Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 30 Prill 2025:
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ARKIVIT QENDROR SHTETËROR TË DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18/4, të ligjit nr.8678,                          datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Organizimin dhe funksionimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë (në vijim AQSHD), si person juridik, publik buxhetor, në varësi të ministrit të Drejtësisë (në vijim ministri), me seli në Tiranë.
2. AQSHD-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i Arkivit përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për drejtësinë.
3. AQSHD-ja ka si mision ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe shërbimin e të gjitha dokumenteve gjyqësore dhe hetimore-penale të krijuara të të gjitha shkallëve të sistemit të drejtësisë, si dhe të dokumenteve në funksion të vendimmarrjes së procesit të rivlerësimit të kryer nga organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e të prokurorëve.
II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË ARKIVIT QENDROR SHTETËROR TË DREJTËSISË
AQSHD-ja ka përgjegjësi të organizojë punën për:
a) ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe shërbimin e trashëgimisë dokumentare tipologjike gjyqësore dhe hetimore, të krijuar nga institucionet e sistemit të drejtësisë, si dhe të dokumenteve në funksion të vendimmarrjes së procesit të rivlerësimit të kryer nga organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e të prokurorëve;
b) bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, me qëllim administrimin efektiv të trashëgimisë dokumentare gjyqësore dhe hetimore-penale të krijuara të të gjitha shkallëve të sistemit të drejtësisë, si dhe të dokumenteve në funksion të vendimmarrjes së procesit të rivlerësimit të kryer nga organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e të prokurorëve.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ARKIVIT QENDROR SHTETËROR TË DREJTËSISË
1. AQSHD-ja kryen detyrat, si më poshtë vijon:
a) Harton dhe miraton manuale udhëzuese me rregulla, procedura dhe teknika të harmonizuara në lidhje me mirëmbajtjen, administrimin, ruajtjen, transferimin dhe dorëzimin e njësive të ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë RHK pranë tij të të gjitha dokumenteve gjyqësore dhe hetimore-penale të krijuara të të gjitha shkallëve të sistemit të drejtësisë, si dhe të të gjithë fondit të dokumenteve në funksion të vendimmarrjes së procesit të rivlerësimit të kryer nga organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e të prokurorëve;
b)  Mban dhe përditëson regjistrin fizik dhe digjital të të dhënave për njësitë RHK që administron;
c)  U shërben subjekteve të interesuara njësitë RHK që administron;
ç)  Bashkërendon punën me organet e sistemit të drejtësisë, organe të tjera të pavarura sipas fushës së përgjegjësisë së AQSHD-së dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për:
i. hartimin, përditësimin dhe zbatimin e programeve të posaçme trajnuese për zhvillimin profesional të personelit arkivor në trajtimin e njësive të ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë, me qëllim respektimin dhe zbatimin efektiv të dispozitave ligjore për transferimin dhe dorëzimin e njësive tipologjike RHK nga fondkrijuesit;
ii. përditësimin në vazhdimësi të të dhënave për sektorin me qëllim menaxhimin efektiv të infrastrukturës fizike në dispozicion si dhe reduktimin e riskut të dëmtimit të njësive tipologjike RHK.
2. AQSHD-ja organizohet në nivel qendror dhe e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Struktura dhe organika e AQSHD-së miratohet me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
4. AQSHD-ja drejtohet dhe përfaqësohet ligjërisht në marrëdhënie me të tretët nga drejtori, i cili përgjigjet para ministrit për administrimin, menaxhimin dhe funksionimin e përgjithshëm të institucionit, si dhe cilësinë e efektivitetin e veprimtarisë së tij.
5. Drejtori i AQSHD-së ushtron kompetenca dhe kryen detyrat, si më poshtë vijon:
a) Organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të institucionit;
b) Bashkërendon veprimtarinë e institucionit me organet shtetërore nga varen fondkrijuesit për zbatimin e detyrave të ngarkuara;
c) Kërkon nga fondkrijuesit informacion për zbatimin e dispozitave që rregullojnë veprimtarinë e shërbimit arkivor për dokumentet e tipologjisë dhe ushtrimin e funksioneve të ngarkuara;
ç) Kryeson dhe përfaqëson në marrëdhënie me të tretët Komisionin Epror të Ekspertizës, të ngritur në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) Miraton rregullat e punës metodike arkivore me njësitë e ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë që krijohen dhe administrohen në rang vendi;
dh)Miraton formatin dhe përmbajtjen e regjistrit shkresor dhe elektronik të fondit arkivor me njësitë e ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë që administron;
e) Miraton për vitin pasues, në përputhje me kriteret e përcaktuara, programin e punës së institucionit ku përcaktohen dhe planifikohen:
i. objektivat, detyrat dhe prioritetet, në përputhje me objektivat strategjikë afatgjatë të sektorit për administrimin efektiv dhe efikas të trashëgimisë tipologjike gjyqësore dhe hetimore;
ii. veprimtaritë e kontroll-verifikimit, në përputhje me vlerësimin e riskut për transferimin dhe dorëzimin e njësive të ruajtjes RHK prej fondkrijuesve, sipas parashikimeve dhe afateve të përcaktuara nga lista TIP dhe listat konkrete të çdo institucioni;
ë) I propozon për miratim Këshillit të Lartë të Arkivave normat                  tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor për dokumentet e tipologjisë gjyqësore dhe hetimore;
f) I propozon për miratim ministrit rregulloren e brendshme organizative që përcakton metodat e punës dhe sjelljen e personelit;
g) I paraqet ministrit raportin e përgjithshëm vjetor të veprimtarisë së institucionit;
gj) Kryen detyra të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për arkivat, për organizimin e funksionimin e administratës shtetërore apo të ngarkuara nga ministri.
6. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të AQSHD-së rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë të AQSHD-së rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
7. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të AQSHD-së miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit.
8. AQSHD-ja identifikohet me stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare.
9. Stema e AQSHD-së përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë dhe shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
10. Vula e AQSHD-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IV. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të AQSHD-së, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor vazhdon funksionimin sipas strukturës dhe organikës së miratuar.
2. Nëpunësit civilë aktualë të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor trajtohen sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
3. Të gjithë punonjësit administrativë, që janë në marrëdhënie pune në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, vazhdojnë marrëdhëniet e punës të rregulluara, sipas ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
4. Nëpunësit, punonjësit, zyrat, mjetet dhe pajisjet e punës, dokumentacioni dhe fondet buxhetore të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor i kalojnë AQSHD-së.
5. Vendimi nr.888, datë 31.12.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit  Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”, shfuqizohet.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i  Ministrisë së Drejtësisë.
7. Ngarkohen Ministri i Drejtësisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
        Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “EZ-5 ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: L91325503D;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç)   Kapaciteti i instaluar: 30MW;
d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g)  Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të   ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3164, fshati Rehovë, njësia administrative Qendër, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M31603021D;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç)  Kapaciteti i instaluar: 24 MW;
d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3164, fshati Rehovë, njësia administrative Qendër, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë, t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
PROCEDURAT, KUSHTET, KRITERET, AFATET, VLEFSHMËRINË DHE FORMATET PËR DHËNIEN, SHFUQIZIMIN DHE PEZULLIMIN E LICENCAVE DHE AUTORIZIMEVE PËR PRODHIMIN, IMPORTIMIN, EKSPORTIMIN, TRANSITIMIN E LËNDËVE PLASËSE PËR PËRDORIM CIVIL
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
KUSHTET DHE KRITERET E POSAÇME TË LICENCIMIT DHE AUTORIZIMIT
Neni 1
Kushtet dhe kriteret e posaçme të licencimit për import ose eksport të lëndëve plasëse për përdorim civil
1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (në vijim AKSHE) është institucioni përgjegjës që lëshon licencat e importit, eksportit dhe të prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil, si dhe autorizimet për importin, eksportin, transitin e lëndëve plasëse për përdorim civil për operatorët ekonomikë kërkues.
2. Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë importi ose eksporti të lëndëve plasëse për përdorim civil, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
a) Të ketë në objektin e aktivitetit veprimtarinë e importit/eksportit të lëndëve plasëse për përdorim civil;
b) Të ketë të instaluar dhe të jenë funksionale sistemet aktive për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për ambientet e magazinimit, në përputhje me parashikimet e projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (në vijim MZSH), të miratuar nga strukturat përkatëse të shërbimit të MZSH-së;
c) Të ketë  në ruajtje fizike ambientet e magazinimit të lëndëve plasëse për përdorim civil me një shoqëri të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike;
ç)  Të ketë drejtues teknik, i cili është përgjegjës për çështjet e sigurimit teknik, trajnimit të personelit me rregullat e sigurimit teknik. Drejtuesi teknik duhet të jetë i pajisur me “Dëshmi zjarrmëtari”, lëshuar nga organi përgjegjës në ministrinë që mbulon çështjet e industrisë dhe të energjetikës;
d) Të këtë miratuar projektin për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin nga strukturat e shërbimit të MZSH-së për mjediset ku do të magazinohet dhe do të prodhohet lënda plasëse;
dh) Administratori dhe punonjësit e angazhuar duhet të gëzojnë besueshmëri për ushtrimin  e aktivitetit me lëndët plasëse, e cila vërtetohet nga dokumenti i besueshmërisë që përpilohet nga struktura e Policisë së Shtetit, ku shtetasi ka vendbanimin, në bazë të kërkesës së bërë nga AKSHE-ja;
e) Administratori dhe punonjësit e angazhuar të operatorit ekonomik nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale;
ë) Operatori ekonomik të mos ketë detyrime apo gjoba të pashlyera, të cilat janë marrë në zbatim të nenit 31, të ligjit nr.74/2021, të vendosura nga AKSHE-ja.
Neni 2
Kushtet dhe kriteret e posaçme të licencimit për prodhimin e lëndëve plasëse për përdorim civil
Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë për prodhimin e lëndës plasëse për përdorim civil, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
a) Të ketë në objektin e aktivitetit veprimtarinë e prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil;
b) T’i jetë nënshtruar procedurës për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të jetë i pajisur me vendim për vlerësimin e ndikimit në mjedis/deklaratë mjedisore, që në fazën e projektidesë, si dhe të sigurojë lejet përkatëse mjedisore për prodhimin lëndëve plasëse përpara vënies në punë të instalimit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit;
c) Të këtë në pronësi ose përdorim objektin ku do të ushtrojë veprimtarinë e prodhimit dhe të magazinimit të lëndëve plasëse;
ç)  Të përcaktojë projektin teknologjik të prodhimit, i cili duhet të jetë i miratuar nga një inxhinier projektues i licencuar dhe me eksperiencë në projektimin e linjave teknologjike;
d) Të ketë të hartuar dhe të miratuar projektin për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për mjediset ku do të magazinohet dhe do të prodhohet lënda plasëse, ku të jenë përcaktuar sistemet e shuarjes nga zjarri, si brenda edhe jashtë ambienteve të prodhimit dhe magazinimit;
dh) Të ketë të instaluara dhe funksionale sistemet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për ambientet e prodhimit dhe magazinimit;
e) Të ketë në ruajtje fizike ambientet e prodhimit e të magazinimit me një shoqëri të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike;
ë)  Punonjësit e angazhuar për nevojat e operatorit ekonomik të plotësojnë kushtet e aftësimit shëndetësor dhe trajnimit, sipas kërkesave të nenit 13, të                                ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
f) Administratori dhe punonjësit e angazhuar duhet të gëzojnë besueshmëri për ushtrimin e aktivitetit me lëndët plasëse, e cila vërtetohet nga dokumenti i besueshmërisë që përpilohet nga struktura e Policisë së Shtetit, ku shtetasi ka vendbanimin në bazë të kërkesës së bërë nga AKSHE-ja;
g) Administratori dhe punonjësit e angazhuar të operatorit ekonomik nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale;
gj) Për produktet, të cilat kërkon të prodhojë, duhet të kryejë pranë një organizmi evropian të notifikuar procedurat e vlerësimit të përputhshmërisë të lëndëve plasëse, duke ndjekur njërën nga procedurat e parashikuara në nenin 16, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
h) Të ketë të punësuar drejtues teknik me kohë të plotë pune dhe të jetë i regjistruar, sipas ekstraktit të QKB-së, i cili:
i. të ketë arsimin e lartë të nivelit “Master i shkencave” apo ekuivalent me të në inxhinieri kimie/kimi industriale/inxhinieri mekanike ose të ketë përfunduar arsimin e lartë të nivelit “Master i shkencave” apo ekuivalent me të në fusha akademike ushtarake, me profil kimi, armatim, municion, forca xheniere, lëndë plasëse ose lëndë piroteknike;
ii. të ketë përvojë pune dyvjeçare në fushën e prodhimit të lëndëve plasëse ose të jetë trajnuar e certifikuar pranë një subjekti prodhues për lëndë plasëse brenda ose jashtë vendit;
iii. të vërtetojë me raport mjekësor që është i aftë nga ana mendore e fizike;
iv. të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë nga organet përgjegjëse të Policisë së Shtetit;
v. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
vi. të jetë i pajisur me certifikatë trajnimi për kryerjen e kursit të trajnimit për zjarrfikës me rrezik të lartë pranë Akademisë së Sigurisë, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin.
i) Të ketë të miratuar rregulloren e sigurimit teknik, të hartuar nga drejtuesi teknik, ku përcaktohen kushtet e sigurisë e shëndetit të punonjësve dhe mjedisit gjatë prodhimit, magazinimit, asgjësimit dhe testimit të lëndëve plasëse, si dhe identifikimin e rreziqeve, kompensimin e rrezikut nga zjarri, menaxhimin e emergjencave, me qëllim zbutjen e rrezikut të mbetur, nëpërmjet organizimit dhe menaxhimit të ekipeve të sigurisë në drejtim të masave parandaluese dhe mbrojtëse, me referencë të veçantë ndaj sjelljes së zjarrit të strukturave (REI);
j) Të mos punësojë punonjës të patrajnuar nga drejtuesi teknik lidhur me sigurinë në punë, të cilëve u matet efektiviteti i trajnimeve nëpërmjet testimeve para marrjes në punë dhe monitorimeve periodike gjatë periudhës së marrëdhënieve të punës;
k) Personeli përgjegjës për magazinimin, asgjësimin dhe testimin e lëndëve plasëse duhet të jetë i pajisur me dëshminë e zjarrmëtarit nga organi përgjegjës në ministrinë, që mbulon çështjet e industrisë dhe të energjetikës;
l) Operatori ekonomik të mos ketë detyrime apo gjoba të pashlyera, të cilat janë marrë në zbatim të nenit 31, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”, të vendosura nga               AKSHE-ja.
Neni 3
Kushtet dhe kriteret e posaçme për pajisjen me autorizim për import ose eksport të lëndëve plasëse për përdorim civil
Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për import ose eksport të lëndëve plasëse për përdorim civil, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë i pajisur me licencën përkatëse për import ose eksport të lëndëve plasëse;
b) Për lëndët plasëse, që kërkon të importojë ose të eksportojë, duhet të ketë certifikatat e vlerësimit të përputhshmërisë të lëndëve plasëse, duke ndjekur njërën nga procedurat e  parashikuara në nenin 16, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
c) Të ketë nënshkruar një kontratë ose urdhërporosi;
ç) Të jetë i pajisur me autorizim për magazinim të lëndëve plasëse, lëshuar nga struktura përgjegjëse në Policinë e Shtetit;
d) Të ketë të përcaktuara mjetet e transportit për kryerjen e importit/eksportit, të cilat duhet të jenë të pajisura me certifikatën “ADR”, të lëshuar sipas legjislacionit në fuqi për  transportin e lëndëve të rrezikshme;
dh) Të mos ketë detyrime apo gjoba të pashlyera, të cilat janë marrë në zbatim të nenit 31, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”, të vendosura nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Neni 4
Kushtet dhe kriteret e posaçme të licencimit për pajisjen me autorizim për transitin e lëndëve plasëse për përdorim civil
Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për transitin e lëndëve plasëse për përdorim civil, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
a) Të ketë një kontratë të vlefshme për shërbimin e transportit me shoqërinë transportuese ose të dhënat e transportuesit;
b) Për mallin që kërkon të transitojë duhet të ketë leje eksporti nga vendi eksportues dhe licencat ose lejet e importit nga vendi importues. Në rast se këto dokumente nuk lëshohen në vendet e huaja, operatori ekonomik që kërkon autorizim transiti, duhet të bëjë një vetëdeklarim, ku të përcaktojë subjektet eksportuese dhe importuese, si dhe përdoruesin e fundit të lëndëve plasëse;
c) Të ketë të përcaktuara mjetet e transportit, periudhën kohore të transitit, itinerarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pikën doganore hyrëse dhe pikën doganore dalëse;
ç) Të mos ketë detyrime apo gjoba të pashlyera, të cilat janë marrë në zbatim të nenit 31, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”, të vendosura nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksporteve.
KREU II
DOKUMENTET SHOQËRUESE QË PARAQITEN PËR PAJISJEN ME LICENCË APO AUTORIZIM DHE FORMATET PËR DHËNIEN E LICENCAVE
Neni 5
Dokumentet shoqëruese për pajisjen me licencë për import ose eksport të lëndëve plasëse për përdorim civil
Kërkesa për pajisje me licencë për import ose eksport të lëndëve plasëse për përdorim civil duhet të paraqitet nëpërmjet portalit “e-Albania”. Dokumentacioni i nevojshëm, në funksion të kësaj kërkese, përbëhet nga:
a) Dokumentacioni, që do të merret nga vetë institucioni për subjektin aplikues nëpërmjet ndërveprimit, i cili është:
i. vërtetimi që shoqëria dhe administratori nuk janë në proces gjyqësor penal, lëshuar nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kompetente në territorin ku ka selinë;
ii. vërtetimi nga prokuroria kompetente që shoqëria, administratori dhe punonjësit e angazhuar të operatorit ekonomik nuk janë në procedim penal;
iii. vërtetimi nga shërbimi përmbarimor që personi juridik nuk ka detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë ose shtetërorë;
iv. gjendja për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve;
v. autorizimi për magazinimin e lëndëve plasëse, ku të jetë përcaktuar specifikisht kapaciteti mbajtës për lëndë plasëse, lëshuar nga strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit.
b) dokumentacioni, që do të dorëzohet nga vetë subjekti aplikues nëpërmjet portalit “e-Albania”, i cili është:
i. dokumentacioni tekniko-ligjor për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin (projektin e miratuar për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin), si dhe certifikata e sigurisë nga zjarri për ambientet e magazinimit, lëshuar nga strukturat e shërbimit të MZSH-së;
ii. kontrata e shërbimit për ruajtjen fizike të ambienteve të magazinimit të lëndëve plasëse me një person juridik, të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike, ku të jenë të parashikuara rregullat e ruajtjes e të sigurimit të magazinave dhe objekteve të tjera të aktivitetit;
iii. kontrata me drejtuesit teknikë, përgjegjës për çështjet e sigurimit teknik, trajnimit të personelit me rregullat e sigurimit teknik. Drejtuesi teknik duhet të jetë i pajisur me “Dëshmi zjarrmëtari”, lëshuar nga institucioni përgjegjës për industrinë minerare;
iv. vetëdeklarimi për punonjësit e angazhuar për nevojat e operatorit ekonomik, që plotësojnë kushtet e aftësimit shëndetësor, trajnimit sipas kërkesave të nenit 13, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
v. vërtetimi i besueshmërisë për administratorin dhe punonjësit e angazhuar;
vi. vetëdeklarimi i administratorit dhe punonjësve të angazhuar, me anë të cilit japin aprovimin për verifikimin në regjistrin e gjendjes gjyqësore. Certifikata e gjendjes gjyqësore për administratorin dhe punonjësit e angazhuar, të cilët nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale, nxirret nga administrata e AKSHE-së.
Neni 6
Dokumentet shoqëruese për pajisjen me licencë për prodhimin e lëndëve plasëse për përdorim civil
1. Kërkesa për pajisje me licencë për prodhimin e lëndës plasëse për përdorim civil paraqitet nëpërmjet portalit “e-Albania”. Dokumentacioni i nevojshëm, në funksion të kësaj kërkese, përbëhet nga:
a) dokumentacioni, që do të merret nga vet institucioni për subjektin aplikues nëpërmjet ndërveprimit, i cili është:
i. vërtetimi nga prokuroria e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kompetente në territorin ku kanë selinë, që shoqëria dhe administratori, nuk janë në procedim penal;
ii. vërtetimi që shoqëria dhe administratori nuk janë në proces gjyqësor penal, lëshuar nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kompetente në territorin ku ka selinë;
iii. vërtetimi nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror që shoqëria dhe administratori nuk kanë detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë ose shtetërorë;
iv. vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ku subjekti ka selinë;
v. vendimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis, deklarata mjedisore dhe leja përkatëse mjedisore për prodhimin e lëndëve plasëse;
vi. leja e ndërtimit të objektit për prodhimin e lëndëve plasëse;
vii. certifikata e Sigurisë nga Zjarri (CSZ), si dhe projekti i miratuar për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin nga strukturat e shërbimit të MZSH-së për mjediset ku do të magazinohet dhe do të prodhohet lënda plasëse;
viii. certifikata e trajnimit për drejtuesin teknik për kryerjen e kursit të trajnimit “për aktivitete me rrezik të lartë zjarri” pranë Akademisë së Sigurisë, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga  Zjarri dhe Shpëtimin ose nga qendra të tjera të certifikuara për sigurinë nga zjarri;
ix. autorizimi për magazinimin e lëndëve plasëse, lëshuar nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
b) dokumentacioni, që do të dorëzohet nga vetë subjekti aplikues nëpërmjet portalit “e-Albania”,  i cili është:
i. plani i veprimit, si dhe dokumentacioni për kushtet e sigurisë në punë, trajnimin e punonjësve dhe stafit, miratuar nga drejtuesi teknik;
ii. projekti i ndërtimit për prodhimin e lëndëve plasëse, si dhe dokumentacioni i pronësisë ose kontrata e përdorimit të ambienteve që do të përdorë për prodhim;
iii.   kontrata për ruajtjen e ambienteve të prodhimit e të magazinimit me një shoqëri të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike, ku të jenë parashikuar rregullat e ruajtjes e të sigurimit të objektit për magazinimin e lëndëve plasëse;
iv. dokumentacioni teknik për pajisjet testuese, si dhe pajisjet laboratorike për provat kimike;
v. vetëdeklarimi për punonjësit e angazhuar për nevojat e operatorit ekonomik, që plotësojnë kushtet e aftësimit shëndetësor, trajnimit, sipas kërkesave të nenit 13, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
vi. vërtetimi i besueshmërisë për administratorin dhe punonjësit e angazhuar;
vii. kontrata e punësimit me drejtuesin teknik, ku të jenë të përcaktuara detyrat e drejtuesit teknik në lidhje me sigurinë në punë dhe sigurimin e prodhimit;
viii. certifikatat e vlerësimit të përputhshmërisë të lëndëve plasëse, duke ndjekur njërën nga procedurat e parashikuara në nenin 16, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”;
ix.  rregullorja e sigurimit teknik, ku përcaktohen kushtet e sigurisë e shëndetit të punonjësve dhe mjedisit gjatë prodhimit, magazinimit, asgjësimit dhe testimit të produkteve piroteknike, si dhe identifikimi i rreziqeve, kompensimi i rrezikut nga zjarri, menaxhimi i emergjencave, me qëllim zbutjen e rrezikut të mbetur, nëpërmjet organizimit dhe menaxhimit të ekipeve të sigurisë në drejtim të masave parandaluese dhe mbrojtëse, me referencë të veçantë ndaj sjelljes së zjarrit të strukturave (REI);
x.  projekti teknologjik i prodhimit, i miratuar nga një inxhinier projektues, i licencuar, dhe me eksperiencë në punë të ngjashme ose në projektimin e linjave teknologjike ose nga një institucion projektimi vendas ose i huaj;
xi. vetëdeklarimi i administratorit dhe punonjësve të angazhuar, me anë të cilit jepet aprovimi për verifikimin në regjistrin e gjendjes gjyqësore. Certifikata e gjendjes gjyqësore për administratorin dhe punonjësit e angazhuar, të cilët nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale, nxirret nga administrata e AKSHE-së.
2. Dokumentacioni për individët, personat fizikë dhe juridikë, i cili do të sigurohet nga AKSHE-ja nëpërmjet ndërveprimit institucional, do të konsiderohet i vlefshëm dhe origjinal në dosjen e aplikimit.
3. Pas plotësimit të kushteve dhe kritereve të licencimit të prodhimit dhe plotësimit të dokumentacionit, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, me qëllim kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhshmërisë, merr vendim për të lejuar prodhimin vetëm për nevoja testimi, deri në pajisjen nga një organizëm evropian, i notifikuar me certifikatat e vlerësimit të përputhshmërisë, sipas përcaktimeve të nenit 16, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”.
Neni 7
Dokumentet shoqëruese për pajisjen me autorizim për import ose eksport
Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për import ose eksport të lëndëve plasëse, duhet të paraqesë nëpërmjet portalit “e-Albania”, dokumentet e mëposhtme:
a) Dokumentacionin e origjinës së mallit me llojet dhe sasitë e lëndëve plasëse nga fabrika prodhuese, si dhe faturën e mallit të shoqëruar me listën e paketimit;
b) Dokumentacionin me të dhënat teknike të përbërjes së lëndëve plasëse, emërtimin e tyre, kodin përkatës të shoqëruara me fotografi;
c) Deklaratën e përputhshmërisë lëshuar nga prodhuesi, si dhe dokumentacionin për përmbushjen e procedurave për vlerësimin e përputhshmërisë së lëndëve plasëse, duke paraqitur një nga modulet e parashikuara në nenin 16, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse”;
ç) Kopjen e kontratës së shërbimit të transportit me shoqërinë transportuese, nëse ka, ose të dhënat e transportuesit;
d)  Kopjen e kontratës me një shoqëri të pajisur me licencë të ruajtjes së sigurisë fizike për shoqërimin e transportit të mallrave nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë;
dh) Kopjen e kontratës ose urdhërporosisë me subjektin e huaj;
e) Në rastet e autorizimit për eksport, deklaratën e përdoruesit të fundit nga subjekti i huaj importues;
ë) Deklaratën për gjendjen e magazinës për sasinë e lëndëve plasëse që disponon.
Neni 8
Dokumentet shoqëruese për pajisjen me autorizim për transitin e lëndëve plasëse
Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për transitin e lëndëve plasëse për përdorim civil, duhet të paraqesë nëpërmjet portalit “e-Albania” dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokumentacionin e origjinës së mallit me llojet dhe sasitë e lëndëve plasëse nga fabrika prodhuese, si dhe faturën e mallit të shoqëruar me listën e paketimit;
b) Dokumentacionin me të dhënat teknike të përbërjes së lëndëve plasëse;
c) Kopjen e kontratës së shërbimit të transportit me shoqërinë transportuese, nëse ka, ose të dhënat e transportuesit;
ç)  Kopjen e kontratës me një shoqëri të pajisur me licencë të ruajtjes së sigurisë fizike për shoqërimin e transportit të mallrave nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë;
d) Licencat ose lejet e eksportit nga vendi eksportues dhe/ose licencat ose lejet e importit nga vendi importues. Në rast se këto dokumente nuk lëshohen në vendet e huaja, operatori ekonomik që kërkon autorizim transiti duhet të bëjë një vetëdeklarim, ku të përcaktojë subjektet eksportuese dhe importuese, si dhe përdoruesin e fundit të lëndëve plasëse;
dh) Të dhëna për mjetet e transportit, periudhën kohore të transitit, itinerarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pikën doganore hyrëse dhe pikën doganore dalëse.
Neni 9
Formatet për dhënien, shfuqizimin dhe pezullimin e licencave për prodhimin, importin/eksportin, si dhe të autorizimit të importit/eksportit dhe transitit të lëndëve plasëse për përdorim civil
1. Formatet e kërkesave për aplikim janë sipas lidhjes 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Formatet e licencave të prodhimit, importit eksportit, si dhe të autorizimit të importit/eksportit dhe transitit të lëndëve plasëse për përdorim civil janë sipas lidhjes 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Formatet e shfuqizimit dhe pezullimit të licencave dhe autorizimeve janë sipas lidhjes 3, bashkëlidhur këtij vendimi.
Neni 10
Vlefshmëria e dokumentacionit
1. Dokumentacioni ligjor, i paraqitur nga operatorët ekonomikë për t’u pajisur me licencë ose autorizim prodhimi, importi ose eksporti të lëndëve plasëse për përdorim civil, i përcaktuar në nenet 5, 6, 7 dhe 8,  të këtij vendimi, duhet të jetë lëshuar nga organet kompetente, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës për pajisjen me licencë.
2. Për dokumentacionin, i cili lëshohet me afat të caktuar vlefshmërie, në funksion të licencës/autorizimit, operatori ekonomik ka detyrimin e rinovimit të tij, sipas legjislacionit në fuqi dhe paraqitjen e dokumentit të rinovuar, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
KREU III
PROCEDURAT E SHQYRTIMIT E TË VENDIMMARRJES DHE AFATET PËR KRYERJEN E TYRE
Neni 11
Procedura e shqyrtimit dhe vendimmarrjes për licencim
1. Operatori ekonomik aplikon nëpërmjet portalit “e-Albania” për t’u pajisur me autorizim për importin, eksportin, transitin e lëndëve plasëse dhe licencë të importit, eksportit ose prodhimit.
2. Dokumentacioni për individët, personat fizikë dhe juridikë, i cili do të sigurohet nga AKSHE-ja nëpërmjet ndërveprimit institucional, do të konsiderohet i vlefshëm dhe origjinal në dosjen e aplikimit dhe është, si më poshtë vijon:
a) Vërtetimi nga prokuroria e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kompetente në territorin ku ka selinë, që shoqëria dhe administratori nuk janë në procedim penal;
b) Vërtetimi që shoqëria dhe administratori nuk janë në proces gjyqësor penal, lëshuar nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kompetente në territorin ku ka selinë;
c) Vërtetimi nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror që shoqëria dhe administratori nuk kanë detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë ose shtetërorë;
ç) Vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve ku subjekti ka selinë;
d) Vendimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis, deklarata mjedisore dhe leja përkatëse mjedisore për prodhimin e lëndëve plasëse;
dh) Leja e ndërtimit të objektit për prodhimin e lëndëve plasëse;
e) Certifikata e Sigurisë nga Zjarri për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, për mjediset ku do të magazinohet dhe do të prodhohet lënda plasëse;
ë) Autorizimi për magazinimin e lëndëve plasëse, lëshuar nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë;
f) Certifikata e trajnimit për drejtuesin teknik për kryerjen e kursit të trajnimit “për aktivitete me rrezik të lartë zjarri” pranë Akademisë së Sigurisë, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin” ose nga qendra të tjera të certifikuara për sigurinë nga zjarri.
3. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, pas marrjes në shqyrtim të kërkesës nga operatori ekonomik, verifikimit të dokumentacionit, të përcaktuar në kreun II, dhe plotësimit të kushteve, të përcaktuara në kreun I, të këtij vendimi, vendos miratimin, refuzimin apo i kërkon operatorit ekonomik të plotësojë mangësitë e konstatuara, nëpërmjet portalit                               “e-Albania”.
4. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve vendos refuzimin e kërkesës nëpërmjet portalit “e-Albania” për pajisje me licencë importi apo eksporti, në rastet kur:
a) administratori nuk gëzon besueshmërinë për ushtrimin e aktivitetit me lëndët plasëse, i provuar nëpërmjet vërtetimit të besueshmërisë, lëshuar nga struktura përgjegjëse në Policinë e Shtetit;
b) operatori ekonomik dhe administratori janë në proces gjyqësor penal;
c) operatori ekonomik dhe administratori janë të dënuar me vendim penal të formës së prerë.
5. Në rastet kur Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, gjatë shqyrtimit të dosjeve konstaton mangësi të dokumentacionit, të parashikuar në nenet 5, 6, 7 dhe 8, të këtij vendimi, nga ana e operatorit ekonomik, i kërkon atij nëpërmjet portalit “e-Albania” plotësimin e tyre. Operatori ekonomik ka 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kohë për të plotësuar mangësitë e konstatuara, në të kundërt kërkesa do të konsiderohet e refuzuar. Për këtë do të njoftohet elektronikisht me dokument, me vulë elektronike, nëpërmjet portalit                         “e-Albania” operatori ekonomik.
6. Në çdo rast, para lëshimit të licencës së prodhimit, si dhe gjatë vlefshmërisë së saj, kur konstatohen ndryshime, të cilat synojnë të prekin procesin teknologjik të prodhimit (makineri, objekte, produkt), Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve propozon, që me urdhër të ministrit përgjegjës për mbrojtjen, të caktohen ekspertë të fushës nga Forcat e Armatosura për verifikimin e kushteve dhe kritereve, të përcaktuara në këtë vendim.
Neni 12
Miratimi ose refuzimi i licencave
1. Miratimi ose refuzimi i licencave me vulë elektronike të importit dhe eksportit të lëndëve plasëse jepet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për pajisjen me licencë, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
2. Miratimi ose refuzimi i licencës së prodhimit të lëndëve plasëse jepet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për pajisjen me licencë, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
Miratimi i testimit të lëndëve plasëse pezullon afatet e shqyrtimit të subjektit për licencën e prodhimit.
3. Miratimi ose refuzimi i autorizimeve për importin, eksportin, transitin e lëndëve plasëse jepet brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për pajisjen me autorizim, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë.
4. Për çdo ndryshim që mund të bëjë operatori ekonomik, pas marrjes së licencës, në elementet e veprimtarisë që kanë të bëjnë me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim, duhet të njoftojë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Ndryshimet e kërkuara duhet të miratohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve me të njëjtën procedurë shqyrtimi, si ajo e miratimit të licencës. Në rast se ndryshimet e kërkuara nuk përputhen me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim, licenca apo autorizimi i lëshuar shfuqizohet.
KREU IV
AFATI I VLEFSHMËRISË SË LICENCAVE, AUTORIZIMEVE DHE DETYRIMET E OPERATORIT EKONOMIK
Neni 13
Afatet e licencimit dhe vlefshmërisë
1. Afati i vlefshmërisë së licencës për importin dhe eksportin e lëndëve plasëse është 5-vjeçar.
2. Afati i vlefshmërisë së licencës për prodhimin e lëndëve plasëse është                              8-vjeçar.
3. Afati i vlefshmërisë së autorizimeve për importin, eksportin dhe transitin e lëndëve plasëse është 1-vjeçar.
Neni 14
Detyrimet e operatorit ekonomik
1. Operatori ekonomik, i pajisur me licencë importi ose eksporti, duhet që t’i dërgojë AKSHE-së, nëpërmjet portalit “e-Albania”, deklaratën vjetore, të shoqëruar me një pasqyrë për sasinë në gjendje të lëndëve plasëse, brenda datës 15 janar të çdo viti.
2. Operatori ekonomik, i pajisur me licencë prodhimi, duhet të raportojë pranë AKSHE-së për:
a) sasinë e mallit të prodhuar çdo fund muaji;
b) deklaratën vjetore, të shoqëruar me një pasqyrë për sasinë në gjendje të lëndëve plasëse, brenda datës 15 janar, të vitit pasardhës.
3. Operatori ekonomik i licencuar për prodhimin e lëndëve plasëse, gjatë ushtrimit të veprimtarisë duhet të përmbushë këto detyrime:
a) Informon për probleme që lidhen me veprimtarinë e prodhimit të lëndëve plasëse autoritetin licencues ose autoritetet e tjera shtetërore, që kanë kompetenca për kontrollin e kësaj veprimtarie;
b) Përmbush brenda afateve detyrat e lëna pas inspektimit nga autoriteti licencues dhe autoritetet shtetërore që kanë kompetenca për kontrollin e kësaj veprimtarie;
c) Harton dhe afishon në mënyrë të dukshme skemat për reagimin ndaj situatave emergjente dhe parashikon plane të veçanta për përballimin e tyre;
ç) Lajmëron autoritetin licencues nëpërmjet portalit “e-Albania” për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me drejtuesit teknikë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga zgjidhja e kontratës së punës dhe zëvendëson drejtuesin teknik, brenda një periudhe kohore prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. Për marrjen në shqyrtim të këtij ndryshimi ndiqet e njëjta procedurë, si ajo e pajisjes me licencë të subjektit. Në rast se drejtuesi teknik nuk plotëson kushtet e përcaktuara në këtë vendim, licenca apo autorizimi i lëshuar shfuqizohet.
4. Operatori ekonomik i pajisur me autorizim për import, eksport ose transit, duhet që:
a) për çdo transferim të mallit të njoftojë 24 (njëzet e katër) orë përpara mbërritjes së mallit në Republikën e Shqipërisë ose dërgimit me anën e një vetëdeklarimi Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për sasinë që do të importojë, do të eksportojë ose do të transitojë;
b) t’i dërgojë, nëpërmjet portalit “e-Albania”, Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dokumentet e importit, eksportit ose transitit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e lëvrimit, të shoqëruara me deklaratat doganore.
KREU V
PROCEDURAT E SHFUQIZIMIT DHE PEZULLIMIT TË LICENCAVE DHE AUTORIZIMEVE
Neni 15
Procedura e shfuqizimit dhe pezullimit të licencave dhe autorizimeve
1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve vendos marrjen e masave administrative me gjobë, me pezullim ose shfuqizim të licencës, apo autorizimit, sipas rasteve të përcaktuara në nenin 31, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse”.
2. Përveç rasteve të përcaktuara në ligjin për lëndët plasëse për përdorim civil dhe në ligjin për licencat, autorizimet dhe lejet, licenca apo autorizimi për importin, eksportin, prodhimin apo transitin e lëndëve plasëse shfuqizohet edhe në rastet kur operatori ekonomik është në tejkalim, ka shkelur apo nuk përmbush më kriteret dhe kushtet e përcaktuara në kreun I, të këtij vendimi.
3. Struktura përgjegjëse, në rastet kur gjatë verifikimit të veprimtarisë së operatorit ekonomik  gjen shkelje të kushteve të përcaktuara në licencë apo autorizim, pezullon licencën apo autorizimin deri në verifikimin e rrethanave.
4. Në rastet e pezullimit të licencës apo autorizimit, operatorit ekonomik i lihet një afat 6-mujor për plotësimin e mangësive të konstatuara. Në përfundim të këtij afati, në rast të mosplotësimit të mangësive, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve vendos për shfuqizimin e licencës ose autorizimit.
5. Në rastet kur operatorit ekonomik nuk i miratohet nga organet përgjegjëse rinovimi i dokumenteve, të përcaktuara në nenet 5, 6, 7 dhe 8, të këtij vendimi, të cilat lëshohen me afat të caktuar, licencat e prodhimit, importit ose eksportit të lëndëve plasëse për përdorim civil ose autorizimet përkatëse shfuqizohen. Për këtë, operatori ekonomik do të njoftohet elektronikisht, me dokument me vulë elektronike, nëpërmjet portalit “e-Albania”.
6. Struktura përgjegjëse njofton për shfuqizimin e autorizimit me të njëjtat mënyra që është paraqitur kërkesa, duke nxjerrë një vendim të arsyetuar.
Neni 16
Ankimimi ndaj vendimeve të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve
Vendimet e AKSHE-së mund të ankimohen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
Neni 17
Bashkëpunimi me institucionet e tjera
AKSHE-ja bashkëpunon me institucionet e tjera përgjegjëse, të përcaktuara në nenin 24, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse”, si dhe kërkon, pranon dhe u jep atyre zyrtarisht informacion për operatorët ekonomikë, që paraqesin kërkesat për pajisjet me licencë apo autorizim pranë tij, sipas fushave të përgjegjësisë.
KREU VI
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Neni 18
Dispozita kalimtare
Ofrimi i shërbimit nëpërmjet portalit “e-Albania” do të kryhet pas krijimit të infrastrukturës së nevojshme teknike. Deri në realizimin e saj, komunikimi i subjekteve me AKSHE-në dhe anasjelltas, në funksion të procedurave sipas këtij vendimi, do të kryhet nëpërmjet shërbimit postar.
Neni 19
Dispozita të fundit
1. Termat dhe përkufizimet e përcaktuara në nenin 3, të ligjit nr.74/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse”, kanë të njëjtin kuptim dhe në këtë vendim.
2. Vendimi nr.469, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurën për dhënien e lejes së importimit, eksportimit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil”, të ndryshuar, shfuqizohet.
3. Licencat dhe autorizimet e dhëna publikohen në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
4. Ngarkohen Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E LLOJEVE TË LICENCAVE/CERTIFIKATAVE                    DHE AUTORIZIMEVE, TË DOKUMENTACIONIT TË APLIKIMIT, FORMATEVE TË KËRKESAVE TË APLIKIMEVE,                                       SI DHE TË FORMATEVE TË LICENCAVE, AUTORIZIMEVE                       DHE CERTIFIKATAVE PËR TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE PËR MALLRAT USHTARAKE DHE ARTIKUJT E TEKNOLOGJITË         ME PËRDORIM TË DYFISHTË, QË LËSHOHEN NGA AUTORITETI                 I KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 26, të                           ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
PËRCAKTIMI I LLOJEVE TË LICENCAVE/CERTIFIKATAVE DHE AUTORIZIMEVE PËR TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE PËR MALLRAT USHTARAKE DHE ARTIKUJT E TEKNOLOGJITË ME PËRDORIM TË DYFISHTË, QË LËSHOHEN NGA AUTORITETI I KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE
Neni 1
Llojet e licencave dhe certifikatave për transferimet ndërkombëtare për mallrat dhe teknologjitë ushtarake
1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (në vijim, AKSHE), në veprimtarinë e mallrave dhe teknologjive ushtarake lëshon elektronikisht me vulë elektronike licencat individuale të mëposhtme:
a) Licencën e eksportit ose rieksportit;
b) Licencën për eksport ose import të përkohshëm (panaire/ekspozita/reklama/qëllime testimi/ riparime/shërbime mirëmbajtjeje dhe qëllime të tjera të ngjashme);
c) Licencën e importit;
ç)  Licencën për transit ose transship;
d) Licencën për veprimtari ndërmjetësuese.
2. AKSHE-ja, në veprimtarinë e mallrave ushtarake, lëshon elektronikisht me vulë elektronike certifikatat e mëposhtme:
a) Certifikatën e regjistrimit;
b) Certifikatën ndërkombëtare të importit ose certifikatën e përdoruesit të fundit;
c) Certifikatën e mbërritjes së mallit në destinacion.
Neni 2
Llojet e licencave dhe të certifikatave për transferimet ndërkombëtare për mallrat me përdorim të dyfishtë
1. AKSHE-ja, në veprimtarinë e mallrave me përdorim të dyfishtë, lëshon elektronikisht me vulë elektronike licencat e mëposhtme:
a) Licencë individuale ose globale për eksport ose rieksport;
b) Licencë individuale ose globale për eksport ose import të përkohshëm (panaire / ekspozita / reklama / qëllime testimi / riparime / shërbime mirëmbajtjeje dhe qëllime të tjera të ngjashme);
c) Licencë individuale ose globale për import;
ç) Licencë individuale për transit ose transship;
d) Licencë individuale për veprimtari ndërmjetësuese;
dh) Licencë e përgjithshme importi ose eksporti.
2. AKSHE-ja, në veprimtarinë e mallrave me përdorim të dyfishtë, lëshon elektronikisht me vulë elektronike certifikatat e mëposhtme:
a) Certifikatë ndërkombëtare importi për mallra ushtarake ose certifikatë përdoruesi të fundit;
b) Certifikatë e mbërritjes së mallit në destinacion.
Neni 3
Lloji i autorizimit për transferimin ndërkombëtar të mallrave                         të kontrolluara
AKSHE-ja, në veprimtarinë e mallrave të kontrolluara, lëshon elektronikisht me vulë elektronike autorizimin për negociata për nënshkrimin e një marrëveshjeje/kontrate ekonomike me vendet nën embargo.
KREU II
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR T’U PAJISUR ME LICENCA/CERTIFIKATA PËR TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE PËR MALLRAT DHE TEKNOLOGJITË USHTARAKE
Neni 4
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë eksporti ose rieksporti për mallrat dhe teknologjitë ushtarake
1. Subjekti kërkues, personi fizik dhe personi juridik privat, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale eksporti ose rieksporti për mallra ushtarake, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për licencë, të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) formular vetëdeklarimi në portalin “e-Albania”, që autorizon AKSHE-n për kryerjen e verifikimeve për:
i. gjendjen gjyqësore (penale dhe civile), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
ii. gjendjen e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
iii. gjendjen mbi detyrimet përmbarimore ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
iv. gjendjen për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ku ka selinë subjekti;
v. licencën e transportit për armët, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në rast se subjekti nuk e disponon një licencë të tillë, paraqet kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve.
c) certifikatën ndërkombëtare të importit ose certifikatën e përdoruesit të fundit;
ç) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë. Në mungesë të tyre, një prej akteve që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si më poshtë vijon:
i. Fatura e mallit ose proforma;
ii. Komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) dokumentacionin, që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit;
dh) dokumentet, që japin të dhëna për subjektin e huaj partner/ndërmjetës, që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake.
2. Subjekti kërkues, personi juridik publik, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale eksporti ose rieksporti për mallra ushtarake:
a) paraqet kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për licencë, të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) paraqet dokumentet, që japin të dhëna për subjektin e huaj partner/ndërmjetës, që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake;
c) paraqet autorizimin për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit.
Në rastet kur janë institucione shtetërore, një deklaratë për transportin dhe shoqërimin e mallrave ushtarake;
ç) në rastet kur janë ndërmarrje shtetërore, duhet të autorizojë në portalin                  “e-Albania” AKSHE-n për verifikimet mbi licencën e transportit për armët, e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në rast se subjekti nuk e disponon një licencë të tillë, paraqet kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve;
d) paraqet certifikatën ndërkombëtare të importit ose certifikatën e përdoruesit të fundit;
dh) paraqet kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë. Në mungesë të tyre, një prej akteve që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si më poshtë vijon:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
e) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
3. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 5
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë për eksport ose import të përkohshëm (panaire/ekspozita/reklama/qëllime testimi/riparime/shërbime mirëmbajtjeje, qëllime të tjera të ngjashme)
Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale për eksport ose import të përkohshëm për mallra ushtarake:
a) paraqet kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar, sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) paraqet dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi);
c) paraqet deklaratën e firmës partnere të huaj, në rastet e eksportit, ose deklaratën e subjektit importues për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave, objekt i aplikimit;
ç) paraqet kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) personi fizik, personi juridik privat dhe ndërmarrjet shtetërore autorizojnë AKSHE-n në portalin “e-Albania” për verifikimet mbi licencën e transportit për armët, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në rast se subjekti nuk e disponon një licencë të tillë, paraqet kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve. Ndërsa, për sa u përket institucioneve qeveritare, ato paraqesin një deklaratë për transportin dhe shoqërimin e mallrave ushtarake.
Neni 6
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë importi
1. Subjekti kërkues, personi fizik dhe personi juridik privat, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale importi për mallra ushtarake:
a) paraqet kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) në formë vetëdeklarimi, në portalin “e-Albania”, personi fizik dhe personi juridik privat, duhet të autorizojë AKSHE-n për verifikimet për:
i. gjendjen gjyqësore (penale dhe civile), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
ii. gjendjen e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
iii. gjendjen mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
iv. gjendjen për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ku ka selinë subjekti;
v. licencën e transportit për armët, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në rast se subjekti nuk e disponon një licencë të tillë, paraqet kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve.
c) paraqet deklaratën nga subjekti importues për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave, objekt i aplikimit. Në rastet kur përdoruesi i fundit është i ndryshëm nga importuesi, deklarata për qëllimin e përdorimit duhet bërë dhe nga përdoruesi fundor;
ç) paraqet kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) paraqet dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës të mallit;
dh) paraqet dokumentet, që japin të dhëna për firmën e huaj partnere/ndërmjetës, që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake.
2. Personi kërkues juridik publik, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale importi për mallra ushtarake, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) dokumentet që japin të dhëna për firmën e huaj partnere/ndërmjetës, që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake;
c) deklaratën nga subjekti importues për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave, objekt i aplikimit. Në rastet kur përdoruesi i fundit është i ndryshëm nga importuesi, deklarata për qëllimin e përdorimit duhet bërë dhe nga përdoruesi fundor;
ç) autorizimin për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit;
d) në rastet kur janë ndërmarrje shtetërore, duhet të autorizojnë AKSHE-n në portalin “e-Albania” për verifikimet mbi licencën e transportit për armët, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në rast se subjekti nuk e disponon një licencë të tillë paraqet kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve;
dh) në rastet kur janë institucione qeveritare, një deklaratë për transportin dhe shoqërimin e mallrave ushtarake;
d) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ë) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës të mallit.
3.  AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administrator, përfaqësues ligjor), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 7
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë transiti ose transshipi
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale për transit ose transship, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) kopjen e kontratës së shërbimit të transportit;
c) licencën e eksportit ose një dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues;
ç) licencën e importit ose dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues, certifikatën e përdoruesit të fundit ose certifikatën ndërkombëtare të importit;
d) dokumentet, që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, dhe vendin e origjinës së mallit;
dh) faturën e mallit dhe listën e paketimit.
2. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja, (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 8
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë për veprimtari ndërmjetësuese
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale për veprimtari ndërmjetësuese:
a) paraqet kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për licencë të plotësuar, sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) në formë vetëdeklarimi, në portalin “e-Albania”, autorizon AKSHE-n për verifikimet mbi:
i. gjendjen gjyqësore (penale dhe civile), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
ii. gjendjen e mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë, nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
iii. gjendjen e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka selinë subjekti;
iv. gjendjen për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ku ka selinë subjekti.
c) paraqet dokumentacionin për mënyrat e financimit të veprimtarisë (bilanci i vitit të fundit);
ç) paraqet kontratën e nënshkruar të ndërmjetësimit ndërmjet palëve të përfshira;
d) paraqet licencën e eksportit ose një dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues;
dh) paraqet licencën e importit ose dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit pritës, certifikatën e përdoruesit të fundit ose certifikatën ndërkombëtare të importit;
e) paraqet dokumentet, që japin të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike nga prodhuesi) dhe dokumentacionin mbi vendin e origjinës së mallit.
2. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 9
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi për mallra ushtarake
1. Subjekti kërkues, personi juridik dhe personi fizik privat, i cili kërkon të pajiset me certifikatë regjistrimi kryen sa më poshtë:
a) paraqet kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) në formë vetëdeklarimi, në portalin “e-Albania”, autorizon AKSHE-n për verifikimet mbi:
i. gjendjen gjyqësore (penale dhe civile), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në territorin, në kompetencë të së cilës subjekti ka selinë;
ii. gjendjen e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në territorin, në kompetencë të së cilës subjekti ka selinë;
iii. gjendjen mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
iv. gjendjen për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ku ka selinë subjekti.
c) Paraqet strukturën dhe stafin administrativ të shoqërisë;
ç) Paraqet një përmbledhje të shkurtër mbi aktivitetin e deritanishëm, si dhe një argumentim mbi shprehjen e interesit për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi;
d) Paraqet dokumente, që vërtetojnë besueshmërinë financiare (bilanci i vitit të fundit);
dh) Personi i autorizuar, administratori ose përfaqësuesi ligjor i tij,  në formë vetëdeklarimi, autorizon AKSHE-n në portalin “e-Albania” për verifikimet mbi:
i. gjendjen gjyqësore (penale), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin personi ka vendbanimin;
ii. gjendjen e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin personi ka vendbanimin;
iii. gjendjen mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
iv. gjendjen për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, në të cilin personi ka vendbanimin;
v. certifikatën e gjendjes gjyqësore.
2. Subjekti kërkues, personi juridik publik, i cili kërkon të pajiset me certifikatë regjistrimi, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) autorizimin me shkrim për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së regjistrimit;
c) në rastin e ndërmarrjeve shtetërore, përveç dokumentacionit të personit juridik publik, paraqet:
i. vërtetimin, që shoqëria nuk është në proces gjyqësor penal, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin ka selinë shoqëria;
ii. vërtetimin që nuk është në procedim penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin ka selinë shoqëria;
iii. vërtetimin nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, që nuk ka detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë;
iv. vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, në të cilin shoqëria ka selinë;
v. strukturën dhe stafin administrativ të shoqërisë.
Neni 10
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me certifikatë ndërkombëtare importi dhe certifikatë të përdoruesit të fundit
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me certifikatë ndërkombëtare importi dhe certifikatë të përdoruesit të fundit, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratën personale të përdoruesit të fundit mbi qëllimin e  përdorimit të fundit;
c) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ç) dokumentacionin, që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit;
d) dokumentet, që japin të dhëna për firmën e huaj partnere/ndërmjetës, që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake.
2.  AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 11
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me certifikatën e mbërritjes së mallit në destinacion
Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me certifikatë të mbërritjes së mallit në destinacion, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratën personale të përdoruesit të fundit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit, vendin, ku malli është magazinuar;
c) deklaratën doganore mbi importimin e mallit;
ç) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
KREU III
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR T’U PAJISUR ME LICENCA/CERTIFIKATA PËR TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE PËR MALLRAT DHE TEKNOLOGJITË ME PËRDORIM TË DYFISHTË DHE ME AUTORIZIMET PËR MALLRAT E KONTROLLUARA
Neni 12
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë individuale ose globale eksporti/rieksporti për artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë
1. Subjekti kërkues, personi juridik dhe personi fizik privat, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale eksporti/rieksporti për artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) certifikatën ndërkombëtare të importit/certifikatën e përdoruesit të fundit, e në mungesë të tyre, deklaratën e përdoruesit të fundit mbi qëllimin e përdorimit të fundit;
c) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ç) dokumentacionin, që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
2. Subjekti kërkues, personi juridik publik, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale eksporti/rieksporti për artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) autorizimin për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit;
c) certifikatën ndërkombëtare të importit/certifikatën e përdoruesit të fundit, e në mungesë të tyre, deklaratën e përdoruesit të fundit mbi qëllimin e përdorimit të fundit;
ç) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme, që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
3. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 13
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë individuale ose globale për eksport ose import të përkohshëm (panaire / ekspozita / reklama / qëllime testimi / riparime / shërbime mirëmbajtjeje / dhe qëllime të tjera të ngjashme)
1.  Subjekti kërkues, personi juridik dhe personi fizik privat, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale për eksport ose import të përkohshëm, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratën e firmës partnere të huaj në rastet e eksportit ose deklaratën e subjektit importues, për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave objekt i aplikimit. Në rastet kur përdoruesi i fundit është i ndryshëm nga importuesi, deklarata për qëllimin e përdorimit duhet bërë dhe nga përdoruesi fundor;
c) kopjen e noterizuar të kontratave mes palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ç) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
2.  Subjekti kërkues, personi juridik publik, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale për eksport ose import të përkohshëm, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) autorizimin për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit;
c) deklaratën e firmës partnere të huaj, në rastet e eksportit, ose deklaratën e subjektit importues, për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave objekt i aplikimit. Në rastet kur përdoruesi i fundit është i ndryshëm nga importuesi, deklarata për qëllimin e përdorimit bëhet dhe nga përdoruesi fundor;
ç) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
3.  AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 14
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë individuale ose globale për import
1.  Subjekti kërkues, personi juridik dhe personi fizik privat, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale import, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratën e subjektit importues, për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave objekt i aplikimit. Në rastet kur përdoruesi i fundit është i ndryshëm nga importuesi, deklarata për qëllimin e përdorimit bëhet dhe nga përdoruesi fundor;
c) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e, në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ç)  dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
2. Subjekti kërkues, personi juridik publik, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale ose globale për import, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania”, për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) autorizim për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit;
c) deklaratën e subjektit importues, për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit të mallrave objekt i aplikimit;
ç) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e, në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
d) dokumentacionin, që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
3.  AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja, (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë,) si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 15
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë individuale për veprimtari ndërmjetësuese
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale për veprimtari ndërmjetësuese, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) dokumentacionin mbi mënyrat e financimit të veprimtarisë (bilanci i vitit të fundit);
c) kontratën e nënshkruar të ndërmjetësimit ndërmjet palëve të përfshira;
ç)  licencë e eksportii ose një dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues;
d) licencën e importii ose dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit pritës, certifikatën e përdoruesit të fundit ose certifikatën ndërkombëtare të importit;
dh) dokumentet, që japin të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike nga prodhuesi), dhe dokumentacionin mbi vendin e origjinës së mallit.
2. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë,) si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 16
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me licencë individuale për transit/transship ndërkombëtar për artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me licencë individuale për transit ose transship, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për licencë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) licencën e eksportit ose një dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues;
c) licencën e importit ose dokument tjetër të vlefshëm, lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues, certifikatën e përdoruesit të fundit ose certifikatën ndërkombëtare të importit;
ç) dokumentet, që japin të dhëna për përshkrimin e mallit dhe vendin e origjinës së mallit;
d)  faturën e mallit dhe listën e paketimit.
2.  AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 17
Licenca e përgjithshme e importit ose eksportit
1. Licenca e përgjithshme e importit ose eksportit miratohet nga AKSHE-ja për një ose disa kategori të caktuara të mallrave me përdorim të dyfishtë, ku përfshihen disa shtete importuese ose eksportuese dhe përdoret nga të gjithë personat fizikë/juridikë, të cilët veprojnë në përputhje me kërkesat dhe kushtet e parashikuara nga legjislacioni për kontrollin e eksporteve, si dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara në licencën e përgjithshme.
2. Licenca e përgjithshme miratohet pas konsultimit me grupet e interesit (operatorët ekonomikë në transferimin e mallrave me përdorim të dyfishtë), me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, si dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
3. Operatorët ekonomikë shprehin interesin për kategoritë e mallrave dhe shtetet, të cilat kërkojnë t’i përfshijnë në licencën e përgjithshme.
4. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet për kategoritë e mallrave të importuara/të eksportuara, duke dërguar informacion mbi volumin tregtar të tyre.
5. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehet për shtetet, nga të cilat kërkohet lëshimi i licencës së përgjithshme, duke analizuar kriteret e nenit 12, të ligjit nr.46/2018.
6. AKSHE-ja, në përfundim të procesit të konsultimit, merr vendimin për miratimin ose jo të licencës së përgjithshme, duke përcaktuar kategoritë e mallrave dhe shtetet importuese ose eksportuese.
Neni 18
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me certifikatë ndërkombëtare importi dhe certifikatë e përdoruesit të fundit për artikujt dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë (CNI)
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me certifikatë ndërkombëtare importi dhe certifikatë të përdoruesit të fundit, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratë personale të përdoruesit të fundit mbi qëllimin e  përdorimit të fundit;
c) kopjen e noterizuar të kontratave ndërmjet palëve të përfshira ose urdhërporosinë, e, në mungesë të tyre, një prej akteve të mëposhtme që konfirmon marrëdhënien ndërmjet palëve, ku janë përcaktuar llojet, sasitë e mallrave dhe çmimet e produkteve, si:
i. fatura e mallit ose proforma;
ii. komunikimi me e-mail ndërmjet palëve.
ç)  dokumentacionin, që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
3. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
Neni 19
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me certifikatë të mbërritjes së mallit në destinacion për artikujt dhe teknologjitë  me përdorim të dyfishtë
Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me certifikatën e mbërritjes së mallit në destinacion, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për certifikatë të plotësuar sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) deklaratën personale të përdoruesit të fundit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit, vendin ku malli është magazinuar;
c) deklaratën doganore për importimin e mallit;
ç) dokumentacionin që jep të dhëna për përshkrimin e mallit (specifikimet teknike të hartuara nga prodhuesi), si dhe dokumentacionin për të vërtetuar vendin e origjinës e mallit.
Neni 20
Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me autorizim për negociata për nënshkrimin e një marrëveshjeje/ kontrate ekonomike me vendet nën embargo
1. Subjekti kërkues, i cili kërkon të pajiset me autorizim për negociata për nënshkrimin e një marrëveshjeje/kontrate ekonomike me vendet nën embargo, paraqet:
a) kërkesën, nëpërmjet portalit “e-Albania” për autorizim sipas formularit tip, në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në këtë formular, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit;
b) kopje e draftmarrëveshjes ose të kontratës, që do të negociohet, ku janë përcaktuar përdoruesit e fundit dhe mallrat.
2. AKSHE-ja, pas kryerjes së vlerësimit të riskut, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.46/2018, kur ka dyshime të arsyetuara, kërkon nga kërkuesi, nëpërmjet portalit “e-Albania”, të dhëna shtesë për:
a) identitetin e palëve të përfshira nga kompanitë vendase ose të huaja (ortakë, administratorë, përfaqësues ligjorë), si dhe të dhëna për përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit;
b) vendet e transitit, kushtet e transportit, kompanitë transportuese.
3. AKSHE-ja, për verifikimin e të dhënave në dokumentacionin e mësipërm, bashkëpunon me institucionet e tjera të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, sipas përcaktimeve të kreut III, të vendimit nr.31, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, përbërjen, funksionimin dhe statusin e Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, përcaktimin e afateve, të mënyrës dhe të procedurës për shkëmbimin e informacionit dhe të marrjes së mendimit nga institucionet e tjera të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, si dhe përcaktimin e procedurave për lëshimin e garancive dhe kryerjen e kontrollit shtetëror”, në rastet kur këto negociata janë objekt i fushës së përgjegjësisë së këtyre institucioneve.
KREU IV
DISPOZITA PROCEDURALE DHE FORMATET E KËRKESAVE TË APLIKIMEVE, SI DHE FORMATET E LICENCAVE, AUTORIZIMEVE DHE CERTIFIKATAVE
Neni 21
Dispozita procedurale
1. Dokumentacioni për individët, personat fizikë dhe juridikë, i  përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, verifikohet nga AKSHE-ja nëpërmjet ndërveprimit institucional dhe konsiderohet i vlefshëm dhe origjinal në dosjen e aplikimit.
2. AKSHE-ja, nëpërmjet ndërveprimit institucional, siguron:
a) me autorizim të subjektit kërkues, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
i. Vërtetimin mbi gjendjen gjyqësore (penale dhe civile), lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin shoqëria ka selinë;
ii. Vërtetimin nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në të cilin shoqëria ka selinë, mbi gjendjen e procedimit penal;
iii. Vërtetim nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë;
iv. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në të cilin shoqëria ka selinë për shlyerjen e detyrimeve;
v. Licencën e transportit për armët, e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
vi. Licencën e tregtimit për mallrat ushtarake, e lëshuar nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes.
b) me autorizim të administratorit/përfaqësuesit ligjor të subjektit kërkues dokumentacionin, si më poshtë:
i. Vërtetimin mbi gjendjen gjyqësore (penale), lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor, në të cilin personi ka vendbanimin;
ii. Vërtetimin nga prokuroria e rrethit gjyqësor, në të cilin personi ka vendbanimin, mbi gjendjen e procedimit penal;
iii. Vërtetimin nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, mbi detyrimet ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë;
iv. Vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, në të cilin personi ka vendbanimin;
v. Certifikatën e gjendjes gjyqësore.
3.  Subjekti i huaj/individi vërteton se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura në pikën 2 të këtij neni. Nëse dokumentet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë ai sjell dokumente analoge ose formulon një deklaratë me shkrim.
4.  Në aplikimet për mallrat ushtarake, dokumentet zyrtare në gjuhë të huaj duhet të jenë të legalizuara ose me vulën apostile dhe shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
5.  Aplikimet për licencat/certifikatat dhe autorizimet e përcaktuara në kreun I, të këtij vendimi, shoqërohen me mandatpagesën e tarifës përkatëse, caktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, të nxjerrë në zbatim të pikës 1 të nenit 46, të ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar.
Neni 22
     Formatet e kërkesave të aplikimit
Formatet e kërkesave të aplikimit, që paraqesin subjektet e përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, për pajisjen me dokumente ligjore, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 23
Formatet për licencat/autorizimet/certifikatat
Formatet për licencat/autorizimet dhe certifikatat e lëshuara nga AKSHE-ja janë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Neni 24
Dispozita të fundit dhe kalimtare
1. Rregullat mbi kërkesat dhe procedurat administrative, që preken prej tij, zbatohen pasi të përfundojnë zhvillimet teknike për pritjen e trajtimin e aplikimeve në sistemin e përmirësuar të menaxhimit të informacionit për AKSHE-n.
2.  Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.649, DATË 16.10.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN  E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT””,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 64, të   ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në nenin 14 të rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, që i bashkëlidhet vendimit nr.649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 5,  fjalët “… deri në datën 31 maj.” zëvendësohen me “… brenda muajit qershor.”;
2. Në pikën 6, fjalët “… brenda datës 30 prill.” zëvendësohen me “… brenda muajit qershor.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.742, DATË 3.12.2021,                             TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E BAZËS                       SË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT      TË INFORMACIONIT PARAUNIVERSITAR (SMIP)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325,                   datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.742, datë 3.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP)”, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Të dhënat e bazës shtetërore të pikës 1, të këtij vendimi, ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore, si më poshtë vijon:
 a) Të dhënat parësore të SMIP-së konsiderohen të dhënat e mbledhura nga QSHA-ja, që kanë të bëjnë me:
i. të dhënat e institucionit arsimor parauniversitar dhe institucionet e ofrimit të arsimit profesional, si:
i.1.   akti zyrtar për krijimin e institucionit;
    i.2. nivelet e arsimit parauniversitar/nivelet e arsimit profesional dhe drejtimet e profilet në arsimin profesional;
i.3.  shkolla vartëse (nëse ka);
i.4.  të dhënat për godinën;
i.5.  infrastruktura e shkollës.
ii. të dhënat për kontratat e punës së mësuesve dhe nivelin e kualifikimit të tyre;
iii. të dhënat për kurrikulat në arsimin parauniversitar/ skeletkurrikulat e arsimit profesional;
iv. të dhënat për plotësimin e amzës digjitale;
v. të dhënat për hartën sociale të nxënësve;
vi. të dhënat për vlerësimin përshkrues për sjelljen, qëndrimin, njohuritë, shkathtësitë e nxënësit në procesin mësimor edukativ gjatë gjithë vitit shkollor.
    b) Të dhënat dytësore të SMIP-së konsiderohen të dhënat që merren me ndërveprim nga:
i. Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile:
  i.1.  Numri i identifikimit personal;
  i.2.  Emri, atësia, mbiemri;
  i.3.  Datëlindja, vendlindja.
ii. portali unik qeveritar “e-Albania”, për sa i përket “Kodit të shërbimit”;
iii. sistemi i vlerësimit të maturës shtetërore, për sa i përket “Vlerësimit të provimeve të maturës”;
iv. sistemi i provimeve të shtetit:
   iv.1.  Rezultati i provimit të shtetit;
   iv.2.  Profesioni/profili.”.
b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Dhënës të informacionit për SMIP-në janë institucionet arsimore parauniversitare, zyrat vendore të arsimit parauniversitar, ministria përgjegjëse për arsimin, si dhe institucionet në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministria përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, si dhe institucionet në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
c) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Subjekte për sistemin SMIP janë institucionet arsimore parauniversitare, zyrat vendore të arsimit parauniversitar, ministria përgjegjëse për arsimin dhe institucionet në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministria përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, si dhe institucionet në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
 ç)  Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Sistemi SMIP ndërvepron me bazën e të dhënave shtetërore të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me portalin unik qeveritar      “e-Albania”, me sistemin “e-Matura” dhe sistemin e provimeve të shtetit (SPSH).”.
d) Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Të dhënat që lidhen me dokumentacionin shkollor duhet të ruhen për aq kohë sa janë përcaktuar në aktet ligjore/nënligjore në fuqi.”.
dh) Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Niveli i aksesimit në sistemin SMIP bazohet në rolet e krijuara të përdoruesve:
a)  Ministria përgjegjëse për arsimin:
i. shikon, modifikon institucionet dhe punonjësit në varësi;
ii. shikon listën e nxënësve për shkollat në varësi;
iii. gjeneron raporte dhe statistika.
b) Qendra e Shërbimeve Arsimore ka të drejta të plota në administrimin e sistemit;
c) Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar:
i. shikon, krijon, modifikon kurrikulën për arsimin parauniversitar;
ii. shikon, krijon, modifikon lëndët mësimore dhe modulet kurrikulare;
iii. kopjon/aktivizon kurrikulat për vitin shkollor pasardhës.
ç)  Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar:
i. shikon institucionet në varësi;
ii. shikon të dhënat e punonjësve në varësi;
iii. gjeneron raporte dhe statistika për institucionet e punonjësit në varësi;
iv. monitoron plotësimin e të dhënave nga shkollat në varësi sipas afatit kohor, të përcaktuar në aktet ligjore/nënligjore në fuqi.
d)  Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar:
i. shikon dhe modifikon institucionet në varësi;
ii. shikon, modifikon të dhënat e punonjësve në varësi;
iii. gjeneron raporte dhe statistika për institucionet e punonjësit në varësi;
iv. monitoron plotësimin e të dhënave nga shkollat në varësi.
dh)  Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar:
i. shikon, krijon dhe modifikon shkollat në varësi;
ii. shikon, krijon, modifikon të dhënat e punonjësve në varësi;
iii. shikon nxënësit e shkollave në varësi;
iv. gjeneron raporte dhe statistika për institucionet e punonjësit në varësi;
v. monitoron plotësimin e të dhënave nga shkollat në varësi;
vi. implementon kurrikulën në nivel shkolle.
e)   Ministria përgjegjëse për arsimin profesional:
i. krijon, shikon, modifikon institucionet dhe punonjësit në varësi;
ii. shikon listën e nxënësve për shkollat në varësi;
iii. gjeneron raporte dhe statistika në nivel kombëtar për sistemin e arsimit dhe formimit profesional.
ë) Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimit:
i. shikon, krijon, modifikon kurrikulën për arsimin profesional;
ii. shikon, krijon, modifikon lëndët mësimore dhe modulet kurrikulare;
iii. kopjon/aktivizon kurrikulat për vitin shkollor pasardhës.
f)  Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive:
i. shikon institucionet e arsimit profesional;
ii. shikon punonjësit në varësi;
iii. shikon listën e nxënësve për shkollat në varësi;
iv. monitoron plotësimin e të dhënave nga institucionet ofruese të arsimit profesional, sipas afatit kohor të përcaktuar në aktet ligjore/nënligjore në fuqi;
v. gjeneron raporte dhe statistika për institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional.
g)  Drejtori i shkollës:
i. miraton ose refuzon transferimet, regjistrimet dhe rikthimin në shkollë  të nxënësve;
ii. shikon regjistrin për çdo klasë;
iii. gjeneron vulën elektronike të shkollës;
iv. gjeneron dëftesa dhe certifikata;
v. gjeneron amzën digjitale;
vi. gjeneron raporte dhe statistika.
gj)  Administratori i shkollës:
i. shikon të dhënat e shkollës;
ii. implementon kurikulën në nivel klase;
iii. gjeneron raporte dhe statistika;
iv. shikon transferimet, regjistrimit dhe rikthimin në shkollë të nxënësve;
v. shikon regjistrin për çdo klasë;
vi. shikon ecurinë shkollore për vitin shkollor.
h)  Mësuesi:
i. shikon, modifikon, shton planin mësimor;
ii. plotëson regjistrin për lëndën që jep mësim;
iii. administron klasën në kujdestari;
iv. plotëson hartën sociale për klasën në kujdestari;
v. raporton të dhënat për vlerësimin.
i)  Shërbimi psiko-social dhe oficeri i sigurisë:
i. shohin nxënësit e shkollës/ave ku punojnë;
ii. njoftojnë individualisht ose në grup për të gjithë nxënësit e klasës nëpërmjet SMIP-së, personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore me anë të “Fletores së komunikimit digjital” për t’i informuar ata në kohë reale për nxënësit, sipas detyrave dhe fushës së përgjegjësisë që mbulojnë.
j)  Prindërit, të cilët shohin të dhënat e fëmijës të regjistruar në sistem si nxënës.”.
e)  Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Palët duhet të shkëmbejnë të dhëna personale në përputhje me qëllimin e grumbullimit të tyre, si dhe duhet të ndërmarrin masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çfarëdo forme tjetër e paligjshme përpunimi. Për çdo veprim në sistem lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave etj., duhet të sigurohet gjurmueshmëria, me qëllim garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Arsimit Paraunversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM DEPO NË ZONËN  E KATUNDIT TË RI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të                                     ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim depo në zonën e Katundit të Ri”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “pemëtore”, me një vlerë të përgjithshme prej 595 006.72 (pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e gjashtë pikë shtatëdhjetë e dy) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 595 006. 72 (pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e gjashtë pikë shtatëdhjetë e dy) lekësh, përballohet nga   Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë                                 Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a.
8. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a., sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Tiranë për Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, sh.a., sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, Bashkia Tiranë,                     Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE     TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “URBANIZIMI I BLLOKUT     TË BANIMIT NË LAGJEN SAVËR”, BASHKIA LUSHNJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të                                           ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Urbanizimi i bllokut të banimit në lagjen Savër”, Bashkia Lushnjë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 069 220.8 (një milion e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet pikë tetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 069 220.8 (një milion e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet pikë tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.712,   DATË 12.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,                                   “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET   DHE PROCEDURAT E LICENCIMIT TË SUBJEKTEVE     PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT NË FUSHËN E VLERËSIMIT                  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 52, të                                          ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në rregulloren, që i bashkëlidhet vendimit nr.712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në rregullore, fjalët “… ministria përgjegjëse e zhvillimit urban …” zëvendësohen me “… ministria përgjegjëse për ndërtimin …”.
Neni 2
Në pikën 2, të nenit 4, fjalët “… tri ditë …” zëvendësohen me “… një ditë …”.
Neni 3
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3 dhe shkronjat “a” e “b”, të pikës 6, shfuqizohen.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “4. Sekretariati teknik për kërkesat e ardhura elektronikisht përgatit kartelën shoqëruese të aplikimit.”.
3. Në pikën 7, togfjalëshi, “… brenda 2 ditëve …” zëvendësohet me  “… brenda 5 (pesë) ditëve …”.
Neni 4
Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, togfjalëshi “… 4 ditë …” zëvendësohet me “… 1 (një) ditë …”.
2. Në pikën 2, togfjalëshi “… 3 ditë …” zëvendësohet me “… 1 (një) ditë …”.
3. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “7. Mbi bazën e vendimeve të miratuara të Komisionit, sekretariati teknik përgatit, brenda 1 (një) dite punë, licencat profesionale.”.
Neni 5
Në nenin 9 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 2, togfjalëshi “… brenda 2 ditëve pune …” zëvendësohet me                             “… brenda 5 (pesë) ditëve punë …”, ndërsa fjalët “… njoftime verbale …” dhe fjala “… telefon …” hiqen.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Plotësimi i dokumentacionit nga subjektet aplikuese bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet sistemit të licencave. Në rast se subjektet aplikuese nuk bëjnë plotësimin e dokumentacionit brenda afatit, atëherë kërkesa/aplikimi refuzohet.”.
Neni 6
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “ë”, e pikës 1, shfuqizohet.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Formati i licencës është sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe shkarkohet/gjenerohet në sistemin e licencimit me vulën elektronike të institucionit miratues dhe firmën elektronike të kryetarit të Komisionit.”.
3. Pikat 3 dhe 4 shfuqizohen.
4. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Dokumentacioni i plotë i aplikimit elektronik administrohet në formë elektronike në sistemin e licencave.”.
Neni 7
Në pikën 1, të nenit 12, togfjalëshi “… por jo më shumë se 5 vjet …” zëvendësohet me “… por jo më pak se një vit dhe jo më shumë se 5 (pesë) vjet …”.
Neni 8
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Në shkronjën “a”, të pikës 1, dhe në shkronjën “a”, të pikës 2, fjalët “… të jetë diplomuar pas kryerjes së studimeve universitare të ciklit të dytë “Master” …” zëvendësohen me “… të jetë diplomuar në ciklin e dytë të studimeve universitare …”.
2. Shkronja “a”, e pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Të jetë diplomuar në ciklin e dytë të studimeve universitare (ose ekuivalentë të këtij cikli) në degët e inxhinierisë me profil  mekanike, ndërtimi, elektrike, arkitekturë, gjeologji-miniera, teknologji informacioni.”.
Neni 9
Në nenin 18 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në fund të titullit shtohen fjalët “… , për shkallën e dytë …”.
2. Shkronjat “a”, “b” dhe “c” shfuqizohen.
3. Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) diplomë në ciklin e dytë të studimeve universitare.”.
Neni 10
Në nenin 19 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronjat “a” e “dh”, të pikës 1, shfuqizohen.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Licenca e mëparshme do të bëhet e pavlefshme në momentin e njoftimit të licencës së re në portalin “e-Albania”.”.
3. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Nëpunësi gjeneron vërtetimin nga organet tatimore për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit.”.
Neni 11
Në nenin 20 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ë”, të pikës 1, shfuqizohen.
2. Shkronja “c”, e pikës 2, shfuqizohet.
3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Licenca e mëparshme do të bëhet e pavlefshme në momentin e njoftimit të licencës së re në portalin “e-Albania”.”.
4. Pas pikës 3 shtohet pika 4, me përmbajtje:
“4. Si për aplikimet për rinovim edhe dublikim nëpunësi gjeneron vërtetimin nga organet tatimore për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit. Dublikati lëshohet vetëm për licenca të miratuara para datës 1 maj 2022.”.
Neni 12
Shkronjat “a”, “c” dhe “gj”, të nenit 21, shfuqizohen.
Neni 13
Në nenin 22 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronjat “b” dhe “d”, të pikës 1, shfuqizohen.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Dokumentet që merren me ndërveprim nga sekretaria:
a) ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, me objekt ushtrimin e veprimtarisë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme ose në fusha me emërtim ekuivalent me të, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) vërtetimi nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit.”.
Neni 14
Neni 23 shfuqizohet.
Neni 15
Në nenin 24 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në titull hiqen fjalët “… apo dublikata …”.
2. Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fjalinë hyrëse hiqen fjalët “… apo duplikata …”;
b) Shkronjat “b” dhe “d” shfuqizohen.
3. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Licenca e mëparshme do të bëhet e pavlefshme në momentin e njoftimit të licencës së re në portalin “e-Albania”.”.
4.  Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Dokumentet që merren me ndërveprim nga sekretaria:
a) ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit.”.
Neni 16
Në nenin 25 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronja “b”, e pikës 1, shfuqizohet.
2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Licenca e mëparshme do të bëhet e pavlefshme me ndryshimet e licencës dhe përditësimin e saj në portalin “e-Albania”.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, merret me ndërveprim nga sekretaria.”.
Neni 17
Në nenin 26 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 1, shkronjat “b” dhe “ç” shfuqizohen.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Licenca e mëparshme do të bëhet e pavlefshme me ndryshimet e licencës dhe përditësimin e saj në portalin “e-Albania”.”.
3. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Dokumentet që merren me ndërveprim nga sekretaria:
a) ekstrakti historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
b) vërtetimi nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit.”.
Neni 18
Në nenin 27 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalët “… me anë të një kërkese me shkrim …” zëvendësohen me “… nëpërmjet aplikimit në portalin “e-Albania”…”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Me aplikimin për mbylljen e aktivitetit, licenca bëhet e pavlefshme dhe çregjistrohet nga regjistri i subjekteve të licencuara për fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.”.
Neni 19
Në fund të shkronjës “c”, të nenit 28, shtohen fjalët “… të miratuara me urdhër të ministrit që mbulon licencimin e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme.”.
Neni 20
Pika 1, e nenit 33, shfuqizohet.
Neni 21
Pas kreut VI shtohet kreu VI/I, me këtë përmbajtje:
“Kreu VI/I
Funksionimi i sistemit informatik të integruar
Neni 31/1
Sistemi informatik i integruar
1. Institucioni përgjegjës për gjenerimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemin informatik të integruar, sipas këtij vendimi, është ministria përgjegjëse për ndërtimin.
2. Të dhënat parësore, që përmban sistemi informatik i integruar, janë:
a)  data e vendimit;
b)  numri i vendimit;
c)  fusha e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë;
ç)  shkalla e licencës;
d)  afati i vlefshmërisë për subjektet juridike.
3. Të dhënat dytësore, që përmban sistemi informatik i integruar, janë të dhënat, si më poshtë vijon:
a) Emri, mbiemri;
b) Numri personal i identifikimit (NID);
c) NIPT-i për subjektin juridik;
ç) Vërtetimi nga organet tatimore për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore;
d) Emri i subjektit juridik;
dh) Emri, mbiemri i drejtuesit ligjor të subjektit juridik;
e) Emri, mbiemri i drejtuesit teknik të subjektit juridik (vlerësuesi);
ë) Numri i licencës.
Neni 31/2
Ndërveprimi i sistemit informatik të integruar
1. Sistemi informatik i integruar ndërvepron me baza të tjera të dhënash, si:
a)  Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
b)  regjistri tregtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit;
c)  portali unik qeveritar “e-Albania”;
ç)  Regjistri Kombëtar i Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve;
d) tatimi elektronik, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
2.  Dhënës të informacionit në sistemin e integruar janë:
a)  drejtoritë rajonale të tatimeve;
b) personat fizikë apo juridikë që kërkojnë të pajisen me licencë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
3. Subjekte të interesuara janë të gjithë personat fizikë apo juridikë, të cilët kërkojnë të përdorin sistemin informatik të integruar, për kryerjen e procedurave të aplikimit për t’u pajisur me licencën përkatëse, sipas dispozitave të këtij vendimi.
4.  Niveli i aksesimit në sistemin e integruar është, si më poshtë vijon:
a) Ministria përgjegjëse për ndërtimin ka të drejta regjistrimi, përpunimi, raportimi, leximi, shkrimi dhe përditësimi për të dhënat e regjistruara në sistemin e integruar;
b) Subjektet e interesuara sipas pikës 3, të këtij neni, kanë akses në leximin e statusit të aplikimit dhe komenteve dhe gjenerimin e licencës apo kthimin e përgjigjes, për sa u përket të dhënave dhe dokumenteve, të cilat përpunohen dhe përditësohen nga ministria përgjegjëse për ndërtimin, si dhe dhënien e informacionit apo të dhënave të nevojshme që kërkohen gjatë procedurës së aplikimit.”.
Neni 22
1. Lidhja nr.1 shfuqizohet.
2. Pas lidhjes nr.3 shtohet lidhja nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Neni 23
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Neni 24
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.