Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Tetor 2020:

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PROCEDURËS, TË KATEGORIVE, TË KUSHTEVE, TË KËRKESAVE TË KUALIFIKIMIT DHE TË EKSPERIENCËS PROFESIONALE PËR PERSONIN, TË CILIT I LËSHOHET CERTIFIKATA NË VEPRIMTARINË STUDIMORE PROJEKTUESE NË FUSHËN MINERARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 33, të ligjit nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Veprimtaritë studimore-projektuese në fushën minerare mund të kryhen vetëm nga persona fizikë tregtarë dhe/ose persona juridikë, që kanë të punësuar persona të certifikuar në veprimtarinë studimore-projektuese në fushën minerare. Subjektet detyrohen të regjistrojnë në regjistrin tregtar, si objekt veprimtarie, kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese në fushën minerare.

2. Veprimtaria zbatuese në fushën e veprimtarisë minerare kryhet nga individët e certifikuar, vendas dhe të huaj, nga ministria përgjegjëse për veprimtarinë minerare. Një certifikatë për veprimtari minerare zbatuese përfshin mbikëqyrjen, monitorimin, asistencën, konsulencën, supervizimin, kolaudimin dhe drejtimin teknik në veprimtaritë e kërkim-zbulim-shfrytëzimit, përpunimit të mineraleve dhe në ndërtim punimesh nëntokësore në infrastrukturë për qëllime publike.

3. Për kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese dhe zbatuese në fushën e veprimtarisë minerare certifikohen individë, vendas dhe të huaj.

4. Individët certifikohen në fushën e veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit, shfrytëzimit dhe përpunimit të mineraleve dhe në fushën e ndërtimeve publike për punimet e ndërtimit në galeri, tunele, puse, punime hidroteknike, naftë-gazsjellës e depo për lëndë plasëse, si: studiues, mbikëqyrës, monitorues, projektues, konsulentë, vlerësues kolaudues, supervizues dhe drejtues teknikë, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë vendim.

5. Tipet e certifikatave dhe dokumentet vërtetuese për plotësimin e kritereve nga individët që kërkojnë të pajisen me certifikatë për veprimtari studimore-projektuese dhe/ose zbatuese janë:

A. Për veprimtarinë studiuese-projektuese dhe zbatuese në veprimtarinë e kërkim-zbulimit të mineraleve:

A.1 Certifikata, si: mbikëqyrës, monitorues për veprimtarinë minerare të kërkim-zbulimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeolog, inxhinier gjeoinformatik, inxhinier gjeomjedisi, inxhinier shpimi, inxhinier gjeofizik, inxhinier hidrogjeolog, inxhinier gjeologo-inxhinierik apo emërtime të tjera, sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve në formë vetëdeklarimi (curriculum-vitae);
ç) kualifikimet apo specializimet, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
d) dy fotografi me format dokumentesh.

A.2 Certifikata, si: projektues, konsulent, vlerësues për veprimtarinë minerare të kërkim-zbulimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeolog, inxhinier gjeoinformatik, inxhinier gjeomjedisi, inxhinier shpimi, inxhinier gjeofizik, inxhinier hidrogjeolog, inxhinier gjeologo-inxhinierik apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës) të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e veprimtarisë së kërkim-zbulimit të mineraleve;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij studimore dhe projektuese në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për objekte të projektuara/të zbatuara;
dh) projekte të miratuara, ku të jetë autor ose bashkautor në jo më pak se 3 (tri) projekte;
e) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet kompetente;
ë) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve;
f) dy fotografi me format dokumentesh.

A.3 Certifikata si drejtues teknik për veprimtarinë minerare të kërkim-zbulimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeolog, inxhinier gjeoinformatik, inxhinier gjeomjedisi apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e veprimtarisë së kërkim-zbulimit të mineraleve dhe jo më pak se 2 (dy) vjet punë në terren;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për zbatim projektesh të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit;
dh) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet kompetente;
e) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.
A.4 Certifikata, si: projektues, konsulent, vlerësues në matjet topogjeodezike për veprimtarinë e kërkim-zbulimit.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeodet, inxhinier markshajder, inxhinier gjeomatik, inxhinier gjeoinformatik apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën topogjeodezike, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
ç) referenca për zbatim projektesh të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit;
d) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve;
dh) kualifikimet apo specializimet të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
e) dy fotografi me format dokumentesh.

A.5 Certifikata si projektues, konsulent, vlerësues, drejtues teknik për shpime në veprimtarinë e kërkim-zbulimit për mineralet e ngurta dhe puse uji.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier shpimi apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës) të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e librezës së punës, ku të vertetohet se ka jo më pak se 3 (tre) vjet punë në fushën e shpimeve;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e shpimeve (curriculum vitae);
d) referenca në zbatim projektesh të veprimtarive të shpimit në kërkim-zbulimin mineraleve të ngurta, të lëngëta e të gazta;
dh) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e kërkim-zbulimit të mineraleve të ngurta dhe puseve të ujit;
e) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

A.6 Certifikata si projektues, konsulent, vlerësues, studiues në fushën e studimeve hidrogjeologjike në veprimtarinë e kërkim-zbulimit.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeolog ose hidrogjeolog apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës) të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e librezës së punës, ku të vërtetohet se ka jo më pak se 3 (tre) vjet punë në profesionin e gjeologut ose hidrogjeologut;
ç) një përshkrim të veprimtarisë se tij në fushën e studimeve hidrogjeologjike (curriculum vitae);
d) referenca në studim e projektim në fushën hidrogjeologjike;
dh) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën studimeve hidrogjeologjike;
e) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.;

A.7 Certifikata si projektues, konsulent, vlerësues, studiues në fushën e gjeofizikës për veprimtarinë e kërkim-zbulimit për mineralet e ngurta.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier gjeofizik apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës) të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e librezës së punës, ku të vërtetohet se ka jo më pak se 3 (tre) vjet punë në fushën e gjeofizikës;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e studimeve gjeofizike (curriculum vitae);
d) referenca në studim e projektim në fushën gjeofizike;
dh) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e studimeve gjeofizike;
e) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

B. Për veprimtarinë studiuese-projektuese dhe zbatuese në veprimtarinë e shfrytëzimit dhe përpunimit të mineraleve:

B.1 Certifikata, si: mbikëqyrës, monitorues për veprimtarinë minerare të shfrytëzimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier marksheder, inxhinier gjeolog, inxhinier i burimeve minerare, diploma bachelor në gjeoinxhinier apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim i veprimtarisë së tij në fushën e shfrytëzimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
ç) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
d) dy fotografi me format dokumentesh.

B.2 Certifikata, si: mbikëqyrës, monitorues për veprimtarinë minerare të përpunimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier pasurues, inxhinier miniere, inxhinier metalurg, inxhinier kimist apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e përpunimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
ç) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
d) dy fotografi me format dokumentesh.

B.3 Certifikata, si: mbikëqyrës, monitorues në matjet topomarkshederike në miniera dhe karriera.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier marksheder, inxhinier gjeoded, diploma bachelor në gjeoinxhinier apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën topomarkshederike, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
ç) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
d) dy fotografi me format dokumentesh.

B.4 Certifikata, si: mbikëqyrës, monitorues në matjet topomarkshederike në tunele dhe punime kapitale për infrastrukturën rrugore, hidrocentrale, naftë-gazsjellës, depo të lëndëve plasëse dhe objekte të tjera me karakter publik.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier marksheder, inxhinier gjeodet, inxhinier gjeomatik, inxhinier gjeoinformatik apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuara. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën topomarkshederike, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
ç) kualifikimet apo specializimet e vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
d) dy fotografi me format dokumentesh.

B.5 Certifikata, si: projektues, konsulent, vlerësues dhe oponent projektesh për veprimtarinë minerare të shfrytëzimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier markshajder, inxhinier gjeomatik apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e noterizuar të librezës së punës ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij studimore dhe projektuese në fushën e shfrytëzimit të mineraleve, në formë autobiografie teknike (curriculum vitae);
d) referenca për objekte të projektuara/të zbatuara;
dh) projekte të miratuara ku të jetë autor ose bashkautor në jo më pak se 3 (tre) prej tyre;
e) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij;
f) dy fotografi me format dokumentesh.

B.6 Certifikata, si: projektues, konsulent, vlerësues për veprimtarinë minerare të përpunimit të mineraleve.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier pasurues, inxhinier miniere apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopjen e noterizuar të librezës së punës ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e veprimtarisë së përpunimit të mineraleve për inxhinierët pasurues dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së punës ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e veprimtarisë së përpunimit të mineraleve për inxhinierët e minierave;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij studimore dhe projektuese në fushën e përpunimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për objekte të projektuara/të zbatuara;
dh) projekte të miratuara, ku të jetë autor ose bashkautor në jo më pak se 3 (tre) prej tyre;
e) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e përpunimit të mineraleve;
f) dy fotografi me format dokumentesh;

B.7 Certifikata, si: projektues, konsulent, vlerësues, kolaudues, supervizues, mbikëqyrës për veprimtarinë e hapjes së punimeve minerare, kapitale dhe dytësore, tuneleve dhe punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, hidrocentrale naftë-gazsjellës, depo lëndësh plasëse dhe objekte të tjera me karakter civil.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier marksheder apo inxhinier gjeomatik emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet vetëm niveli master i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor dhe diplomat e sistemit të mëparshëm;
c) fotokopjen e noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e projektimit të punimeve nëntokësore;
ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij studimore dhe projektuese në fushën e hapjes së minierave apo punimeve nëntokësore publike, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për objekte të projektuara/të zbatuara;
dh) projekte të miratuara ku të jetë autor ose bashkëautor në jo më pak se 3 (tre) prej tyre;
e) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
ë) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij;
f) dy fotografi me format dokumentesh
B.8 Certifikata si drejtues teknik për veprimtarinë minerare të shfrytëzimit të mineraleve në nëntokë.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier gjeomatik, inxhinier gjeolog, inxhinier marksheder, teknik miniere apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar. Për këtë certifikatë pranohet dhe niveli bachelor i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor;
c) fotokopje të noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se:

– ka një përvojë jo më pak se 2 (dy) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për inxhinierët e minierave;
– ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për inxhinierët gjeolog;
– ka një përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për teknikët e minierave;

ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e shfrytëzimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për zbatim projektesh të veprimtarive minerare të shfrytëzimit;
dh) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
e) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e shfrytëzimit të mineraleve;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

B.9 Certifikata si drejtues teknik për veprimtarinë minerare të shfrytëzimit të mineraleve me karriere.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare.

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier gjeomatik, inxhinier gjeolog, inxhinier marksheder, teknik miniere apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuar; Për këtë certifikatë pranohen:

– diplomë bachelor ose master për inxhinierët e minierave;
– diplomë master për inxhinierët gjeologë;
– dëftesë e shkollës së mesme për teknikët e minierave;

c) fotokopje të noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se:

– ka një përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për inxhinierët gjeolog;
– ka një përvojë jo më pak se 2 (dy) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për inxhinierët e minierës me diplomë bachelor;
– ka një përvojë jo më pak se 1 (një) vit në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për inxhinierët e minierës me diplomë master profesional ose shkencor;
– ka një përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e veprimtarisë së shfrytëzimit të mineraleve për teknikët e minierave;

ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e shfrytëzimit të mineraleve, në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për zbatim projektesh të veprimtarive minerare të shfrytëzimit;
dh) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
e) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e shfrytëzimit të mineraleve;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

Kjo leje profesionale është e vlefshme për veprimtari minerare me karrierë me kapacitet jo më shumë se 5000 ton/mᶾ në vit.

B.10 Certifikata si drejtues teknik për veprimtarinë minerare të përpunimit të mineraleve.
Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier pasurues, inxhinier miniere apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës), të noterizuara. Për këtë certifikatë pranohet vetëm niveli master i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor dhe diplomat e sistemit të mëparshëm;
c ) fotokopje të noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se:

– ka një përvojë jo më pak se 1 (një) vit në fushën e veprimtarisë së përpunimit të mineraleve për inxhinierët pasurues;
– ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e veprimtarisë së përpunimit të mineraleve për inxhinierët e minierave;

ç) një përshkrim të veprimtarisë së tij në fushën e përpunimit të mineraleve në formë vetëdeklarimi (curriculum vitae);
d) referenca për zbatim projektesh të veprimtarive minerare të përpunimit të mineraleve;
dh) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
e) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij në fushën e përpunimit të mineraleve;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

B.11 Certifikata si drejtues teknik për veprimtarinë e hapjes së punimeve minerare kapitale dhe dytësore, tuneleve dhe punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, hidrocentrale naftë-gazsjellës, depo lëndësh plasëse dhe objekte të tjera me karakter publik.

Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare:

a) kërkesën për kategorinë e certifikatës;
b) fotokopjen e diplomës (inxhinier miniere, inxhinier gjeomatik, inxhinier marksheder apo emërtime të tjera sipas universiteteve të vendit ose të huaja me atributet e njëjta të përcaktuara sipas specialitetit përkatës) dhe të listës së notave, të noterizuara. Për këtë certifikatë pranohet vetëm niveli master i studimeve universitare, sipas sistemit të ri arsimor dhe diplomat e sistemit të mëparshëm;
c) fotokopje të noterizuar të librezës së punës, ku vërtetohet se ka një përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e veprimtarisë së hapjes së punimeve nëntokësore dhe jo më pak se 1 (një) vit punë në terren;
ç) një përshkrim të veprimtarisë në formë autobiografie teknike (curriculum vitae), nga marrja e diplomës deri në momentin e paraqitjes së kërkesës, vërtetuar nga institucionet përkatëse, punëdhënësi;
d) referenca për zbatim projektesh të hapjes së punimeve minerare kapitale dhe dytësore, tuneleve dhe punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, hidrocentrale dhe objekte të tjera me karakter civil;
dh) kualifikimet apo specializimet dhe kontributet e veçanta, të vërtetuara nëpërmjet certifikatave të lëshuara nga organet përkatëse;
e) jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese të veprimtarisë së tij;
ë) dy fotografi me format dokumentesh.

C. Një individ mund të jetë zotërues i më shumë se një certifikate ose të ketë të përshkruara në certifikatën e tij disa nga përcaktimet, sipas shkronjave A dhe B, më sipër.
D. Certifikata nuk lejohet të transferohet nga një individ te tjetri. Kur një individ humbet certifikatën, njofton menjëherë zyrtarisht sekretarin e komisionit të vlerësimit dhe pajiset me dublikatë, që jepet nga sekretari i komisionit të vlerësimit mbi bazën e kërkesës së individit specialist dhe verifikimit të kopjes origjinale të certifikatës, që ruhet në arkivin e sekretarit.
E. Dokumentet vërtetuese duhet të jenë të përpiluara në gjuhën shqipe, origjinale ose fotokopje të noterizuara (dokumentet e përkthyera të jenë të noterizuara).

6. Ministri përgjegjës për veprimtarinë minerare përcakton anëtarët e komisionit të vlerësimit për plotësimin e kritereve të pajisjes me certifikatë për veprimtari studimore-projektuese në fushën e veprimtarisë minerare dhe atë të punimeve nëntokësore për ndërtimet publike.

7. Përbërja e komisionit të vlerësimit dhe procedurat e vlerësimit të dokumenteve për dhënien e certifikatës për kryerjen e veprimtarisë studimore-projektuese dhe zbatuese në fushën e veprimtarisë minerare dhe ndërtim punimesh nëntokësore në infrastrukturë për qëllime publike janë, si më poshtë vijon:

7.1. Drejtuesi i komisionit të vlerësimit të dokumenteve vërtetuese, që është edhe kryetar i komisionit për kriteret e certifikatave për kryerjen e veprimtarisë studimore-projektuese dhe zbatuese në fushën e veprimtarisë minerare, përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për veprimtarinë minerare dhe ky komision përbëhet nga 10 (dhjetë) anëtarë dhe sekretari (pa të drejtë vote):

a) 2 (dy) anëtarë nga ministria përgjegjëse për veprimtarinë minerare;
b) 2 (dy) anëtarë nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore;
c) 2 (dy) anëtarë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar;
ç) 1 (një) anëtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera;
d) 2 (dy) anëtarë nga Universiteti Politeknik i Tiranës;
dh) 1 (një) anëtar nga Shoqata e Inxhinierëve të Minierave.

7.2. Komisioni funksionon pranë ministrisë përgjegjëse për veprimtarinë minerare dhe shqyrton, çdo muaj, ndërmjet datave 25-30 kërkesat e paraqitura. Materiali që do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së komisionit përgatitet, nënshkruhet dhe u shpërndahet nga sekretari, anëtarëve të komisionit, të paktën 2 (dy) ditë përpara zhvillimit të mbledhjes.

7.3. Në mbledhjen e radhës, komisioni shqyrton dhe vlerëson dokumentacionin e paraqitur në kërkesat gjatë atij muaji dhe merr vendim për dhënien ose jo të certifikatës.

7.4. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit. Sekretari mban procesverbalin e mbledhjes, i cili nënshkruhet nga vetë sekretari dhe anëtarët e komisionit, që kanë qenë të pranishëm në mbledhje.

7.5. Vendimet në komision merren me shumicën e votave të më shumë se gjysmës së komisionit pjesëmarrës në votim, jo më pak se 6 (gjashtë) persona. Në rast të votave të barabarta, shqyrtimi dhe votimi i kërkesës shtyhen për mbledhjen e ardhshme.

7.6. Sekretari, në bazë të vendimit të komisionit të vlerësimit, përgatit certifikatat në 2 (dy) kopje origjinale, të cilat nënshkruhen nga kryetari i komisionit. Një kopje origjinale e certifikatës i dorëzohet kërkuesit e vulosur, ndërsa tjetra, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga subjekti, ruhet për arkiv nga sekretari.

7.7. Sekretari mban regjistrin themeltar të kërkesave dhe të certifikatave të dhëna.

7.8. Elementet e certifikatës për veprimtarinë studiuese-projektuese dhe zbatuese në fushën e veprimtarisë minerare janë:

a) numri i regjistrimit themeltar dhe data;
b) të dhënat personale të aplikuesit (emër, mbiemër, atësi, datëlindje dhe vendbanim);
c) data dhe titulli i diplomimit;
ç) fusha e veprimtarisë minerare dhe punët për të cilat jepet certifikata.

8. Zotëruesit e lejes minerare duhet të kenë një kontratë pune efektive me një drejtues teknik të certifikuar si i tillë për veprimtarinë e tyre minerare, në përputhje me karakterin e kësaj veprimtarie. Drejtuesi teknik duhet të figurojë në listat e pagesave mujore të çdo shoqërie minerare.

9. Individët e pajisur me certifikatën e drejtuesit teknik duhet të jenë të punësuar vetëm në një shoqëri të pajisur me leje minerare, me kapacitet prodhimi vjetor mbi 20 (njëzet) mijë tonë në vit.
Drejtuesi teknik mund të jetë i punësuar njëkohësisht dhe në 1 (një) shoqëri tjetër minerare, e cila zotëron një leje minerare për një zonë fqinje dhe zona e lejuar minerare është në një distancë jo më shumë se 1 (një) km ku secila nga shoqëritë të kenë një kapacitet prodhimi vjetor më të vogël se 20 (njëzet) mijë tonë në vit, ose në 2 (dy) shoqëri të tjera minerare, kur zonat e lejuara minerare janë në një distancë jo më shumë se 1 (një) km ku secila nga shoqëritë të kenë kapacitet prodhimi vjetor më të vogël se 10 (dhjetë) mijë tonë në vit.

10. Për veprimtaritë minerare dhe ndërtim punimesh nëntokësore në infrastrukturën për qëllime publike, hartuesit e programit minimal të punës, të programit të investimit, projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare, planit përfundimtar të rehabilitimit të mjedisit dhe projekteve të punimeve nëntokësore në infrastrukturën për qëllime publike duhet të jenë të certifikuar dhe janë personat përgjegjës për mbrojtjen e këtyre dokumenteve në këshillat teknikë përkatës të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo të komisioneve të tjera që miratojnë vepra të infrastrukturës publike.

11. Drejtuesi teknik është personi përgjegjës nga ana teknike për të gjitha operacionet minerare që kryhen në një zonë të lejuar minerare të kërkim-zbulimit/të kërkim-zbulim-shfrytëzimit/shfrytëzimit të një lejeje minerare në përputhje me projektin e zhvillimeve të veprimtarisë minerare.

12. Për shkelje të rënda të rregullores të teknikës së sigurimit nga ana e drejtuesit teknik, të cilat nuk përbëjnë vepër penale, struktura përkatëse në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare i propozon këtij komisioni revokimin e certifikatës profesionale për një afat kohor ose përgjithmonë.

13. Vendimi nr.441, datë 16.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kushteve të certifikimit e të licencimit të dokumenteve shoqëruese, të afateve të vlefshmërisë dhe të procedurave të shqyrtimit të kërkesave, për licencimin e veprimtarisë studimore-projektuese në veprimtaritë minerare”, shfuqizohet.

14. Licencat për veprimtarinë studimore-projektuese në veprimtaritë minerare, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ruajnë vlefshmërinë e tyre.

15. Ngarkohet ministria përgjegjëse për veprimtarinë minerare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË ABU DABIT PËR ZHVILLIM, NË LIDHJE ME PROJEKTIN E STREHIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Abu Dabit për Zhvillim, në lidhje me projektin e strehimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL TE BASHKIA SARANDË, TË PASURISË 5/61, ZONA KADASTRALE 8642, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.421, DATË 9.6.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDRYSHIMIN DHE KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË OBJEKTIT “ZYRAT DHE OFIÇINA”, SARANDË, NGA MINISTRIA E BUJQËSISË DHE E USHQIMIT MINISTRISË SË TRANSPORTIT DHE TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE TË OBJEKTIT “ISH-PARKU I MALLRAVE”, SARANDË, NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE E TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE TË USHQIMIT, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.226, DATË 23.4.2004 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT RRUGOR, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË TRANSPORTIT DHE TË TELEKOMUNIKACIONIT””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “g”, 5 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 2, të vendimit nr.421, datë 9.6.2005, të Këshillit të Ministrave, sipërfaqja e pronës me emërtimin “Ish-parku i mallrave”, Sarandë, me numër pasurie 5/61, zona kadastrale 8642, ndryshon sipas formularit, gjithsej, 1 (një) fletë dhe hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, transferohet në pronësi, nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural te Bashkia Sarandë, sipas formularit, gjithsej, 1 (një) fletë dhe hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim për t’u përdorur në fushën e infrastrukturës.

3. Bashkisë Sarandë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Sarandë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI-TEMA: MBULESA E TOKËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja “h”, dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri–Tema: Mbulesa e tokës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI-TEMA: ZONAT ME RREZIQE NATYRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja “s” dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri-Tema: Zonat me rreziqe natyrore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: PËRDORIMI I TOKËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “m”, dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Përdorimi i tokës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: PËRCAKTIMI I KORNIZËS REFERUESE GJEODEZIKE DHE KONTROLLI GJEODEZIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja “a”, dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri-Tema: Përcaktimi i kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: SISTEMET E RRJETEVE GJEOGRAFIKE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “b”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri-Tema: Sistemet e rrjeteve gjeografike”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR SHTESËN E DYTË TË FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E SIGURISË SË DIGAVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.61/2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e dytë të financimit për projektin e sigurisë së digave, ratifikuar me ligjin nr.61/2018, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I TERRENEVE SPORTIVE NË SHKOLLËN “KOSOVA”, NË TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i terreneve sportive në shkollën “Kosova”, në Tiranë.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, prone private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerë 76 213 135 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 76 213 135 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Pronarët pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likudim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë si dhe hartën treguese të regjistrimit, pranë Bashkisë Tiranë.

8. Bashkia Tiranë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI I SHTETIT ZVICERAN PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE, TË DEPARTAMENTIT FEDERAL TË ÇËSHTJEVE EKONOMIKE, ARSIMIT DHE KËRKIMIT, PËR DHËNIEN E ASISTENCËS TEKNIKE DHE FINANCIARE PËR PROJEKTIN E “MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA NË QARKUN E BERATIT”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.460, DATË 10.6.2020, TË KËSHILLT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, e marrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, të Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit, për dhënien e asistencës teknike dhe financiare për projektin e “Menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit”, miratuar me vendimin nr.460, datë 10.6.2020, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.914, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në nenin 47/1, “Dhënia e kontratave sipas marrëveshjes kuadër”, të vendimit nr.914, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen pikat 7 e 8, me këtë përmbajtje:

“7. Përjashtimisht nga sa është përcaktuar në këtë nen, gjatë gjendjeve të epidemisë të deklaruara zyrtarisht sipas legjislacionit në fuqi, ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë mund të prokurojnë mallra ose shërbime që mbulohen nga një marrëveshje kuadër nga operatorë ekonomikë të tjerë që nuk janë pjesë e marrëveshjes kuadër, në rast se operatorët ekonomikë të marrëveshjes kuadër kanë deklaruar me shkrim që, për shkak të gjendjes së epidemisë, janë në pamundësi për të përmbushur plotësisht ose pjesërisht detyrimin për të furnizuar mallrat ose shërbimet sipas marrëveshjes kuadër.

8. Në çdo rast, autoriteti kontraktor, përpara fillimit të çdo procedure të prokurimit publik për mallra ose shërbime që mbulohen nga një marrëveshje kuadër që nuk janë pjesë e marrëveshjes kuadër, sipas pikës 7, të këtij neni, është i detyruar për të kërkuar fillimisht furnizimin e mallrave ose të shërbimeve nga operatorët ekonomikë që kanë lidhur një marrëveshje kuadër.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.892, DATË 21.12.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE KORRESPONDUESE DHE KATEGORIZIMIN PËR GRADAT NË POLICINË E SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.892, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, lidhja nr.1, “Tabela e funksioneve korresponduese dhe kategorizimi për çdo gradë”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Durrës, Tiranë Jug, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Tiranë Veri, Vlorë dhe Gjirokastër.

2. Masa e kompensimit është 19 208,42 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetë presje dyzet e dy) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 268 334 303,8 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e tre presje tetë) lekë, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, për pronat me numrat rendorë sipas kolonës 14, të shtojcës 1, përkatësisht: nr.3, nr.20, nr.38, nr.43, nr.49, nr.51, nr.63 e nr.64, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Durrës, Tiranë Jug, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Tiranë Veri, Vlorë dhe Gjirokastër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, NË EMËR TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE FONDIT GLOBAL PËR TË LUFTUAR SIDA-N, TUBERKULOZIN DHE MALARIEN, PËR PROGRAMIN “PËRSHKALLËZIMI DHE SIGURIMI I QËNDRUESHMËRISË SË PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ HIV/SIDA-S DHE TUBERKULOZIT NË GRUPET KRYESORE TË POPULLATËS”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.219, DATË 12.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Fondit Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarien, për programin “Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s dhe Tuberkulozit në grupet kryesore të popullatës”, miratuar me vendimin nr.219, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.