V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 25 KORRIK, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Caktimin e ditës së hënë, datë 25 korrik 2016, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2.Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA