Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Shkurt 2025:
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT  ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE    TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102,  datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin e znj. Gerta Lubonja në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,  DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR ENERGJINË, NË FAVOR TË REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024-2027, NË KUADËR   TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR   NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR PUNËSIMIN E TË RINJVE, NË FAVOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024-2027,  NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS   SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR EKONOMINË DHE SHOQËRINË DIGJITALE PËR REPUBLIKËN E  SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024-2027,  NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS  SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale për Republikën e Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.845, DATË 28.10.2020,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN    E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE TURISTIKE DETARE, QË KRYHEN NËPËRMJET MJETEVE LUNDRUESE PËR QËLLIME TURISTIKE DHE ARGËTIMI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të  ligjit nr.43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në tekstin e rregullave të hollësishme për zhvillimin e aktiviteteve turistike detare, që i bashkëlidhet vendimit nr.845, datë 28.10.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Kudo në tekst, fjalët “… i/ licencuar si operator turistik me licencën me kodin XIII.1.B, “Operator turistik”, dhe …” hiqen;
2. Në pikën 1, të kreut I, fjalët “… të licencuar si “Operator turistik”, me kodin XIII.1.B dhe …” hiqen;
3. Në pikën 10, të kreut I, fjalët “… i licencuar me licencën me kodin XIII.1.B si “Operator turistik” dhe …”  hiqen;
4. Në shkronjën “a”, të pikës 6, të kreut II, fjalët “… licenca si operator         turistik …” hiqen.
5. Në pikën 1, të kreut VII, fjalët “… licencuar e …” hiqen.
II. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DEKLARIMIN PASURI KULTURORE E PALUAJTSHME “QENDËR HISTORIKE” TË NJË ZONE NË FSHATIN RABDISHT, PESHKOPI, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “ç”, të    pikës 3, të nenit 9, të nënndarjes “iii”, të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 53, të pikës 3, të nenit 62, dhe të pikës 1, të nenit 96, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Qendër historike” të një zone në fshatin Rabdisht, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Përcaktimin e zonës mbrojtëse të “Qendrës historike” të një zone në fshatin Rabdisht, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Qendrës historike” të fshatit Rabdisht dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.
5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Dibër për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TAVANEVE PËRGATITORE TË SHPENZIMEVE  TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026-2028
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I HYRJES  SË QYTETIT TË SHKODRËS DHE BREGUT PERËNDIMOR TË LIQENIT TË SHKODRËS”, BASHKIA SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”, Bashkia Shkodër.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të  plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “livadh”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 402 403 347 (katërqind e dy milionë e katërqind e tre mijë e treqind e dyzet e shtatë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 402 403 347 (katërqind e dy milionë e katërqind e tre mijë e treqind e dyzet e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.456, DATË 29.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE PËR VENDOSJEN E DETYRIMIT TË SHËRBIMIT PUBLIK, QË DO TË ZBATOHEN NDAJ TË LICENCUARVE NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, TË CILËT USHTROJNË AKTIVITETIN E PRODHIMIT, TRANSMETIMIT, SHPËRNDARJES DHE FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 4, të nenit 12, të tekstit “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, që i bashkëlidhet vendimit nr.456,                                   datë 29.6.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas fjalisë “Teprica e burimeve të rinovueshme të depozituara dhe që nuk përdoren për mbulimin e humbjeve mund të shiten në treg të lirë nga prodhuesi publik.” shtohen fjalitë “Furnizuesi i Tregut të Lirë, sh.a., paguan shoqërinë publike të prodhimit për shërbimin e shkëmbimit/ depozitimit. Metodologjia për përcaktimin e vlerës së kësaj pagese miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e shoqërisë publike të prodhimit me propozimin e shoqërive.”;
b) Fjalia e fundit zëvendësohet me fjalinë “Kjo marrëdhënie rregullohet në kontratën dypalëshe ndërmjet shoqërisë publike të prodhimit dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë, sh.a., dhe mban në konsideratë metodologjinë e përcaktimit të vlerës së pagesës, të miratuar sipas kësaj pike, dhe rregullat e tregut të balancimit në fuqi.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., OSHEE Group, sh.a., dhe Furnizuesi i Tregut të Lirë, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.