Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 6 Dhjetor 2023:
V E N D I M
PËR
AUTORIZIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT PËR NEGOCIIMIN DHE NËNSHKRIMIN E RINOVIMIT TË MARRËVESHJES SË PARTNERITETIT STRATEGJIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “MICROSOFT CORPORATION”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkonjës “d”, të nenit 31, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autorizimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për negociimin dhe nënshkrimin e rinovimit të marrëveshjes së partneritetit strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”.
2. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË NJË ANËTARI TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin e znj. Esmeralda Selita në detyrën e anëtarit të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
FINANCIMIN E VEPRIMTARISË SË FONDACIONIT “DURRAH CITY FOOTBALL ACADEMY” PËR VITIN 2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, pika 2, dhe 19, pika 4, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në buxhetin e vitit 2023, në programin buxhetor 08140 “Për zhvillimin e sportit”, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, të përdoret për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”.
2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e fondacionit, në bankën e nivelit të dytë.
3. Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2024, të dërgojë zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2023, të miratuara nga Bordi Drejtues i fondacionit.
4. Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’i nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.
5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË KOLEGJIT UNIVERSITAR “PAVARËSIA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së kolegjit universitar “Pavarësia”, i cili e ka ushtruar veprimtarinë në qytetin e Vlorës.
2. Kolegji universitar “Pavarësia” ka këto detyrime:
a) Të përgatisë dosjen për çdo student që nuk ka përfunduar programin përkatës të studimit, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) Të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit;
c) Të mbyllë të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në të gjitha ciklet e studimit ku ushtron veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;
ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
dh) Të marrë masa që të heqë nga objekti i veprimtarisë së personit juridik në institucionin përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të regjistrimit dhe licencimit të biznesit fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
3. Vula e kolegjit universitar “Pavarësia” të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
4. Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e kolegjit universitar “Pavarësia”, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/personit juridik privat që e përfaqëson.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe kolegji universitar “Pavarësia” për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.141, DATË 22.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SIGURINË KIBERNETIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.141, datë 22.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”, të ndryshuar, pika 6/2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6/2. Drejtori i përgjithshëm mbështetet nga 2 (dy) zëvendësdrejtorë të përgjithshëm, të caktuar nga drejtorët e emëruar të drejtorive të përmbajtjes së Autoritetit, të cilët, krahas detyrave funksionale, kryejnë çdo detyrë tjetër të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm për ta mbëshetur atë në mbarëvajtjen e institucionit.”.
2. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM DHE RINDËRTIM NË TË NJËJTIN TRUALL”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikat 5 dhe 5.1, të vendimit nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, vlera “1 500 000 000 (një miliard e pesëqind milionë) lekë” ndryshon dhe bëhet “3 102 823 839 (tre miliardë e njëqind e dy milionë e tetëqind e njëzet e tre mijë e tetëqind e tridhjetë e nëntë) lekë”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.125, DATË 3.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTEVE “REHABILITIMI I LUMIT GJANICË”, “RIKONCEPTIMI I QENDRËS SË QYTETIT” DHE “NDËRTIMI I STADIUMIT TË LOJËRAVE ME DORË”, FIER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.125, datë 3.3.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 3, vlera “…124 395 382 (njëqind e njëzet e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e tetëdhjetë e dy) lekë …” zëvendësohet me “…132 334 474 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë …”;
b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 132 334 474 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh të përballohet:
a) 27 088 361 (njëzet e shtatë milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, nga buxheti i Bashkisë Fier;
b) 97 307 021 (nëntëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatë mijë e njëzet e një) lekë, nga shpenzimet e miratuara në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” të programit “Planifikimi urban” në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2022;
c) 7 939 092 (shtatë milionë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë, nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
c) Të dhënat e pasurive me nr.11/18, nr.11/318, nr.1/122 ND + 11/12, nr.11/37+1-1, nr.11/37+1-2, zona kadastrale 8531, që përkojnë me nënndarjet me numrat rendorë 16, 17, 18, 21 dhe 22, si dhe të dhënat e nënndarjes “shuma totale”, të tabelës bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me të dhënat e tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Fier.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, si dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2024, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e planit të shpenzimeve, për vitin 2024, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në shumën 71 217 100 (shtatëdhjetë e një milionë e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e njëqind) lekë, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS RAJONALE TË INOVACIONIT TË INSTITUTIT EVROPIAN TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT PËR LËNDËT E PARA (EIT RAW MATERIALS REGIONAL INOVATION CENTER)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 18, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT RawMaterials Regional Inovation Center) (në vijim Qendra), si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për minierat dhe industrinë (në vijim ministri), me seli në Elbasan.
2. Qendra financohet nga:
a) buxheti i shtetit;
b) donacione të subjekteve fizike dhe/ose juridike, nga sektori privat, vendas dhe/ose i huaj, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi;
c) burime nga palë të treta, të destinuara për programin e veprimeve të Qendrës nga fonde të institucioneve ndërkombëtare të shteteve të veçanta dhe të organizatave të ndryshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Qendra ka si mision koordinimin e veprimtarisë lidhur me inovacionin dhe zhvillimin në sektorin e lëndëve të para, në bashkëpunim me Institutin Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (në vijim EIT RawMaterials).
4. Qendra e ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie:
a) Mbështetja e koordinimit në nivel kombëtar e rajonal për menaxhimin efektiv të burimeve të lëndëve të para minerare dhe përpunimit të tyre;
b) Nxitja e rritjes së inovacionit në sektorin e lëndëve të para;
c) Ofrimi i trajnimit dhe mendësisë sipërmarrëse për arsimin e lartë, arsimin profesional, për të mundësuar përgatitjen e një stafi të kualifikuar për këtë sektor dhe duke kufizuar largimin e të rinjve nga vendi;
ç) Nxitja e zhvillimit të bizneseve, forcimi i industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në Shqipëri, futja e teknologjive të gjelbërta, sigurimi i licencës sociale për të vepruar, me qëllim rritjen e furnizimit me lëndë të parë nga Shqipëria në tregun evropian.
5. Qendra e zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin vendas dhe bazuar në standardet e përcaktuara nga EIT RawMaterials për RIS HUB, nëpërmjet grupit ndërinstitucional të punës, i cili funksionon si një platformë katërpalëshe për sektorin e lëndëve të para, me përfaqësues nga institucionet shtetërore përkatëse, shoqëritë që ushtrojnë aktivitetin në industri, bota akademike dhe shoqëria civile. Përbërja, detyrat e grupit të punës dhe masa e shpërblimit të tij përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
6. Standardet teknike, mënyra e operimit dhe e raportimit përcaktohen në bashkëpunim me EIT RawMaterials, ndërsa veprimtaria administrative e qendrës mbikëqyret, rregullohet dhe miratohet nga ministria përgjegjëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË QENDRËS
1. Qendra ka përgjegjësitë funksionale të organizojë punën:
a) për promovimin e veprimtarisë në fushën minerare dhe të industrisë;
b) për nxitjen e bashkëpunimit mes aktorëve të helikës së katërfishtë (qeverisje qendrore dhe vendore, akademi, biznes dhe shoqëri civile) në fushën e lëndëve të para;
c) për të kontribuuar në krijimin e kurrikulave të përshtatshme për arsimin e lartë dhe arsimin profesional dhe edukimin gjatë gjithë jetës e ofrimin e trajnimeve dhe mundësive për të përgatitur staf të kualifikuar për sektorin, si dhe promovimin e sektorit të lëndëve të para;
ç) për të kontribuuar në thithjen e trurit dhe parandalimin e largimit të tij;
d) për të kontribuuar në fuqizimin dhe modernizimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të lëndëve të para;
dh) për të kontribuuar në prezantimin e teknologjisë së gjelbër dhe zhvillimin e sektorit, me qëllim rritjen e furnizimit me burime të para nga Shqipëria për tregun evropian;
e) për të lehtësuar sigurimin e fondeve në nivel rajonal në mbështetje të aktiviteteve të sipërcituara.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QENDRËS
1. Qendra e ushtron dhe e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. Qendra mund ta shtrijë aktivitetin edhe në nivel rajonal.
2. Qendra drejtohet nga drejtuesi i saj, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e saj, përfaqëson qendrën në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet përpara ministrit.
3. Drejtuesi i Qendrës emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri. Drejtuesi i Qendrës duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë shtetas shqiptar apo i huaj, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për të huajt;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë diplomë të nivelit 7 të Kornizës Shqiptare apo Evropiane të Kualifikimeve në fusha studimi që lidhen me shkencat sociale, inxhinierike, juridike, ekonomike;
ç) Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet, ku 5 (pesë) prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik;
d) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
e) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.
4. Drejtuesi i Qendrës shkarkohet nga detyra kur:
a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
b) kryen shkelje të rënda gjatë detyrës;
c) nuk përmbush objektivat strategjikë të institucionit;
ç) ka performancë të dobët në ushtrimin e detyrës.
5. Drejtuesi i Qendrës lirohet nga detyra kur:
a) plotëson kushtet për pensionin e plotë të pleqërisë;
b) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor;
c) ristrukturohet institucioni;
ç) gjendet në një situatë konflikti të vazhdueshëm interesi;
d) jep dorëheqjen nga detyra.
6. Marrëdhëniet e punës së drejtuesit të Qendrës, nëpunësve dhe punonjësve administrativë mund të jenë me kohë të plotë ose të pjesshme dhe rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. Qendra punëson pranë strukturave të saj staf ekspertësh teknikë me eksperiencë në fushën e lëndëve të para në sektorin publik, privat apo akademik, të cilët përzgjidhen në bazë të kritereve teknike të përcaktuara apo sipas karakteristikave të projekteve që do të menaxhohen, në bashkëpunim me EIT RawMaterials.
7. Përveç stafit teknik të përhershëm, Qendra kur e sheh të arsyeshme, për të realizuar misionin dhe objektivat e saj, mund të angazhojë specialistë të jashtëm, me kontratë shërbimi.
8. Qendra, në zbatim të misionit, fushave të përgjegjësisë dhe përgjegjësive funksionale të saj, kryen këto detyra:
a) Ngre strukturën e nevojshme në mbështetje të programit të veprimtarive të bashkërenduara me EIT RawMaterials;
b) Përgatit objektivat e planit të punës në bashkëpunim me komitetin ndërinstitucional dhe ministrinë e linjës;
c) Përgatit raportet vjetore për aktivitetin e Qendrës, si dhe i publikon e shpërndan ato;
ç) Përgatit raportet për EIT RawMaterials dhe ministrin;
d) Vlerëson dhe kontribuon në rishikimin e bazës ligjore për të reflektuar në legjislacionin përkatës kërkesat e standardit global EIT RawMaterials, si dhe për të evidentuar pengesat e ndryshme për zbatimin e tij;
dh) Identifikon burime të qëndrueshme të financimit për zbatimin e planit kombëtar, si dhe i monitoron ato;
e) Ndjek një strategji komunikimi dhe informimi, në bashkëpunim me EIT RawMaterials dhe ministrinë përgjegjëse;
ë) Ndërmerr veprimet e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve/trajnimin e punonjësve të helikës së katërfishtë, ku përfshihet edhe media, si dhe grupeve të interesit të lidhura me sektorin e lëndëve të para;
f) Ndërmerr veprimet e nevojshme për trajnimin e punonjësve të Qendrës, në përputhje me programin dhe objektivat e përcaktuara në bashkëpunim me EIT RawMaterials;
g) Raporton para grupit ndërinstitucional të punës, në mënyrë periodike, për ecurinë e realizimit të veprimtarive të programit;
gj) Koordinon veprimtarinë e inovacionit dhe zhvillimit të industrive të lëndëve të para dhe materialeve;
h) Evidenton dhe realizon projekte të ndryshme që lidhen me fushën e lëndëve të para;
i) Identifikon nevojat dhe prioritizimin për sektorët e industrive, me qëllim për të mbështetur zhvillimin e tyre në standardet më të mira dhe asistencës në aplikimet për projekte dhe iniciativa;
j) Ndërmerr veprimet e nevojshme për rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve, institucioneve dhe organizatave shqiptare dhe për inkurajimin e pjesëmarrjes të tyre në aktivitetet EIT RawMaterials përmes organizimit të eventeve të përbashkëta, të fokusuar në sektorin e lëndëve të para në Shqipëri;
k) Ndërmerr veprimet e nevojshme për promovimin e iniciativave, sipas sektorëve nëpërmjet organizimit të aktiviteteve, shkencore, workshop-eve, seminareve dhe takimeve të niveleve të ndryshme;
l) Ndërmerr aktivitete të përbashkëta me EIT RawMaterials për të nxitur sipërmarrjen dhe aftësitë sipërmarrëse dhe inovative midis specialistëve, studentëve dhe promovimin e arsimit STEM (shkenca, teknologji, inxhinieri, matematikë) për të zhvilluar aftësitë për të ardhmen për nevojat e industrisë së lëndëve të para në Shqipëri dhe potencialisht në rajon;
ll) Jep asistencë për arritjen e standardeve më të larta, teknike, teknologjike, të sigurisë dhe të operimit në industrinë e lëndëve të para;
m) Zhvillon dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet EIT RawMaterials dhe ekosistemeve shqiptare të inovacionit, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit për të kontribuar në krijimin e një brezi të ri sipërmarrësish dhe novatorësh shqiptarë në sektorin e lëndëve të para në Shqipëri, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së aktorëve shqiptarë në aktivitetet e komunitetit të EIT RawMaterials;
n) Ndërmerr veprimet e nevojshme për sigurimin e ekosistemit shqiptar të inovacionit me informacionin përkatës për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të EIT RawMaterials dhe mundësitë e tjera të sektorit të lëndëve të para;
nj) Nxit dhe mbështet inovacionin në çdo industri, promovimin dhe implementimin e metodave tacite dhe implicite, tipike për ekonominë, bazë e të cilave janë bizneset e vogla dhe të mesme në të gjithë vendin dhe në rajon, koordinimin e këtyre veprimtarive me qendrat VET dhe të tjera institute dhe institucione të edukimit profesional në vend dhe në rajon;
o) Ndërmerr veprimet e nevojshme për lehtësimin e integrimit të aktiviteteve në vend dhe rajon për të gjitha programet e EIT RawMaterials;
p) Promovon dhe shpërndan informacione rreth vizionit dhe misionit të EIT RawMaterials;
q) Mbikëqyr projektet e EIT RawMaterials RIS Hub, sipas standardeve të EIT RawMaterials, për menaxhimin dhe raportimin në mënyrë profesionale;
r) Harton dhe administron një plani veprimi dhe krijon regjistrin/ bazën e të dhënave;
rr) Evidenton detyrimet apo nevojat që burojnë nga zbatimi i SKZHI-së, strategjisë për specializimin inteligjent (S3) dhe strategjive të tjera sektoriale e ndërsektoriale, si dhe mbështet ministrinë ose institucionet e tjera përgjegjëse, në përputhje me fushat e tyre të përgjegjësisë;
s) Ndërmerr veprimet e nevojshme për shkëmbimin e ndërsjellë në kohë të informacionit, eksplorimin e sinergjive dhe komplementariteteve të duhura midis aktiviteteve të EIT RawMaterials dhe programeve dhe nismave kombëtare shqiptare, duke përfshirë gjithashtu programet dhe iniciativat e zonës së Ballkanit Perëndimor, si instrumenti për paraanëtarësimin dhe financimet e mundshme nga fonde kombëtare, rajonale ose të BE-së për sektorin e lëndëve të para;
sh) Çdo detyrë tjetër në përputhje me misionin, fushat e përgjegjësive dhe përgjegjësitë funksionale të saj.
9. Qendra raporton në çdo mbledhje të grupit ndërinstitucional të punës dhe çdo vit, në mënyrë periodike, përgatit informacion me shkrim për Kryeministrin për ecurinë e realizimit të programit të veprimeve dhe të raportit vjetor.
10. Qendra, për të realizuar misionin dhe objektivat e saj, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë me grupin ndërinstitucional të punës, EIT RawMaterials dhe me institucione të tjera, publike dhe/ose private, me grupet e interesit, shoqërinë civile, akademinë, median vendase dhe/ose të huaj.
11. Struktura dhe organika e qendrës miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
12. Rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të qendrës miratohet nga ministri, me propozimin e drejtuesit të qendrës. Pjesë e kësaj rregulloreje janë edhe funksionimi i grupit ndërinstitucional të punës.
13. Qendra ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e qendrës përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Qendra Rajonale e Inovacionit e Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
14. Vula e Qendrës ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare.
15. Qendra mund të përdorë si shtesë dhe logon dhe markën e EIT RawMaterials, duke respektuar linjat guidë të EIT RawMaterials për përdorimin e tyre. Vulat prodhohen, administrohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Qendra Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT RawMaterials Regional Inovation Center) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.820, DATË 21.10.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROCEDURËS, TË KATEGORIVE, TË KUSHTEVE, TË KËRKESAVE TË KUALIFIKIMIT DHE TË EKSPERIENCËS PROFESIONALE PËR PERSONIN, TË CILIT I LËSHOHET CERTIFIKATA NË VEPRIMTARINË STUDIMORE PROJEKTUESE NË FUSHËN MINERARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 33, të ligjit nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.820, datë 21.10.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në vendim, fjalët:
a) “Aplikanti për këtë certifikatë duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare …” zëvendësohen me “Kërkuesi për këtë certifikatë duhet të paraqesë nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” …”;
b) “… jo më pak se 2 (dy) referenca vlerësuese …” zëvendësohen me “… jo më pak se 1 (një) referencë vlerësuese …”;
c) “… kërkesën për kategorinë e certifikatës” hiqen.
2. Në pikën 5 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në nënndarjen A.1, shkronja “ç” shfuqizohet;
b) Në nënndarjen A.2 bëhen këto ndryshime:
i. Shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
ii. Në shkronjën “c”, fjalët “… jo më pak se 3 (tre) vjet” zëvendësohen me “… jo më pak se 2 (dy) vjet”.
c) Në nënndarjen A.3, shkronjat “d” dhe “dh” shfuqizohen;
ç) Në nënndarjen A.4, shkronjat “ç” dhe “dh” shfuqizohen;
d) Në nënndarjen A.5, shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
dh) Në nënndarjen A.6, shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
e) Në nënndarjen A.7, shkronjat “d” dhe “e”, shfuqizohen;
ë) Në nënndarjen B.1, shkronja “ç” shfuqizohet;
f) Në nënndarjen B.2, shkronja “ç” shfuqizohet;
g) Në nënndarjen B.3, shkronja “ç” shfuqizohet;
gj) Në nënndarjen B.4, shkronja “ç” shfuqizohet;
h) Në nënndarjen B.5 bëhen këto ndryshime:
i. Shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
ii. Në shkronjën “c”, fjalët “… jo më pak se 3 (tre) vjet” zëvendësohen me “… jo më pak se 2 (dy) vjet”.
i) Në nënndarjen B.6, shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
j) Në nënndarjen B.7, shkronjat “d” dhe “e” shfuqizohen;
k) Në nënndarjen B.8, bëhen këto ndryshime:
i. Në fjalinë e parë, fjalët “… në nëntokë” hiqen;
ii. Shkronjat “d” dhe “dh” shfuqizohen.
l) Në nënndarjen B.9 bëhen këto ndryshime:
i. Në fjalinë e parë, fjalët “… me karrierë” zëvendësohen me “… në sipërfaqe”;
ii. Në shkronjën “b”, pas nënndarjes “ – dëftesë e shkollës së mesme për teknikët e minierave”, shtohet “ – certifikatë profesionale e nivelit IV ose V në fushën gjeologji – miniera”;
iii. Shkronjat “d” dhe “dh” shfuqizohen;
iv. Në paragrafin e fundit, fjalët “… jo më shumë se 5 000 tonë/m³ në vit”, zëvendësohen me “… jo më shumë se 150 000 tonë ose m³ në vit”.
ll) Në nënndarjen B.10, shkronjat “d” dhe “dh” shfuqizohen.
3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Kushtet e punësimit për drejtuesit teknikë në veprimtarinë minerare të shfrytëzimit.”.
4. Pas pikës 9 shtohen pikat 9.1, 9.2 e 9.3, me këtë përmbajtje:
“9.1. Individët e pajisur me certifikatën e drejtuesit teknik sipas pikës B.8:
a) lejohen të jenë të punësuar si drejtues teknikë vetëm në një zonë të lejuar minerare, me kapacitet prodhimi vjetor mbi 50 000 (pesëdhjetë mijë) tonë, kur veprimtaria kryhet në nëntokë, dhe me kapacitetet prodhimi vjetor mbi 200 000 (dyqind mijë) tonë, kur veprimtaria kryhet në sipërfaqe;
b) lejohen të jenë të punësuar si drejtues teknikë deri në katër zona të lejuara minerare, kur veprimtaria kryhet në nëntokë dhe zonat janë të mbivendosura vertikalisht. Kapaciteti total i prodhimit vjetor të zonave së bashku të jetë nën 50 000 (pesëdhjetë mijë) tonë;
c) lejohen të jenë të punësuar si drejtues teknikë në tri zona të lejuara minerare, me kusht që kapaciteti total i prodhimit vjetor të zonave së bashku të jetë nën 50 000 (pesëdhjetë mijë) tonë, kur veprimtaria kryhet në nëntokë, dhe me kusht që kapaciteti total i prodhimit vjetor të zonave së bashku të jetë nën 200 000 (dyqind mijë) tonë, kur veprimtaria kryhet në sipërfaqe.
Distanca ndërmjet zonave minerare, ku punohet nën tokë nuk duhet të jetë më e madhe se 10 km, ndërsa distanca ndërmjet zonave minerare, ku punohet në sipërfaqe nuk duhet të jetë më e madhe se 50 km.
9.2. Individët e pajisur me certifikatën sipas pikës B9 lejohen të jenë të punësuar si drejtues teknikë deri në tri zona të lejuara minerare, me kusht që prodhimi vjetor për secilën zonë minerare të jetë nën 50 000 (pesëdhjetë mijë) tonë.
Distanca ndërmjet zonave minerare nuk duhet të jetë më e madhe se 50 km.
9.3. Individët e punësuar si drejtues teknikë në një zonë të lejuar minerare, ku punohet me regjim gazi, nuk lejohet të jenë të punësuar në zona të tjera minerare, pavarësisht kapacitetit vjetor të prodhimit.”.
II. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.893, DATË 27.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “EKIPET SPORTIVE NË SHKOLLA”, NË KUADËR TË LËVIZJES OLIMPIKE SHQIPTARE TË KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR (KOKSH)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, pika 1, dhe 15, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe të aktit normativ nr.5, datë 18.10.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023””, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.893, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Financimin, në masën 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), të ndarë:
a) 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2022;
b) 350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) nga fondet buxhetore të vitit 2023.”.
b) Në pikën 2, pas fjalëve “… për vitin 2022 …” shtohen “… dhe buxheti i miratuar për vitin 2023 …”.
c) Në pikën 3, pas fjalëve “… brenda muajit janar 2023 …” shtohen “… dhe brenda muajit shkurt 2024, përkatësisht për financimet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij vendimi …”.
ç) Fjalia e dytë, e pikës 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Brenda muajit shkurt 2024 të depozitohet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raporti vjetor i veprimtarisë së projektit “Ekipet sportive në shkolla”, përfshirë raportimin financiar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË DHE KURBIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.27, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, në masën 574 119 996 (pesëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në bashkitë Tiranë dhe Kurbin, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 218 675 601 (dyqind e tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e një) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi, në masën 355 444 395 (treqind e pesëdhjetë e pesë milionë e katërqind e dyzet e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Tiranë e Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.87, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT/RIPARIMIT TË MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË MIRDITË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja“i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.87, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 69 904 472 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit/ riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Mirditë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.88, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË TRI OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KURBIN DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.88, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 177 869 644 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) lekë pa TVSH, që do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) 61 380 329 (gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e treqind e njëzet e nëntë) lekë për rikonstruksionin e gjimnazit “At’Shtjefen “Kurti””;
b) 42 706 254 (dyzet e dy milionë e shtatëqind e gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë për rikonstruksionin e kopshtit nr.3 Laç;
c) 73 783 061 (shtatëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Nike Tom Prela”.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… e pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… e pikave 1, 2 dhe 2/1…”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.89, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË GODINAVE, SPITALI “SHENJTA MARI” DHE DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK (ISH-SPITALI INFEKTIV), NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË SI NJËSI ZBATUESE” , TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.89, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Mirditë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 250 611 639 (dyqind e pesëdhjetë milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të godinave, spitali “Shenjta Mari” dhe Drejtoria e Shëndetit Publik (ish-spitali infektiv), Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, që do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.90, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË GODINËS KOPSHT/ÇERDHE NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.90, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Mirditë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 58 467 571 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH, për ndërtimin e godinës kopsht/çerdhe në zonën e re për zhvillim, njësia administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, dhe do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.122, DATË 2.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “PICAR”, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.122, datë 2.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 94 872 000 (nëntëdhjetë e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”:
b) Në pikën 3 fjalët “… sipas pikave 1, 2 dhe 2.1 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.166, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.166, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 553 165 340 (pesëqind e pesëdhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e treqind e dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të objekteve arsimore në Bashkinë Kamzë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”;
b) Në pikën 3 fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.169, DATË 17.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE TË ISH-REPARTIT “RENEA”, DREJTORIA E FORCËS SË POSAÇME OPERACIONALE, LINZË, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.169, datë 17.3.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi në masën 131 876 398 (njëqind e tridhjetë e një milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të objekteve të ish-repartit “Renea”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Linzë, Bashkia Tiranë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.180, DATË 30.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË SHESHEVE TË NDËRTIMIT NË BASHKINË KRUJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii” e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.180, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, për financimin e shembjeve të njësive individuale të banimit të pabanueshme, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre në Bashkinë Krujë, në masën 58 482 812 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë) lekë pa TVSH, që përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.181, DATË 30.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS, SHIJAK, LEZHË DHE KRUJË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.181, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, në masën 1 994 584 758 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër milionë e pesëqind e tetëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe u transferohet bashkive Durrës, Lezhë dhe Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Për Bashkinë Durrës, në masën 1 490 187 768 (një miliard e katërqind e nëntëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH;
b) Për Bashkinë Lezhë, në masën 107 654 732 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH;
c) Për Bashkinë Krujë, në masën 396 742 258 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e dyzet e dy mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Durrës, Bashkia Lezhë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.200, DATË 25.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKITË MIRDITË DHE KAMZË, DHE CAKTIMIN E TYRE SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/3, të vendimit nr.200, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/4, me këtë përmbajtje:
“2/4. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, nga Bashkia Kamzë, për financimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, Zall Mner, Bashkia Kamzë, në masën 221 999 677 (dyqind e njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.202, DATË 5.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, NDËRTIMIN DHE RIKONSTRUKSIONIN E INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, SI DHE ÇDO NDËRHYRJE TJETËR NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT TË KËTYRE BANESAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2.4, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.5, me këtë përmbajtje:
“2.5. Përveç përcaktimeve të pikës 2.4, të këtij vendimi, fondi që do të përdoret, i miratuar në buxhetin e vitit 2023, do të jetë në masën 1 662 450 (një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH, i cili do t’i shtohet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në buxhetin e miratuar për vitin 2023, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike, si dhe çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.206, DATË 25.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË STACIONIT TË ZJARRFIKËSES DHE TË GODINËS SË BORDIT TË KULLIMIT, BASHKIA KAVAJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.206, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi në masën 168 314 290 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Për rindërtimin e stacionit të zjarrfikëses, Bashkia Kavajë, në vlerën 62 340 125 (gjashtëdhjetë e dy milionë e treqind e dyzet mijë e njëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH;
b) Për rindërtimin e godinës së bordit të kullimit, Bashkia Kavajë, në vlerën 105 974 165 (njëqind e pesë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.212, DATË 11.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2.3, të vendimit nr.212, datë 11.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje:
“2.4. Përveç përcaktimeve të pikës 2.3, të këtij vendimi, fondi që do të përdoret, i miratuar në buxhetin e vitit 2023, të jetë në masën 124 350 534 (njëqind e njëzet e katër milionë e treqind e pesëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) lekë pa TVSH, nga të cilat:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 10 174 823 (dhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e tetëqind e njëzet e tre) lekësh pa TVSH;
b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 114 175 711 (njëqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) lekësh pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.215, DATË 31.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË LEZHË E KURBIN, DHE CAKTIMIN E TYRE SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.215, datë 31.3.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, në masën 237 208 329,42 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e tetë mijë e treqind e njëzet e nëntë presje dyzet e dy) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte që duhen ndërtuar nga e para, në Bashkinë Kurbin, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Kurbin në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 14.4.2021, TË KËSHILLITTË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË GODINËS SË KOPSHTIT PUBLIK DHE TË GODINËS SË BASHKISË VORË, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.236, datë 14.4.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Vorë, për vitin 2023, i transferohet fondi, në masën 31 895 387 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të godinës së kopshtit publik, Bashkia Vorë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
b) Në pikën 3 , fjalët “… , sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …” zëvendësohen me “… , sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.239, DATË 20.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË KAVAJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.239, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, nga Bashkia Kavajë, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në masën 713 796 227 (shtatëqind e trembëdhjetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e njëzet e shtatë) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Kavajë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.255, DATË 29.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) NË BASHKINË DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.255, datë 29.4.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, në masën 1 216 066 129 (një miliard e dyqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e njëzet e nëntë) lekë pa TVSH, nga Bashkia Durrës, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.279, DATË 12.5.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT SOCIAL-KULTUROR, PALLATI I KULTURËS, BASHKIA SHIJAK, DHE CAKTIMIN E BASHKISË SHIJAK SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/2, të vendimit nr.279, datë 12.5.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Bashkisë Shijak, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, nga fondet e rindërtimit, miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar në masën 111 821 603 (njëqind e njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e një mijë e gjashtëqind e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të objektit social-kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE NË ZONAT E REJA TË SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3.4, të vendimit nr.307, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3.5, me këtë përmbajtje:
“3.5. Përveç përcaktimeve të pikës 3.4 të këtij vendimi, fondi që do të përdoret, i miratuar në buxhetin e vitit të 2023, do të jetë në masën 528 451 028 (pesëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e një mijë e njëzet e tetë) lekë pa TVSH, nga i cili:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 305 255 685 (treqind e pesë milionë e dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) lekësh pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë;
b) Bashkisë Tiranë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi prej 223 195 343 (dyqind e njëzet e tre milionë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e dyzet e tre) lekësh pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura
për zhvillim në Bashkinë Tiranë.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.359, DATË 16.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË URËS NË LEZHË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË LEZHË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.359, datë 16.6.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Lezhë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi në masën 78 879 186 (shtatëdhjetë e tetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të urës në Lezhë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.360, DATË 16.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË DY OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË RROGOZHINË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË RROGOZHINË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.360, datë 16.6.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, për financimin e rindërtimit të dy objekteve arsimore në Bashkinë Rrogozhinë, në masën 139 982 993 (njëqind e tridhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, të ndarë, si më poshtë vijon:
a) Për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Qamil Gjuzi”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 1 477 033 (një milion e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH;
b) Për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Lekaj”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 138 505 960 (njëqind e tridhjetë e tetë milionë e pesëqind e pesë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.391, DATË 9.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR SISTEMIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE BRENDA ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË FSHATIN VALIAS, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN SI NJËSI ZBATUESE TË BASHKISË KAMZË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.391, datë 9.6.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, në masën 124 643 653 (njëqind e njëzet e katër milionë e gjashtëqind e dyzet e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për sistemimin e hapësirave publike brenda zonës së re për zhvillim, në fshatin Valias, Bashkia Kamzë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.428, DATË 8.7.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KURBIN DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.428, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kurbin, për vitin 2023, i transferohet fondi, në masën 181 980 074 (njëqind e tetëdhjetë e një milionë e nëntëqind e tetëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore në Bashkinë Kurbin, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Milot, Bashkia Kurbin, në masën 107 610 825 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH;
b) Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Milot”, Bashkia Kurbin, në masën 74 369 249 (shtatëdhjetë e katër milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e dyzet e nëntë ) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.490, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT DHE RIPARIMIT TË MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË MIRDITË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i” e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.490, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, nga Bashkia Mirditë, në masën 146 888 754 (njëqind e dyzet e gjashtë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Mirditë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.491, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKINË KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.491, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi për financimin e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në qytetin e Laçit, njësia administrative Laç, Bashkia Kurbin, në masën 53 118 160 (pesëdhjetë e tre milionë e njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”;
b) Në pikën 3 fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2…” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2.1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.499, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NJËSIA ADMINISTRATIVE LAÇ DHE MAMURRAS, BASHKIA KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.499, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 153 170 752 (njëqind e pesëdhjetë e tre milionë e njëqind e shtatëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë pa TVSH, për rindërtimin në truallin ekzistues të 3 (tri) njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kurbin, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.500, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJË OBJEKTI ARSIMOR NË BASHKINË VORË DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.500, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në masën 129 974 554 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të objektit arsimor, shkolla e mesme “Isa Boletini”, Bashkia Vorë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2.1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.569, DATË 17.7.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KOMPETENCAVE, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 4/1, të kreut III/1, të vendimit nr.569, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 4/2, me këtë përmbajtje:
“4/2. Përjashtimisht, për sezonin turistik të vitit 2024, shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare sigurohet vetëm për bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Lezhë dhe Shkodër, sipas hartave që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.”.
2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Lezhë dhe Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.569, DATË 6.10.2023, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR TË VITIT 2023 PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT TË DATËS 16 TETOR 2023”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.569 datë 10.10.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në titull, pas fjalëve “… 16 tetor 2023 …” shtohen “… dhe të Samitit të III të Diasporës, në datat 22-23 nëntor 2023 …”.
2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përkatësisht, si më poshtë vijon:
a) 42 000 000 (dyzet e dy milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, në datën 16 tetor 2023;
b) 9 000 000 (nëntë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit III të Diasporës, në datat 22 – 23 nëntor 2023.”.
II. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.645, DATË 3.8.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE NDËRTESAVE PUBLIKE, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 E 8, ZONA “5 MAJI”, DHE NJËSINË ADMINISTRATIVE 6, ZONA “KOMBINAT”, BASHKIA TIRANË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2.2, të vendimit nr.645, datë 3.8.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.3, me këtë përmbajtje:
“2.3. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, në masën 3 430 228 255 (tre miliardë e katërqind e tridhjetë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.714, DATË 24.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “HALIT COKA”, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.714, datë 24.11.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Halit Coka”, Bashkia Kamzë, në masën 309 893 727,32 (treqind e nëntë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e njëzet e shtatë presje tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2.1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.715, DATË 24.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT E TË RIPARIMIT TË MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS DHE MIRDITË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.715, datë 24.11.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2023, në masën 182 334 343 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e treqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e dyzet e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Tiranë, i cili i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.770, DATË 15.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “DEMOKRACIA”, VALIAS I RI, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.770, datë 15.12.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2023, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 207 216 918 (dyqind e shtatë milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, Valias i Ri, Bashkia Kamzë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1…” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.980, DATË 2.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIMIT, ZBATIMIT TË PUNIMEVE, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË QENDRËS SË SHËRBIMEVE DHE ADMINISTRIMIT TË MJETEVE TË TRANSPORTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3, të vendimit nr.980, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, për financimin e projektimit, të zbatimit të punimeve, të mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të jetë në masën 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë pa TVSH, dhe të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1134, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT/RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË TIRANË DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.1134, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, në masën 176 394 915 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore (RSU nr.1 (nr.15–18–19) nr.20–21; nr.22–23”, në RSU nr.1, shkolla “Dritas”, në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2023, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar, përkatësisht, sipas detajimit të mëposhtëm për:
a) ndërtimin e godinës tip në RSU nr.1 (nr.15), në vlerën 143 361 593 (njëqind e dyzet e tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë pa TVSH;
b) ndërtimin e godinës tip në RSU nr.1 (nr.19), në vlerën 10 544 343 (dhjetë milionë e pesëqind e dyzet e katër mijë e treqind e dyzet e tre) lekë pa TVSH;
c) rikonstruksionin e godinave nr.20–21, nr.22–23, në vlerën 22 488 979 (njëzet e dy milionë e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË VENDIMIT TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT PËR AMENDIMIN E KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS DHE TË REKOMANDIMIT TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE TË ORIGJINËS PAN-EURO MEDITERIANE, NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E CERTIFIKATAVE TË QARKULLIMIT TË LËSHUARA NË MËNYRË ELEKTRONIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, datë 21.4.2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të vendimit të Komitetit të Përbashkët për amendimin e Konventës Rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të origjinës dhe të rekomandimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për rregullat preferenciale të origjinës Pan-Euro-Mediteriane, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, që bëhet pjesë e tekstit të Konventës, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU