Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Dhjetor 2017
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:
– Znj. Majlinda Dhuka;
– Z. Endri Fuga;
– Znj. Gelardina Prodani;
– Z. Oltjon Muzaka.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT TË VITIT 2018 PËR ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të nenit 13, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, dhe të nenit 29, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e programit të shërbimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2018, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e buxhetit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2018, sipas shtojcave 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2018.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PA SHPËRBLIM, NGA DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK PËR MINISTRINË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME, TË PASURISË NR.1/586+1-2, ZONA KADASTRALE NR.8380, TIRANË, PËR T’U PËRDORUR SI SELI E SEKRETARIATIT TË ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.118/2016, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, dhe të neneve 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, për një periudhë të pacaktuar, nga Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të pasurisë nr.1/586+1-2, zona kadastrale nr.8380, Tiranë, sipas planimetrisë bashkëlidhur, për t’u përdorur si seli e sekretariatit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR).
2. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Me përfundimin e aktivitetit të ZRBR-së, prona t’i kthehet Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik.
4. Shpenzimet për mirëmbajtjen dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë të zyrave të selisë së sekretariatit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor i ngarkohen Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
5. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 20.4.2017, PËR ÇËSHTJEN “ANA VEIZI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.16191/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, (për kërkesën nr.16191/13), në shumat:
– 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesen Ana Veizi;
– 39 000 ( tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi;
– 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda;
– 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi,
me qëllim mbulimin e çdo pretendimi në lidhje me çështjen përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe çdo pretendimi tjetër në lidhje me këtë ngjarje, si shpërblime të drejta për dëmin material e moral, së bashku me shumën prej 4 000 (katër mijë) eurosh, për të mbuluar të gjitha kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.
4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve znj. Ana Veizi, z. Klajdi Veizi, z. Zabit Deda dhe z. Çaush Veizi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, brenda 3 (tre) muajve, nga data që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 3.12.2015, PËR ÇËSHTJEN “BICI KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR ANKIMIN NR.5250/07)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, tën ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 3.12.2015, bërë përfundimtar në datën 3.3.2016, për çështjen “Bici kundër Shqipërisë” (ankimi nr.5250/07), në shumën 7 850 (shtatë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantit z. Xhaferr Bici, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 3.12.2015, për çështjen “Bici kundër Shqipërisë” (ankimi nr.5250/07), bërë përfundimtar në datën 3.3.2016.
4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të z. Xhaferr Bici, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E FAMILJEVE TË FSHATRAVE ZALL-MËNER DHE BULÇESH, KOMUNA ZALL-BASTAR, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I UJËMBLEDHËSIT TË BOVILLËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin e 80 familjeve të fshatrave Zall-Mëner dhe Bulçesh, komuna Zall-Bastar, të cilat preken nga ndërtimi i ujëmbledhësit të Bovillës, sipas parashikimeve të vendimit nr.317, datë 19.6.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për sistemimin me tokë bujqësore dhe truall ndërtimi të fshatrave Zall-Mëner, Bulçesh dhe Brurëz”, të ndryshuar.
2. Familjet të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 400 (katërqind) m2 për frymë, me vlerë të përgjithshme 82 611 200 (tetëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e dyqind) lekë.
3. Vlera e përgjithshme e kompensimit, prej 82 611 200 (tetëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e dyqind) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, miratuar në buxhetin e vitit 2017.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
5. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 3, të kryejë likuidimet, në bazë të pikës 2, të këtij vendimi.
6. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË GJEORGJISË, PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TЁ MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE NDЁRMARRJES SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, KORÇЁ, SI AGJENCI E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “KANALIZIMET E UJËRAVE TË ZEZA KORÇЁ, III”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Korçë, si agjenci e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Kanalizimet e ujërave të zeza Korçë, III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MALI I ZI – SHQIPËRI, ALOKIMET E VITIT 2016
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF0A1769, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE TË GRANTIT TË AKORDUAR NGA FONDI I MIRËBESIMIT ME SHUMË DONATORË, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË ZBATIMIT TË NISMËS PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI (EITI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së grantit nr.TF0A1769, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve të grantit të akorduar nga Fondi i Mirëbesimit me Shumë Donatorë, për financimin e projektit të zbatimit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri (EITI), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.245, DATË 29.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN ME QIRA, ME TARIFË TË REDUKTUAR, TË SALLËS SË KONCERTEVE TË PALLATIT TË KONGRESEVE, TEATRIT KOMBËTAR TË OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 784 e 801, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës së mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.245, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, viti “2017” zëvendësohet me “2018”.
2. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.383, DATË 19.5.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË SHPËRNDARJES SË FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 7, të vendimit nr.383, datë 19.5.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në rast se në listat e përfituesve, të miratuara me vendime të Këshillit të Ministrave, konstatohen gjenealitete të ndryshme të subjekteve nga ato faktike të tyre, atëherë ATP-ja ka të drejtë të verifikojë dhe të provojë, bazuar në të dhënat e përgjithshme të pasurisë dhe të trashëgimisë të marra në institucionet e treta, se gjenealitetet e subjekteve përfituese janë të njëjta me ato të subjekteve të publikuara në listat e vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave.”.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.824, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 2, e 11, pika 1, të ligjit nr.9614, datë 21.9.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.824, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Pika I ndryshohet, si më poshtë vijon:
“I. Institucionet, që autorizohen për verifikimin, në mënyrë elektronike, të gjendjes gjyqësore, janë:
1. Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
2. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;
3. Kryeministria;
4. Gjykata Kushtetuese;
5. Prokuroria e Përgjithshme;
6. Prokuroria e Posaçme;
7. Prokuroritë pranë gjykatave të apelit me juridiksion të përgjithshëm;
8. Prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm;
9. Këshilli i Lartë Gjyqësor;
10. Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
11. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
12. Kontrolli i Lartë i Shtetit;
13. Banka e Shqipërisë;
14. Të gjitha ministritë e linjës;
15. Të gjitha institucionet në varësi të Kryeministrit apo të ministrive të linjës;
16. Degët territoriale të ministrive ose institucioneve të varësisë;
17. Njësitë e vetëqeverisjes vendore;
18. Interpoli;
19. Misionet diplomatike, me autorizim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
20. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për shërbimet konsullore që ofrohen për shtetasit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë;
21. Misioni diplomatik i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë;
22. Zyra e Këshillit të Evropës në Republikën e Shqipërisë;
23. Enti Rregullator i Energjisë;
24. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
25. Autoriteti i Aviacionit Civil;
26. Autoriteti Portual;
27. Shkolla e Magjistraturës;
28. Çdo institucion tjetër shtetëror, që paraqet kërkesë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe pajiset prej saj me kodet hyrëse (user name dhe password) të regjistrit elektronik të gjendjes gjyqësore.”.
b) Në pikën I/1, fjalët “… legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale …” zëvendësohen me “… sigurisë së sistemit të të dhënave dhe të fshehtësisë të të dhënave personale të shtetasve …”.
2. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.918, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK NË MËNYRË ELEKTRONIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 22, pika 1, dhe 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 2, të vendimit nr.918, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Përjashtimisht për vitin 2017, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve, me përjashtim të një shpërblimi për festat e fundvitit për punonjësit e Policisë së Shtetit. Masa e shpërblimit për këta punonjës përcaktohet nga titullari i ministrisë, në përputhje me fondin aktual, të veçantë, të miratuar për vitin 2017, por, në asnjë rast, ky shpërblim nuk tejkalon masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.”.
2. Ngarkohen njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1069, DATË 23.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TJETËRSIMINE PRONËSISË SHTETËRORE ‘TRUALL’, NGA PRONË SHTETËRORE NË PRONË PRIVATE, PËR SHOQËRINË “BLOJA”, SH.P.K., TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.122, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT-RRUGA E KAVAJËS)””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 757-760, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 3, shkronja “b”, dhe 8, paragrafi i parë, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, dhe të neneve 4, 5, 10, 11, 12 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, vendimit nr.1069, datë 23.12.2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Tjetërsimin e pasurisë shtet, me sipërfaqe 703 (shtatëqind e tre) m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.3866, me numër pasurie 521/1, nga pronë shtetërore në pronë private, për shoqërinë “Bloja”, sh.p.k., Tiranë.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.117, DATË 17.2.2011; NR.345, DATË 24.4.2013; NR.42, DATË 24.4.2015, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimet e mëposhtme të Këshillit të Ministrave bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në vendimin nr.611, datë 11.6.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 13/118, sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Në vendimin nr.677, datë 18.6.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 6/680 dhe 4/299, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Në vendimin nr.706, datë 23.6.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 10/448 e 10/439, sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
ç) Në vendimin nr.805, datë 22.7.2009, ndryshohet sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 3/600, sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
d) Në vendimin nr.1283, datë 23.12.2009, shfuqizohet kalimi i pronësisë për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 9/536, 9/542, 9/535 e 9/534, sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
dh) Në vendimin nr.125, datë 17.2.2010, shfuqizohet kalimi i pronësisë për shtatëmbëdhjetë parcela ndërtimore me nr.pasurie 652/6, 652/3, 7/403, 7/407, 7/482, 7/404, 7/427, 7/485, 7/422, 7/421, 7/438, 7/423, 7/496, 7/408, 7/418, 7/414 e 7/417, sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
e) Në vendimin nr.247, datë 13.4.2010, ndryshohet sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 4/604 dhe shfuqizohet kalimi i pronësisë për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 9/501 dhe 9/539, sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
ë) Në vendimin nr.404, datë 26.5.2010, shfuqizohet kalimi i pronësisë për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 315/474/1 e 258/99, sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
f) Në vendimin nr.549, datë 7.7.2010, shfuqizohet kalimi i pronësisë për tetë parcela ndërtimore me nr.pasurie 7/639, 9/653, 7/661, 10/331, 7/677, 7/686, 7/641 e 7/681 dhe ndryshohet sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 5/636, sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
g) Në vendimin nr.646, datë 28.7.2010, shfuqizohet kalimi i pronësisë për pesë parcela ndërtimore me nr.pasurie 7/419, 7/695, 7/420, 7/678 e 7/713 dhe ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 5/852 dhe 7/407/2, sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
gj) Në vendimin nr.513, datë 1.8.2012, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 23/197, sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
h) Në vendimin nr.117, datë 17.2.2011, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 10/370, sipas lidhjes ZH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
i) Në vendimin nr.345, datë 24.4.2013, ndryshohet sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 9/260 dhe shfuqizohet kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 129/15, sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
j) Në vendimin nr.42, datë 24.4.2015, ndryshohet numri i pasurisë për parcelën ndërtimore, nga 1065 në 834/10, sipas lidhjes AH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.607, DATË 27.10.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E MJEDISEVE TË NDËRTESËS “GODINA E INOVACIONIT” NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT (AKSHI)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.607, datë 27.10.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 2 bëhen këto ndryshime:
– Emërtimi “Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) zëvendësohet me “Agjencisë së Prokurimit Publik (APP)”.
– Pas paragrafit të parë të kësaj pike shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) t’i jepen në përdorim mjediset në katin e dytë të godinës së inovacionit, sipas planimetrisë të dhënë në shtojcën 1/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ushtrimin e veprimtarisë së saj administrative.”.
b) Pika 4 shfuqizohet.
c) Në pikën 5, pas fjalëve “… Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)… ” të shtohen fjalët “… dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)…”.
2. Vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.12, datë 16.1.2013, “Për kalimin në përdorim të Agjencisë së Prokurimit Publik të disa mjediseve në përdorim të Komisionit të Prokurimit Publik dhe kalimin në përdorim të Komisionit të Prokurimit Publik të disa mjediseve të ndërtesës (godinës) së ish-INIMA-s” dhe nr.237, datë 7.4.2010, “Për dhënien në përdorim Komisionit të Prokurimit Publik të disa mjediseve, në administrim të Agjencisë së Prokurimit Publik”, shfuqizohen.
3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik, Agjencia e Prokurimit Publik, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.618, DATË 7.9.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË PAGESËS PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pikat 1 dhe 2, e 20, pika 3, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të nenit 15, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në përmbajtjen e vendimit:
– fjalët “… kurse kualifikimi …” zëvendësohen me “… kurse të formimit profesional …”;
– fjalët “… arsim i lartë apo studime pasuniversitare …” zëvendësohen me “… arsim i lartë në programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë …”;
– fjala “… komunë …” zëvendësohet me “… njësi administrative …”;
– Emërtimi “Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” zëvendësohet me “Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.
2. Pikat 6 dhe 7, të kreut I, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“6. Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi. Kriteret e dhënies së dëshmisë dhe forma e saj përcaktohen në rregulloren e Shërbimit Social Shtetëror.
7. Kriteret mjekësore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe veprimtaria e komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, përcaktohen në rregulloren e miratuar me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.”.
3. Në kreun II bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 12, fjalët “… kohëzgjatja normale e ciklit shkollor …” zëvendësohen me “… kohëzgjatja normale e programit të studimit …”.
b) Në pikën 18, fjalët “… u lind e drejta e përfitimit të pagesës dy muaj pas marrjes së vendimit nga ky komision …” zëvendësohen me “… u lind e drejta e përfitimit të pagesës në muajin pasardhës nga data e marrjes së vendimit nga ky komision …”.
4. Në kreun III bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“19. Personat që komisionohen për aftësinë e kufizuar pajisen nga institucioni shëndetësor i specializuar me shtretër (spitali) me fletën e drejtimit për në KMCAP. Personat që rikomisionohen për aftësinë e kufizuar pajisen nga mjeku specialist me epikrizë në bazë të rekomandimit të mjekut të familjes. Dokumentacioni për komisionimin/rikomisionimin e aftësisë së kufizuar së bashku me kopje të dokumentit të identifikimit dërgohen brenda 5 (pesë) ditëve nga institucioni shëndetësor pranë njësisë administrative ku individi ka vendbanimin.”.
b) Në pikën 20, pas fjalëve “… duhet të paraqesë …” shtohen “… pranë administratorit shoqëror, brenda 30 (tridhjetë) ditëve …”.
c) Në pikën 21, pas fjalëve “… duhet të paraqesin …” shtohen “… për çdo fillim të vitit akademik …”.
ç) Pika 23 shfuqizohet.
d) Pika 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“24. Administratori shoqëror, me marrjen e dokumentacionit nga institucioni shëndetësor e dërgon atë brenda 24 (njëzet e katër) orëve, me procesverbal pranë mjekut të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe listën emërore të personave që do të vlerësohen apo do të rivlerësohen pranë KMCAP-së. Mjeku verifikon nëse dosjet e paraqitura janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës dhe, më pas, i përcjell ato në KMCAP. Mjeku mban regjistrin e personave me aftësi të kufizuara, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi.”.
dh) Pas pikës 24 shtohet pika 24/1, me këtë përmbajtje:
“24/1. Personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë në marrëdhënie pune, u ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar e përcaktuar në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi. Ndërprerja e pagesës së aftësisë së kufizuar bëhet sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 11, të ligjit nr.9355,datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, pasi të jetë kryer nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror verifikimi me bazën e të dhënave shtetërore të tatimeve. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror njofton administratorin shoqëror të njësisë administrative ku ka vendbanimin personi me aftësi të kufizuar për ndërprerjen e pagesës së aftësisë së kufizuar apo vazhdimin e saj kur individit i ndërpriten marrëdhëniet e punës. Pagesat e tjera për shkak të aftësisë së kufizuar, që burojnë nga legjislacioni në fuqi, nuk ndërpriten për shkak të punësimit.”.
e) Pika 25 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“25. Në rastet e rikomisionimit administratori shoqëror njofton dy muaj para përfundimit të afatit të komisionimit personin për pajisjen me epikrizën përcjellëse.”.
ë) Pas pikës 25 shtohen pikat 25/1 dhe 25/2, me këtë përmbajtje:
“25/1. Personat, të cilëve iu ndryshon gjendja shëndetësore brenda afatit të përfitimit, i nënshtrohen procedurës së rivlerësimit me fletëdrejtimi të re.
25/2. Drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, në përfundim të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, për personat aplikues hedhin brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e komisionimit/rikomisionimit në arkivin elektronik dokumentacionin që përmban dosja e përfituesit dhe e dërgojnë atë pranë njësisë administrative të shoqëruar me njoftimin për vendimin për çdo person.”.
f) Pika 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“28. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimi Social Shtetëror, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2018, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.954, datë 30.12.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2017”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2018.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË, JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, DHE PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND, PËR VITIN 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 27, dhe të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, si dhe në vijim të pikave 2, 3 dhe 4, të kreut V, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përjashtimisht për vitin 2018, procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë, jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND.
2. Për vitin 2018, pranimi në TND të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.
3. Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 15 (pesëmbëdhjetë).
4. Kriteret minimale të pranimit për këtë procedurë, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil, janë:
a) të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh”, të nenit 21, të ligjit nr.152/2013.
b) të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
c) të kenë, të paktën, 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barasvlefshme, në:
– institucione të administratës publike;
– institucionet bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
– shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
– organizatat jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 vite që janë krijuar.
Përjashtimisht, kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë:
– në institucione ndërkombëtare brenda vendit;
– në profesion jashtë vendit;
– pedagogë në institucione të arsimit të lartë;
– avokatë, noterë apo kontabilistë të miratuar, brenda ose jashtë vendit,
duhet të kenë, të paktën, 5 vite përvojë pune, përkatësisht në këto institucione ose në profesion.
ç) të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
5. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN PREJ TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 17 e 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1 377 (një mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon:
a) Për Qarkun Dibër (ZVRPP-të Dibër dhe Bulqizë), numri i parcelave ndërtimore është 39 (tridhjetë e nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 6 976 (gjashtë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m².
b) Për Qarkun Durrës (ZVRPP-ja Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 10 (dhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 744 (dy mijë e shtatëqind e dyzet e katër) m².
c) Për Qarkun Elbasan (ZVRPP-të Elbasan, Librazhd dhe Peqin), numri i parcelave ndërtimore është 185 (njëqind e tetëdhjetë e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 57 423 (pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e njëzet e tre) m².
ç) Për Qarkun Tiranë (ZVRPP-të Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 684 (gjashtëqind e tetëdhjetë e katër), me sipërfaqe të përgjithshme 189 039 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tridhjetë e nëntë) m².
d) Për Qarkun Korçë (ZVRPP-ja Korçë), numri i parcelave ndërtimore është 12 (dymbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 3 687 (tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë) m².
dh) Për Qarkun Kukës (ZVRPP-të Has, Kukës dhe Tropojë), numri i parcelave ndërtimore është 96 (nëntëdhjetë e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 31 720 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind e njëzet) m².
e) Për Qarkun Lezhë (ZVRPP-ja Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 7 (shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 522 (një mijë e pesëqind e njëzet e dy) m².
ë) Për Qarkun Fier (ZVRPP-të Lushnjë dhe Fier), numri i parcelave ndërtimore është 5 (pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 377 (një mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë) m².
f) Për Qarkun Vlorë (ZVRPP-të Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 81 (tetëdhjetë e një), me sipërfaqe të përgjithshme 30 304 (tridhjetë mijë e treqind e katër) m².
g) Për Qarkun Shkodër (ZVRPP-ja Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 16 (gjashtëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 847 (dy mijë e tetëqind e dyzet e shtatë) m².
gj) Për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP-të Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet), numri i parcelave ndërtimore është 206 (dyqind e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 46 069 (dyzet e gjashtë mijë e gjashtëdhjetë e nëntë) m².
3. Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-ve, është 20 787,98 (njëzet mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë e tetë) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 298 515 448,9 (dyqind e nëntëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e tetë presje nëntë) lekë.
4. Vlera e miratuar e kompensimit financiar për numrat rendorë dhe pasuritë e mëposhtme vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas kushteve vijuese:
a) Për numrin rendor nr.619, pasuria nr.14/18, në zonën kadastrale 3266 dhe për numrin rendor nr.903, pasuria nr.7/667, në zonën kadastrale 8190, pas miratimit nga kreditori të vënies në dispozicion të shumës, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
b) Për numrin rendor nr.1078, pasuria nr.3/244, në zonën kadastrale 8250, pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas pikës 13, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
c) Për numrin rendor nr.508, pasuria nr.8/355, në zonën kadastrale 8180, për numrin rendor nr.896, pasuria nr.11/137, në zonën kadastrale 8180 dhe për numrin rendor nr.1085, pasuria nr.7/238, në zonën kadastrale 8340, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 15, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
ç) Për numrin rendor nr.887, për pasuritë nr.1/228 dhe nr.1/229, në zonën kadastrale 8631, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mosmarrëveshjes mbi të drejtat për këtë shumë (mes zotëruesve të titujve që krijonin mbivendosje), sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
5. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan, Librazhd, Peqin, Dibër, Bulqizë, Durrës, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Lushnjë, Fier, Berat, Kuçovë, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, të regjistrojnë brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.
6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I PIKËS SË KALIMIT KUFITAR TË PËRBASHKËT MORINË – VËRMICË, KUKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i pikës së kalimit kufitar të përbashkët Morinë – Vërmicë, Kukës”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 41 976 (dyzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekësh, nga të cilat:
a) tokë “arë”, me sipërfaqe 157 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë) m2, me vlerë shpronësimi 20 724 (njëzet mijë e shtatëqind e njëzet e katër) lekë;
b) tokë “arë”, me sipërfaqe 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një) m2, me vlerë shpronësimi 21 252 (njëzet e një mijë e dyqind e pesëdhjetë e dy) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 41 976 (dyzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, si subjekt kërkues i këtij shpronësimi.
5. Pronarët e pasurive, që shpronësohen sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.
6. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
7. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
8. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kukës të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.308, DATË 21.5.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETAVE TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE QË DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË SHËRBIMIN SPITALOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas shkronjës “d”, të pikës 1, të vendimit nr.308, datë 21.5.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen shkronjat “dh” e “e”, me këtë përmbajtje:
“dh) Paketa e trajtimit të kataraktës, sipas shtojcës 6, bashkëlidhur këtij vendimi;
e) Paketa e shërbimit të radioterapisë (me akselerator linear), sipas shtojcës 7, bashkëlidhur këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.61, DATË 3.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETAVE TË PAJISJEVE MJEKËSORE TË RIMBURSUESHME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.61, datë 3.2.2017, të Këshillit të Ministrave, pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:
“9/1. Përjashtimisht, lista e pajisjeve mjekësore që do të rimbursohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2018, për pacientët e grupmoshës 0-18 vjeç, është sipas shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA