Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Mars 2022:

 

V E N D I M
PËR

KARAKTERISTIKAT GRUPORE, LLOJET DHE PARAMETRAT TEKNIKË TË ARMËVE TË FTOHTA, PËR TË CILAT ORGANI KOMPETENT LËSHON AUTORIZIM PËR MBAJTJEN NGA SHTETASIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 37, të ligjit nr.152/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014, “Për armët””, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Armët e ftohta janë armët e kategorisë “D3”, të cilat përkufizohen si armë të ndryshme nga ajo e zjarrit ose e qitjes dhe çdo lloj instrumenti i përgatitur dhe i destinuar posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje. Ato mund të jenë me majë e teh, si: shpatat, shkopinjtë-shpata, kamat, pinjallët, bajonetat, thikat, thikat me shkrepje dhe të ngjashme me to, si dhe armë mprehëse ose me kontakt, si: shkopinjtë e gomës, topuzët, dorezat metalike, trullosësit elektrikë dhe të ngjashëm me to.

2. Karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë:

a) Armët e ftohta me teh prerës shpues, të përbërë prej materiali të fortë dhe që kanë fortësi të konsiderueshme në të gjithë konstruksionin e tyre, aftësi shpuese e goditëse ndaj objekteve që ndeshet, janë të pajisura me teh apo dorezë, edhe një element tjetër, kufizuesin, i cili vendoset midis tehut dhe dorezës, me parametrat si më poshtë:

i. armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi;
ii. armët, tehu i të cilave është i mprehtë, ku spikat qartë maja luftarake apo elementë të tjerë si, skarpate, shkallëzime, kanale gjatësore etj., analogë me ato të thikave të fabrikuara të gjahut, kamave dhe armëve të tjera të ftohta me teh;
iii. armët, doreza e të cilave ka formë të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë, me gjatësi më shumë se 9.5 (nëntë pikë pesë) cm dhe gjerësi ose diametër më shumë se 2 (dy) cm.

b) Thikat e gjuetisë dhe thikat ushtarake me stampat e logot përkatëse, që nuk kanë destinacion tjetër dhe që plotësojnë kriteret teknike, të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij vendimi.

c) Armët e ftohta pa teh dërrmues goditës, të pajisura me pjesë të posaçme goditëse, kërbaç, topuz, elementë të domosdoshëm të armës së ftohtë dërrmuese, me dhëmbëza në sipërfaqen goditëse, me përshtatshmëri dhe ndërtim për të shkaktuar goditje, pa vetëdëmtuar dorën, me parametrat si më poshtë:

i. armët, përforcueset e grushtit e mbi pëllëmbëzat e përgatitura prej metali, me peshë më shumë se 120-150 (njëqind e njëzet deri në njëqind e pesëdhjetë) gram ose pak më të lehta në peshë, por që janë solide në konstrukt dhe kanë gunga të theksuara dhe ruajnë mirë cilësitë luftarake të armës së ftohtë dërrmuese;
ii. armët, për të cilat pesha e pjesës së kërbaçit të bërë vetë arrin 200-400 (dyqind deri në katërqind) gram, pesha e pjesës rrahëse të topuzit, 600-800 (gjashtëqind deri në tetëqind) gram e më tepër.

3. Policia Shtetit lëshon autorizimin për mbajtjen e armëve të ftohta ndaj subjekteve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE DHE TË ZONËS PËRKATËSE TË PLAZHIT PËRBALLË KOMPLEKSIT, NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “DREAMADES LUXURY SUITES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Dreamades Luxury Suites”, Gjilekë, Himarë, i cili me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”.

2. Afati për përdorimin e brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, sipas këtij vendimi, të jetë 30 (tridhjetë) vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Bashkia Himarë ka detyrimin që, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë.

4. Investitori strategjik “AGTTC Hotel Management”, sh.p.k., me NUIS M11825022K, duhet të paraqesë pranë Bashkisë Himarë kërkesën dhe dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Planvendosjen e sipërfaqes, për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore;
b) Përshkrimin e aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen, për të cilën kërkon të lidhë kontratë.

5. Përdorimi i brigjeve dhe i zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, të përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi për turizmin, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Himarë. Kjo tarifë të aplikohet vetëm për sipërfaqen objekt kontrate, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi, të lidhur me Bashkinë Himarë, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.

6. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.

7. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management”, sh.p.k., me NUIS M11825022K, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe në përputhje me përcaktimet e kontratës përkatëse, që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.

8. Ngarkohet Bashkia Himarë për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik, në zbatim të këtij vendimi dhe të vendimit nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar. Në këtë kontratë të parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik, si dhe penalitetet përkatëse. Kontrata për dhënien me qira të përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, me koordinata sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nën juridiksion të Bashkisë Himarë, të ketë afat një periudhë 30-vjeçare, me kusht që investitori të mos ndryshojë destinacionin e pronës (përfshirë, por pa u kufizuar, ndërtimin, dhënien me qira palëve të treta).
9. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Himarë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË DHE RROGOZHINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 434 055 000 (katërqind e tridhjetë e katër milionë e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ato individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në bashkitë Tiranë dhe Rrogozhinë, sipas detajimit, si më poshtë vijon:

a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 257 705 000 (dyqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesë mijë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi në masën 176 350 000 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH.

2. Efekti financiar do të përballohet nga pjesa e financuar nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet bashkive Tiranë dhe Rrogozhinë në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësi banimi në ndërtesa (pallat) për ato individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime.

3. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Tiranë e Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “PICAR”, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, në masën 139 613 966.96 (njëqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e trembëdhjetë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.

2. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 27 922 793 (njëzet e shtatë milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.

3. Caktimin e Bashkisë Vorë si njësi zbatuese, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

2. Misioni i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike. Ajo përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën ekonomike, të tregtisë, të strehimit dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik me synim rritjen ekonomike, të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri. Kjo ministri harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergjimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin dhe sipërmarrjen.
Ajo ka si mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë, sigurim shoqëror.

3. Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës:

a) Politikën makroekonomike dhe fiskale;
b) Administrimin e të ardhurave;
c) Administrimin e buxhetit të shtetit;
ç) Menaxhimin e borxhit publik;
d) Administrimin financiar;
dh) Menaxhimin financiar dhe kontrollin;
e) Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;
ë) Inspektimin financiar publik;
f) Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;
g) Fushën e strehimit;
gj) Fushën e punësimit;
h) Fushën e arsimit dhe formimit profesional;
i) Fushën e sigurimeve shoqërore;
j) Marrëveshjet e tregtisë së lirë;
k) Nxitjen e investimeve;
l) Administrimin e pronës shtetërore;
ll) Mbështetjen e partneritetit publik privat;
m) Fushën e regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë;
n) Fushën e shërbimit të akreditimit dhe standardizimit;
nj) Fushën e mirëmbajtjes, kalibrimit dhe inspektimit të mjeteve matëse;
o) Fushën e pronësisë industriale;
p) Fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale;
q) Fushën e mbrojtjes së konsumatorëve;
r) Zonat ekonomike dhe teknologjike;
rr) Parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;
s) Lojërat e fatit;
sh) Ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore.

4. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 3, të këtij vendimi, është përgjegjëse, për:

a) hartimin dhe zbatimin e politikave fiskale, në të cilat përfshihen analizat makroekonomike, parashikimi i të ardhurave, politika e shpenzimeve publike, politika e taksave, politika e borxhit publik;
b) mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e nismave dhe hapave ligjorë, me qëllim administrimin e të ardhurave, në të cilat përfshihen, kryesisht, administrimi i taksave dhe administrimi doganor;
c) hartimin e politikave për miradministrimin e buxhetit, në të cilat përfshihen planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, kontrolli i menaxhimit të investimeve publike, monitorimi i marrëdhënieve financiare ndërqeveritare, kontrolli financiar i transaksioneve publike dhe hartimi i pasqyrave financiare të konsoliduara të qeverisë;
ç) menaxhimin e borxhit publik, në të cilin përfshihen menaxhimi i portofolit të huamarrjes së brendshme dhe të huaj, menaxhimi i riskut të huamarrjes, si dhe shërbimi i regjistrimit të borxhit;
d) ngritjen e një sistemi modern të menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha njësitë e sektorit publik, nëpërmjet vendosjes së rregullave, standardeve, procedurave dhe monitorimit të zbatimit të tyre;
dh) miradministrimin financiar të fondeve publike, i cili realizohet nëpërmjet ushtrimit të funksionit të thesarit, zbatimit të metodologjisë së kontabilitetit në sektorin publik dhe kontrollit të brendshëm financiar publik;
e) menaxhimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, sigurimin e bashkëfinancimit, ndjekjen e zbatimit të kontratave, legjitimitetin dhe rregullsinë e transaksioneve të ekzekutuara brenda sistemit të menaxhimit të decentralizuar, si dhe funksionimin e efektshëm të sistemeve të menaxhimit të kontrollit, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA);
ë) inspektimin financiar publik, si funksion i parashikuar me qëllim:

i. mbrojtjen e interesave financiare të njësive publike kundrejt keqmenaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit;
ii. rregullshmërinë e transaksioneve e të veprimtarive të tjera të menaxhimit financiar publik;
iii.përcaktimin e shkeljeve të akteve normative, si dhe dyshimeve për mashtrimet e kryera;
iv. zbulimin e parregullsive e të dëmeve të shkaktuara në pronën e njësive publike;
v. identifikimin e shkeljeve e të individëve përgjegjës për parregullsitë e zbuluara.

f) zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e punësimit, në fushën e emigracionit dhe imigracionit të punës;
g) zhvillimin e politikave shtetërore për arsimin dhe formimin profesional;
gj) zhvillimin e politikave në fushën e marrëdhënieve të punës, inspektimit, sigurisë dhe shëndetit në punë;
h) zhvillimin e politikave dhe monitorimin e politikave, të legjislacionit e të veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, si dhe procesin e bashkërendimit të punës për skemat e mbrojtjes shoqërore me vendet e tjera;
i) bashkërendimin institucional të procesit të negociimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit dhe më gjerë;
j) hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike për mbrojtjen e biznesit vendas nga praktika të pandershme të tregtisë ndërkombëtare;
k) bashkërendimin e programimit, vlerësimit dhe monitorimit të investimeve të huaja, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit;
l) ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga të qenët pronar i pronës shtetërore;
ll) krijimin e një klime dhe mjedisi mbështetës për sipërmarrjen, nëpërmjet nxitjes së biznesit dhe liberalizimit të tregut, duke reduktuar pengesat administrative dhe kostot e biznesit për eliminimin e informalitetit dhe korrupsionit, duke u mbështetur në partneritetin e vazhdueshëm publik-privat;
m) zhvillimin e politikave në favor të biznesit të vogël dhe të mesëm, në përputhje me politikën përkatëse evropiane në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile;
n) ofrimin e shërbimit të regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
nj) ofrimin e shërbimit të akreditimit për organizmat e vlerësimit të konformitetit;
o) përshtatjen e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit për përfitimet nga zbatimi i standardeve teknike në produktet dhe shërbimet e tyre;
p) zhvillimin dhe mirëmbajtjen e etaloneve kombëtare të njësive të matjes;
q) kalibrimin dhe verifikimin e mjeteve matëse;
r) realizimin e inspektimit metrologjik;
rr) propozimin e masave ligjore në fushën e pronësisë industriale;
s) regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale (patentat e shpikjeve, markat, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë);
sh) mbrojtjen e pronësisë intelektuale;
t) mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e punës për politikat dhe veprimtaritë e institucioneve të infrastrukturës së cilësisë (standardizimi, akreditimi dhe metrologjia);
th) mbikëqyrjen efektive të tregut për të garantuar përputhshmërinë e produkteve të konsumatorëve me kërkesat ligjore në lidhje me to, me qëllim që të mos rrezikohen shëndeti, siguria ose aspekte të tjera të mbrojtjes së interesit publik;
u) bashkërendimin e punës për harmonizimin e legjislacionit në fushën e ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit të plotë të parimit të trajtimit kombëtar dhe mosdriskriminimit.

5. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është institucioni i vetëm që bën bashkërendimin e përgjithshëm të veprimtarisë së auditimit të brendshëm nëpërmjet hartimit dhe miratimit të politikave, manualeve, metodave, procedurave, udhëzimeve dhe rregulloreve të auditit të brendshëm.

6. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rol të përgjithshëm këshillues në interes të politikave qeveritare për promovimin e efektshmërisë, performancës së lartë dhe mirëqeverisjes financiare në të gjithë sektorin publik dhe në ato institucione financiare në të cilat qeveria merr pjesë.

7. Vendimi nr.503, datë 13.9.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shfuqizohet.

8. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

2. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka si mision hartimin e zbatimin e politikës së përgjithshme shtetërore në sektorin e planifikimit dhe të zhvillimit urban, në sektorin e infrastrukturës e të transportit, në sektorin e telekomunikacionit dhe të shërbimit postar, në sektorin e energjisë, të shfrytëzimit të burimeve energjetike e minerare, si dhe në sektorin e industrisë.

3. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, në këto fusha:

a) Planifikimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm urban;
b) Standardet urbane në ndërtim;
c) Hartimi, zbatimi dhe ndjekja e politikave të zhvillimit të infrastrukturës, në të cilat përfshihen infrastruktura, transporti dhe ujësjellës-kanalizimet;
ç) Drejtimi, menaxhimi, mbikëqyrja dhe vendosja e standardeve teknike të infrastrukturës së rrjeteve rrugore e hekurudhore, të porteve, aeroporteve, ujësjellës-kanalizimeve dhe të digave të mëdha të hidrocentraleve. Përcaktimi dhe vendosja e standardeve për të gjitha llojet e mjeteve të transportit dhe organizimi i drejtimit të kontrollit shtetëror të sigurisë teknike në sferën e shfrytëzimit;
d) Monitorimi i realizimit të standardeve të përcaktuara në funksion të zhvillimit të infrastrukturës në transport, ujësjellës-kanalizime, si dhe të punimeve të ndërtimit për zbatimin e rregullave për kontrollin e disiplinimin e tyre në aspektin financiar e teknik;
dh) Hartimi dhe zbatimi i monitorimit të trafikut rrugor, detar, ajror dhe hekurudhor përmes sistemeve inteligjente të vendosura në agjencitë, ndërmarrjet dhe drejtoritë e varësisë, për të garantuar sigurinë e çdo sektori të sipërpërmendur, në linjë me parimet ndërkombëtare. Sigurimi i kushteve lehtësuese të të gjithë përdoruesve dhe operatorëve vendas e të huaj nëpërmjet sistemeve inteligjente, të përshtatshme për t’u përfshirë në sistemet evropiane të informacionit;
e) Sektori i energjisë, i burimeve energjetike, përfshirë edhe burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe efiçenca e energjisë;
ë) Hartimi i politikave dhe strategjitë për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike të ardhura si pasojë e veprimtarisë së fushave të përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
f) Sektori i hidrokarbureve (naftë dhe gaz);
g) Sektori i minierave dhe gjeologjisë;
gj) Sektori i industrisë joushqimore;
h) Telekomunikacioni dhe shërbimi postar.

4. Vendimi nr.504, datë 13.9.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

2. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka si mision hartimin e zbatimin e politikave që synojnë mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen nga ndryshimet klimatike, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve e kullotave, monitorimin e cilësisë së ujërave, si dhe hartimin e zbatimin e politikave për turizmin.

3. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, në këto fusha përgjegjësie shtetërore:

a) Sektori i mjedisit, përfshirë politikat, standardet e trajtimit të mbetjeve, si dhe monitorimin e kontrollin e efekteve që sjellin në drejtim të ajrit e të mjedisit, cilësia e ajrit, ndotja industriale, kimikatet, monitorimi i efekteve klimatike, monitorimi i kontrollit të treguesve të mjedisit e të cilësisë së ujërave, vlerësimi i ndikimit në mjedis;
b) Natyra dhe biodiversiteti, përfshirë florën dhe faunën, mbrojtja e tokës nga erozioni e degradimi, mbrojtja e peizazhit natyror, mbrojtja e faunës së egër e të specieve të rrezikuara dhe zonat e mbrojtura;
c) Sektori i pyjeve dhe i kullotave;
ç) Hartimi dhe zbatimi i politikave për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet nxitjes së investimeve në fushën e turizmit, të agroturizmit, ekoturizmit, turizmit ujor, zonave bregdetare, ngritjes, monitorimit e kontrollimit të sistemit të standardeve në turizëm dhe edukimit të biznesit në fushën e turizmit, të promovimit të produktit dhe destinacioneve turistike, koordinimit e bashkëpunimit me strukturat shtetërore, pushtetin vendor, si dhe ushtrimi i funksioneve të tjera sipas legjislacionit përkatës, nëpërmjet institucioneve të varësisë, aparatit të ministrisë dhe degëve territoriale.

4. Vendimi nr.509, datë 13.9.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Tiranë Veri, zonat e stimuluara, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Fier, Durrës, Kavajë, Berat, Lushnjë dhe Pogradec.

2. Masa e kompensimit është 65 470,51 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë presje pesëdhjetë e një) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 840 855 194,35 (tetëqind e dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e katër presje tridhjetë e pesë) lekë, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë, sipas kolonës 14 të shtojcës 1, përkatësisht: nr.3, nr.4, nr.14, nr.15, nr.19, nr.27, nr.45, nr.50, nr.77, nr.80, nr.85, nr.89, nr.100, nr.112, nr.117, nr.122, nr.123, nr.124, nr.125, nr.153, nr.154, nr.158, nr.159, nr.161, nr.162, nr.242 dhe nr.245, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Zonat e Stimuluara, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Fier, Durrës, Kavajë, Berat, Lushnjë dhe Pogradec të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PROJEKTIN “EU4CULTURE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për projektin “EU4CULTURE”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, datë 21.4.2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH, TЁ LETËRMARRЁVESHJES, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA SEKRETARIATI I SHTETIT PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE (SECO) TË QEVERISË ZVICERANE, NËN FONDIN E BESIMIT ME SHUMË DONATORË, PËR FUQIZIMIN E KONTABILITETIT DHE MJEDISIT TË MIRËBESIMIT NË EVROPËN JUGORE DHE AZINË QENDRORE, PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË KONTABILITETIT NË SEKTORIN PUBLIK, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.251, DATË 9.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash, tё letërmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) të qeverisë zvicerane, nën Fondin e Besimit me Shumë Donatorë, për fuqizimin e kontabilitetit dhe mjedisit të mirëbesimit në Evropën Jugore dhe Azinë Qendrore, për projektin e zhvillimit të kontabilitetit në sektorin publik, miratuar me vendimin nr.251, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR – AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MODELIT TË UNIFORMAVE USHTARAKE, GRADAVE, SIMBOLEVE, STEMAVE E FLAMUJVE DEKORATIVË TË STRUKTURAVE DHE SHENJAVE TË TJERA DALLUESE TË UNIFORMËS USHTARAKE, QË MBAJNË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ë”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e modelit të uniformave ushtarake, gradave, simboleve, stemave e flamujve dekorativë të strukturave dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas albumeve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Modelet e miratuara me këtë vendim aplikohen, si më poshtë vijon:

a) Brenda vitit 2022 uniforma dimërore dhe verore ceremoniale e Orkestrës Frymore dhe e Truprojës së Nderit të Forcave të Armatosura, stemat dhe flamujt dekorativë të strukturave të Forcave të Armatosura;
b) Brenda vitit 2025 uniforma e stërvitjes;
c) Brenda vitit 2027 uniforma e ceremonialit dhe asaj të punës.

3. Vendimi nr.694, datë 21.11.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të uniformave ushtarake, gradave, simboleve, flamujve dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.82, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE BALDUSHK, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Harta dhe koordinatat, që i bashkëlidhen vendimit nr.82, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, përkatësisht, me hartën dhe koordinatat bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.86, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE ZALL-HERR, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Harta dhe koordinatat, që i bashkëlidhen vendimit nr.86, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, përkatësisht, me hartën dhe koordinatat, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.5/1, që përmendet në pikën 8/1, të vendimit nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2022, të përballohen nga fondet e planifikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.379, DATË 8.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË LESKOVIK, TË QARKUT TË KORÇËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.379, datë 8.4.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në titullin dhe në përmbajtjen e vendimit, fjalët “Bashkia Leskovik” zëvendësohen me “njësia administrative Leskovik, Bashkia Kolonjë”;
b) Në listën e inventarit shtohet një pjesë e pasurisë 763/10/2, me sipërfaqe 36 837.2 (tridhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë pikë dy) m2, e llojit “kullotë”, me vendndodhje në zonën kadastrale 2430, sipas formularit, gjithsej, 1 (një) fletë dhe planeve të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi;
c) Në lidhjen 1, bashkëlidhur vendimit, pasuria e përcaktuar në shkronjën “b” transferohet në pronësi të Bashkisë Kolonjë, për njësinë administrative Leskovik, në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit.

2. Ngarkohen Bashkia Kolonjë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.420, DATË 8.6.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E CEREMONIALIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Në kapitullin VII, titulli i pikës 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Pajisja me targa CD, TR dhe HCC (të gjelbra)”.

2. Pika 5.8, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.8. Konsujt e nderit, të emëruar në Republikën e Shqipërisë, kanë të drejtë të përdorin për qëllime pune, në funksion të pozicionit të tyre, jo më shumë se një automjet personal me targa, me inicialet dalluese “HCC”, automjet i cili përjashtohet nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja, të zbatuara në shitblerjen e automjeteve në Republikën e Shqipërisë.”.

3. Në pikën 5.19, fjalët “… ose HCC e zakonshme (në rastin e konsujve të nderit) …” zëvendësohen me “… ose HCC…”.

4. Në pikën 5.24, në paragrafin e dytë, fjalët “… shenjën dalluese HCC…” zëvendësohen me “… targën HCC…”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.577, DATË 3.8.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I OBJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MUJO ULQINAKU” (SEG. I DYTË) DHE RRUGËS “JAKOV MILE”, FIER”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.577, datë 3.8.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 3, shifra “4 006 581(katër milionë e gjashtë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e një)” zëvendësohet me shifrën “4 844 557 (katër milionë e tetëqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë)”.

b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4.Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 4 844 557 (katër milionë e tetëqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh, përballohet, si më poshtë vijon:

• 4 006 581 (katër milionë e gjashtë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e një) lekë, nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë;
• 837 976 (tetëqind e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, nga buxheti i Bashkisë Fier.”.

2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i miratuar për Bashkinë Fier.

3. Tabela, që i bashkëlidhet vendimit nr.577, datë 3.8.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Fier dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.688, DATË 14.11.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË OBJEKTIT, ME EMËRTIM “OBORR I QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c” , të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.688, datë 14.11.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në pikën 4 bëhen këto ndryshime:

i. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) 25 (njëzet e pesë) % kalojnë në llogarinë e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, prej të cilave:

i. 3 (tre) % përdoren për edukimin në vazhdim të burimeve njerëzore të kësaj qendre;
ii. 22 (njëzet e dy) % përdoren për investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore ose investime të tjera.”.

ii. Në shkronjën “b”, shifra “42%” zëvendësohet me “20%”.
b) Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:

“4/1. Të ardhurat e krijuara që nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit dhe të papërdorura kalojnë 80% si të ardhura dytësore në buxhetin e QSUT-së për t’u përdorur për investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore ose investime të tjera dhe 20% do të përdoren nga FSHZH-ja me kërkesë të QSUT-së dhe pas miratimit paraprak të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në infrastrukturë, për përmirësimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, në përmbushje të objektivave dhe të misionit.”.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.730, DATË 3.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND PËR VITIN 2021”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 27, e të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe në vijim të pikave 2, 3 e 4, të kreut V, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.730, datë 3.12.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND për vitet 2021 dhe 2022”.

2. Në pikat 1 dhe 2, fjalët “… vitin 2021 …” zëvendësohen me “… vitet 2021 dhe 2022 …”.

3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 16 (gjashtëmbëdhjetë).”.

4. Pas pikës 5 shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:

“6. Në rast se numri i pozicioneve vakante të TND-së, sipas pikës 3, të këtij vendimi, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së konkurrimit të nisur në vitin 2021, Departamenti i Administratës Publike zhvillon një procedurë të re pranimi të drejtpërdrejtë në TND gjatë vitit 2022 për numrin e pozicioneve të mbetura vakante dhe brenda numrit të përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 8 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Në pikat 1, shkronja “a”, 3, paragrafi i dytë, 4.1, shkronjat “b” e “c”, fjalët “50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë”, “50 milionë lekë”, “50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë” zëvendësohen me “500 000 000 (pesëqind milionë) lekë”.

2. Shkronja “ç”, e pikës 1, dhe pika 4.4 shfuqizohen.

Neni 2

Pika 1, e nenit 8/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Në zbatim të pikës 10, të nenit 49, të ligjit, furnizimi i input-eve bujqësore, siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përveç hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të NKM-së, është furnizim me normë të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 10 (dhjetë) për qind.

Lista e kategorive të input-eve bujqësore është e përcaktuar në aneksin 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.

Neni 3

Pas pikës 1, të nenit 11, shtohet pika 2, me këtë përmbajtje:

“2. Për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla, si: noter, përmbarues gjyqësor shtetëror dhe privat, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është zero, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuara sipas ligjit.”.

Neni 4

Në anekset 1.1 dhe 3, bashkëlidhur vendimit, fjalët “50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë” dhe “50 MILIONË LEKË” zëvendësohen me “500 000 000 (pesëqind milionë) lekë”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe neni 2 i shtrin efektet nga data 5 janar 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT, PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej, 855 (tetëqind e pesëdhjetë e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;
ç) Për kategorinë ekzekutive 604.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Vendimi nr.65, datë 2.2.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për planin vjetor të pranimit për vitin 2022, në institucionet e administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.

2. Këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.548, DATË 27.7.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE, TË RREGULLAVE E PROCEDURAVE PËR PËRFITIMIN E PENSIONEVE SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 15 e 17, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.548, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në lidhjen nr.1, që përmendet në pikën 1, të vendimit, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në ndarjen e parë “Institucione kushtetuese e të pavarura”, pas emërtesës “Avokati i Popullit”, shtohen emërtesat e mëposhtme:

• Kolegji i Posaçëm i Apelimit;
• Komisioni i Pavarur i Kualifikimit;
• Komisionerët Publikë;
• Këshilli i Lartë Gjyqësor;
• Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
• Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
• Shkolla e Magjistraturës;
• Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

b) Në ndarjen e dytë “Institucione të tjera të pavarura, të krijuara me ligj” hiqet emërtesa “Këshilli i Lartë i Drejtësisë” dhe shtohen emërtesat e mëposhtme:

• Komisioni i Prokurimit Publik;
• Akademia e Shkencave;
• Instituti i Statistikave.

c) Në ndarjen e tretë “Institucione në varësi të Kryeministrit” hiqen emërtesat e mëposhtme:

• Komisioni i Prokurimit Publik;
• Akademia e Shkencave;
• Instituti i Statistikave.

2. Në lidhjen nr.2, që përmendet në pikën 2, të vendimit, bëhen këto shtesa:

a) Për “Grupin e parë”, në pikën 8 bëhen shtesat e mëposhtme:

• Në shkronjën “a” shtohen emërtesat “Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” dhe “Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, “Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, “Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, “Komisioneri Publik” dhe “Drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
• Në shkronjën “b” shtohen emërtesat: “Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, “Komisioner i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, “Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, “Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, “Inspektori i Lartë i Drejtësisë” dhe “Drejtor i Shkollës së Magjistraturës”.

b) Për “Grupin e dytë”, në pikën 9 bëhen shtesat e mëposhtme:

• Në shkronjën “a” shtohen emërtesat: “Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, “Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, “Kancelar i Komisionerëve Publikë”, “Sekretar i Përgjithshëm i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, “Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, “Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, “Magjistrat” dhe “Pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës”;
• Në shkronjën “a”, në nënndarjen “ … dhe persona të tjerë të barazuar me ta, si më poshtë: …” shtohet emërtesa “Kancelar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
• Në shkronjën “b” shtohet emërtesa: “Kryetar në Komisionin e Prokurimit Publik” dhe “Inspektor jomagjistrat në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
• Në shkronjën “d” shtohen emërtesat: “Këshilltar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, “Këshilltar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, “Këshilltar i Komisionerit Publik”, “Kancelar në Shkollën e Magjistraturës”, “Nënkryetar dhe anëtarë në Komisionin e Prokurimit Publik”.

II. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TAVANEVE PËRGATITORE TË SHPENZIMEVE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2023 – 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË KOLONJË, TË NJËSISË ADMINISTRATIVE ÇLIRIM, TË NJË PJESE TË PASURISË 261/2, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 1412, DHE TË PASURISË 564, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 3068

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin, në pronësi të Bashkisë Kolonjë, të njësisë administrative Çlirim, të një pjese të pasurisë 261/2, me sipërfaqe 316 800 (treqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind) m2, me vendndodhje në zonën kadastrale 1412, dhe të pasurisë 564, me sipërfaqe 22 089 (njëzet e dy mijë e tetëdhjetë e nëntë) m2, me vendndodhje në zonën kadastrale 3068, sipas formularit, gjithsej, 1 (një) fletë, dhe planrilevimeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur për interes vendor.

2. Ngarkohen Bashkia Kolonjë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.