destinacionit final të mbetjeve dhe vendet e kalimit transit;
iv. mjetet e transportit të mbetjeve të rrezikshme të pajisura me certifikatën e miratimit të mjetit, sipas ADR-së, në zbatim të ligjit nr.118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, nëse këto mbetje përfshihen në aneksin A të ADR-së;
v. mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.”.

b) Shkronja “d” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur ndërmjet personit fizik/tregtarit apo personit juridik që eksporton dhe atij që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur ndërmjet palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

c) Shkronja “dh” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“dh) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në të cilin tregohet edhe sasia e mbetjeve për t’u eksportuar, siç përcaktohet në kontratën sipas parashikimit në shkronjën “d”, të kësaj pike. Formulari duhet të përmbajë, në hapësirat përkatëse, firmën e vulën origjinale të personit fizik/tregtarit apo të administratorit të personit juridik.

ç) Shkronja “e” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“e) Faturën e garancisë financiare apo të sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. Garancia duhet jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

d) Në pikën 16 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

i. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen dhe përcaktohen qartë:

i. të dhënat e personit fizik/tregtarit apo të personit juridik;
ii. një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen ku të përcaktohen lloji i mbetjeve sipas kodit tarifor dhe sasia e mbetjeve, e cila duhet të jetë në përputhje me sasinë dhe llojin e përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet palëve dhe me pikën 3 të formularit, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi;
iii. vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i destinacionit final të mbetjeve dhe vendet e kalimit transit;
iv. mjetet e transportit të mbetjeve; si dhe
v. mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.”.

ii. Shkronja “d” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur ndërmjet personit fizik/tregtarit apo personit juridik dhe atij që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur ndërmjet palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

iii. Shkronja “dh” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“dh) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi, ku tregon edhe sasinë e mbetjeve për t’u eksportuar, siç paraqitet në kontratën sipas shkronjës “d”. Formulari përmban, në hapësirat përkatëse, firmën dhe vulën origjinale të personit fizik/tregtarit apo të administratorit të personit juridik.

iv. Shkronja “e” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“e) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të lejes/autorizimit/licencës të lëshuar nga autoriteti kompetent i destinacionit që provon se subjekti që merr në dorëzim mbetjet ushtron ligjërisht në vendin e tij veprimtarinë për të cilën kryhet transferta, siç përcaktohet në kontratën ndërmjet palëve. Leja/autorizimi/licenca të jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

v. Shkronja “ë” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ë) Faturën e garancisë financiare apo të sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. Garancia të jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

dh) Në pikën 25 bëhen këto ndryshime:

i. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen dhe përcaktohen qartë:

i. të dhënat e personit fizik/tregtarit apo të personit juridik;
ii. një përshkrim i shkurtër i mbetjeve që do të transitohen, ku të përcaktohen lloji mbetjeve, sipas kodit tarifor, dhe sasia, e cila duhet të jetë në përputhje me sasinë e përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet palëve dhe me pikën 3 të formularit, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi;
iii. vendi nga i cili merret sasia e mbetjeve;
iv. pika kufitare e hyrjes dhe e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, si dhe shtetet nëpër të cilat do të kalojë mjeti me të cilin do të transportohen mbetjet.”.

ii. Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur ndërmjet personit fizik/tregtarit apo personit juridik dhe atij që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur ndërmjet palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

iii. Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi, ku tregohet edhe sasia e mbetjeve për t’u eksportuar, siç përcaktohet në kontratën sipas shkronjës “b”. Formulari të përmbajë, në hapësirat përkatëse, firmën dhe vulën origjinale të personit fizik/tregtarit apo të administratorit të personit juridik.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDЁRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.53/2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale, të ratifikuar me ligjin nr.53/2018, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË PËR VITIN 2019, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA II)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE TË PASAGJERIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19/1, pika 5, e 19/2, pika 8, të ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për përpunimin e të dhënave të pasagjerit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Autoriteti i Aviacionit Civil, “Albcontrol”, sh.a., dhe Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, me një hua në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E HARTIMIT TË PROJEKTIT TË NDËRHYRJEVE REHABILITUESE/PËRSHTATËSE TË NEVOJSHME PËR KTHIMIN E STRUKTURËS SË OBJEKTEVE, QË JANË KLASIFIKUAR SI OBJEKTE ME DËMTIME TË MËDHA STRUKTURORE OSE DËMTIME SHUMË TË RËNDA JOSTRUKTURORE, NË BASHKINË KAMZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 19 323 960 (nëntëmbëdhjetë milionë e treqind e njëzet e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) lekë, për financimin e hartimit të projektit të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse, për ndërhyrjet strukturale të nevojshme, për njësitë e banimit në ndërtesa (pallat), bazuar në rekomandimet e aktekspertizave të thelluara të bëra nga Instituti i Ndërtimit, në Bashkinë Kamzë.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë.

3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE TIRANË, TË PASURIVE ME NR.8/72, 8/700, 8/582, ZONA KADASTRALE 8270, TË PASURIVE ME NR.3/221, 3/219, ZONA KADASTRALE 8210, DHE TË PASURISË ME NR.2/21, ZONA KADASTRALE 8150

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, për njësinë administrative Tiranë, të pasurive me nr.8/72, 8/700, 8/582, zona kadastrale 8270, të pasurive me nr.3/221, 3/219, zona kadastrale 8210, dhe të pasurisë me nr.2/21, zona kadastrale 8150, sipas formularëve, gjithsej 3 (tri) fletë, dhe planvendosjeve, bashkëlidhur këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur në fushën e arsimit, të sportit, të zhvillimit ekonomik dhe të shërbimeve.

2. Pasuritë e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohen listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
3. Ngarkohen Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RINISË, SI DHE TË MËNYRËS SË ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË TIJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e kritereve e të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë (në vijim, KKR), si dhe të mënyrës së organizimit e të funksionimit të tij.

2. KKR-ja përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët, të paktën, 5 (pesë) janë femra. Anëtarët e KKR-së janë, si më poshtë vijon:

a) ministri përgjegjës për rininë, kryetar;
b) titullari i Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR);
c) 2 (dy) përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore;
ç) 8 (tetë) përfaqësues nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë;
d) 4 (katër) përfaqësues anëtarë të këshillave studentorë.

3. Mandati i anëtarëve të KKR-së është dyvjeçar, me të drejtë riemërimi.

4. Anëtari i KKR-së mund të japë dorëheqjen në çdo kohë, duke njoftuar me shkrim kryetarin. Anëtari i dorëhequr është i detyruar të përmbushë të gjitha detyrimet e lëna deri në miratimin e urdhrit të ndryshimit.

5. Anëtarët e KKR-së duhet të deklarojnë çdo rast të konfliktit të mundshëm të interesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

6. Anëtarët e KKR-së kryejnë detyrën e tyre bazuar në parimin e mosdiskriminimit, të meritës, transparencës e gjithëpërfshirjes.

7. Kandidati për anëtar i KKR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

a) të ketë dhënë kontribut në fushën e rinisë të paktën për 2 (dy) vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo të zhvillimit të nismave ose të aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
b) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c) të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

8. Kandidati për anëtar i KKR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

a) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
b) të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qenë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
c) të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore në fuqi.

9. Kandidati, për t’u emëruar anëtar i KKR-së, duhet të paraqesë, përkatësisht, dokumentacionin si vijon:

a) kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë:

i. kërkesën;
ii. jetëshkrimin;
iii. fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin;
iv. vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
v. vetëdeklarimin e konfliktit të interesit.

b) kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore:

i. kërkesën;
ii. jetëshkrimin;
iii. fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin;
iv. vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
v. letër motivimi;
vi. vetëdeklarimin e konfliktit të interesit.

10. Thirrja për kandidatët e përmendur në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 2, të këtij vendimi, publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Rininë (AKR) për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh. Votimi përzgjedhës kryhet në formë elektronike në faqen zyrtare të AKR-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e fillimit të procesit të votimit.

11. KKR-ja mblidhet jo më pak se 2 (dy) herë në vit. Mbledhjet thirren e drejtohen nga kryetari. Sekretariati teknik njofton anëtarët e KKR-së, të paktën, 7 (shtatë) ditë përpara datës së përcaktuar për mbledhjen.

12. Mbledhja e KKR-së zhvillohet kur janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të tij.

13. KKR-ja mbështetet nga sekretariati teknik, i cili, përbëhet nga tre anëtarë. Caktimi i anëtarëve të sekretariatit teknik e procedura e thirrjes së mbledhjes apo elemente të tjera për funksionimin e KKR-së përcaktohen në rregulloren e brendshme, e cila miratohet nga ministri përgjegjës për rininë.

14. Në çdo mbledhje të KKR-së mbahet procesverbali që pasqyron të gjitha diskutimet gjatë mbledhjes. Procesverbali nënshkruhet nga çdo pjesëmarrës në mbledhjen përkatëse të KKR-së.

15. Mandati i anëtarit të KKR-së mbaron kur:

a) përfundon afati dyvjeçar nga data e emërimit;
b) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate apo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c) jep dorëheqjen.

16. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rinisë lirohet nga detyra para mandatit nga ministri përgjegjës për rininë, në rastet kur:

a) nuk paraqitet, pa shkaqe të justifikuara, në të paktën 3 (tri) mbledhje të njëpasnjëshme të KKR-së;
b) paraqiten shkaqe objektive, që e bëjnë të paaftë për të kryer funksionet e ngarkuara;
c) nuk përmbush detyrimet si anëtar i KKR-së;
ç) veprimet apo mosveprimet e tij kanë dëmtuar rëndë veprimtarinë dhe emrin e KKR-së.

17. Anëtari i KKR-së, të cilit i është ndërprerë mandati apo është liruar nga detyra, zëvendësohet nga ministri përgjegjës për rininë me një kandidat që përmbush kriteret e përcaktuara në këtë vendim.

18. Kohëzgjatja e mandatit të anëtarit zëvendësues është sa pjesa e mbetur e mandatit të anëtarit të larguar.

19. Ngarkohet Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore t’i propozojë ministrit përgjegjës për rininë anëtarët e tyre përfaqësues në Këshillin Kombëtar të Rinisë.

20. Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SECO, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit SECO, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, me një grant në shumën 13 300 000 (trembëdhjetë milionë e treqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SHOQËRUES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR MASAT SHOQËRUESE PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për masat shoqëruese për programin e infrastrukturës bashkiake V, me një grant në shumën 3 000 000 (tre milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E METODOLOGJISË PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË SENDIT NË PROCESIN E EKZEKUTIMIT TË DETYRUESHËM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit 2, të nenit 564, të Kodit të Procedurës Civile, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e metodologjisë për përcaktimin e vlerës së sendit në procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe përmbaruesit gjyqësorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT TË BE-SË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR BE-NË, PËR NJË MJEDIS MË TË PASTËR – MBËSHTETJE PËR TRAJTIMIN E KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË ZEZA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit të BE-së, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për BE-në, për një mjedis më të pastër – mbështetje për trajtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, me një grant në shumën 23 300 000 (njëzet e tre milionë e treqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.465, DATË 26.7.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË KONTROLLIT TË MJETEVE MOTORIKE E RIMORKIOVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 88, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 7, e vendimit nr.465, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Periudha e veprimit të Task-Forcës do të jetë deri më 31 dhjetor 2021.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.527, DATË 27.9.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT TË PËRHERSHËM TË KALIMIT, PËR INTERES PUBLIK, MBI DISA PASURI TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA KORRIDORI I PUNËS (RRUGËT HYRËSE) DHE SISTEMI I GAZSJELLËSIT (MIKROTUNELI), PJESË E PROJEKTIT TRANS ADRIATIK PIPELINE (PROJEKTI TAP) AG”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, pjesa e parë dhe e dytë, të shtojcës 1, të marrëveshjes së ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG”, si dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.527, datë 27.9.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pikat 3 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me një vlerë të përgjithshme prej 29 112 048.47 (njëzet e nëntë milionë e njëqind e dymbëdhjetë mijë e dyzet e tetë pikë dyzet e shtatë) lekësh, për sipërfaqet, si më poshtë vijon:
– 29 (njëzet e nëntë) m², që shpronësohet;
– 7 433 (shtatë mijë e katërqind e tridhjetë e tre) m², që merret në përdorim të përkohshëm;
– 1 478 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë) m², mbi të cilën vendoset servituti.

5. Vlera e përgjithshme prej 29 112 048.47 (njëzet e nëntë milionë e njëqind e dymbëdhjetë mijë e dyzet e tetë pikë dyzet e shtatë) lekësh dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale përfshirë edhe ato shtesë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohen nga shoqëria TAP AG, si subjekt kërkues.”.

b) Të dhënat për numrat rendorë 1, 5, 6, 9 dhe 11, në tabelën bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me të dhënat në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria TAP AG, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht, Korçë, Devoll, Berat, Skrapar e Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVËSHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI I SHTETIT PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE (SECO), PËR PROJEKTIN SHQIPTARO-ZVICERAN PËR PRONËSINË INTELEKTUALE (ALSIP)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), për projektin shqiptaro-zviceran për pronësinë intelektuale (ALSIP), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI-TEMA: IMAZHI I HARTËS BAZË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “ç”, dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema: Imazhi i hartës bazë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT TË INVESTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit të investimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, me një grant në shumën 6 000 000 (gjashtë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË SHESHEVE TË NDËRTIMIT, NË BASHKITË KAVAJË DHE KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, pika 1, shkronja “a”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën prej 115 377 718 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekësh, për financimin e përgatitjes së shesheve të ndërtimit në bashkitë Kavajë dhe Krujë.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 43 000 000 (dyzet e tre milionë) lekësh, për financimin e shembjeve të objekteve të pabanueshme të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre.

b) Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 72 377 718 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekësh, për financimin e shembjeve të objekteve të pabanueshme të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre.

3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kavajë dhe Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.84, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE PEZË, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Harta dhe koordinatat bashkëlidhur vendimit nr.84, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, përkatësisht, me hartën dhe koordinatat bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.