Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 23 Shtator 2020:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TEKNOLOGJISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, PËR NGRITJEN E NJË NDËRTESE MODULARE PËR QËLLIME ARSIMORE, NJË DONACION I REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË PAS TËRMETIT TË NËNTORIT 2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e një ndërtese modulare për qëllime arsimore, një donacion i Republikës së Sllovenisë për Republikën e Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, pika 1, shkronja “a”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, shifra “… 3 239 666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) …” zëvendësohet me “… 2 239 666 018 (dy miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) …”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT DHE NDËRTIMIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 3, e vendimit nr.307, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Përdorimi i fondit, i miratur në buxhetin e vitit 2020, do të jetë në masën 2 477 077 257 (dy miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, nga të cilat:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi në masën 795 080 370 (shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e tetëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.
b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 681 996 887 (një miliard e gjashtëqind e tetëdhjetë e një milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SLLOVAKE PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (SAIDC), PËR OFRIMIN E KONTRIBUTIT FINANCIAR PAS TËRMETIT TË 26 NËNTORIT 2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Sllovake për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SAIDC), për ofrimin e kontributit financiar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.202, DATË 5.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, pika 1, shkronja “a”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 2.1, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:
“2.1. Fondi që do të përdoret, i miratuar në buxhetin e vitit 2020, do të jetë 4 633 532 035 (katër miliardë e gjashtëqind e tridhjetë e tre milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH, nga i cili:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 2 733 483 882 (dy miliardë e shtatëqind e tridhjetë e tre milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tetëdhjetë e dy) lekësh pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim.”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E RINDËRTIMIT TË NDËRTESAVE PUBLIKE (FAZA I)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rindërtimit të ndërtesave publike (Faza I), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.682, DATË 29.7.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIMIN E PUNONJËSVE ARSIMORË QË PUNOJNË DHE TË NXËNËSVE QË MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas shkronjës “ç”, të pikës 1, të vendimit nr.682, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) nxënësve që ndjekin procesin mësimor në institucionet arsimore publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/rindërtim, vërtetuar me aktet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi dhe që udhëtojnë mbi 5 km për të ndjekur procesin mësimor, larg vendbanimit të përhershëm.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PRIVAT, MEDRESEJA “HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU”, KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, fetar, të nivelit të arsimit të mesëm të lartë, medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, Korçë, hapur me vendimin nr.602, datë 4.12.2002, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes së funksionimit të institucionit arsimor privat, medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku””.
2. Institucioni arsimor parauniversitar privat, medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, Korçë, ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
c) Të kthejë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor dokumentacionin dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar një kopje të procesverbalit të dorëzimit dhe të dokumentacionit, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi;
d) Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi, të mbulohen nga institucioni përkatës i arsimit privat.
3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat, medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, Korçë.
b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga institucioni arsimor privat.
4. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, të marrë të gjitha masat sipas parashikimeve të Kodit Civil, ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi për personin juridik që përfaqëson institucionin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili nuk zbaton këtë vendim.
5. Vendimi nr.602, datë 4.12.2002, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes së funksionimit të institucionit arsimor privat, medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku””, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucioni arsimor privat medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, Korçë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PRIVAT, MEDRESEJA “ALI KORÇA”, KAVAJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, medreseja “Ali Korça”, Kavajë, hapur me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie leje për funksionimin e institucioneve arsimore private”.
2. Institucioni arsimor privat fetar, i nivelit të arsimit të mesëm të lartë, medreseja “Ali Korça”, Kavajë, ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor dokumentacionin dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar një kopje të procesverbalit të dorëzimit dhe të dokumentacionit, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi;
d) Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi, të mbulohen nga institucioni përkatës i arsimit privat.
3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat, Medreseja “Ali Korça”, Kavajë;
b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga institucioni arsimor privat.
4. Institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar të marrë të gjitha masat sipas parashikimeve të Kodit Civil, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi për personin juridik që përfaqëson institucionin e përcaktuar në pikën 1, i cili nuk zbaton këtë vendim.
5. Nënndarja 2, e shkronjës “d”, të pikës 1, të vendimit nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie leje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucioni arsimor privat, medreseja “Ali Korça”, Kavajë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PRIVAT, “KRYQI I NDERUAR”, SUKTH, DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, të arsimit të mesëm të lartë, “Kryqi i nderuar”, Sukth, Durrës.
2. Institucioni arsimor parauniversitar privat, “Kryqi i nderuar”, ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
d) Të dorëzojë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, dokumentacionin shkollor dhe procesverbalin e dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, “Kryqi i nderuar”.
b) Të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
c) Të administrojë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga institucioni arsimor parauniversitar privat.
4. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, të marrë të gjitha masat sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
5. Vendimi nr.743, datë 1.7.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar, shkollë e mesme, “Kryqi i nderuar””, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucioni arsimor parauniversitar privat, “Kryqi i nderuar”, Sukth, Durrës dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 5, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në buxhetin e vitit 2020, të miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:
a) Në programin buxhetor 07220, “Shërbimet e kujdesit parësor”, në artikullin 604, “Të tjera transferime korrente të brendshme”, të shtohet fondi prej 406 000 000 (katërqind e gjashtë milionë) lekësh.
b) Në programin buxhetor 07330, “Shërbimet e kujdesit dytësor”, në artikullin 604, “Të tjera transferime korrente të brendshme”, të pakësohet fondi prej 406 000 000 (katërqind e gjashtë milionë) lekësh.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.371, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE SHPËRBLIMI PËR PERSONELIN QË SHËRBEN NË INSTITUCIONET E PËRKUJDESJES SHOQËRORE REZIDENCIALE PUBLIKE, QË JANË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR DHE TË BASHKIVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, e vendimit nr.371, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri më 31 gusht 2020.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.695, DATË 31.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “ZGJERIMI I RRUGËS SË ELBASANIT (FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË – UNAZA E MADHE E TIRANËS)””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 4, të vendimit nr.695, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, fjalët “… ndërsa pjesa e mbetur, në masën 83 911 577 (tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, do të përballohet sipas mënyrës që do të përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.” zëvendësohen me “… pjesa e mbetur, në masën 83 911 577 (tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, do të përballohet nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, sipas tabelës bashkëlidhur vendimit.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “ELBASAN-BANJË, LOTI II”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor “Elbasan-Banjë, loti II”, Elbasan”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “Truall”, “Arë” dhe “Pemëtore”, me një vlerë të përgjithshme prej 9 201 065 (nëntë milionë e dyqind e një mijë e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë e llojit “Truall”, “Arë” dhe “Pemëtore”, me vlerë 9 201 065 (nëntë milionë e dyqind e një mijë e gjashtëdhjetë e pesë) lekë, do të përballohet nga fondet e miratuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për vitin 2020.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, Autoritetit Rrugor Shqiptar.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit, Autoritetit Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.595, DATË 31.8.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, “NDËRTIMI DHE SISTEMIMI I RRUGËS “GJYKATA – AKADEMIA E MARINËS” + RRUGA “DURO SHASKA” DERI TEK 7 PALLATET, VLORË, FAZA I”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.595, datë 31.8.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikat 3 dhe 4, vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë e llojit, “tokë truall” dhe “ndërtesë” nga 131 087 366 (njëqind e tridhjetë e një milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë ndryshon dhe bëhet 134 790 025 (njëqind e tridhjetë e katër milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e njëzet e pesë) lekë.
2. Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
II. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Vlorë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR ZBATIMIN E LEHTËSIRAVE RECIPROKE/TË NDËRSJELLA NË PROCEDURAT DOGANORE DHE/OSE TË KONTROLLIT TË HYRJE-DALJES SË MALLRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e lehtësirave reciproke/të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT DHE NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE NË AFËRSI TË RRUGËS BREGDETARE (VLORË-ORIKUM)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum), në shumën prej 112 500 000 (njëqind e dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) rialë saudit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS PËR MIRATIMIN E TEKSTEVE TË PËRBASHKËTA PËR DIASPORËN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.16/2018, “Për diasporën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, datë 23.3.2015, përbëhet nga përfaqësuesit e institucioneve, si më poshtë vijon:
a) 5 (pesë) përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën së Republikës së Kosovës;
b) 5 (pesë) përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministri i Shtetit për Diasporën.
2. Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën ka për detyrë:
a) hartimin e standardeve të teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën;
b) hartimin e paketës së dokumenteve për procedurat e konkurrimit për tekstet mësimore të përbashkëta për diasporën;
c) përcaktimin e kritereve të recensuesve të teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën;
ç) miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta fituese për diasporën.
3. Qendra e Botimeve për Diasporën kryen funksionet e sekretariatit teknik të Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën.
4. Shpenzimet për mbarëvajtjen e punës së Komisionit, përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe dietat, për realizimin e mbledhjeve zyrtare të anëtarëve të Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, për pagesën e recensuesve të teksteve dhe proceseve të tjera në shërbim të procesit, mbulohen nga buxheti i miratuar i Qendrës së Botimeve për Diasporën të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Pagesat e pikës 4, të këtij vendimi, propozohen rast pas rasti nga drejtori i Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe miratohen nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ministri i Shtetit për Diasporën për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROGRAMIN PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT DHE INFRASTRUKTURËS NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri, në shumën prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (MARRËSI), FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE IV: GRANTI 2 I WBIF-SË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Marrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit, (Agjencia e zbatimit të projektit), dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), për furnizimin me ujë të zonave rurale IV: granti 2 i WBIF-së, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROGRAMIN E MUNDËSIMIT TË TURIZMIT DHE INFRASTRUKTURËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin e mundësimit e turizmit dhe infrastrukturës, në shumën prej 40 000 000 (dyzet milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIM DHE SHTESË NË MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELLË NË FUSHËN E SIGURISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit për ndryshim dhe shtesë në marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10221, DATË 4.2.2010, “PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI””
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi””, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE” , TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimi mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE