V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES, PËR MBULIMIN SHPENZIMEVE TË STRUKTURAVE TË ANGAZHUARA PËR PASTRIMIN E DISA AKSEVE RRUGORE DHE ZONAVE BREGDETARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për Komandën Mbështetëse, për mbulimin e shpenzimeve të strukturave të Forcave të Armatosura, të angazhuara për pastrimin e disa akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror, për vitin 2016, në mbështetje të organeve të pushtetit vendor.
2. Fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ministria e Mbrojtjes (Komanda Mbështetëse), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe organet e pushtetit vendor, të përcaktojnë akset rrugore dhe zonat bregdetare që do të pastrohen, kohën, mjetet dhe personelin e Forcave të Armatosura që do të angazhohet.
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.