Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Shkurt 2018:
V E N D I M
PER
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ardi Veliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA