Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Shkurt 2021:
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E GJASHTË ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, TË PËRZGJEDHUR ME KONKURRIM PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 29, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik, si më poshtë vijon:
a) Znj. Klodeta Dibra;
b) Znj. Majlinda Ziu;
c) Znj. Anila Paparisto;
ç) Znj. Lura Turhani;
d) Znj. Mimoza Oktisi;
dh)Znj. Natasha Poroçani.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR ASISTENCË TEKNIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB, PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË NJË STUDIMI FIZIBILITETI PËR PROJEKTET E INFRASTRUKTURËS SË TRANSPORTIT NË ZONAT BREGDETARE JUGORE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së grantit për asistencë teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e përgatitjes së një studimi fizibiliteti për projektet e infrastrukturës së transportit në zonat bregdetare jugore të Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË RINOVUAR PËR PARTNERITETIN STRATEGJIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “MICROSOFT CORPORATION”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, dhe të ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Fondi total prej 1 834 441 143 (një miliard e tetëqind e tridhjetë e katër milionë e katërqind e dyzet e një mijë e njëqind e dyzet e tre) lekësh, për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga buxheti i shtetit.
3. Fondi prej 611 480 313 (gjashtëqind e njëmbëdhjetë milionë e katërqind e tetëdhjetë mijë e treqind e trembëdhjetë) lekësh, i parashikuar për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit për vitin 2021, të përballohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
4. Autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e rinovuar për partneritetin strategjik, bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.445, DATË 22.5.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË LIMITIT ORGANIK DHE PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE KORRESPONDUESE PËR ÇDO GRADË NË GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.8869 datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr.9366, datë 31.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.2, bashkëlidhur vendimit nr.445, datë 22.5.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.580, DATË 28.8.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT TË KONSOLIDUAR KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË, 2019–2020”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 6, të nenit 5, të ligjit nr.7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në Planin e Konsoliduar Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, bashkëlidhur vendimit nr.580, datë 28.8.2019, të Këshillit të Ministrave, dhe në titullin e në përmbajtjen e tij, shifrat “2019-2020” zëvendësohen me “2019-2021”.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.684, DATË 23.10.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400 KV FIER””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.684, datë 23.10.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, shifra “12 850 972 (dymbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy)” zëvendësohet me “13 127 773 (trembëdhjetë milionë e njëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre)”;
b) Pas pikës 5 shtohet pika 5.1, me këtë përmbajtje:
“5.1. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.”;
c) Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TE MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, PËR UNIVERSITETIN E ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”, TË PASURISË SË PALUAJTSHME NR.7/19/2, NË ZONËN KADASTRALE 8525
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të pasurisë të paluajtshme “shesh”, me numër 7/19/2, në zonën kadastrale 8525, lagjja “Haxhias”, Elbasan, me sipërfaqe 1 000 (një mijë) m2, sipas vërtetimit nga dokumentet hipotekore dhe hartës kadastrale, që i bashkëlidhen dhe janë pjesë përbërëse e këtij vendimi, sipas lidhjes nr.1.
2. Pasuria e paluajtshme, pas kalimit në përgjegjësi administrimi, të përdoret në funksion të qëllimit dhe të veprimtarisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
3. Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së paluajtshme, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë atë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË OBJEKTIT “POLI I RI ADMINISTRATIV”, NJËSIA ADMINISTRATIVE BUBQ, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e ndërtimit të objektit “Poli i ri administrativ”, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë, në vlerën 238 129 843 (dyqind e tridhjetë e tetë milionë e njëqind e njëzet e nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekë pa TVSH.
2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, për financimin e ndërtimit të objektit “Poli i ri administrativ”, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë, të jetë në vlerën 47 625 968 (dyzet e shtatë milionë e gjashtëqind e njëzet e pesë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH dhe të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit.
3. Caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese për ndërtimin e objektit “Poli i ri administrativ”, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë.
4. Fondi për financimin e rindërtimit të objektit “Poli i ri administrativ” i transferohet, në formën e transfertës së pakushtëzuar, njësisë zbatuese, Bashkisë Krujë.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIFOZËVE KUQ E ZI, PËR RINDËRTIMIN E DY QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKITË DURRËS DHE SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Autorizimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin për nënshkrimin e kësaj projektmarrëveshjeje.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË BIBLIOTEKËS “GJERGJ FISHTA” DHE CAKTIMIN E BASHKISË LEZHË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit dhe të rikonstruksionit të bibliotekës “Gjergj Fishta”, Bashkia Lezhë, në vlerën 117 000 000 (njëqind e shtatëmbëdhjetë milionë) lekë pa TVSH.
2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, për financimin e riforcimit dhe të rikonstruksionit të bibliotekës “Gjergj Fishta”, Bashkia Lezhë, të jetë në vlerën 23 400 000 (njëzet e tre milionë e katërqind mijë) lekë pa TVSH dhe të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit.
3. Caktimin e Bashkisë Lezhë si njësi zbatuese për riforcimin dhe rikonstruksionin e bibliotekës “Gjergj Fishta”.
4. Fondi për financimin riforcimit dhe të rikonstruksionit të bibliotekës “Gjergj Fishta” i transferohet në formën e transfertës së pakushtëzuar njësisë zbatuese, Bashkisë Lezhë.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “VËLLEZËRIT MASHA”, MAZHË E VOGËL, NJËSIA ADMINISTRATIVE BUBQ, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Masha”, Mazhë e Vogël, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë, në masën 72 944 207 (shtatëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH.
2. Bashkisë Krujë, në buxhetin e vitit 2021, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar në masën 14 588 841 (katërmbëdhjetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e dyzet e një) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Masha”, Mazhë e Vogël, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë.
3. Caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MARRËVESHJET JASHTËGJYQËSORE TË RIORGANIZIMIT TË PËRSHPEJTUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 4, të nenit 79, të ligjit nr.110/2016, “Për falimentimin”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për marrëveshjet jashtëgjyqësore të riorganizimit të përshpejtuar”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Falimentimit për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË SHESHEVE TË NDËRTIMIT, NË BASHKINË LEZHË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën prej 78 088 867 (shtatëdhjetë e tetë milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, për financimin e shembjeve të njësive individuale të banimit të pabanueshme, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre, në Bashkinë Lezhë.
2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë në formën e transfertës së pakushtëzuar.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT, KUFIZUAR NGA RRUGA E DIBRËS-“NJAZI MEKA”-“NIKO AVRAMI”-“GRIGOR PERÇELEV”, NË TIRANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i bllokut, kufizuar nga Rruga e Dibrës-“Njazi Meka” -“Niko Avrami”-“Grigor Perçelev”, në Tiranë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerën 213 603 986 (dyqind e trembëdhjetë milionë e gjashtëqind e tre mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 213 603 986 (dyqind e trembëdhjetë milionë e gjashtëqind e tre mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Bashkisë Tiranë.
8. Bashkia Tiranë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I OBJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI DHE ZGJERIMI I RRUGËS “FORTUZI”, TIRANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i objektit “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i rrugës “Fortuzi”, Tiranë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, për pasuritë e llojit “tokë truall”, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerë të përgjithshme prej 28 046 617.2 (njëzet e tetë milionë e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë pikë dy) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit me vlerë prej 28 046 617.2 (njëzet e tetë milionë e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë pikë dy) lekësh të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
8. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tiranë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.
11. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT MBI PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA PUNIMET PËR TESTIMIN ME UJË TË TUBACIONIT, SI DHE PËRFUNDIMI I PUNIMEVE, PJESË E PROJEKTIT TË GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIC PIPELINE (PROJEKTI TAP), NË ZONAT BERAT, SKRAPAR, FIER, DEVOLL E KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, pjesa e parë dhe e dytë, të shtojcës 1, të marrëveshjes së ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatik Pipeline AG”, dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm, për periudhën 6 (gjashtë) muaj, 1 (një) vit, 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, 2 (dy) vjet dhe 2 vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe vendosjen e servitutit mbi pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga punimet për testimin me ujë të tubacionit, si dhe përfundimi i punimeve, pjesë e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (projekti TAP), në zonat Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë.
2. Shpronësimi, marrja në përdorim të përkohshëm dhe vendosja e servitutit të përhershëm të kalimit mbi këto pasuri të bëhen në favor të shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës të paraqitur në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me një vlerë të përgjithshme prej 15 810 824.8 (pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër pikë tetë) lekësh, për sipërfaqet:
– 1 890 (një mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) m² që shpronësohet;
– 293 197.62 (dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë e dy) m² që merret në përdorim të përkohshëm;
– 3 157 (tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë) m² mbi të cilën vendoset servituti.
4. Marrja në përdorim të përkohshëm për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të jetë për periudhën 6 (gjashtë) muaj, 1 (një) vit, 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, 2 (dy) vjet dhe 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj për zonat e nevojshme për testimin me ujë të tubacionit, si dhe përfundimin e punimeve, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Vlera e përgjithshme, prej 15 810 824.8 (pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër pikë tetë) lekësh, të përballohet nga shoqëria “TAP AG”, si subjekt kërkues i këtij shpronësimi.
