Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 30 mars 2016
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË huasë, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.89/2013, “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES”, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes së huasë, të ratifikuar me ligjin nr.89/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M 
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.911, DATË 11.11.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE E PAGESAVE DHE KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, PËR NXËNËSIT E STUDENTËT NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR 2015-2016”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28,  të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 112, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të  nenit 29, të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, të nenit 32, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.911, datë 11.11.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në nënpikën 6.1, të pikës 6, data “31.12.2015” zëvendësohet me “15.4.2016”.
2. Në nënpikën 6.2, të pikës 6, data “15.1.2016” zëvendësohet me “29.4.2016”.
3. Në pikën 14, data “15.1.2016” zëvendësohet me “29.4.2016”.
4. Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:
     “14. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga këshillat bashkiakë për vitin shkollor 2015-2016, për të gjitha kategoritë e shkollave/institucioneve të arsimit të lartë, është data 15 prill 2016.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.12.2015, PËR ÇËSHTJEN “ARTAN LAKO KUNDËR SHQIPËRISË DHE DY APLIKIME TË TJERA” (APLIKIMET NR.48693/08; NR.72462/11; NR.30946/12)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.12.2015, për çështjen “Artan Lako kundër Shqipërisë dhe dy aplikime të tjera”, në shumën 1 200 (një mijë e dyqind) euro për kërkuesin Artan Lako (aplikimi nr.48693/08); në shumën 900 (nëntëqind) euro për kërkuesin Bardhyl Ibra (aplikimi nr.72462/11); në shumën 1 400 (një mijë e katërqind) euro për kërkuesen Gerta Xhaferi (aplikimi nr.30946/12), në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku do të depozitohen shumat, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shumat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantëve z. Artan Lako, z.Bardhyl Ibra, znj. Gerta Xhaferi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Artan Lako kundër Shqipërisë dhe dy aplikime të tjera”, bërë përfundimtar në datën 10.12.2015.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantëve, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.9.2015, PËR ÇËSHTJEN “LULI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.30601/08)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.9.2015, për çështjen “Luli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.30601/08 ), në favor të z. Pëllumb Luli, në shumën 27 000 (njëzet e shtatë mijë) euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Në zbatim të vendimit të GjEDNJ-së, ekzekutimin e vendimit nr.1011, datë 31.5.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve”, për kompensimin, në një nga mënyrat e parashikuara në ligj, vetëm të pjesës takuese të kërkuesit z.Pëllumb Luli.
3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
4. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit, z. Pëllumb Luli, në shumën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.9.2015, për çështjen “Luli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.30601/08).
5. Pagesa e shumës së depozituar në favor të z. Pëllumb Luli të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
6. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të shumës së përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, për periudhën e mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
7. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
8. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 17.11.2015, PËR ÇËSHTJEN “DURIM HARRI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.78187/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Durim Harri kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.78187/13), në shumën 5 100 (pesë mijë e njëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantit z. Durim Harri, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.11.2015, për çështjen “Durim Harri kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.78187/13), bërë përfundimtar në datën 10.12.2015.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantit z. Durim Harri, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.12.2015, PËR ÇËSHTJEN “AFËRDITA THEODHOSI KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.75175/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.12.2015, për çështjen “Afërdita Theodhosi kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.75175/13), në shumën 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma, e përcaktuar si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të aplikantes, znj. Afërdita Theodhosi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.12.2015, për çështjen “Afërdita Theodhosi kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.75175/13), bërë përfundimtar në datën 7.1.2016.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të aplikantes, znj.Afërdita Theodhosi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
PAGIMIN E INTERESAVE TË VONESAVE NË EKZEKUTIMIN E DISA VENDIMEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pagesën e interesave të thjeshta për vonesat në ekzekutimin financiar të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sipas pikës 2, të këtij vendimi.
2. Interesat e thjeshta të vonesës do të llogariten nga data e afatit përfundimtar për shlyerjen e detyrimit deri në datën e urdhërpagesës së principalit të detyrimit, si më poshtë vijon:
3. Për çështjen “Caka kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.44023/02), interesat do të llogariten nga data 8.6.2010.
4. Për çështjen “Bushati dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.6397/04), interesat do të llogariten nga data 14.8.2012.
5. Për çështjen “Alimuça kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.20134/05), interesat do të llogariten nga data 9.10.2012.
6. Për çështjen “Cani kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.11006/06), interesat do të llogariten nga data 6.9.2012.
7. Për çështjen “Izet Haxhia kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.34783/06), interesat do të llogariten nga data 5.5.2014.
8. Për çështjen “Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.609/07), interesat do të llogariten nga data 22.2.2011.
9. Për çështjen “Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.9074/07), interesat do të llogariten nga data 18.4.2012.
10. Për çështjen “Gjyli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.32907/07), interesat do të llogariten nga data 29.3.2010.
11. Për çështjen “Kaçiu kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.33192/07), interesat do të llogariten nga data 9.3.2014.
12. Për çështjen “Cale kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.50933/07), interesat do të llogariten nga data 6.2.2013.
13. Për çështjen “Themeli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.63756/09), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.
14. Për çështjen “Tushaj kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.13620/10), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.
15. Për çështjen “Rrapo kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.58555/10), interesat do të llogariten nga data 25.3.2013.
16. Interesat e thjeshta të vonesës janë të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind, mbi shumat e urdhëruara nga vendimet përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
17. Vlerat e detyrimit, të llogaritura sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimit, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
18. Vlerat e llogaritura si detyrim, sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
19. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
20. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 8.10.2015, PËR ÇËSHTJEN “SHKARPA KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.50308/13) 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.10.2015, për çështjen “Shkarpa kundër Shqipërisë”, (aplikimi nr.50308/13), për shumën 3 300 (tre mijë e treqind) euro, në lidhje me dëmin moral, kostot dhe shpenzimet gjyqësore, si dhe vendimin nr.596, datë 21.9.2006, të Komisionit të Shërbimit Civil, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Vasil Shkarpa, në shumën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.10.2015, për çështjen “Shkarpa kundër Shqipërisë”, aplikimi nr.50308/13.
4. Pagesa e shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë final.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme të paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ekzekutimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT TË KALIMIT PËR INTERES PUBLIK TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I KORRIDORIT TË KALIMIT TË GAZSJELLËSIT TAP (PJESË E PROJEKTIT TAP)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë të shtojcës 1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), ratifikuar me ligjin nr.116/2013, datë 15.4.2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, si dhe neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i korridorit të Gazsjellësit TAP (pjesë e Projektit TAP).
2. Marrja në përdorim të përkohshëm dhe vendosja e servitutit bëhet në favor të shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, të cilat merren në përdorim të përkohshëm dhe mbi të cilat vendoset servituti për interes publik, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur, për sipërfaqen 473 469.41 (katërqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë dyzet e një) m2, e cila merret në përdorim të përkohshëm, dhe për sipërfaqen 102 524.04 (njëqind e dy mijë e pesëqind e njëzet e katër pikë zero katër) m2, mbi të cilën vendoset servituti, me një vlerë të përgjithshme prej 185 038 736.36 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme prej 185 038 736.36 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh dhe shpenzimet procedurale të përballohen nga shoqëria TAP AG, si subjekti kërkues i kësaj procedure.
5. Për likuidimin, për efekt shpronësimi dhe të marrjes në përdorim të përkohshëm të pasurive, të përcaktuara në tabelat 1 e 2, bashkëlidhur këtij vendimi, të procedohet, si më poshtë vijon:
a) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se mbi këtë pasuri është vendosur kufizim, deri në konfirmimin e AMTP”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pas heqjes së urdhrit të kufizimit dhe pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë pranë TAP AG, dega Shqipëri;
b) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se për këtë pasuri nuk është lëshuar certifikata e pronësisë”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë pranë TAP AG, dega Shqipëri;
c) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se kjo pasuri është e inskriptuar 2 herë”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pasi prona të jetë e lirë nga çdo detyrim ligjor dhe pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë, pranë TAP AG, dega Shqipëri;
ç) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se për këtë pasuri nuk është lëshuar certifikatë pronësie si dhe se janë kufizuar veprimet deri në zgjidhjen e problemit të krijuar nga regjistrimi i parregullt në sistemin hipotekor”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pas heqjes së kufizimit dhe pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë pranë TAP AG, dega Shqipëri;
d) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP “Në proces saktësimi””, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pas përfundimit të procesit të saktësimit dhe pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë pranë TAP AG, dega Shqipëri;
dh) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “ZVRPP konfirmon se për këtë pasuri nuk është lëshuar certifikatë pronësie. Pasuria figuron e bllokuar nga zyra përmbarimore dhe se ndalohen veprimet mbi pasurinë deri në zgjidhjen e problemit të krijuar nga regjistrimi i parregullt në sistemin hipotekor, pasi AMTP mungon”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pasi prona të jetë e lirë nga çdo detyrim ligjor dhe pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë pranë TAP AG, dega Shqipëri;
e) Për të gjitha pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP”, pronarët përkatës do të likuidohen, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të lëshohet nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë TAP AG, dega Shqipëri.
6. Çdo pronar, për t’u likuiduar për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, të dorëzojë pranë shoqërisë TAP AG, dega Shqipëri, dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar, lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.
7. Çdo përdorues të likuidohet, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, në bazë të kopjes së dokumentit të identifikimit, vërtetimit bankar, lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe certifikatës familjare, që do të dorëzojë pranë shoqërisë TAP AG, dega Shqipëri.
8. TAP AG, dega Shqipëri, të kryejë likuidimet, për efekt të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, në bazë të pikave 5, 6 e 7, të këtij vendimi.
9. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Korçë, Devoll, Berat, Fier dhe Lushnjë të pezullojnë të gjitha transaksionet për pasuritë, sipas listave bashkëlidhur këtij vendimi, deri në momentin që do të realizohet regjistrimi i marrjes në përdorim të përkohshëm dhe i servitutit, në favor të Shtetit.
10. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Korçë, Devoll, Berat, Fier dhe Lushnjë, në bashkëpunim me TAP AG, dega Shqipëri, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartat kadastrale, sipas planimetrisë që do t’u vihet në dispozicion nga TAP AG, si dhe të fillojnë procesin e regjistrimit të marrjes në përdorim të përkohshëm dhe të servitutit në favor të shtetit.
11. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, TAP AG, dega Shqipëri, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Korçë, Devoll, Berat, Fier dhe Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.933, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS ORGANIZATIVE TË QENDRËS KOMBËTARE TË URGJENCËS MJEKËSORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, pika 2, e 25, të ligjit nr.147/2014, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.933, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Lidhja 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Në pikën 1 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
 “Numri i përgjithshëm i punonjësve për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, për vitin 2016, është 58 veta dhe për vitin 2017 e në vazhdim është 90 veta.”.
3. Pika 3 ndryshohet dhe bëhet:
 “3. Pjesë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) është Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore, e cila bën komandimin dhe koordinimin e Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter dhe Shërbimit të Urgjencave Mjekësore. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është përgjegjëse për trajnimin e personelit mjekësor dhe paramedikal në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, sipas strandardeve kombëtare e ndërkombëtare. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bashkëpunon me organizata të tjera kombëtare ose ndërkombëtare, të autorizuara ose të certifikuara nga institucionet përkatëse në Shqipëri apo në vende të tjera, për kryerjen e trajnimit në fushën e urgjencës mjekësore. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore lidh marrëveshje me institucionet e arsimit të lartë, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, dhe me institucione të kujdesit shëndetësor.”.
4. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
 “ 4/1. Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore është operative 24 orë, për 7 ditë të javës, dhe koordinohet nga përgjegjësit e turnit, të cilët janë mjekë të Njësisë së Koordinimit të Urgjencave Mjekësore.”.
5. Në pikën 7 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “b”, pas fjalës “Bashkërendimi…” shtohet fjala “… pjesëmarrja…”.
b) Pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:
 “e) Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, për mbulimin e shërbimit me personel mjekësor në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopter, përzgjedh nga njësitë e urgjencave mjekësore dhe cakton personelin mjek e infermier sipas një grafiku të paracaktuar.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe ndryshimet e propozuara në pikën 1, të këtij vendimi, hyjnë në fuqi më 1 janar 2017.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M 
PËR 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË PARISIT, NË KUADËR TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQEVE QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA TAP-AG PËR SHTRIRJEN E TUBACIONIT TË GAZSJELLËSIT TAP, PËR SEKTORËT 4A, 4B DHE 5A, NË QARQET KORÇË, BERAT DHE FIER
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, të ligjit 116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP)”, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Enegjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave;
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore publike prej 11.557 (njëmbëdhjetë pikë pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) ha, që do të përdoret nga shoqëria TAP AG për ndërtimin e seksionit tokësor të Gazsjellësit TAP, sektorët 4A, 4B dhe 5A, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqet pyjore që pakësohen në volum dhe hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor publik, sipas qarqeve dhe bashkive, dhe harta topografike me gjurmën e ndërtimit të tubacionit i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor e të produkteve të tjera pyjore dhe të investimeve të kryera në vite, në pyjet, objekt i këtij vendimi, paguhen nga shoqëria TAP AG, para lidhjes së marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria TAP AG detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet që përdor, sipas kushteve të lejes mjedisore, dhe, brenda 2 (dy) viteve, të pyllëzojë, me fondet e veta, 11.094 (njëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e katër) ha sipërfaqe me drurë pyjorë dhe të përmirësojë 2.544 (dy pikë pesëqind e dyzet e katër) ha kullota, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit.
4. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
5. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të bëjë çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore, të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore dhe kullosore” dhe ta regjistrojë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt ndërtimi për segmentin tokësor të gazsjellësit TAP, seksioni 4A, 4B dhe 5A”.
6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, nga shoqëria TAP AG, sipërfaqja pyjore dhe kullosore e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Bashkia Korçë, Bashkia Poliçan, Bashkia Berat, Bashkia Ura Vajgurore, Bashkia Roskovec, Bashkia Fier dhe shoqëria TAP AG, zyra për Shqipërinë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
***
V E N D I M
PËR
FINANCIMIN E KOSTOS SË MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE QË ZBATOHEN NGA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT DHE PËR NJË SHTESË NË BUXHETIN E FSHZH-SË PËR VITIN 2016
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, dhe të neneve 6, pikat 2, shkronja “a”, e 4, dhe 8, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Financimin e kostos së menaxhimit të projekteve të qeverisë shqiptare, që zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në një vlerë jo më shumë se 157 000 000 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë) lekë, e cila përballohet nga zëri i kostos lokale, të miratuar në buxhetin e vitit 2016 për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
2. Financimin e kostos së rishikimit të disa projekteve të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), që zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vlerën 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, e cila përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
R
MIRATIMIN E KUSHTEVE PËR VENDOSJEN E DETYRIMIT TË SHËRBIMIT PUBLIK, QË DO TË ZBATOHEN NDAJ TË LICENCUARVE NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, TË CILËT USHTROJNË AKTIVITETIN E PRODHIMIT, TRANSMETIMIT, SHPËRNDARJES DHE FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Indsutrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.636, DATË 31.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT SUEDEZ, NR.TF014255, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA SUEDIA, E PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA SUEDEZE PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (SIDA), PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes së grantit të miratuar me vendimin nr.636, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes së grantit suedez nr.TF014255, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga Suedia, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT TEKNIKE NË INSTALIMIN DHE KONTROLLIN E DISPOZITIVIT DIFERENCIAL, VENDOSUR NË PAJISJET, IMPIANTET DHE INSTALIMET ELEKTRIKE” DHE PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3, të ligjit nr.8734, datë 1.2.2001, “Për garantimin e sigurisë së punës të paisjeve dhe të instalimeve elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat teknike në instalimin dhe kontrollin e dispozitivit diferencial, vendosur në pajisjet, impiantet dhe instalimet elektrike”, sipas tekstit bashkëlidhur dhe pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të instalimeve të dispozitivit diferencial me kërkesat teknike të instalimit, referuar në pikën 1, sipas listës në aneksin III, që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të instalimeve të dispozitivëve diferencialë me kërkesat teknike të instalimit të tyre.
4. Të gjitha pajisjet, impiantet dhe instalimet e energjisë elektrike, që parashikohen në këtë rregull teknik, instalohen dhe vihen nën tension të pajisur me dispozitivë diferencialë, siç përcaktohet në këtë rregull teknik.
5. Të gjitha pajisjet, impiantet dhe instalimet e energjisë elektrike ekzistuese, që gjenden nën tension para hyrjes në fuqi të këtij rregulli teknik, duhet të pajisen me dispozitivë diferencialë brenda një afati 3-vjeçar, nga data e hyrjes në fuqi të këtij rregulli teknik.
6. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
   Ky vendim hyn në fuqi mbas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje, janë sipas listës emërore dhe evidencës që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark janë, si më poshtë vijon:
a) Qarku Tiranë, 180 (njëqind e tetëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 47 922 (dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) m²;
b) Qarku Shkodër, 7 (shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 838 (një mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) m²;
c) Qarku Elbasan, 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17 596 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m²;
ç) Qarku Kukës, 39 (tridhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 356 (nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) m²;
d) Qarku Durrës, 94 (nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 33 280 (tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) m²;
 dh) Qarku Fier, 187 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58 359 (pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) m²;
e) Qarku Lezhë, 48 (dyzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 065 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë e pesë) m²;
ë) Qarku Korçë, 9 (nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 104 (tre mijë e njëqind e katër) m²;
f) Qarku Gjirokastër, 16 (gjashtëmbëdhjetë)  parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 8 577 (tetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë shtatë) m².
3. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesit e ndërtimeve pa leje.
4. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TAVANEVE PËRGATITORE TË SHPENZIMEVE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2017-2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2017-2019, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI, RIKONSTRUKSIONI DHE RINOVIMI I UNAZËS SË VOGËL, LOTI 3”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, loti 3”, Tiranë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “sipërfaqe tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 572 997 986.8 (pesëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 572 997 986.8 (pesëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë.
8. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.109, DATË 26.2.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË TË NËPUNËSVE CIVILË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.109, datë 26.2.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 2, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Zyrtar autorizues, nëpunësi që mbikëqyr në mënyrë të drejtpërdrejtë në linjën e hierarkisë zyrtarin kundërfirmues.”.
     b)  Shkronjat “h” dhe “j” shfuqizohen.
2. Në kreun II bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
a) Shkronja “a”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) është procesi i verifikimit të realizimit të përgjithshëm të objektivave të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit, si dhe i aftësive apo dobësive të nëpunësit në kryerjen e detyrave, që realizohet çdo 6 muaj të vitit kalendarik.”.
b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Vlerësimi i rezultateve në punë është një proces që përsëritet çdo 6 muaj, brenda vitit kalendarik.
Vlerësimi i rezultateve në punë në përfundim të periudhës së provës është vjetor dhe llogaritet nga data e emërimit të nëpunësit civil në detyrë.”.
c) Në fjalinë e parë, të pikës 5, fjalët “… si dhe në vlerësimet e kolegëve të të njëjtit nivel në të njëjtin institucion dhe institucione të tjera të administratës shtetërore, me të cilët nëpunësi ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi …” shfuqizohen.
     ç) Në fjalinë e parë, të pikës 6, fjalët “… si dhe në vlerësimet e bëra nga kolegët e të njëjtit nivel në institucionet e tjera të administratës shtetërore …” shfuqizohen.
d) Në pikën 7, fjalët “… në pikat 7 dhe 8 …” zëvendësohen me “… në pikat 5 dhe 6, të këtij kreu, …”.
   dh) Në pikën 10 bëhen këto ndryshime:
          i.  Shkronja “d” shfuqizohet.
         ii.  Shkronja “e” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“e) aftësive menaxheriale për nëpunësit në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues.”.
e) Në pikën 12 bëhen këto ndryshime:
i. Fjalia e parë, e shkronjës “a”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Zyrtari raportues përkatësisht për secilën periudhë vlerësimi, gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit dhjetor dhe gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit qershor takohet me nëpunësin që do të vlerësohet për të përcaktuar objektivat kryesorë të punës dhe sjelljet përkatëse profesionale që bëjnë të mundur realizimin e planit të punës, përmbushjen e objektivave dhe të misionit të institucionit.”.
ii. Në shkronjën “b”, fjalët “Gjatë vitit, çdo katërmujor …” zëvendësohen me “Në mes të periudhës së vlerësimit …”.
iii. Fjalia e fundit, e paragrafit të parë, të shkronjës “c”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kjo fazë për secilën periudhë vlerësimi realizohet përkatësisht në periudhën 1 – 15 korrik dhe 1 – 15 janar.”.
ë) Pas pikës 17 shtohet pika 18, me këtë përmbajtje:
       “18. Jo më vonë se 15 ditë nga data e përfundimit të procesit të vlerësimit të rezultateve në punë, njësia e burimeve njerëzore të institucionit detyrohet të përfshijë në Regjistrin Qendror të Personelit formularin e vlerësimit për çdo nëpunës civil.”.
3. Në kreun III bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Fjalia e fundit, e shkronjës “ç”, të pikës 1, shfuqizohet.
b) Në pikën 2, togfjalëshi “Zyrtari raportues” zëvendësohet me “Zyrtari kundërfirmues”.
c) Në pikën 6, fjalët “… gjatë vitit të vlerësimit …” zëvendësohen me “… gjatë periudhës së vlerësimit …”.
      ç) Në pikën 8, fjala “… vjetore …”, hiqet.
4. Lidhja nr. 2, që përmendet në pikën 1, të kreut IV, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Në pikën 3, të kreut IV, fjalët “… analizë vjetore e punës …” zëvendësohen me  “… analizë 6-mujore e punës …”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.