Vendime të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 17 dhjetor 2014
V E N D I M
PËR
TRAJTIMIN ME KREDI TE LEHTËSUARA PËR STREHIM TË FAMILJEVE QË BANOJNË NË OBJEKTE TË ISH-NDËRMARRJES SHTETËRORE, NË RRUGËN “SIRI KODRA”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 25, 30, 33 e 38, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Familjet, të cilat janë strehuar në objektet të ish-Ndërmarrjes Shtetërore në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë, të cilat shpërngulen nga banesa për efekt të privatizimit të objektit nga pronari, të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0%, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ministria, që mbulon fushën e strehimit, subvencionon interesin e kredisë nëpërmjet fondeve të planifikuara në projektbuxhetin afatmesëm.
3. Enti Kombëtar i Banesave të përcaktojë shumën e kredisë që përfiton çdo familje, bazuar në:
a) normat e strehimit sipas vendimit nr.814, datë 3.12.2004, të Këshillit të Ministrave, dhe strukturën e apartamentit, që familja përfiton;
b) vlerën mesatare të shitblerjes së apartamenteve për qytetin e Tiranës, sipas udhëzimit nr.2, datë 6.8.2014, të Këshillit të Ministrave, për koston mesatare të ndërtimit të banesave, për vitin 2014.
4. Familjet e përcaktuara në listën bashkëlidhur këtij vendimi duhet të paraqesin pranë EKB-së dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Certifikatë të gjendjes familjare.
b) Vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar.
5. Enti Kombëtar i Banesave të dërgojë në BKT listën e familjarëve, ku të përcaktohen emri, atësia, mbiemri i kryefamiljarit, struktura e apartamentit dhe vlera e kredisë që përfiton familja.
6. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.419, DATË 14.4.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E AFATEVE DHE TË SKEMËS SË SHPËRNDARJES SË FONDEVE TË DËMSHPËRBLIMIT PËR ISH-TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 32, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pikat 6 dhe 8, të vendimit nr.419, datë 14.4.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“6. Kësti pasardhës për të gjitha kategoritë përcaktohet me urdhër të ministrit të Financave, pas raportimit të drejtorisë përkatëse të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.”.
“8. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendosin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “MARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, “AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN “KFW”, PËR FONDET IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE III
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 9 803 922 (nëntë milionë e tetëqind e tre mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “MARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, “AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT” DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR MASAT SHOQËRUESE PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE III
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KfW, Frankfurt am Main, “KfW”, për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “HUAMARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, “AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, UJËSJELLËSI RURAL III
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, ujësjellësi rural III, për një hua në shumën 24 000 000 (njëzet e katër milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2011, PËR MASËN SHOQËRUESE TË PROJEKTIT “PROGRAM PËR SEKTORIN E UJIT/PROGRAM PËR FURNIZIMIN E ZONAVE RURALE ME UJË III”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2011, për masën shoqëruese të projektit “Program për sektorin e ujit/ Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”, me një grant në shumën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NR.4 TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 dhe 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të ndryshimit nr.4, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2011, PËR PROJEKTIN “PROGRAM PËR SEKTORIN E UJIT/PROGRAM PËR FURNIZIMIN E ZONAVE RURALE ME UJË III”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Program në sektorin e ujit/ program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”, me një hua në shumën 24 000 000 (njëzet e katër mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1010, DATË 13.11.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E BORDIT TË MENAXHIMIT PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10164, datë 15.10.2009, “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në shkronjën “dh”, të pikës 1, të vendimit nr.1010, datë 13.11.2013, të Këshillit të Ministrave, fjalët “… z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë …” zëvendësohen me “… z. Ylli Dervishaj, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë …”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E ARKIVIT SHTETËROR TË SISTEMIT GJYQËSOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, të neneve 20, pika 4, e 21, pika 2, të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat” dhe të nenit 6, pika 2, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pranë Ministrisë së Drejtësisë të krijohet Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor, me seli në Tiranë.
2. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.
3. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit.
4. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor mban dhe përditëson regjistrin, në formë shkresore dhe elektronike, të të dhënave mbi dokumentacionin gjyqësor që i nënshtrohet procedurave të përpunimit dhe administrimit. Formati dhe përmbajtja e regjistrit përcaktohen me urdhër të ministrit të Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor.
5. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka të drejtë të kërkojë dhe të verifikojë, nga kancelarët e gjykatave, zbatimin e njësuar të shërbimit arkivor gjyqësor si dhe çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara.
6. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë, bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, për zbatimin e metodologjisë profesionale, rregullave dhe kërkesave të ligjit për arkivat.
7. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori, i cili i raporton ministrit të Drejtësisë.
8. Drejtori i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) Drejton veprimtarinë e përditshme të institucionit;
b) Përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët;
c) Bashkëpunon me gjykatat për realizimin e procedurave për transferimin dhe asgjësimin e dosjeve gjyqësore, në përputhje me kriteret dhe rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat;
ç) I propozon për miratim ministrit të Drejtësisë rregulloren e brendshme organizative të institucionit dhe çdo akt tjetër normativ të nevojshëm për caktimin e rregullave për administrimin e dosjeve gjyqësore;
d) Miraton rregullat tekniko-profesionale, metodikën dhe tipologjinë e unifikuar për shërbimin arkivor gjyqësor;
dh) Kryen detyra të tjera, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, për arkivat dhe për organizimin e funksionimin e administratës shtetërore.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë.
10. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 janar 2015.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTESËS NR.1 TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË NË KUADRIN E KOMPONENTIT IPA “ASISTENCA E TRANZICIONIT DHE MBËSHTETJA INSTITUCIONALE”, PËR VITIN 2012
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të shtesës nr.1 të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, në lidhje me programin kombëtar për Shqipërinë në kuadrin e komponentit IPA “Asistenca e tranzicionit dhe mbështetja institucionale”, për vitin 2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.716, DATË 29.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT E TRANSFERIMIT TË STUDIMEVE DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË TRANSFEROJNË STUDIMET NGA INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË, TË CILAVE U ËSHTË HEQUR LICENCA, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2014 – 2015”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 26, 34, 35 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.716, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “a”, shifra “2800” bëhet “2923”;
b) Në shkronjën “b”, shifra “28” bëhet “271”;
c) Në shkronjën “c”, shifra “162” bëhet “163”.
2. Tabelat nr.1, nr.2 dhe nr.3, që përmenden në pikat 3 dhe 4, të vendimit, zëvendësohen, përkatësisht, me tabelat me nr.1/1, nr.1/2 dhe nr.1/3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Në fund të pikës 3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Kuotat e parealizuara rishpërndahen nga ministri i Arsimit dhe Sportit, në varësi të prioriteteve dhe politikave shtetërore në arsimin e lartë. Kuotat e parealizuara dhe të pashpërndara pas datës 31.12.2014 nuk mund të rishpërndahen.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.668, DATË 15.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” APO “MASTER I ARTEVE TË BUKURA”, PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 34, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye ose për shkak të detyrës”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesa, si më poshtë vijon:
1. Në pikën 3, bëhen këto ndryshime:
a) në paragrafin e parë, shifra “6547” bëhet “6567”.
b) në shkronjën “a”, shifra “6397” bëhet “6417”.
2. Në shkronjën “a”, të pikës 4, shifra “6087” bëhet “6107”.
3. Në pikën 21, data “16.12.2014” ndryshohet dhe bëhet “31.12.2014”.
4. Kudo në vendim fjalët “…tabelat/ve nr.1, nr.1/1 dhe nr.2,…” zëvendësohen me fjalët “…tabelat/ve nr.1, nr.1/1, nr.2 dhe nr.2/2…”.
5. Pas tabelës nr.2, bashkëlidhur vendimit, shtohet tabela 2/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESH
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.