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga shoqëria “TAP AG”.
7. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi.
8. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit mbi pasuritë e pronarëve të përcaktuar në tabelën bashkëlidhur, pas dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore përkatëse, të kërkesës, të kopjes së kartës së identitetit, si dhe të vërtetimit për numrin e llogarisë, lëshuar nga bankat përkatëse/IBAN-in, në zyrat e shoqërisë “TAP AG”.
9. Shoqëria “TAP AG” të kryejë likuidimet përkatëse, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
10. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara në kontratat e lidhura nga shoqëria “TAP AG” me sipërmarrësit e punimeve.
11. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore, përkatësisht, Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë që do t’u vihet në dispozicion nga “TAP AG”, si dhe të pezullojnë të gjitha transaksionet për pasuritë, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, deri në momentin kur të realizohet regjistrimi i pasurive që shpronësohen, merren në përdorim të përkohshëm e mbi të cilat vendoset servituti i kalimit në favor të shtetit.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “TAP AG”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore, përkatësisht, Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, DHE SHKËMBIMIN E PRONËS, NË FUNKSION TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT, PËR SHPALLJEN ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE ZALL-HERR, BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, dhe në vijim të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.7, datë 6.1.2020, “Për kushtet dhe procedurat për shpronësimet dhe/ose shkëmbimin e pronës për interes publik në funksion të procesit të rindërtimit”, nr.8, datë 6.1.2020, “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në objektet e reja për banim nga subjektet që posedojnë ndërtime të klasifikuara si ndërtime pa leje”, dhe nr.86, datë 31.1.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë, dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në funksion të procesit të rindërtimit, që do të realizohet në zonën e re për zhvillim në njësinë administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Shpronësimi dhe shkëmbimi i pronës të bëhen në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë”, në shumën 6 721 869 (gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e kompensimit, prej 6 721 869 (gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekësh, të përballohet nga zëri “Fondi për rindërtimin”, miratuar për vitin 2021.
5. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë origjinale ose dublikatë, kartelën e pasurisë të rifreskuar, si dhe hartën treguese të regjistrimit, pranë Bashkisë Tiranë, referuar aktmarrëveshjes së lidhur.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Bashkia Tiranë të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të shpronësuar, dhe të bëjë shkëmbimin e pronës, referuar aktmarrëveshjes së lidhur.
8. Afati i kryerjes së shpronësimit në vlerë monetare të jetë momenti i fillimit të realizimit të projektit. Afati i kryerjes së shkëmbimit të pronës private me një pronë shtetërore të ardhshme të jetë në përfundim të realizimit të projektit për zhvillimin e zonës së re në njësinë administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë.
9. Bashkia Tiranë t’i kërkojë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të shpronësimit dhe të shkëmbimit ose nga data që ka marrë formë të prerë vendimi i gjykatës, në rast se kompensimi kryhet nëpërmjet shkëmbimit të pronës private me një pasuri shtetërore të ardhshme, në kartelën e pasurisë për pronën truall, ku do të krijohet pasuria e ardhshme, regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, të bëhet regjistrimi i barrës ligjore sipas legjislacionit në fuqi, në favor të pronarit privat, për përfitimin në të ardhmen të pasurisë shtetërore, kur kjo e fundit të regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Kur pronari/pronarët privat/ë ka/në pranuar kushtet e shkëmbimit, pjesë të kërkesës për regjistrim janë dhe marrëveshjet përkatëse. Me regjistrimin e pasurisë së ardhshme në regjistrin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me kërkesë të njësisë zbatuese dhe të përfaqësuesit të pronarit shtet, bëhet regjistrimi i kalimit të të drejtave të pronësisë për pronën shtet në favor të pronarit privat.
10. Bashkia Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i kërkojë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të kryejë regjistrimin e pasurive, pronë private, të shpronësuara, sipas legjislacionit në fuqi dhe referuar aktmarrëveshjes së lidhur.
11. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të pasqyrojë në regjistrat kadastralë ndryshimin e kategorisë së resursit të pasurive të paluajtshme, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në kategorinë “tokë urbane” truall.
12. Gjatë periudhës së zbatimit të projektit (përfundimi i punimeve), qytetarët, nëse nuk kanë në pronësi ose në posedim objekte të tjera banimi, të strehohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet programeve të rindërtimit, të parashikuara në aktin normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, ose në legjislacionin në fuqi për strehimin social.
13. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara.
14. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
15. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Bashkia Tiranë, dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE