Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Mars 2018:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PPP, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE SHOQËRISË “GJOKA KONSTRUKSION”, SH.A., PËR PËRMIRËSIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E RRUGËS SË ARBRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/ppp, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË GRADIMIT TË OFICERËVE, NËNOFICERËVE DHE USHTARËVE NË REZERVË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 13, të ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. TITULLIMI DHE GRADIMI I USHTARAKËVE NË SHËRBIMIN REZERVIST
1. “Ushtarak në rezervë” është ushtaraku që ka shërbyer në Forcat e Armatosura dhe, pasi ndërpret karrierën ushtarake aktive, përfshihet në strukturat rezervë të Forcave të Armatosura.
2. Ushtaraku në rezervë, me përfshirjen e tij në strukturat rezerviste të Forcave të Armatosura, titullohet dhe i jepet grada ushtarake që ai ka pasur në momentin e ndërprerjes së shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura.
3. Mund të bëhen pjesë e shërbimit ushtarak në rezervë ushtarakët, të cilët kanë shërbyer më parë në Forcat e Armatosura dhe plotësojnë kriteret e moshës, si më poshtë vijon:
a) deri në moshën 45 vjeç, për ushtarë/detarë dhe nënoficerë meshkuj;
b) deri në moshën 35 vjeç, për ushtarë/detarë dhe nënoficerë femra;
c) deri në moshën 50 vjeç, për oficerë meshkuj;
ç) deri në moshën 40 vjeç, për oficere femra.
4. Titullimi “Oficer rezervist” dhe dhënia e gradave madhore për oficerët me grada madhore bëhet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.
5. Titullimi “Oficer rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake për oficerët deri në kolonel/kapiten i rangut I bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ose të Komandantit të Forcave të Armatosura.
6. Titullimi “Nënoficer dhe ushtar/detar rezervist” dhe dhënia e gradës ushtarake deri ushtar/detar IV ose kryekapter bëhet me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ose të Komandantit të Forcave të Armatosura, me propozimin e Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR).
7. Ushtarakëve në rezervë (oficer, nënoficer dhe ushtarë/detar) u lind e drejta e gradimit të radhës kur plotësojnë kriteret e përgjithshme të gradimit, arsimimit dhe kualifikimit, të përcaktuara në krerët II e III, të këtij vendimi.
8. Titujt dhe gradat e ushtarakëve në rezervë janë të njëjta me ato që parashikohen në aktet ligjore në fuqi për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura.
9. Gradimi, sipas këtij vendimi, bëhet në përputhje me nevojat organike dhe kapacitetet e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për përballimin e gjendjes së krijuar.
II. KRITERET E PËRGJITHSHME TË GRADIMIT
1. Ushtaraku i shërbimit në rezervë merret në shqyrtim për marrjen e gradës së radhës kur plotëson këto kritere:
a) Ka plotësuar kohën minimale të qëndrimit në shërbimin në rezervë, sipas kreut III, të këtij vendimi;
b) Ka kryer arsimimin dhe kualifikimin e nevojshëm për marrjen e gradës së radhës;
c) Më shumë se gjysma e vlerësimeve, gjatë qëndrimit në shërbimin në rezervë, nuk është më e ulët se “kënaqshëm”;
ç) Është i aftë fizikisht dhe në gjendje shëndetësore të mirë.
2. Emërtimi, kohëzgjatja dhe programi i arsimimit e kualifikimit për marrjen e gradës së radhës miratohen nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
3. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara për personelin ushtarak në rezervë, që shërben në strukturat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të Policisë Ushtarake (Seksioni kriminal), njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave, sipas këtij vendimi, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
4. Mënyra dhe formati i vlerësimit për periudhën e qëndrimit në shërbimin rezervë është e njëjtë me atë të shërbimit aktiv. Vlerësimi i jepet ushtarakut në përfundim të çdo periudhe aktivizimi në shërbimin rezervë.
5. Plotësimi i kushteve për përparimin në gradë verifikohet nga QPR-ja, e cila bën edhe propozimet përkatëse tek autoriteti kompetent ose autoriteti propozues, sipas pikave 4, 5 e 6, të kreut I, të këtij vendimi.
6. Ministri i Mbrojtjes, në zbatim të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu, miraton rregulloren e aftësive fizike, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
III. KOHA MINIMALE E QËNDRIMIT NË SHËRBIMIN NË REZERVË PËR MARRJEN E GRADËS SË RADHËS
1. Ushtarakët rezervistë të Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e qëndrimit në shërbimin në rezervë, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. Nëntogeri/nënlejtnanti, për të fituar gradën “toger/lejtnant”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
ii. Togeri/lejtnanti, për të fituar gradën “kapiten/kapiten lejnant”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 4 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 16 ditë;
iii. Kapiteni/kapiten lejtnanti, për të fituar gradën “major/kapiten i rangut III”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
iv. Majori/kapiten i rangut III, për të fituar gradën “nënkolonel/kapiten i rangut II”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 6 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 24 ditë;
v. Nënkoloneli/kapiten i rangut II, për të fituar gradën “kolonel/kapiten i rangut I”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
vi. Koloneli/kapiteni i rangut I, për të fituar gradën “gjeneralbrigade/kundëradmiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë;
vii. Gjeneralbrigade/kundëradmirali, për të fituar gradën “gjeneralmajor/nënadmiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
viii. Gjeneralmajori/nënadmirali, për të fituar gradën “gjenerallejtnant/admiral”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë.
b) Nënoficerët:
i. Ushtari/detari IV, për të fituar gradën “nëntetar”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
ii. Nëntetari, për të fituar gradën “tetar”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 3 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 12 ditë;
iii. Tetari, për të fituar gradën “rreshter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 4 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 16 ditë;
iv. Rreshteri, për të fituar gradën “kapter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 6 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 24 ditë;
v. Kapteri, për të fituar gradën “kryekapter”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 5 periudha vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 20 ditë.
c) Ushtarët:
i. Ushtari/detari I, për të fituar gradën “ushtar/detar II”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë;
ii. Ushtari/detari II, për të fituar gradën “ushtar/detar III”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë;
iii. Ushtari/detari III, për të fituar gradën “ushtar/detar IV”, të jetë aktivizuar dhe të ketë shërbyer në strukturat rezerviste jo më pak se 1 periudhë vjetore si dhe të ketë shërbyer në këto struktura jo më pak, në total, se 4 ditë.
2. Për qëllime të këtij vendimi, koha e kryerjes së kurseve të arsimimit ose kualifikimit për efekt të fitimit të gradës së radhës do të konsiderohet si kohë e qëndrimit në shërbim në rezervë.
IV. TË FUNDIT
1. Gradën deri “nënkolonel”, për oficerët në rezervë, dhe gradën deri “kapter”, për nënoficerët në rezervë, që kryejnë detyra organike në specialitete në strukturat e Forcave të Armatosura, si mjekë dhe personel i orkestrës frymore, ushtarakët e përfitojnë sipas kohës së qëndrimit në shërbimin në rezervë dhe jo sipas kritereve të arsimimit e kualifikimit.
2. Kur oficerët rezervistë kërkojnë të përparojnë në gradë e karrierë, autoritetet përkatëse u ofrojnë kurset e nevojshme të arsimit dhe të kualifikimit.
3. Vendimi nr.431, datë 2.7.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e gradimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve rezervistë”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË AMENDIMIT TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVETË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA ADRIATIK, NËN INSTRUMENTIN E ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të amendimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik, nën Instrumentin e Asistencës së Paraanëtarësimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TAKSËS SË PASURISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 9, të nenit 4, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, si person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për financat, me seli në Tiranë.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor administrimin në nivel qendror nga pikëpamja ligjore dhe metodologjike e taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto funksione dhe përgjegjësi:
a) Menaxhon regjistrin qendror të bazës të të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
b) Harton metodologjinë në lidhje me administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme dhe monitoron zbatimin e saj;
c) Përpunon dhe bashkërendon të dhënat në lidhje me nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat, si dhe detyrimin e taksës me metoda alternative të vlerësimit;
ç) Monitoron dhe asiston njësitë e vetëqeverisjes vendore për procedurat e ndjekura në llogaritjen e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme, me qëllim zbatimin e metodave të vlerësimit të vlerës së taksueshme, të përcaktuara në metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave;
d) Kryen sondazhe periodike mbi vlerësimet e bëra për llogaritjen e bazës së taksës vendore të ndërtesës në zona/nënzona të caktuara, si dhe për saktësinë e procedurës së ndjekur në vlerësim;
dh) Kërkon korrektimin e të dhënave për vlerësimin e bazës së taksës vendore për ndërtesat, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e procedurave të vlerësimit;
e) Asiston dhe udhëheq njësitë e vetëqeverisjes vendore në procesin e hedhjes së informacionit dhe të dhënave në sistemin qendror, në llogaritjen e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme, të shumës së taksës vjetore dhe të pagesave me këste për të gjitha kategoritë e ndërtesave;
ë) Analizon procesin e mbledhjes së taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe kërkon informacion periodik mbi të ardhurat e realizuara nga taksa e pasurive të paluajtshme;
f) Përpunon dhe analizon të dhënat në nivel kombëtar mbi pasuritë e paluajtshme, vlerën e tyre për qëllime taksimi dhe mbledhjen e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe rakordon me njësitë e vetëqeverisjes vendore të dhënat e raportuara prej tyre për shumën e mbledhur nga kjo taksë;
g) Rekomandon ndryshime në kuadrin ligjor në rastet e nevojshme;
gj) Harton dhe propozon pranë ministrisë përgjegjëse për financat kuadrin ligjor të nevojshëm, për llogaritjen e taksës vendore mbi truallin dhe të taksës vendore mbi tokën bujqësore;
h) Asiston njësitë e vetëqeverisjes vendore në zbatimin e procedurave të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme dhe të llogaritjes së taksës vendore mbi to. Trajnon stafet e njësive të vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme;
i) Orienton njësitë e vetëqeverisjes vendore në realizimin e procesit të ndarjes nënzonale të territorit, përcaktimit të çmimeve mesatare të vlerësuara që përdoren në rastet kur nuk ka të dhëna, kur të dhënat janë të paplota ose kur të dhënat e disponueshme nuk përputhen;
j) Asiston në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe agjentit të autorizuar për mbledhjen e taksës së ndërtesës, të cilat lindin ose krijohen gjatë procesit të shkëmbimit të informacionit dhe/ose mbledhjes së taksës. Gjithashtu, asiston në zgjidhjen e problematikave që mund të lindin, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve apo organeve që disponojnë të dhëna informuese, për identifikimin e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore dhe që ndihmojnë në llogaritjen e vlerës së ndërtesës/njësisë pronësore për qëllim taksimi;
k) Informon, në mënyrë periodike, ministrin përgjegjës për financat për ecurinë e mbledhjes së taksës vendore të pasurisë së paluajtshme, problematikat e evidentuara dhe propozon zgjidhjet e mundshme për mbarëvajtjen e procesit të administrimit të taksës;
l) Mban lidhje institucionale me organe dhe institucione të tjera për çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit të fushës;
ll) Informon publikun për ndryshimet në legjislacionin e fushës dhe zbatimin e tij.
4. Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për financat.
5. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.
6. Marrëdhëniet e punës së titullarit dhe të nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474. datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.
8. Vula e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pronës ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare”. Vula, prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
9. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë miratohet nga ministri përgjegjës për financat, me propozimin e titullarit të institucionit.
10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2018.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E KONEKTIVITETIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale, me një hua në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) USD, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.248, DATË 30.4.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.248, datë 30.4.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Kudo në vendim, emërtimet “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me “ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional” dhe “struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore”.
2. Pikat 12 e 13 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“12. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike këto dokumente:
a) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
b) Planin e biznesit, të detajuar;
c) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore, por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.
13. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhës aplikues këtë dokumentacion:
a) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
c) Vërtetimin për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.47, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 8, 11 e 12, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.47, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
3. Kudo në vendim, emërtimet “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me “ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional” dhe “struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore”.
4. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Programi të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.”.
5. Pikat 10 e 11 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“10. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike këto dokumente:
a) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
b) Planin e biznesit, të detajuar;
c) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore, por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.
11. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhës aplikues këtë dokumentacion:
a) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
c) Vërtetimin për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.48, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË NGA GRUPET E VEÇANTA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.48, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
6. Kudo në vendim, emërtesat “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “… ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional …” dhe “… struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore …”.
7. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Programi të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.”.
8. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike dokumentet e mëposhtme:
d) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
e) Planin e biznesit të detajuar;
f) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore, por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.”.
9. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhënës aplikues dokumentacionin e mëposhtëm:
d) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
e) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
f) Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.64, DATË 27.1.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE QË KANË FITUAR STATUSIN E JETIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.64, datë 27.1.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
10. Kudo në vendim, emërtesat “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “… ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional …” dhe “… struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore …”.
11. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike dokumentet e mëposhtme:
g) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
h) Planin e biznesit të detajuar;
i) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore, por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.”.
12. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhës aplikues dokumentacionin e mëposhtëm:
g) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
h) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
i) Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.199, DATË 11.1.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË TË RINJ”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 9, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.199, datë 11.1.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
13. Kudo në vendim, emërtesat “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “… ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional …” dhe “… struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore …”.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Punëdhënësit, për përfitimin sipas pikës 1, të këtij vendimi, duhet të paraqesin pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojnë në mënyrë elektronike dokumentet e mëposhtme:
a) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
b) Planin e biznesit të detajuar;
c) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore, por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.”.
3. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhënës aplikues dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
c) Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
4. Pika 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“22. Programi të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.27, DATË 11.1.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NGA GRUPET E VEÇANTA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.27, datë 11.1.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
14. Kudo në vendim, emërtesat “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “… ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit dhe formimit profesional …” dhe “… struktura përgjegjëse e ndihmës shtetërore …”.
15. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës së punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike, dokumentet e mëposhtme:
j) Vetëdeklarimin dhe autorizimin për të lejuar nëpunësin përgjegjës të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm;
k) Planin e biznesit të detajuar;
l) Dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve ndaj organeve tatimore por që vërtetojnë se në momentin e aplikimit në këtë program:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.”.
16. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Zyra përkatëse e punësimit duhet të sigurojë për secilin punëdhënës aplikues dokumentacionin e mëposhtëm:
j) Ekstraktin historik të personit fizik apo juridik, që aplikon për programin, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
k) Vërtetimin për pagimin e detyrimeve tatimore;
l) Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit, të specifikuar për tre muajt e fundit.
Zyra përkatëse e punësimit është përgjegjëse për plotësimin e dosjes së aplikimit.”.
17. Pika 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“21. Programi të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË, 2018-2020
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2018-2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.27, datë 20.1.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 114, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për emërimin e znj. Edlira Dvorani anëtar të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.613, DATË 27.10.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, dhe 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të nenit 65, të ligjit nr.64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, që i bashkëlidhet vendimit nr.613, datë 27.10.2017, të Këshillit të Ministrave, shtohen pronat sipas formularit me 1 (një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E DIASPORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për bashkëpunimin në fushën e diasporës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.