Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 27 Korrik 2016
V E N D I M
PËR
INDEKSIMIN E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 61 e 88, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 17, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, të nenit 24, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.150/2014, të nenit 6/1, të ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, të ndryshuar, të nenit 1, të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, të nenit 8, të ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Indeksimin në masën 1,6 për qind të:
a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara;
b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;
ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;
ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;
f) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”;
g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar,
gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
h) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
i) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
j) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1.8.2016 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.7.2016, përfshirë edhe këtë datë.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, datë 6.11.2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.8.2016 nuk do të jenë më pak se 12 635 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj dhe më shumë se 25 270 (njëzet e pesë mijë e dyqind e shtatëdhjetë) lekë në muaj.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk do të jenë më pak se 8 652 (tetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy) lekë në muaj, por jo më shumë se 12 635 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.
Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.8.2016 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 12 635 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.
Përfituesit e pensioneve dhe të të ardhurave, të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nr.150/2014, datë 6.11.2014, me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, edhe pas indeksimit të pensionit të caktuar sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”; nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”.
7. Përfituesit e pensioneve të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.7.2016, përfshi edhe këtë datë, edhe pas indeksimit të pensionit të caktuar sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”; nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”.
8. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi deri më 31.12.2014, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë:
a) deri në 14 285 (katërmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe ato të caktuara me ligjin nr.150/2014, datë 6.11.2014;
b) deri në 13 785 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 342 (nëntë mijë e treqind e dyzet e dy) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
9. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi deri më 31.7.2016 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14 285 (katërmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj.
10. Pas datës 1.8.2016 të ardhurat minimale:
a) të personave që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë (përfshirë edhe ato të caktuara me ligjin nr.150/2014, datë 6.11.2014), përjashtuar ato të caktuara sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kompensime vetjake, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 785 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj;
b) të personave që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kompensime për çmimin e energjisë elektrike e për të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta se 9 542 (nëntë mijë e pesëqind e dyzet e dy) lekë në muaj dhe më të larta se 12 835 (dymbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj;
c) të personave, që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, dhe kompensime vetjake, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 785 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 662 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë, të përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2016 dhe ndahen përkatësisht:
a) 650 000 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të pensioneve;
b) 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a.
12. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për të nxjerrë udhëzues teknikë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.8.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
STANDARDIZIMIN E MËNYRËS SË KLASIFIKIMIT DHE KODIFIKIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE TË HARTIMIT TË FORMULARËVE PËR APLIKIMIN NË SHËRBIME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 36 e 56, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për standardizimin e mënyrës së klasifikimit, kodifikimit dhe hartimit të formularëve për aplikimin në shërbime publike, të ofruara në Republikën e Shqipërisë.
2. Klasifikimi i shërbimeve bëhet me qëllimin e pajisjes së tyre me një kod unik për çdo shërbim publik që u ofrohet përdoruesve, personave fizikë dhe juridikë.
KREU I
MËNYRA E KLASIFIKIMIT DHE KODIFIKIMIT TË SHËRBIMEVE
3. Klasifikimi i shërbimeve publike në Shqipëri bëhet me tri nivele hierarkie:
a) Niveli i parë është “Funksioni”, i cili pasqyron ndarjen tematike, sipas llojeve të shërbimeve që paraqesin, në vija të përgjithshme, karakteristika të përbashkëta dhe përmban grupe shërbimesh;
b) Niveli i dytë është “Grupi i shërbimeve”, i cili pasqyron një nënndarje të funksionit sipas nëntematikave specifike. Shërbimet që i përkasin një grupi janë të ngjashme ndërmjet tyre dhe të dallueshme nga grupet e tjera brenda funksionit, për shkak të llojit apo qëllimit që ka grupi;
c) Niveli i tretë është “Shërbimi”, si njësia më e vogël bashkuese e klasifikimit, e cila pasqyron një shërbim publik unik, për të cilin aplikohet më vete. Shërbimi ofrohet brenda grupit të shërbimeve dhe është i dallueshëm nga shërbimet e tjera nga lloji apo qëllimi.
4. Kodi unik që i vendoset çdo shërbimi publik ka për qëllim identifikimin e unifikuar të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, në shkëmbimet me personat fizikë dhe juridikë si edhe ndërmjet institucioneve të administratës shtetërore.
5. Kodifikimi i shërbimeve publike pasqyron klasifikimin e shërbimeve publike, duke u vënë, në korrespondencë, një kod shifror të tria niveleve të klasifikimit, funksionit, grupit të shërbimeve dhe shërbimit, të paraprirë nga prefiksi AL.
6. Kodi i shërbimit është unik për çdo shërbim dhe ka formatin AL 00 00 00, sipas mënyrës së pasqyruar në tabelën vijuese:
Kodi prefiks Funksioni Grupi i shërbimeve Kodi i shërbimit Përshkrimi i shërbimit
AL 00 00 00 Shërbimi AAA
7. Kodi i prefiksit përbëhet nga kombinimi i shkronjave “AL”, me qëllim identifikimin e shtetit. Këto dy karaktere qëndrojnë, gjithmonë, në fillim të kodit dhe pasohen nga elementet e tjera të tij.
8. Kodi i funksionit përbëhet nga një numër dyshifror, natyror, i cili pason kodin e prefiksit. Ky kod fillon me numrin “01” dhe ka rend progresiv.
9. Kodi i grupit të shërbimeve përbëhet nga një numër dyshifror, natyror, i cili pason kodin e funksionit. Kodi i grupit të shërbimit fillon me numrin “10” dhe rritet progresivisht me 10 numra për çdo grup (p.sh.: grupi 10, grupi 20, …, grupi 90).
10. Kur një funksion përfshin më shumë se nëntë grupe shërbimesh, kodet e mëtejshme të grupeve të shërbimit fillojnë me numrin “05” dhe rriten progresivisht me 10 numra (p.sh.: grupi 05, grupi 15, …, grupi 95).
11. Kodi i shërbimit përbëhet nga një numër dyshifror, natyror, dhe pason kodin e grupit të shërbimeve. Ky kod fillon me numrin “01”, ka rend progresiv dhe përfundon me numrin “99”.
12. Secili grup shërbimesh nuk mund të përmbajë më shumë se 99 shërbime specifike. Në rast të përfundimit të numrave brenda një grupi, për shërbimet e reja krijohet një grup shërbimi i ri, në përputhje me specifikat e shërbimeve.
13. Formulari për aplikim ka, gjithashtu, kod unik, i cili pason kodin e shërbimit dhe ndahet prej tij me shenjën “-”. Ky kod ka formatin 0vv. Shifra e parë e kodit fillon me numrin “1” dhe ka rend progresiv dhe dy shifrat e tjera tregojnë vitin në të cilin është krijuar dhe/ose ndryshuar formulari.
14. Kodi i formularit të aplikimit vendoset si vazhdimësi e kodit të shërbimit, në formatin AL 00 00 00-0vv.
KREU II
MODELI I FORMULARIT TË APLIKIMIT
15. Modeli i formularit të aplikimit ka për qëllim unifikimin dhe përmirësimin e marrjes së aplikimeve nga personat fizikë e juridikë prej të gjitha institucioneve të administratës shtetërore që ofrojnë shërbime publike.
16. Formulari i aplikimit është dokumenti, nëpërmjet të cilit institucioni mbledh informacionin e nevojshëm për aplikuesin, për të filluar lëvrimin e shërbimit.
17. Elementet bazë të formularit për aplikim, të standardizuar, janë: pjesa hyrëse e formularit, seksionet e brendisë dhe pjesa përmbyllëse e tij. Nga pikëpamja vizuale, këto elemente duhet të vendosen sipas formatit të paraqitur në lidhjen nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
18. Formulari për aplikim duhet të jetë i kodifikuar, sipas rregullave të vendosura në kreun II, të këtij vendimi, në mënyrë që shërbimi përkatës të jetë i identifikueshëm në mënyrë unike.
19. Formulari për aplikim plotësohet për çdo pjesë ose seksion, sipas përcaktimeve të dhëna në lidhjen nr.1.
20. Ngarkohen autoriteti përgjegjës për modelet dhe institucionet e administratës shtetërore, të cilat ofrojnë shërbime publike, për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE, RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRFITIMIN E PENSIONEVE SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 15 e 17, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së institucioneve qendrore buxhetore, funksionarët dhe punonjësit e të cilëve janë subjekte përfituese nga skema e sigurimit shtetëror suplementar, sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Miratimin e listës së funksioneve kushtetuese dhe detyrave në administratën publike, ku vitet e kryera të punës do të njihen si vite shërbimi për efekt të përfitimit të pensioneve shtetërore suplementare, sipas lidhjes nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Vite shërbimi për efekt të përfitimeve sipas këtij ligji, për funksionet “Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Gjeneral i Forcave të Armatosura” dhe “punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor” do të njihen vitet e punës në këto funksione nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.27/2015. Personat që kryejnë këto funksione, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përjashtohen nga pagesa e kontributit suplementar, sipas nenit 5, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për efekt të zbatimit të shkronjës “b”, të pikës 8, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, “drejtuesit e Policisë së Shtetit të rolit madhor” janë ata të përcaktuar në ligjin nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të cilët janë aktivë dhe në funksion në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe në vazhdim. Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.27/2015 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kalimi i kontributeve të derdhura nga këto funksione dhe, për pasojë, i periudhave të tyre të sigurimit nga skema suplementare, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, në skemën për pensionet shtetërore suplementare bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
4. Vite shërbimi, për efekt të përfitimeve sipas këtij ligji, për “personelin specialist” dhe “personat e barazuar me ta në funksion” do të njihen vitet e punës të kryera në një nga institucionet qendrore buxhetore, sipas listës së institucioneve që përmenden në pikën 1, të këtij vendimi. Me termin “personel specialist”, për efekt të përfitimit të pensioneve suplementare, do të kuptojmë të gjithë punonjësit me arsim të lartë të nivelit ekzekutiv, sipas përcaktimeve të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, pavarësisht nga profesioni, dhe që nuk kryejnë asnjë funksion drejtues.
5. Institucionet e përcaktuara në lidhjen nr.1, të këtij vendimi, në listëpagesën që dorëzojnë pranë organeve tatimore janë të detyruara t’u përmbahen emërtimeve të funksioneve/pozicioneve/detyrave të përcaktuara në lidhjen nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
6. Për emërtimet e funksioneve apo pozicioneve të personave të punësuar, që do të përfshihen për herë të parë në skemën e sigurimeve suplementare apo janë të përfshirë, por ndryshojnë grupimin përkatës, sipas përcaktimeve të lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, kontributet për sigurimin suplementar duhet të derdhen sipas përqindjeve të miratuara në legjislacion, në bazë të grupimit ku ata bëjnë pjesë.
7. Ndryshimi i emërtimeve ekzistuese të funksioneve, shtimi i emërtimeve të reja në strukturën e institucioneve apo ndryshimi i grupimeve që nuk përfshihen në listën e miratuar në këtë vendim miratohet me akt ligjor apo nënligjor.
8. Personave të punësuar në institucionet qendrore buxhetore, të cilët kanë paguar kontribute suplementare, pavarësisht ndryshimit të emërtimit të institucionit, e gjithë periudha për të cilën janë derdhur këto kontribute do t’u njihet si vjetërsi shërbimi.
9. Me termin “pagë referuese” kuptohet paga bruto e muajit të fundit që zbatohet për atë funksion apo detyrë në momentin e lindjes të së drejtës për përfitime shtetërore suplementare. Paga bruto llogaritet si shumë e elementeve përbërëse të saj, sipas strukturës së pagës, miratuar me aktin ligjor/nënligjor përkatës.
10. Në rastet kur në momentin e lindjes së të drejtës për përfitime shtetërore suplementare në aktin ligjor apo nënligjor përkatës mungon funksioni / pozicioni/detyra dhe paga referuese, përcaktimi i pagës referuese bëhet nga Departamenti i Administratës Publike, duke u njehsuar me funksione apo pozicione të ngjashme.
11. Njehsimi i pagës referuese nga DAP-i bëhet duke marrë parasysh njehsimin e institucioneve për efekt page, si më poshtë vijon:
a) “Deputetët e legjislaturës 1991-1992”, të cilët, në të njëjtën kohë, punonin në funksione dhe detyra të tjera, si pagë referuese do të kenë pagën referuese të deputetit, në momentin e daljes së tyre në pension;
b) “Sekretarët e Shtetit”, në Kryeministri apo në ministritë e linjës, të cilët kanë qenë dekretuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave, do të kenë pagën referuese të anëtarit të Këshillit të Ministrave;
c) Pozicionet e punës në prokuroritë ushtarake të apelit, pa përfshirë punonjësit administrativë, për efekt të pagës referuese njehsohen me pozicionet homologe në gjykatën e rrethit gjyqësor;
ç) Funksioni/pozicioni “Kryetar i Këshillit të Rrethit” dhe “Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist”, njehsohen me funksionin e “Kryetarit të Bashkisë”;
d) Pozicionet e punës në drejtoritë e përgjithshme të bankave të nivelit të dytë, nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, njehsohen me pozicionet homologe të punës në drejtoritë e përgjithshme në varësi të ministrave të linjës të grupit të pare;
dh) Pozicioni “Inspektor në Këshillin e Ministrave”, pavarësisht klasifikimit në pagë, njehsohet me pozicionin “inspektor” në Kryeministri;
e) Pozicionet nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, në ish-Arbitrazhin e Shtetit, njehsohen me pozicionet homologe të institucioneve të pavarura.
12. Personat e interesuar paraqesin pranë DAP-it kërkesën për përcaktimin e pagës referuese të funksionit/pozicionit/detyrës, që do të shërbejë si bazë për përfitimin nga skema e sigurimeve shtetërore suplementare.
13. Funksionarët apo nëpunësit që kryejnë funksione kushtetuese apo ushtrojnë detyra në institucionet e administratës publike dhe që janë përfitues të skemës së sigurimeve suplementare, në momentin e largimit nga funksioni përfitojnë pagesë kalimtare, si më poshtë vijon:
a) Funksionarit të grupit të parë, të shkronjës “a”, të pikës 8, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 3 (tri) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i katërt, sigurimet shoqërore i paguajnë 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion;
b) Funksionarit të grupit të parë, të shkronjës “b”, të pikës 8, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 2 (dy) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i tretë, sigurimet shoqërore i paguajnë 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion;
c) Funksionarit të grupit të dytë, të shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, pas largimit nga funksioni i paguhen 2 (dy) paga mujore të funksionit dhe, duke filluar nga muaji i tretë, sigurimet shoqërore i paguajnë 40 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa ka punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.
14. “Pagesa pas ndërprerjes së funksionit të fundit” bëhet çdo muaj, nga punëdhënësi i fundit, për aq muaj sa përcaktohet në nenin 7, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar.
15. “Pagesa kalimtare” dhe “pensionet shtetërore suplementare” të të gjitha llojeve caktohen, administrohen dhe paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
16. Në kuptim të paragrafit të dytë të nenit 9, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, masa e pensionit suplementar për personat që kanë kryer funksione të përcaktuara në grupin e parë, shkronja “a”, nuk duhet të jetë më e madhe se 60 për qind dhe, për funksionet në grupin e pare, shkronja “b”, nuk duhet të jetë më e madhe se 50 për qind e pagës referuese të funksionit më të lartë. Në rastet kur personi, në varësi të periudhave të ushtrimit të funksioneve, përfiton pension suplementar nga të dyja grupet e sipërpërmendura, atëherë masa e përgjithshme e pensionit suplementar që do të marrë nuk mund të kalojë 60 për qind të pagës referuese të funksionit më të lartë.
17. Në kuptim të shkronjës “b”, të nenit 10, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, me “pension pleqërie” kuptojmë pensionet e pleqërisë të caktuara sipas neneve 31, pikat 1 e 2, dhe 31/1.
18. Personat e interesuar për të përfituar pagesë kalimtare apo pensione shtetërore suplementare duhet të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore, ku kanë qendrën e tyre të banimit, kërkesën për përfitim, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për këtë qëllim, si më poshtë vijon
a) Për të përfituar pagesën kalimtare:
i. vërtetim nga qendra e punës për largimin nga funksioni a detyra;
ii. vërtetim për vitet e shërbimit në funksion apo detyrë;
iii. vërtetim për pagën referuese;
iv. deklaratë nëse është i punësuar dhe pagën që merr ose deklaratë që nuk është i punësuar;
v. vërtetim të gjendjes gjyqësore.
b) Për pensionet shtetërore suplementare:
i. vërtetim/e nga qendra/t e punës për funksionet a detyrat e kryera, për të cilat i lind e drejta për pension, dhe vitet e shërbimit për funksionin a detyrën;
ii. vërtetimin/et e pagës për funksionin apo detyrën;
iii. vërtetim të gjendjes gjyqësore.
19. Për personat që kanë kryer funksione kushtetuese dhe punonjësit e administratës publike, institucionet e të cilave janë suprimuar apo nuk ekzistojnë më, dokumentacioni për vjetërsinë në shërbim do të plotësohet nga Arkiva Qendrore e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në rastet kur institucionet, të cilat kanë marrë në administrim dokumentacionin e vjetërsisë në punë, nuk e kanë dorëzuar pranë organeve të sigurimeve shoqërore, ato janë përgjegjëse për plotësimin e tyre.
20. Personat, të cilët në të njëjtën kohë ushtrojnë një detyrë apo funksion që bën pjesë si në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, të ndryshuar, ashtu edhe në një skemë tjetër suplementare apo trajtim të veçantë, për efekt të derdhjes së kontributeve dhe përfitimeve, nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.27/2015, e në vazhdim kanë të drejtë të zgjedhin njerën nga skemat.
21. Shpenzimet administrative për funksionimin e kësaj skeme të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
22. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore për hartimin e rregullores dhe dokumentacionit për zbatimin e këtij vendimi dhe Ministria e Financave për mbulimin e efekteve financiare të institucioneve që japin pagesën kalimtare pas ndërprerjes së funksionit.
23. Vendimi nr.382, datë 20.5.1996, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.
24. Institucionet që kanë qenë pjesë në skemën e sigurimeve suplementare dhe që, pas miratimit të këtij vendimi, nuk do të jenë më pjesë e listës së miratuar me këtë vendim, nuk do të derdhin kontribute për sigurime suplementare për punonjësit e tyre. Vitet e punës të kryera në një nga funsionet apo detyrat e pasqyruara në lidhjen nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi, do të njihen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE “BURDULLIAS””, BASHKIA BERAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga “Zgjerimi i varrezave publike “Burdullias””, Bashkia Berat.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerën e plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me sipërfaqe 2 730 (dy mijë e shtatëqind e tridhjetë) m², me vlerë 11 419 590 (njëmbëdhjetë milionë e katërqind e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 11 419 590 (njëmbëdhjetë milionë e katërqind e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) lekë, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Berat, planifikuar në buxhetin e saj.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia Berat.
6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë Berat të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 2 730 (dy mijë e shtatëqind e tridhjetë) m² “truall”, për projektin “Zgjerim i varrezave publike “Burdullias”” të bëhet në favor të Bashkisë Berat.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE TIRANË (LOTI 3)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (loti 3)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “truall” dhe “pyll”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 253 220 184 (dyqind e pesëdhjetë e tre milionë e dyqind e njëzet mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “truall” dhe “pyll”, prej 253 220 184 (dyqind e pesëdhjetë e tre milionë e dyqind e njëzet mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, të përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS PLEPA-KAVAJË-RROGOZHINË (LOTI 8, RRUGËT DYTËSORE)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
12. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (loti 8, rrugët dytësore)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekt”, në vlerën e përgjithshme 26 238 649 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e tridhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) lekësh, nga të cilat:
– tokë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe 47 043 (dyzet e shtatë mijë e dyzet e tre) m2, me vlerë 25 538 661 (njëzet e pesë milionë e pesëqind e tridhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë;
– “objekt”, me sipërfaqe 180 (njëqind e tetëdhjetë) m2, me vlerë 699 988 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekt”, prej 26 238 649 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e tridhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEW BORN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “New Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
2. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
4. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Durrës.
5. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.
6. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA TOKË BUJQËSORE NË TOKË TRUALL, PËR NDËRTIMIN E STACIONIT TË TRANSFERIMIT TË MBETJEVE TË BASHKISË POGRADEC
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga tokë bujqësore në tokë truall, të sipërfaqes prej 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) m2, me vendndodhje sipas të dhënave në lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi, për ndërtimin e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Bashkisë Pogradec.
2. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në Qarkun e Korçës, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimet e kategorisë së resursit, nga tokë bujqësore (arë) në tokë truall, për sipërfaqen prej 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) m2, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Qarkut Korçë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN COAST”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
8. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
9. Afati për përdorimin e brigjeve sipas këtij vendimi të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
10. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m² në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
11. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.
12. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Green Coast”, me NIPT/NUIS: L41329038D, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.
13. Ngarkohet Bashkia Himarë për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
14. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.230, DATË 13.3.2015, TË KËSHILLIT TË INISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGESË TË QIRASË PËR DISA FAMILJE QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “UNAZA E MADHE E TIRANËS, SEGMENTI “KOMUNA E PARISIT-RRUGA E KAVAJËS””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 30 e 33, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2015, “Për buxhetin e shtetit për vitin 2016”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja 2/1, që përmban listën emërore të subjekteve që do të trajtohen me qira, që i bashkëlidhet vendimit nr.230, datë 13.3.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen 2/2, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Afati dyvjeçar për përfitimin e qirasë prej këtyre subjekteve nis nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
BARAZIMIN E MASËS SË SHTESËS SË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE, TË CAKTUARA NË HARKUN KOHOR 1.10.1993 – 31.12.2014, DHE INDEKSIMIN E PENSIONEVE TË POSAÇME E TË SHTESËS SË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendimit nr.429, datë 12.9.2002, të Këshillit të Ministrave, “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të gjitha shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në masën e pensionit maksimal, në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.2014, të cilat vazhdojnë të paguhen edhe sot, do të bëhen 24 872 (njëzet e katër mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë në muaj, me kusht që shuma e kësaj shtese, bashkë me masën e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703,datë 11.5.1993, të ndryshuar, përjashtuar shtesën sipas nenit 33, të këtij ligji, të mos kalojë vlerën 49 744 (dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e katër) lekë në muaj.
2. Në të njëjtën masë do të kalojnë edhe shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.2014, për familjarët e personit të vdekur, që merrte ose i takonte të merrte pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm.
3. Pas këtij ndryshimi, të gjitha pensionet e posaçme dhe shtesat e pensioneve të posaçme shtetërorore, përfshirë edhe ato që nuk janë të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, do të indeksiohen me 1, 6 %.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2016, përllogariten në shumën 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë dhe përballohen nga fondet e sigurimeve shoqërore, të parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2016.
5. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të nxjerrë udhëzimet përkatëse teknike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.8.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË NJËSISË ADMINISTRATIVE RUZHDIE, BASHKIA PATOS, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të njësisë administrative përbërëse Ruzhdie, të Bashkisë Patos, që transferohen në pronësi ose në përdorim të saj, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit të njësisë administrative Ruzhdie përbëhet nga 54 (pesëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe përfundon me numrin rendor 865 (tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë).
2. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryetari i Bashkisë Patos dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME E SHTESA NË VENDIMIN NR.77, DATË 28.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KONTRIBUTET E DETYRUESHME DHE PËRFITIMET NGA SISTEMI I SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SIGURIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve të nëntokës”, dhe të ligjit nr.9136, datë 1.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 5, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve suplementare të detyrueshme, të jetë nga 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë e deri në shumën e pagës bruto, sipas listëpagesës.
Paga referuese në zbatim të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, të ndryshuar, është paga bazë për titullin në institucionet publike, duke përjashtuar shtesat për funksion. Paga bazë për titullin të jetë paga mujore korresponduese, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, në të cilin pasqyrohet trajtimi me pagë dhe shtesa mbi pagë i personelit të institucioneve publike të arsimit të lartë në momentin e derdhjes së kontributeve.”.
2. Pika 18/c, e kreut III, ndryshohet, si më poshtё vijon:
“18/c. Personat që kanë titullin shkencor “Profesor”, “Drejtues kërkimesh”, “Profesor i asociuar”, “Mjeshtër kërkimesh”, kur punojnë në universitetet, shkollat e larta dhe Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, në masën 5 për qind të pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin publik dhe 7 për qind të pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin jopublik.”.
3. Në kreun IV bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Në pikën 11, fjalët “… për vitin 2015 …” zëvendësohen me “… për vitin 2016 …”.
b) Pas pikës 12 shtohet pika 12/1, me këtë përmbajtje:
“12/1. Shumat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara për ato periudha që personat nuk i plotësonin kushtet e kriteret për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi dhe, për rrjedhojë, nuk përfitojnë subvencionin e buxhetit të shtetit, për pagesat e kryera brenda pesë viteve nga data e konstatimit apo data e kërkesës drejtuar organeve të sigurimeve shoqërore për kthimin e tyre, i kthehen atyre të plota. Këto shuma, me marrëveshje midis palëve, mund të konvertohen edhe si periudha sigurimi, në nivel minimal, në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar, me kuotat e kontributit të kësaj skeme për vitet përkatëse korresponduese për të cilat ishte bërë sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi.
Në rastet kur nga data e pagesës e deri në datën e konstatimit apo datën e kërkesës drejtuar organeve të sigurimeve shoqërore kanë kaluar pesë vjet, me marrëveshje midis palëve, shumat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara konvertohen si periudha sigurimi në nivel minimal në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar me kuotat e kontributit të kësaj skeme të viteve përkatëse korresponduese për të cilat ishte bërë sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi.
Procedurat e kthimit të shumave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara apo procedurat e konvertimit të tyre në kontribute në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar përcaktohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.”.
4. Në kreun VII bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Në pikën 6 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Për llogaritjen e bazës së vlerësuar mujore neto për punonjësit e dypunësuar merren në llogaritje pagat bruto mbi të cilat janë derdhur kontributet të realizuara në të dyja subjektet dhe zbritjet e bëra nga paga e punonjësit nga secili subjekt për shumat e kontributit, të sigurimeve shoqërore, të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të sigurimit suplementar të detyrueshëm, si dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.”.
b) Pas pikës 8 shtohen pikat 8/1 dhe 8/2, me këtë përmbajtje:
“8/1. Baza e vlerësuar, për efekt të llogaritjes së pensionit të pleqërisë për periudhën kur personi ka përfituar pension invaliditeti të grupit të parë dhe të dytë, para datës 1.1.1994, është paga referuese e përcaktuar në tabelat A1, A2 e A3 të vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, sipas llojit të punës së kryer para invalidizimit, të indeksuara me koeficientët përkatës sipas viteve. Baza e vlerësuar, për efekt të llogaritjes së pensionit të pleqërisë, për periudhën kur personi ka përfituar pension invaliditeti të plotë apo të ardhura për invaliditet të plotë të përhershëm nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale pas datës 1.1.1994 deri në momentin e plotësimit të periudhës së detyrueshme të sigurimit sipas nenit 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, është shuma e bazës së vlerësuar mesatare mujore bruto, mbi të cilën është llogaritur pensioni i invaliditetit apo e ardhura për invaliditet të plotë, e indeksuar çdo vit me koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar, por, në çdo rast, brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të caktuar nga Këshilli i Ministrave, për efekt të pagesës së kontributeve të detyrueshme.
Njihet periudhë sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë nga data 1.10.1993 e në vazhdim, periudha e trajtimit me pension të plotë invaliditeti, por shuma e viteve të punës para datës 1.1.1994 me vitet e sigurimit pas vitit 1994 dhe periudhën e trajtimit me pension të plotë invaliditeti nuk duhet të kapërcejnë periudhën e detyrueshme të sigurimit të përcaktuar në nenin 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, në momentin kur personit i lind e drejta për pension pleqërie.
8/2. Baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensioneve, për kohën e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë të jetë e barabartë me 4 302 (katër mijë e treqind e dy) lekë në muaj, e indeksuar me koeficientët përkatës sipas viteve.
Baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensioneve, për kohën e vuajtjes së dënimit me internim, kur internimi është dhënë si dënim penal plotësues, dhe dëbimit për kohën e vuajtjes së dënimit për të dëbuarit të jetë e barabartë me 3 494 (tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e katër) lekë në muaj, e indeksuar me koeficientët përkatës sipas viteve.
Në rastet kur paga referuese e llojit të punës, që kishte personi para fillimit të dënimit me heqje lirie, internim apo dëbim, ishte më e lartë se masat e mësipërme, si bazë e vlerësuar, për efekt të llogaritjes së pensioneve për periudhën e dënimit, do të jetë paga referuese e llojit të punës para fillimit të dënimit, e përcaktuar në tabelat A1, A2 e A3 të vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, e indeksuar me koeficientët përkatës sipas viteve.”.
5. Në kreun VIII bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Në pikën 3 bëhen këto ndryshime:
i. Në paragrafin e parë, fjalët “… nga data 1.8.2015 e në vazhdim, të jetë 12 436 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e gjashtë) …”. zëvendësohen me “… nga data 1.8.2016 e në vazhdim, të jetë 12 635 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) …”.
ii. Në paragrafin e tretë, fjalët “… 14 086 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj” zëvendësohen me “… 14 285 (katërmbëdhjetë mijë e dyqind e tetёdhjetë e pesë) lekë në muaj …”.
c) Pika 4 riformulohet, si më poshtë vijon:
“4. Shuma bazë e pensionit, për personat që plotësojnë periudhën e sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 92 të ligjit, kur e drejta për përfitim lind nga data 1.8.2016 e në vazhdim, përfshi edhe këtë datë, të jetë 6 858 (gjashtë mijë e tetëqind e pesёdhjetë e tetё) lekë. Për llogaritjen e pensionit individual, shuma bazë, e përcaktuar si më lart, shumëzohet me vitet dhe muajt e sigurimit, që personi ka arritur nëpërmjet derdhjes së kontributeve dhe pjesëtohet me vitet dhe muajt e sigurimit, të përcaktuara në nenin 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, që i referohet vitit të lindjes të së drejtës për pension. Kur periudha e sigurimit, që personi ka arritur nëpërmjet derdhjes së kontributeve, rezulton edhe në ditë, ditët konvertohen në muaj, sipas rregullit që, 1 muaj ka 30 ditë.”.
ç) Në pikën 5, fjalët “… nga data 1.8.2015 e në vazhdim, të jetë 8 516 (tetë mijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë)” zëvendësohen me “… nga data 1.8.2016 e në vazhdim, të jetë 8 652 (tetë mijë e gjashtёqind e pesëdhjetë e dy) …”.
d) Në pikën 6, pas fjalëve “… nga viti 1994 e deri në mbushjen e moshës për përfitimin e pensionit …” shtohen “… për aq kohë sa vazhdojnë të kenë kushtet për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi sipas këtij vendimi …”.
dh) Pas pikës 7 shtohen pikat 8 dhe 9, me këtë përmbajtje:
“8. Nё zbatim tё pikës 3, të nenit 32, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, shtesa mbi shumёn bazё tё pensionit tё pleqёrisё, e llogaritur sipas pikёs 2, tё kёtij neni, ёshtё e barabartё me 1 pёr qind pёr vit sigurimi shumëzuar me bazёn mesatare tё vlerёsuar mujore, e llogaritur sipas nenit 59 tё ligjit. Nёse periudha e pёrgjithshme e sigurimit tё personit nuk ёshtё me vite tё plota por edhe me muaj dhe ditё sigurimi, pёr efekt llogaritjesh, numri i ditёve faktike, qё rezultojnё mbi numrin e viteve tё plota, do tё konvertohen nё vit duke e pjesëtuar numrin e kёtyre ditёve me 365. Nё tё njёjtёn mёnyrё pёrllogariten edhe shtesat mbi shumёn bazё nё llojet e tjera tё pensionit.
9. Pёr pёrllogaritjen e bazёs sё vlerёsuar pёr efekt pёrfitimi nga sistemi i sigurimeve shoqёrore dhe pёr pёrfitime nga sistemi i sigurimeve shёndetёsore njihet edhe shuma e kontributeve tё derdhura pёr llogari tё personit nё zbatim tё njё vendimi gjyqёsor, pavarёsisht se detyrimi i subjektit punёdhёnёs mund tё jetё mё i madh dhe pёrmban edhe detyrime ende tё papaguara pёr tё punёsuar tё tjerё. Procedurat e derdhjes dhe dokumentimit nё bazat e tё dhёnave pёrcaktohen me udhёzim tё ministrit tё Financave.”.
6. Pika 1, e kreut IX, riformulohet, si më poshtë vijon:
“1. Përfitimet afatshkurtra për sëmundje, barrëlindje dhe aksidente në punë e sëmundje profesionale, në favor të të punësuarit, llogariten nga punëdhënësi, ndërsa, për personat fizikë, nga strukturat lokale të sigurimeve shoqërore. Fondet për mbulimin e këtyre pagesave transferohen nga llogaritë e sigurimeve shoqërore në llogarinë individuale të përfituesit, pranë bankave të nivelit të dytë, një herë në muaj, pas miratimit nga organet e sigurimeve shoqërore të listëpagesës. Procedura e kontrollit të listëpagesave dhe e miratimit të llogaritjeve përcaktohet me rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.8.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.946, DATË 2.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË KRUMË, TË QARKUT TË KUKËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.946, datë 2.9.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesat, si më poshtë vijon:
a) Në titullin e vendimit, fjalët “… të bashkisë Krumë …” zëvendësohen me “… të njësisë administrative Krumë, Bashkia Has …”.
b) Në listën e inventarit, bashkëlidhur këtij vendimi, shtohen pronat me numrat rendorë 365-424 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë – katërqind e njëzet e katër) për Bashkinë Has, njësia administrative Krumë, gjithsej 4 (katër) fletë, sipas lidhjes 1 dhe formularëve që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia Has për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E GJASHTË ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, TË PËRZGJEDHUR ME KONKURRIM PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 29, të ligjit nr.69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik, si më poshtë vijon:
a) Z. Tomi Treska;
b) Znj. Ana Lalaj;
c) Znj. Kseanela Sotirofski;
ç) Znj. Brikena Baxhaku;
d) Znj. Elida Reçi;
dh) Znj. Suzana Tabaku.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Këshilli Kombëtar për Arsimin Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.660, DATË 4.8.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.660, datë 4.8.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen pronat sipas formularëve, gjithsej 2 (dy) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “RECOVERED EARTH ALBANIA”, SH.A., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË “TRUALL DHE OBJEKT TË PASURISË NR.603/3, Z.K.2111, VOL.2, FQ.171, KASNICË, FIER”, TË SHOQËRISË “ALBPETROL”, SH.A., PATOS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Recovered Earth Albania”, sh.a., si qiramarrës, për pasurinë “Truall dhe objekt të pasurisë nr.603/3, Z.K.2111, vol.2, fq.171, Kasnicë, Fier”, në pronësi të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., Patos, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit, 50 753 (pesëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) m2, nga ku sipërfaqe nën objekt është 343 (treqind e dyzet e tre) m2 dhe sipërfaqe funksionale është 50 410 (pesëdhjetë mijë e katërqind e dhjetë) m2, sipas kontratës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.662, DATË 8.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE PËRDORIM TË BASHKISË KUÇOVË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit, miratuar me vendimin nr.662, datë 8.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Shtohen pronat me numrat rendorë 568, 569 dhe 570 në pronësi të Bashkisë Kuçovë, me destinacion kënd lojrash, gjithsej 1 (një) fletë, sipas lidhjes 1 dhe formularit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
b) Përmasat e pronës me numër rendor 402, me destinacion “fushë tenisi”, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Bashkisë Kuçovë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronave të përcaktuara në pikën 1.
3. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Bashkia Kuçovë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË VLORË TË PRONËS ME SIPËRFAQE 371 M2 TRUALL, PJESË E PRONËS ME NR.17, ME EMËRTIMIN “REZIDENCA QEVERITARE VLORË”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “f”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Vlorë të sipërfaqes 371 (treqind e shtatëdhjetë e një) m2 truall, pjesë e pronës me nr.17, me emërtimin “Rezidenca Qeveritare Vlorë”, sipas planimetrisë bashkëlidhur, me qëllim ndërtimin e rrugës “Dhimitër Konomi”, Vlorë.
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të hiqet prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
3. Bashkisë Vlorë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Bashkia Vlorë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.44, DATË 27.1.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS KUSHOVË, TË QARKUT TË ELBASANIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.44, datë 27.1.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në titullin e vendimit, fjalët “… të komunës Kushovë …” zëvendësohen me “… të njësisë administrative Kushovë, Bashkia Gramsh …”.
b) Në listën e inventarit, pronës me numër rendor 95 t’i ndryshojë emërtimi dhe sipërfaqja, sipas formularit bashkëlidhur, gjithsej, 1 (një) fletë.
2. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia Gramsh për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRBËRJEN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË AUTORIZIMIT TË PRODUKTEVE BIOCIDE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14, të ligjit nr.95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen e Komisionit të Autorizimit të Produkteve Biocide, me këtë përbërje:
a) Drejtori i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë kryetar;
b) Një përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor anëtar;
c) Një përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik anëtar;
ç) Një përfaqëues i Ministrisë së Mjedisit anëtar;
d) Një specialist të kualifikuar, në një nga fushat e
përcaktuara në pikën 2, të nenit 14, të ligjit nr.95/2015,
të përzgjedhur nga ministri i Shëndetësisë anëtar.
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, në pikën 1, të këtij vendimi, duhet të kenë kualifikimin e përcaktuar në pikën 2, të nenit 14, të ligjit nr.95/2015.
2. Komisioni i Autorizimit të Produkteve Biocide, në varësi të problematikës që do të shqyrtohet në mbledhje, thërret ekspertë edhe nga fusha të tjera.
3. Komisioni i Autorizimit të Produkteve Biocide është organ teknik, këshillimor, i cili:
a) mbështet autoritetin kompetent për hartimin e politikave për shërbimin biocid në shëndetin publik;
b) rekomandon, sipas rastit, lëshimin apo refuzimin e aktit të autorizimit dhe vendosjen në treg të produkteve biocide;
c) rekomandon ndalimin apo kufizimin e përdorimit të produkteve biocide;
ç) rekomandon përcaktimin e formulimit kuadër të produkteve biocide.
4. Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë konflikt interesi në fushën e produkteve biocide. Ata, paraprakisht, duhet të deklarojnë marrëdhëniet, nëse kanë, me subjektet e importimit ose të tregtimit të produkteve biocide.
5. Sekretariati i Autorizimit të Produkteve Biocide është edhe sekretariat i Komisionit të Autorizimit të Produkteve Biocide. Përbërja e tij përcaktohet nga ministri i Shëndetësisë, brenda strukturës dhe organikës së Ministrisë së Shëndetësisë.
6. Komisioni i Autorizimit të Produkteve Biocide, si rregull, mblidhet një herë në 2 (dy) muaj, sipas njoftimit të kryetarit, dhe mbledhjet zhvillohen me jo më pak se 2/3 e anëtarëve. Njoftimi, ku përcaktohen rendi i ditës dhe materialet që do të diskutohen në mbledhje, u dërgohet anëtarëve të komisionit, të paktën, 7 (shtatë) ditë përpara datës së caktuar për mbledhje.
7. Vendimet për dhënien e rekomandimeve për autoritetin kompetent merren me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
8. Komisioni i Autorizimit të Produkteve Biocide thirret nga kryetari. Kur një anëtar nuk merr pjesë në tri mbledhje radhazi, përjashtohet, me vendim të kryetarit të Komisionit të Autorizimit të Produkteve Biocide dhe zëvendësohet nga institucioni përkatës.
9. Mbledhjet e Komisionit të Autorizimit të Produkteve Biocide drejtohen nga kryetari dhe, në mungesë të tij, vetë kryetari cakton një anëtar të komisionit për drejtimin e mbledhjes.
10. Procesverbali për çdo mbledhje mbahet nga personi i caktuar nga Sekretariati i Autorizimit të Produkteve Biocide, i cili merr pjesë rregullisht në çdo mbledhje të zhvilluar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 116
Mallra me vlerë të papërfillshme
1. Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.
2. Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:
a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;
b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “SHKODËR-HANI I HOTIT (SHTESA)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
13. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Shkodër-Hani i Hotit (shtesa)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “kultura bujqësore”, “drurë frutorë”, “truall” dhe “objekte”, prej 24 190 858 (njëzet e katër milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë) lekësh, nga të cilat:
– “arë”, me vlerë 11 694 651 (njëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një) lekë;
– “truall”, me vlerë 644 969 (gjashtëqind e dyzet e katër mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë;
– “kultura bujqësore”, me vlerë 825 227 (tetëqind e njëzet e pesë mijë e dyqind e njëzet e shtatë) lekë;
– “drurë frutorë”, me vlerë 520 314 (pesëqind e njëzet mijë e treqind e katërmbëdhjetë) lekë;
– “objekte”, me vlerë 10 505 697 (dhjetë milionë e pesëqind e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.
4. Vlera përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “kultura bujqësore”, “drurë frutorë”, “truall” dhe “objekte”, prej 24 190 858 (njëzet e katër milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6, dhe 7, të këtij vendimi.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe dhe Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe dhe Shkodër të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe dhe Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.