Vendime të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 28 janar 2015
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZBATIMIN E REFORMËS TERRITORIALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 15, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Krijimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, më poshtë AZRT, si institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, që financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera të ligjshme.
- AZRT-ja ka si mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në nivel vendor, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
- AZRT-ja ka si qëllim mundësimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha masave, proceseve dhe mbështetjes administrative deri në arritjen e funksionalitetit të plotë të 61 bashkive të reja.
- AZRT-ja ka këto detyra dhe përgjegjësi specifike:
a) Mbështet ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në bashkërendimin e masave dhe proceseve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organeve të qeverisjes vendore, në kuadrin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
b) Mbështet dhe udhëzon punën administrative të institucioneve shtetërore dhe organeve të qeverisjes vendore për zbatimin e legjislacionit në fuqi, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
c) Ofron shërbime për njësitë e qeverisjes vendore, në kuadrin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
ç) Bashkërendon punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështetin reformën administrativo-territoriale.
d) Ndërmerr dhe/ose zbaton projekte në mbështetje të njësive të qeverisjes vendore për garantimin e funksionalitetit administrativ dhe infrastrukturor, në kuadrin e reformës administrativo-territoriale.
dh) Ndihmon në hartimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor për zbatimin e reformës administrative-territoriale.
e) Informon në mënyrë periodike institucionet publike dhe grupet e interesit për ecurinë e zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
ë) Bën vlerësimin e kërkesave të njësive të qeverisjes vendore për përdorimin e fondit tranzitor për zbatimin e reformës territoriale, të parashikuar në pikën 8, të aneksit nr.1, bashkëlidhur ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”. Mbi bazën e këtij vlerësimi, AZRT-ja i propozon ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore hartimin dhe iniciimin e projektvendimeve për përdorimin e këtij fondi për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.
- AZRT-ja ka gjithsej 12 punonjës. Organigrama dhe struktura e AZRT-së përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
- AZRT-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie.
- Drejtori i Përgjithshëm i AZRT-së emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.
- Marrëdhëniet e punës së punonjësve të kësaj agjencie rregullohen me Kodin e Punës. Ata emërohen, lirohen ose shkarkohen nga drejtori i Përgjithshëm, me miratimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.
- Ngarkohen Kryeministria, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR DHE PASTRIMIT TË ZONËS BREGDETARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Ve n d o s i:
Miratimin, në parim, të ndryshimit të marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË REFORMAVE EKONOMIKE (NERP) 2015-2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e Programit Kombëtar të Reformave Ekonomike (NERP) 2015-2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE, ME STATUSIN “ZONË E LIRË”, NË SPITALLË, DURRËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.391, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE”, NË SPITALLË, DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Zonë e lirë”, të territorit, me sipërfaqe 500 (pesëqind) ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në Spitallë, Durrës, në përbërje të së cilës janë parcelat me numër pasurie, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Shtrirja dhe kufizimet e kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Lloji i veprimtarisë që do të zhvillohet në këtë zonë është:
- Prodhuese, industriale dhe agropërpunim;
- Tregtare dhe magazinim mallrash;
- Shërbime.
- Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet.
- Zona jepet me çmimin simbolik 1 euro.
- Për procedurën e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës së lirë zbatohen rregullat dhe procedurat konkurruese të përcaktuara në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
- Për pjesët e truallit të kësaj zone, që janë pronë private, të bëhet shpronësimi, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
- Në vendimin nr.391, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Park industrial”, të territorit, me sipërfaqe 350 (treqind e pesëdhjetë) ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në Spitallë, Durrës, në përbërje të së cilës janë parcelat me numër pasurie, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
- Lista bashkëlidhur dhe që përmendet në pikën 1, të vendimit, zëvendësohet me listën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Harta bashkëlidhur dhe që përmendet në pikën 2, të vendimit, zëvendësohet me hartën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.213, datë 16.3.2011, “Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pronës, tokë bujqësore, të ndodhur në ish-Ndërmarrjen Bujqësore, Spitallë, Durrës, nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për ndërtimin e një kampusi të ri universitar”, dhe nr.246, datë 12.4.2012, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e statusit të zhvilluesit të një territori të zonës ekonomike Spitallë, Durrës, dhe miratimin e bonusit për shoqërinë”, shfuqizohen.
- Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, NDËRMJET MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “PRIMAVERA INDUSTRY”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË “SALLË PRODHIMI NË KATIN PËRDHES NË “PRODHIM VESHJE”, SH.A., DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Primavera Industry”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Sallë prodhimi në katin përdhes në “Prodhim veshje”, sh.a., Durrës”, me sipërfaqe të përgjithshme 892 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy) m2.
- Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimint në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT TE MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË, PËR DREJTORINË RAJONALE TË SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT, KORÇË, TË ANEKSIT TË GODINËS ME EMËRTIMIN “ISH-SHTËPIA E USHTARAKËVE”, ME VENDNDODHJE NË BULEVARDIN “REPUBLIKA”, KORÇË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.530, DATË 7.8.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Korçë, të aneksit të godinës, me sipërfaqe 219 m2, me emërtimin “ish-Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje në bulevardin “Republika”, Korçë, për mjedise pune, për krijimin e kushteve për zhvillimin normal të veprimtarisë së funksionimit të këtij institucioni.
- Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Korçë, u ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë atë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
- Në vendimin nr.530, datë 7.8.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për universitetin “Fan S. Noli”, në Korçë, të pronës nr.549, me emërtim “Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje në bulevardin “Republika”, Korçë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, aneksi i godinës, me sipërfaqe 219 m², të hiqet nga sipërfaqja totale e pronës me nr.549, me emërtimin “Shtëpia e Ushtarakëve”, me adresë bulevardi “Republika”, Korçë.
- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KONTRIBUTET E DETYRUESHME DHE PËRFITIMET NGA SISTEMI I SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SIGURIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të Shkollave të Larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të ligjit nr.150/2014, “Për Pensionet e Punonjësve të Nëntokës” dhe të ligjit nr.9136, datë 1.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. KATEGORITË E PERSONAVE TË MBROJTUR DHE TË DETYRUAR PËR T’U SIGURUAR, SIPAS DEGËVE E SKEMAVE TË SIGURIMIT
Konsiderohen të mbrojtur dhe përfitojnë të ardhura e shërbime nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë:
1. Personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe kanë plotësuar moshën e punës, sipas përcaktimeve në Kodin e Punës, si më poshtë vijon:
a) Të punësuarit me mandat kushtetues, të punësuarit e emëruar, të punësuarit me kontratë pune pa afat ose me afat më shumë se një muaj, që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme, për 87 (tetëdhjetë e shtatë) orë në muaj e më shumë, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, por jo më pak se niveli minimal, për degën e sigurimit të sëmundjeve, të barrëlindjes, të pensioneve, të aksidenteve në punë e sëmundjeve profesionale, të papunësisë dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
b) Të punësuarit me kontratë pune me ose pa afat, që punojnë me kohë të pjesshme, që zgjat më pak se 87 (tetëdhjetë e shtatë) orë në muaj, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, por jo më pak se niveli minimal, për degën e barrëlindjes, pensioneve, aksidenteve në punë e sëmundjeve profesionale dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
c) Të punësuarit me kontratë pune, me kohë të plotë ose të pjesshme ditore, që zgjat më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike radhazi në vit, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme për degën e aksidenteve në punë e sëmundjeve profesionale dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
ç) Pronarët e personave juridikë, që ushtrojnë funksione drejtuese në shoqëri, si administratorë apo çdo funksion tjetër, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, sipas përcaktimeve në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi;
d) Të vetëpunësuarit me statusin e personit fizik, që ushtrojnë veprimtari ekonomike, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, jo më pak se niveli minimal, për degën e barrëlindjes, pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
dh) Pjesëtarët e familjes, që punojnë e bashkëjetojnë ligjërisht me të vetëpunësuarin, person fizik, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, jo më pak se niveli minimal, për degën e barrëlindjes, pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
e) Personat fizikë, të vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulantë, që kanë mbushur moshën 16 vjeç, që nuk janë të siguruar si punëmarrës ose si të vetëpunësuar në veprimtari ekonomike të vijueshme, që paguajnë kontribute të detyrueshme për degën e pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor. Si persona të vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi dhe ambulantë konsiderohen personat që vetëpunësohen në veprimtari:
i. të përkohshme e të vijueshme, por pa një vendqëndrim apo shërbim të përcaktuar;
ii. të përkohshme e me ndërprerje gjatë javës, por pa një vendqëndrim apo shërbim të përcaktuar;
iii. të vijueshme, në veprimtari tregtare në tezga, pa vendqëndrim të përhershëm ose në mjete që lëvizin;
iv. të vijueshme, në veprimtari transporti, me ndërprerje gjatë javës.
ë) Personat e punësuar, që punojnë me kohë të plotë apo të pjesshme pune, si punëtorë shtëpie në familjet e të tjerëve, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme për degën e pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor. Konsiderohen “punëtorë shtëpie” personat që punësohen nga kryefamiljari, në punë të tilla si, kujdestar për fëmijët, kuzhinier, pastrues, roje-administrator shtëpie, asistent për të moshuarit, etj., apo edhe shërbime të ndryshme të kësaj natyre;
f) Nxënësit e shkollave të mesme apo profesionale, si edhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore dhe praktikave profesionale pa pagesë, për të cilët paguhen kontribute nga punëdhënësi, në nivelin minimal, vetëm për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, për aq kohë sa është përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet subjektit dhe institucionit përgjegjës;
g) Personat e punësuar për herë të parë, në subjekte të cilat zhvillojnë aktivitete ekonomike sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason), për një peridhë deri në tre muaj të formimit profesional, për një profesion të caktuar, të kualifikuar, që sigurohen në mënyrë të detyrueshme, në nivel minimal, vetëm në degën e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, me kushtin që subjekti punëdhënës nuk përfiton financime nga programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit profesional;
gj) Personat e punësuar në dy ose më shumë subjekte juridike ose fizike, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, për degën e sigurimit të sëmundjeve, barrëlindjes, pensioneve, aksidenteve në punë e sëmundjeve profesionale, papunësisë dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
h) Personi fizik që, njëkohësisht, zhvillon aktivitet ekonomik si anëtar i papaguar i familjes, si edhe anëtari i papaguar i familjes, që zhvillon aktivitet ekonomik në dy persona fizikë, me të cilët bashkëjeton, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme për degën e sigurimit të barrëlindjeve dhe pensioneve dhe për sigurimet e kujdesit shëndetësor;
i) Personat e punësuar për më shumë se 87 orë në muaj, në rast sëmundjeje ose kujdesjes për fëmijën në ngarkim, të vërtetuara me raport mjekësor për deri në 14 ditët e para, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme. Përllogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të sigurimit të kujdesit shëndetësor, si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi, zbatohet njëlloj, ashtu si për të ardhurat nga puna, pavarësisht se mënyra e llogaritjes së tyre i referohet dispozitave të veçanta të Kodit të Punës;
j) Të vetëpunësuarit në bujqësi, të aftë për punë, që kanë mbushur moshën 16 vjeç, deri në moshën për pension, sipas nenit 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur:
i. nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, banojnë në të njëjtin rreth ku kanë tokën në pronësi ose në përdorim dhe zhvillojnë veprimtari bujqësore e blegtorale, që paguajnë kontribute në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, për pensione dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor;
ii. nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, banojnë në fshat dhe zhvillojnë veprimtari bujqësore e blegtorale, edhe nëse kanë tokë në pronësi ose në përdorim, me vendndodhje në rrethin fqinj, që paguajnë kontribute në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, për pensione dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor.
2. Personat me mandat kushtetues, të punësuarit e emëruar dhe personat e tjerë që trajtohen nga skemat e sigurimeve shoqërore suplementare, ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, personat me tituj shkencorë, profesorë, asistentë profesorë, drejtues kërkimesh dhe mjeshtër kërkimesh, të cilët derdhin kontribut suplementar të detyrueshëm, për përfitimin e pensionit suplementar.
3. Personat e punësuar në miniera, në nëntokë, të cilët paguajnë kontribute të detyrueshme shtesë për degën e pensioneve.
4. Personat me banim të përhershëm në Shqipëri, me të ardhura të rregullta nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, të cilët paguajnë kontribute të detyrueshme vetëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor. Në këtë rast, kontributi i detyrueshëm zbatohet vetëm kur personi me të ardhura të rregullta nga pronësia nuk ka sigurim tjetër të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
5. Të papunët, që përfitojnë pagesë papunësie për periudhën që trajtohen me këtë pagesë, për të cilët buxheti i shtetit derdh kontribute për degën e pensioneve dhe për barrëlindje.
6. Personat nën pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm, sipas dispozitave të ligjeve nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ish-punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake, që përfitojnë trajtim financiar të veçantë, personat që u shërbejnë invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe gratë, që dalin në pension për periudhën e kryerjes së arsimit të lartë, të cilët sigurohen, në mënyrë të detyrueshme, nga buxheti i shtetit, vetëm në degën e pensioneve.
7. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar në subjekte të regjistruara për efekte fiskale në Republikën e Shqipërisë, mbrohen dhe sigurohen, në mënyrë të detyrueshme, sipas përcaktimeve në pikën “1”, të këtij kreu.
8. Nga mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror përjashtohen shtetasit e huaj që:
a) punojnë në subjekte të huaja, të cilat, në bazë të një marrëveshjeje, nuk kanë detyrimin për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare;
b) janë të punësuar në subjekte të huaja, që nuk kanë detyrimin për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare, të cilët vijnë në Shqipëri të punojnë në një punë apo shërbim të kualifikuar, sipas një kontrate shërbimi, të lidhur me një subjekt të regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili nuk është degë apo njësi e subjektit kontraktor. Zgjatja e kohës së qëndrimit dhe shërbimit është sipas përcaktimeve në ligjin nr.108/2013 “Për të huajt”;
c) janë të punësuar në subjekte të huaja, të cilat nuk kanë detyrimin për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare, të cilët dërgohen në Shqipëri të punojnë në një punë apo shërbim të caktuar, sipas një kontrate të lidhur nga subjekti i huaj punëdhënës me një subjekt të regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili nuk është degë apo njësi e subjektit kontraktor, kur plotësohen kushtet, si më poshtë vijon:
i. Të ketë një marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, të lidhur midis shtetit shqiptar dhe shtetit të subjektit punëdhënës të huaj;
ii. Procedura e regjistrimit, leja e punës dhe kohëzgjatja e saj të jenë kryer në përputhje me dispozitat e ligjit nr.108/2013 “Për të huajt”;
iii. Rezidenca dhe detyrimet për pagesë, sipas legjislacionit fiskal, të zbatohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.9920, datë 9.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
iv. Subjekti kontraktues, i regjistruar në organet tatimore shqiptare, kërkon çdo 3 muaj, nga subjekti punëdhënës i huaj, dokument të konfirmuar nga strukturat e sigurimeve shoqërore të shtetit përkatës lidhur me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të shoqëruar me listën emërore të punonjësve të huaj, të cilën e administron së bashku me dokumentet e transfertave në favor të punëdhënësit të huaj.
ç) me rezidencë e banim të përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët kanë veprimtari të regjistruara në emrin e tyre në të dyja shtetet ku kryejnë detyrën e administratorit, së bashku me një administrator tjetër, me rezidencë të përhershme në Shqipëri. Në këtë rast, personat do të jenë subjekt i mbrojtjes dhe i sigurimit të detyrueshëm shoqëror në atë shtet ku kanë rezidencën dhe, njëkohësisht, të vërtetojnë me dokument mbrojtjen me sigurim shoqëror nga shteti përkatës. Rezidenca e ka kuptimin sipas përcaktimeve në ligjin nr.9920, datë 9.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) që janë të përjashtuar nga pagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur midis shtetit të tyre me shtetin shqiptar.
9. Përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimit të kujdesit shëndetësor personat ekonomikisht aktivë, që nuk janë me banim të përhershëm në Shqipëri, që janë të punësuar, të vetëpunësuar, punonjës të papaguar të familjes dhe personat me të ardhura të rregullta nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe burime të tjera të krahasueshme.
II. PAGA PËR EFEKT TË LLOGARITJES SË KONTRIBUTEVE
1. Paga bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor, është paga e caktuar sipas legjislacionit në fuqi, ose në kontratën e punës, sipas rastit, me kohë ose vëllim pune dhe shtesat e tjera, me karakter të përhershëm, që lindin nga marrëdhëniet e punës. Paga bruto evidentohet në listëpagesën tip, e cila është deklaratë për pagesë dhe dokumenti bazë për evidentimin e kontributeve individuale.
2. Në pagën bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor, nuk përfshihen:
a) përfitimet që punëmarrësi merr nga fondet e sigurimeve shoqërore;
b) kompensimet nga rritja e çmimeve;
c) dhuratat në të holla, që nuk kanë karakter të përhershëm dhe të përgjithshëm;
ç) të ardhurat nga detyrimi ushqimor, të caktuara me vendim gjykate;
d) vlera e antidoteve, që punëdhënësi jep në natyrë, për personat e punësuar, sipas legjislacionit në fuqi;
dh) shpërblimet me karakter jo të përhershëm, të lejuara në mbështetje të legjislacionit në fuqi, shpërblimet nga fondi i veçantë, për rastet e fatkeqësive në familje, për sëmundjet e gjata, për dëme, në raste fatkeqësish të mëdha natyrore, dhe për veprimtari të shquara;
e) vlera e shpenzimeve për të punësuarit, që kryejnë veprimtari jashtë qendrës së banimit, të cilat jepen bazuar në legjislacionin në fuqi dhe që nuk janë pjesë e pagës;
ë) honoraret apo shpërblimet e tjera të kësaj natyre, që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës.
3. Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë, si më poshtë vijon:
a) jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë dhe deri në 97 030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë) lekë, për personat e punësuar;
b) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri 97 030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;
c) e barabartë me pagën minimale mujore prej 22 000 (njëzet e dy mijë) lekësh, për punonjësit e papaguar të familjes.
4. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë, si më poshtë vijon:
a) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
b) sa dyfishi i pagës minimale, e barabartë me 44 000 (dyzet e katër mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht;
c) paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor, për personat e vetëpunësuar në bujqësi, është 4 620 (katër mijë e gjashtëqind e njëzet) lekë.
5. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve suplementare të detyrueshme, të jetë nga 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë e deri në shumën e pagës bruto, sipas listëpagesës.
6. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve shtesë të punonjësve që punojnë në miniera, në nëntokë, është sipas pikës 3, të këtij kreu.
7. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të buxhetit të shtetit, për kohën e trajtimit me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm të personave që kryenin funksione kushtetuese apo si punonjës të lartë të shtetit dhe për ish-ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ, të Gardës së Republikës, të Policisë së Burgjeve e Mbrojtjes nga Zjarri dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm është e barabartë me pagën referuese, sipas gradës dhe funksionit, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.
8. Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të buxhetit të shtetit për personat që përfitojnë pagesë papunësie, për ish-punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake, që përfitojnë trajtim financiar të veçantë, personat që u shërbejnë invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe gratë që dalin në pension për periudhën e kryerjes së arsimit të lartë, është e barabartë me pagën minimale.
III. LLOJET, SHUMA DHE SHPËRNDARJA E KONTRIBUTEVE
Llojet, shpërndarja sipas degëve e skemave të sigurimit dhe masa e kontributeve, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, janë, si më poshtë:
1. Shuma minimale mujore e kontributeve i referohet pagës minimale dhe normës së kontributit. Kontributi minimal mujor, sipas degëve dhe skemave të sigurimit, është 6 138 (gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë) lekë dhe ndahet, si më poshtë:
N/r | E m ë r t i m i | norma në % | shuma në lekë |
I | Totali i kontributit të sigurimit shoqëror | 24.50 | 5 390 |
1 | Dega e sigurimit të sëmundjeve | 0.30 | 66 |
2 | Dega e sigurimit të barrëlindjeve | 1.40 | 308 |
3 | Dega e sigurimit të pensioneve | 21.60 | 4 752 |
4 | Dega e sigurimit të aksidenteve | 0.30 | 66 |
5 | Dega e sigurimit të papunësisë | 0.90 | 198 |
II | Kontributi i sigurimit të kujdesit shëndetësor | 3.40 | 748 |
Gjithsej | 27.90 | 6 138 |
2. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, të jetë 3.4% e dyfishit të pagës minimale mujore, të përcaktuar për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor, e barabartë me 1 496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë.
3. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shume se 87 orë në muaj, të jetë:
a) për sigurimet shoqërore, 24.5% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.0% dhe pjesa e të punësuarit 9.5%, por jo më pak se paga minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore;
b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor.
4. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të jetë:
a) për sigurimet shoqërore, 23.3% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 13.9% dhe pjesa e të punësuarit 9.4%, por jo më pak se paga minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore;
b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor.
5. Kontributi i detyrueshëm, për të punësuarit me kontratë pune që zgjat më pak se 1 javë, të jetë:
a) për sigurimet shoqërore, 0.3% të pagës bruto, të realizuar gjatë ditëve të punës dhe përballohet nga punëdhënësi;
b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, të realizuar gjatë ditëve të punës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%.
6. I vetëpunësuari dhe i vetëpunësuari që punëson të tretë, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës, por jo më pak se paga minimale mujore dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në nivelin e pagës maksimale për efekt të kontributeve shoqërore.
7. I vetëpunësuari dhe i vetëpunësuari që punëson të tretë, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve, e barabartë me 1 496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
8. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, të paguajë kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale prej 22 000 (njëzet e dy mijë) lekësh, e barabartë me 5 060 (pesë mijë e gjashtëdhjetë) lekë në muaj.
9. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, të paguajë një kontribut të detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve, e barabartë me 1 496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
10. Personat mbi moshën 18 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, qënuk kane sigurim tjetër të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, të paguajnë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
11. Kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, për kohën e formimit profesional, të personave të punësuar në subjekte që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason), të jetë 0.3% e pagës bruto minimale, e barabartë me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj dhe paguhet totalisht nga punëdhënësi.
12. Për nxënësit e shkollave, të mesme apo profesionale, dhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore, kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale të jetë 0.3% e pagës bruto minimale, e barabartë me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj. Kontributet paguhen nga subjekti ku kryhet praktika dhe për aq kohë sa është përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet tij dhe institucionit përgjegjës ose nga institucioni përgjegjës.
13. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 4 070 (katër mijë e shtatëdhjetë) lekë, nga të cilat 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për sigurime shoqërore dhe 1 496 (një mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.
14. Për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, punëdhënësi të deklarojë dhe të paguajë kontribut minimal mujor në shumën 4 070 (katër mijë e shtatëdhjetë) lekë, nga të cilat 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për sigurime shoqërore dhe 748 (shtatëqind e dyzet e tetë) lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.
15. Llogaritja dhe deklarimi i kontributeve mujore, për personat që janë ekonomikisht aktivë në më shumë se një subjekt juridik ose fizik, bëhet, si më poshtë:
a) Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte dhe në secilin prej tyre merr pagë më të lartë se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt. Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa masa e llogaritur e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale;
b) Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte, dhe në njërin prej tyre paga është më e vogël se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt. Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa llogaritja për kontributet e sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale;
c) Kur i njëjti person, për shkak të natyrës së punës si punonjës pastrimi, punonjës mirëmbajtjeje, lulishtar, e të tjerë të kësaj natyre, është i punësuar në dy ose më shumë subjekte, me orar të reduktuar gjatë ditës dhe puna e kryer në secilin subjekt llogaritet më e vogël se niveli i pagës minimale, njëri nga subjektet, në marrëveshje me punëmarrësin dhe me të tjerët, konsiderohet si punëdhënësi bazë, i cili merr detyrimin për deklarimin e punonjësit si dhe deklarimin e pagesën e kontributeve të detyrueshme. Puna e kryer tek punëdhënësit e tjerë dokumentohet në një kontratë shërbimi, të lidhur midis palëve, ndërsa paga e përgjithshme, për efekt të kontributeve, nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale;
ç) Kur një person fizik i vetëpunësuar punon edhe si anëtar i papaguar i familjes ose një familjar punon në dy persona fizikë, që janë familjarë të tij, kontributet llogariten e paguhen në nivelin minimal, pavarësisht se janë ekonomikisht aktivë në dy subjekte;
d) Rregullat e llogaritjes, të deklarimit, përjashtimet dhe rimbursimit të kontributeve të paguara më tepër se detyrimet ligjore, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.
16. Të vetëpunësuarit në bujqësi të derdhin kontribut vjetor, për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 (tridhjetë e tre mijë) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25 300 (njëzet e pesë mijë e treqind) lekë.
17. Të vetëpunësuarit në bujqësi të derdhin kontribut mujor, për sigurimin e kujdesit shëndetësor, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të barabartë me një vlerë prej 314 (treqind e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
18. Për personat me mandat kushtetues, të punësuarit e emëruar dhe personat e tjerë që trajtohen nga skemat e sigurimeve shoqërore suplementare, të cilët derdhin kontribute për pension suplementar, janë, si më poshtë vijon:
a) Punonjësit që kryejnë funksione kushtetuese, punonjësit e lartë të shtetit, sipas funksioneve, në masën 5, 4, dhe 3 % të pagës bruto;
b) Ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në masën 5% të pagës bruto;
c) Personat që kanë titullin shkencor “Profesor”, “Drejtues kërkimesh”, “Profesor i asociuar”, “Mjeshtër kërkimesh”, kur punojnë në universitetet, shkollat e larta dhe Akademinë e Shkencave, në Republikën e Shqipërisë, në masën 5% të pagës bruto, ndërsa, kur këta persona punojnë në universitete private, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 7 % të pagës bruto.
19. Personat e punësuar në miniera, në nëntokë, të cilët paguajnë kontribute të detyrueshme shtesë, për degën e pensioneve, në masën 5% të pagës mbi të cilën llogaritet kontributi i detyrueshëm i sigurimit shoqëror, nga e cila 3% përballohet nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi.
20. Për të papunët, që përfitojnë pagesë papunësie, për periudhën që trajtohen me këtë pagesë, buxheti i shtetit derdh kontribute për degën e pensioneve dhe për barrëlindje, në masën 23% të pagës minimale.
21. Për ish-punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake, që përfitojnë trajtim financiar të veçantë, personat që u shërbejnë invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe gratë, që dalin në pension për periudhën e kryerjes së arsimit të lartë, buxheti i shtetit derdh kontribute, për degën e pensioneve, në masën 21.6% të pagës minimale.
22. Për personat që kryejnë funksione kushtetuese si dhe punonjësit e lartë të shtetit, për ish-ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetir, të Shërbimit Informativ, të Gardës së Republikës, të Policisë së Burgjeve e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, gjatë kohës së trajtimit me pagesë kalimtare ose pension të parakohshëm, buxheti i shtetit derdh kontribute, për degën e pensioneve, në masën 21.6% të pagës mesatare referuese, sipas gradës dhe funksionit, të indeksuar çdo vit me koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar.
IV. REGJISTRIMI DHE EVIDENTIMI I KONTRIBUTEVE
Subjektet juridikë e fizikë, edhe për efekt të deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, regjistrohen në organet tatimore, sipas përcaktimit në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
1. Kryefamiljarët, që punësojnë persona si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës nëpërmjet një kontrate me shkrim ndërmjet palëve, ku, veç të tjerave, shënohen, detyrimisht, numri personal i identifikimit të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto. Në këtë rast, kryefamiljari përcaktohet në rolin e punëdhënësit dhe, si i tillë, ka detyrimin për regjistrim në organet tatimore dhe për pajisjen, nga këto organe, me numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in).
2. Regjistrimi dhe çregjistrimi nga organet tatimore, i kryefamiljarëve që punësojnë persona si punëtorë shtëpie dhe i personave të vetëpunësuar në veprimtari tregtare, shërbimi apo ambulantë, bëhet sipas një procedure të thjeshtuar, që përcaktohet me udhëzim nga ministri i Financave.
3. Formimi profesional nëpërmjet punës, sipas përcaktimeve në kreun I, realizohet nga punëdhënësi që zhvillon aktivitet ekonomik, sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason). Koha e formimit profesional të personit, për një profesion të caktuar të kualifikuar, mund të zgjatë deri në tre muaj gjithsej dhe vetëm një herë, pavarësisht nga subjektet ku është kryer. Lista e personave pjesëmarrës, periudha e formimit profesional dhe profesioni për të cilin do të kualifikohen deklarohet zyrtarisht nga subjekti, në zyrën përkatëse të punësimit, përpara fillimit të trajnimit. Zyra e punësimit bën evidentimin në një regjistër të veçantë dhe autorizon subjektin për vazhdimin e procesit dhe deklarimin në organet tatimore.
4. Punëdhënësi bën sigurimin e punëmarrësit, duke filluar nga data e fillimit të punës, sipas përcaktimit në kontratën e punës apo në aktin e emërimit dhe vazhdon të paguajë kontribute çdo muaj, gjatë të gjithë kohës që vazhdojnë marrëdhëniet e punës.
5. Kur fillimi dhe ndërprerja përfundimtare e marrëdhënieve të punës bëhen gjatë muajit, si dhe kur gjatë muajit ka ndërprerje të përkohshme, për shkak të përfitimeve afatshkurtra nga skema e sigurimeve shoqërore, kontributet llogariten e paguhen në bazë të pagës së realizuar gjatë ditëve të punës.
6. Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit e kryejnë deklarimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor në total dhe për çdo person, në formë elektronike, në sistemin informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila siguron edhe mbajtjen elektronike të të dhënave të kontributeve të deklaruara nga subjekti, të pagesave të kryera, si dhe të detyrimeve që lindin nga vlerësimet dhe mospagesat.
7. Të vetëpunësuarit në bujqësi regjistrohen në organet e sigurimeve shoqërore pas paraqitjes së këtyre dokumenteve:
a) certifikatës familjare të gjendjes civile;
b) vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pranë organeve të pushtetit vendor, dhe/ose
c) vërtetimin mbi tokën e marrë në përdorim, lëshuar nga strukturat përkatëse, pranë organeve të pushtetit vendor, dhe/ose
ç) kontratën e qiramarrjes së tokës bujqësore, të noterizuar;
d) vërtetimin e lëshuar nga komuna ose bashkia, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari bujqësore/blektorale.
8. Të vetëpunësuarit në bujqësi i paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor individualisht, një herë në tre muaj. Afati i pagesës së kontributeve është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.
9. Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të periudhës së sigurimit, për të përfituar pension mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension dhe për këto periudha do të paguhet sipas masës së kontributit të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin kur kryhet pagesa.
10. Të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore dhe për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për vitin 2015 e në vazhdim, pavarësisht se mund të jenë të pasiguruar për vitet pararendëse. Periudhat për të cilat nuk janë paguar kontributet nuk njihen periudha sigurimi.
11. Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk i kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për periudhat e kaluara, por që i kanë patur kushtet për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi, pavarësisht nga vendbanimi aktual, mund t’i paguajnë kontributet për këto periudha, sipas masës së kontributit, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin kur kryhet pagesa.
12. Nuk është i detyrueshëm sigurimi dhe nuk mund të llogariten detyrimet e kontributeve e të kamatëvonesave për pjesëtarët e familjeve bujqësore, për periudhën që përfitojnë ndihmë ekonomike, sipas ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmat dhe shërbimet shoqërore”. Periudhat, për të cilat nuk janë paguar kontributet, nuk njihen periudha sigurimi.
13. Për efekt të përfitimeve afatshkurtra nga sigurimet shoqërore dhe të përfitimeve të shërbimeve nga sigurimi i kujdesit shëndetësor, vlerësohen të siguruar për tremujorin pasardhës:
a) të vetëpunësuarit, pjesëtarët e papaguar të familjes, të vetëpunësuarit në veprimtari ambulante, nëse i kanë paguar kontributet e tremujorit pararendës brenda datës 20 të muajit pasardhës, pas mbarimit të tremujorit;
b) punëmarrësit e punësuar tek i vetëpunësuari, i cili ka statusin “i vetëpunësuar me punëmarrës”, nëse i kanë paguar kontributet e tremujorit pararendës përpara lindjes së të drejtës për përfitime;
c) të vetëpunësuarit në bujqësi, nëse i kanë paguar kontributet e tremujorit pararendes jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik;
ç) Këta persona, përpara fillimit të trajtimit me përfitime, paguajnë kontributet e tremujorit në vazhdim, nga dita e parë dhe deri në ditën kur lind e drejta e përfitimit.
14. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale, të caktuar nga Këshilli i Ministrave, dhe paguhet nga personi i siguruar në afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar.
15. Kontributet e buxhetit të shtetit, për të papunët që përfitojnë pagesë papunësie, për ish-punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake, që përfitojnë trajtim financiar të veçantë, personat që u shërbejnë invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për gratë që dalin në pension për periudhën e kryerjes së arsimit të lartë, për personat që kanë kryer funksione kushtetuese dhe si ish-punonjës të lartë të shtetit dhe për ish-ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ Shtetëror, të Gardës së Republikës, të Policisë së Burgjeve e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shërbimit, të Kontrollit të Brendshëm, gjatë kohës së trajtimit me pagesë kalimtare ose pension të parakohshëm, derdhen çdo muaj, nga buxheti i shtetit në Fondin e Sigurimeve Shoqërore. Procedurat e llogaritjes dhe të pagesës përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.
16. Kontributet e llogaritura dhe të derdhura evidentohen në bazën e të dhënave, të krijuar për këtë qëllim. Instituti i Sigurimeve Shoqërore evidenton kontributet individuale të personave të siguruar sipas numrit personal i identifikimit. Kontributet për shtetasit e huaj evidentohen sipas numrit të sigurimit dhe, në rastet kur nuk ekziston, të përdoret numri personal i identifikimit që personi ka në pasaportë. Procedurat e evidentimit, dokumentacioni bazë dhe kontrolli i saktësisë së mbartjes së të dhënave, nga dokumentet bazë në kartelat individuale të kontributeve, përcaktohet me rregullore të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
17. Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është dokumenti me të cilin pajiset çdo kontributpagues, që evidenton kontributet e paguara dhe shërben si dokument bazë individual për realizimin e së drejtës për përfitime e shërbime. Instituti i Sigurimeve Shoqërore realizon prodhimin dhe plotëson kërkesat e punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve me librezat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kundrejt pagesës së çmimit nga ana e tyre.
18. Personat juridikë punëdhënes pajisin të punësuarit me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe i plotësojnë ato çdo muaj, në datën e pagesës së pagës mujore.
19. Për të vetëpunësuarit dhe pjesëtarët e familjes, për punëmarrësit e punësuar tek i vetëpunësuari, që ka statusin “i vetëpunësuar me punëmarrës”, për personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulantë, për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe për personat e siguruar vullnetarisht, libreza e kontributeve plotësohet dhe vërtetohet nga strukturat lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
V. PROCEDURAT E KALIMIT TË KONTRIBUTEVE DHE MBLEDHJA E BORXHEVE
1. Kontributet, gjobat dhe interesat e lidhura me to, paguhen nga punëdhënësit dhe nga të vetëpunësuarit në llogaritë bankare të përcaktuara për këtë qëllim, të çelura në bankat e nivelit të dytë, apo edhe nëpërmjet “Postës Shqiptare”, sh.a, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila është përgjegjëse për administrimin e këtyre llogarive, si për të gjitha llogaritë e tjera, për të ardhurat tatimore. Dokument bazë për pagesën e tyre është urdhërpagesa e printuar nga sistemi informatik, bazuar në deklaratën e listëpagesës, njoftimin e vlerësimit për detyrimet dhe çdo dokument tjetër ligjor, i miratuar për këtë qëllim.
2. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, për personat e punësuar si punëtorë shtëpie, paguhen nga kryefamiljari, i përcaktuar si punëdhënës, në bankat e nivelit të dytë, sipas procedurave të vendosura për këtë qëllim. Pagesa e kontributeve bëhet çdo tre muaj, sipas rregullave për pagesat e kontributeve nga personat e vetëpunësuar në biznesin e vogël.
3. Bankat e nivelit të dytë, në fund të çdo dite, raportojnë në mënyrë të hollësishme në Bankën e Shqipërisë dhe në organet tatimore lëvizjen dhe gjendjen progresive të llogarive për kontributet e paguara për sigurimet shoqërore dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor. Për gjendjen e këtyre llogarive njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe, nëpërmjet saj, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Procedurat e evidentimit, të njoftimit dhe të kalimit të kontributeve në llogaritë e Fondit të Sigurimeve Shoqërore dhe në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.
4. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimeve të kujdesit shëndetësor nga të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare paguhen në llogaritë bankare apo në zyrat e “Postës Shqiptare”, sh.a., sipas marrëveshjeve, ndërmjet tyre, dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është përgjegjës për administrimin e tyre.
5. Për personat e vetëpunësuar në bujqësi, shuma e detyrimit kontributiv dhe e kamatëvonesave llogaritet nga organet e sigurimeve shoqërore. Dokument bazë për llogaritjen dhe evidentimin e tij është akt-detyrimi tip, i cili plotësohet nga organet e sigurimeve shoqërore, jo më vonë se tre muaj nga kalimi i afatit ligjor për pagesën e kontributeve ose, përfundimisht, në datën e pagesës së kontributeve. Shuma e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesat evidentohet në kontabilitetin e sigurimeve shoqërore, sipas procedurave të miratuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
6. Kontributet vullnetare të sigurimeve të kujdesit shëndetësor paguhen në llogaritë bankare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
7. Kontributet e papaguara në afatet e përcaktuara, dhe interesat e lidhura me to, vlerësohen detyrim ndaj Fondit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sipas përkatësisë.
VI. SHKËMBIMI I INFORMACIONIT PËR KONTRIBUTET DHE PAGESAT
1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në procedurën e komunikimit on-line midis sistemeve informatike, të ngritura nga institucionet, dërgon:
a) Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore:
i. Deklaratën e listëpagesës me të dhënat përmbledhëse të saj, sipas të gjitha rubrikave, për çdo NIPT;
- Shumat e kontributeve dhe interesave, të derdhura sipas NIPT-eve, muajve dhe bankën ku është bërë derdhja;
- Listëpagesat për çdo NIPT, me të dhënat sipas të gjitha rubrikave, për çdo person, të identifikuar edhe me numrin personal, shuma e kontributeve e të cilave është derdhur plotësisht;
- Të dhënat e mësipërme transmetohen edhe për çdo version të fundit të listëpagesës;
- Listën e subjekteve aktivë me të dhënat identifikuese dhe numrin e punonjësve.
Të dhënat e mësipërme dërgohen në komunikim on–line, midis sistemeve informatike të ngritura në të dy institucionet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore hartojnë marrëveshjet dhe protokollet e përbashkëta të shkëmbimeve elektronike.
- Në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:
- Deklaratën e listëpagesës me të dhënat përmbledhëse të saj, sipas të gjitha rubrikave, për çdo NIPT;
- Shumat e kontributeve dhe interesave të derdhura sipas NIPT-eve, muajve dhe bankën ku është bërë derdhja;
- Listëpagesat për çdo NIPT, me të dhënat sipas të gjitha rubrikave, për çdo person të identifikuar edhe me numrin personal, shuma e kontributeve e të cilave është derdhur plotësisht;
- Të dhënat e mësipërme transmetohen edhe për çdo version të fundit të listëpagesës;
- Listën e subjekteve aktivë, me të dhënat identifikuese dhe numrin e punonjësve.
Të dhënat e mësipërme dërgohen në komunikim on–line midis sistemeve informatike të ngritura në të dy institucionet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Fondi i Sigurimit Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor hartojnë marrëveshjet dhe protokollet e përbashkëta të shkëmbimeve elektronike.
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgon në Institutin e Statistikave (INSTAT), të dhënat statistikore për numrin e subjekteve të regjistruara dhe numrin e kontribuesve, sipas veprimtarisë që ushtrojnë.
- Strukturat në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dërgojnë në strukturat përkatëse të sigurimeve shëndetësore, zyrtarisht dhe në format elektronik, të dhënat për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe interesat e paguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi, deri në datën 10 të muajit pasardhës të muajit kur është derdhur kontributi.
- Kur nuk ka të dhëna, për shkak të mosdorëzimit nga tatimpaguesit të deklaratave të listëpagesave, administrimi bëhet në përputhje me përcaktimet e ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” .
VII. BAZA E VLERËSUAR
Shuma mujore e përfitimeve varet nga baza e vlerësueshme dhe periudha e sigurimit.
1. Baza e vlerësuar mesatare mujore, për efekt të llogaritjes së përfitimit, është e barabartë me pagën bruto mujore mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për periudhën, pjesëtuar me shumën e muajve të periudhës së përcaktuar.
2. Baza e vlerësuar mujore neto do të jetë shuma që del pasi nga baza e vlerësuar e çdo muaji zbritet tatimi mbi të ardhurat nga puna, shuma e kontributit të sigurimeve shoqërore, të sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të sigurimit suplementar të detyrueshëm, që zbritet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi.
3. Baza e vlerësuar mesatare mujore neto, për llogaritjen e përfitimeve për sëmundje, barrëlindje, dhe për të ardhura të tjera afatshkurtëra, do të jetë shuma e bazës së vlerësuar neto, sipas muajve, pjesëtuar me numrin e muajve të periudhës së caktuar.
4. Baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së të ardhurave për barrëlindje, për gruan, e cila gjatë periudhës së shtatzanisë ka, së paku, një muaj sigurim, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesja nuk ka pagë për gjatë 12 muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore, me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror, për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 12. Baza e vlerësuar llogaritet në të njëjtën mënyrë edhe për rastet kur përfituesi është bashkëshorti, me kusht që ky i fundit të ketë jo më pak se 12 muaj sigurim, si dhe të jetë i siguruar, së paku, për një muaj nga data e lindjes së fëmijës.
5. Baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së të ardhurave për invaliditet të plotë ose të pjesshëm, të përhershëm, nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesi nuk ka pagë për gjatë 12 muajve të vitit të fundit, nga data e lindjes së të drejtës për përfitim, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike, për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore, me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror, për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 12.
6. Baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së të ardhurave për sëmundje, nga dita e 15 e raportit mjekësor e në vazhdim, për kompensim sëmundje dhe për llogaritjen e të ardhurave për paaftësi të përkohshme në punë, nga aksidentet ose sëmundjet profesionale, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesi nuk ka pagë për disa muaj, gjatë 6 muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike, për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore, me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror, për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 6.
7. Baza e vlerësuar mujore neto, për llogaritjen e të ardhurave shtesë për përkujdesje ndaj invalidit, do të jetë shuma që del pasi nga baza e vlerësuar mesatare mujore, mbi të cilën është llogaritur pensioni, zbritet tatimi mbi të ardhurat personale nga puna, shuma e kontributit të sigurimeve shoqërore, të sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të sigurimit suplementar të detyrueshëm, që zbritet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi, në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim.
8. Baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së pensionit, për personat e vetëpunësuar në bujqësi, për personat që punojnë si punëtor shtëpie dhe për personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbime ambulante, pavarësisht se kanë paguar kontribute, në bazë të tarifave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, do të jetë e barabartë me pagën minimale, të përcaktuar për efekt të pagesës së kontributeve, në vitin përkatës.
9. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nxjerr rregullore të veçantë për llogaritjen dhe procedurën e indeksimit të bazës së vlerësuar për efekt të përfitimeve.
VIII. SHUMA BAZË E PËRFITIMEVE
1. Shuma bazë e përfitimit nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, kur e drejta ka lindur deri në datën 31.12.2014, të jetë 12 264 (dymbëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, kur përfituesi plotëson kushtet, si më poshtë:
a) për pension pleqërie, të ketë plotësuar më shumë se 17 vjet e gjashtë muaj si vjetërsi pune, në marrëdhënie me ish-ndërmarrjet ose institucionet shtetërore, apo si persona të siguruar pas vitit 1994;
b) për pension invaliditeti, të ketë plotësuar më shumë se gjysmën e periudhës minimale të sigurimit, të përcaktuar për këtë lloj pensioni, në marrëdhënie pune me ish-ndërmarrjet ose institucionet shtetërore, apo si persona të siguruar pas vitit 1994;
c) për nënën që ka lindur 6 e më shumë fëmijë, të cilët janë rritur mbi moshën 8 vjeç, të ketë plotësuar më shumë se 30 vite si vjetërsi pune në marrëdhënie me ish-ndërmarrjet ose institucionet shtetërore, apo si person i siguruar pas vitit 1994.
2. Shuma bazë e përfitimit të jetë 8 398 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë në muaj, për personat që e drejta e përfitimeve u ka lindur deri në datën 31.12.2014, por që nuk e kanë plotësuar vjetërsinë e punës dhe periudhën e sigurimit, sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij kreu.
3. Shuma bazë mujore e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, për personat që plotësojnë kushtet për përfitim, sipas dispozitave të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë 12 264 (dymbëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj. Përfituesit e pensionit të parakohshëm kanë të drejtën e kompensimit të të ardhurave, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve” dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi i të ardhurave të jetë 14 414 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e katërmbëdhjetë) lekë në muaj. Në rastet kur pensioni për vjetërsi shërbimi rezulton më i lartë se pensioni bazë dhe, bashkë me kompensimet, rezulton më i lartë se shuma e të ardhurave minimale prej 14 414 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e katërmbëdhjetë) lekë, kompensimet jepen pjesore, deri në plotësimin e kësaj shume.
4. Shuma bazë e pensionit, për personat që plotësojnë periudhën e sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 92, të ligjit, kur e drejta për përfitim lind nga data 1.1.2015 e në vazhdim, përfshi edhe këtë datë, të jetë 6 750 (gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë. Për llogaritjen e pensionit individual shuma bazë, e përcaktuar si më lart, shumëzohet me muajt e sigurimit, që personi ka arritur nëpërmjet derdhjes së kontributeve dhe pjesëtohet me muajt e sigurimit, të përcaktuara në nenin nr.92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, që i referohet vitit të lindjes së të drejtës për pension. Për efekt të llogaritjes së shumës bazë individuale, konsiderohet një muaj i plotë vetëm kur periudha e sigurimit është mbi 15 ditë.
5. E ardhura për barrëlindje për gratë, të cilat periudhën e sigurimit për efekt të përfitimit të barrëlindjes e kanë si persona të vetëpunësuar në bujqësi, ose kane më shumë se 6 muaj të periudhës së fundit të sigurimit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, si persona të vetëpunësuar në bujqësi, duke filluar nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë 8 398 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë në muaj.
6. Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribute deri në plotësimin e moshës për pension, sipas nenit 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar. Përjashtohen nga përfitimi i pensonit të reduktuar personat që në periudhën e përgjithshme të sigurimit kanë edhe vite të siguruara si persona të vetëpunësuar në bujqësi, nga viti 1994 e deri në mbushjen e moshës për përfitimin e pensionit.
IX. PAGESA E PËRFITIMEVE
1. Përfitimet afatshkurtra për sëmundje, barrëlindje dhe aksidente në punë e sëmundje profesionale, në favor të të punësuarit, llogariten nga punëdhënësi, ndërsa, për personat fizikë, nga strukturat lokale të sigurimeve shoqërore. Fondet për mbulimin e këtyre pagesave transferohen nga llogaritë e sigurimeve shoqërore në llogarinë e personit, juridik apo fizik, ose në llogarinë individuale të përfituesit, pranë bankave të nivelit të dytë, një herë në muaj, pas miratimit nga organet e sigurimeve shoqërore të listëpagesës. Procedura e kontrollit të listëpagesave dhe e miratimit të llogaritjeve përcaktohet me rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
2. Përfitimet mujore afatgjata u paguhen përfituesve nëpërmjet “Postës Shqiptare”, sh.a., subjekteve financiare profesionale, të pajisura me dokumentet përkatëse nga Banka e Shqipërise dhe bankave të nivelit të dytë. Subjektet, që do të kryejnë shërbimin e pagesave, caktohen nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Rregullat dhe procedurat e pagesës përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve.
X. BASHKËPUNIMI NDËRMJET INSTITUCIONEVE
1. Marrëdhëniet administrative e financiare, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bankave të nivelit të dytë dhe “Postës Shqiptare”, sh.a., rregullohen me akte nënligjore dhe me marrëveshje të përbashkëta.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kontrollon edhe dokumentacionin që vërteton pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga personat e punësuar dhe të vetëpunësuar në veprimtari transporti. Kjo drejtori nuk do të ofrojë asnjë shërbim nëse drejtuesit e mjeteve nuk kanë shlyer detyrimet për sigurimet shoqërore dhe ato tatimore.
3. Subjektet juridike e fizike, që punësojnë invalidë, janë të detyruar të zbatojnë këshillat mjekësore lidhur me punën dhe zgjatjen e orarit të saj, të përcaktuara në vendimet e Komisioneve Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe të njoftojnë zyrtarisht organet e sigurimeve shoqërore për plotësimin e kushteve të punës të invalidëve, pagën, si dhe për ndryshimin e tyre gjatë periudhës që i siguruari përfiton trajtim financiar si invalid. Procedurat dhe dokumentacioni përcaktohen me rregullore të ISSH-së.
XI. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Personave, që kanë plotësuar moshën për pension pleqërie, sipas përcaktimeve në nenin 31, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, por që, deri më 31.12.2014 nuk plotësojnë periudhën e sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 92, dhe, ndërkohë, vazhdojnë sigurimin e detyrueshëm, pensioni do t’u llogaritet sipas dispozitave ligjore në fuqi, në momentin e ndërprerjes së sigurimit të detyrueshëm.
2. Personave, që kanë plotësuar kriteret për përfitimin e pensionit të plotë përpara datës 31.12.2014 dhe, ndërkohë, vazhdojnë sigurimin e detyrueshëm, pensioni do t’u llogaritet sipas dispozitave në fuqi, në momentin e plotësimit të kushteve për pension, ndërsa shtesa mbi pension, për shtyrjen e datës së daljes në pension, apo të ndërprerjes së tij, dhe rimarrjes në një datë të mëvonshme, sipas nenit 33, të ligjit, do të llogaritet sipas dispozitës në fuqi në vitin përkatës.
3. Vendimet nr.1114, datë 30.7.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.10383, datë 24.2.2011, “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shfuqizohen.
4. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të nxjerrin udhëzimet e nevojshme, në zbatim të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2015.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V e n d i m
PËR
ZBATIMIN E LIGJIT NR.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Periudha e sigurimit në procese pune në miniera në nëntokë dhe periudha e përgjithshme e sigurimit
1. Në zbatim të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”,:
- njihet si periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, deri në datën 30.9.1993, çdo periudhë pune e kryer sipas kritereve të përcaktuara në kreun I, të vendimit nr.526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar;
- njihet si periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, pas datës 30.9.1993, çdo periudhë pune e kryer dhe e dokumentuar, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin nr.526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar, pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik në subjekte private apo me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror;
- pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihet si periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, puna e kryer dhe e dokumentuar në subjekte private apo me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror, vetëm kur janë derdhur kontributet shtesë, në masën 5% të pagës bruto, për efekt kontributi;
ç) për personat që, deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, përfitonin trajtimin e veçantë financiar sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar,:
- do të konsiderohet periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, periudha që është njohur dhe miratuar, si periudhë pune në nëntokë, në vendimin e caktimit të trajtimit të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë;
- do të konsiderohet periudhë sigurimi e vlerësuar me pagë minimale edhe e gjithë periudha nga data e fillimit të trajtimit të veçantë financiar deri në datën e fillimit të pensionit;
- paga neto për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensionit, kur e drejta për përfitim lind deri në datën 31.12.2014, sipas periudhës së zgjedhur, do të jetë paga neto e tri viteve rresht në dhjetë vitet e fundit të punës, e indeksuar me indekset e përcaktuara nga Ministria e Financave, kur pagat përzgjidhen përpara datës 1.10.1993 dhe me vendime të Këshillit të Ministrave për periudhën pas datës 1.10.1993.
2. Të gjitha periudhat e njohura si periudha sigurimi në zbatim të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të njihen si periudha sigurimi të përgjithshme për efekt të këtij ligji.
- KONTRIBUTET DHE FINANCIMI I PËRFITIMEVE
- Punonjësit, që kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, do të paguajnë kontibutet e detyrueshme, sipas përcaktimeve të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe kontributet shtesë, sipas nenit 6, të ligjit nr.150/2014,datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. Kontributi shtesë do të llogaritet dhe do të paguhet në masën 5% të pagës bruto, brenda kufirit të pagës minimale dhe maksimale, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky kontribut shtesë do të paguhet në masën 3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi.
- Punëdhënësit e punonjësve, që kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, janë të detyruar të llogaritin dhe të derdhin kontributin shtesë në të njëjtën llogari dhe me të njëjtën procedurë, si për kontributin e detyrueshëm të sigurimit shoqëror. Evidentimi i procesit të punës në nëntokë do të bëhet në kolonën, “kontribut shtesë” në formatin e deklaratës së listëpagesës së miratuar.
- Diferenca ndërmjet të ardhurave nga kontributet shtesë dhe shpenzimeve të programuara deri në plotësimin e moshës së daljes në pension, sipas përcaktimeve të neneve 31 dhe 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, do të financohet nga buxheti i shtetit sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave.
- PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PËRFITIMEVE
- Në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, pensioni i pleqërisë për punonjësit që kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e paraqet atë së bashku me dokumentacionin përkatës, pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin.
Procedura e aplikimit, dokumentacioni i kërkuar si dhe procedura e caktimit, administrimit dhe pagesës së pensioneve përcaktohen me rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
- Llogaritja e pensioneve të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë, në zbatim të neneve 3 e 4, të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, bëhet nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ku minatori ka qendrën e tij të banimit.
- Pensioni llogaritet sipas përcaktimeve në nenet 32 e 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, në varësi të momentit kur subjekteve përfituese u lind e drejta për përfitim të pensionit sipas ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
- Personave, që plotësojnë kushtet për përfitim sipas përcaktimeve të këtij ligji, deri në datën 31.12.2014, pensioni do t’u llogaritet sipas dispozitave ligjore në fuqi deri në këtë datë. Masës së pensionit të llogaritur do t’i shtohen dhe kompensimet e të ardhurave sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”.
- Nëse e drejta për përfitim, sipas nenit 3, të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, u ka lindur ish-punonjësve të nëntokës, që përfitonin trajtimin e veçantë në përputhje me ligjin nr.8685, datë 9.11.2000, të ndryshuar, deri në datën 31.12.2014, do të veprohet, si më poshtë vijon:
- Kur kërkesa për pension është paraqitur brenda vitit nga data e lindjes të së drejtës, por deri në atë moment kanë tërhequr trajtimin e veçantë financiar, pensioni do të caktohet sipas neneve 32 e 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, në fuqi deri më 31.12.2014, me datë fillimi nga data e lindjes të së drejtës dhe do të paguhet diferenca mes pensionit të pleqërisë dhe trajtimit të veçantë financiar si punonjës i nëntokës;
- Kur kërkesa për pension është paraqitur pasi ka kaluar një vit nga data e lindjes të së drejtës, por deri në atë moment kanë tërhequr trajtimin e veçantë financiar, pensioni do të caktohet sipas neneve 32 e 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, në fuqi deri më 31.12.2014, me datë fillimi pagese nga data e paraqitjes së kërkesës dhe do të paguhet vetëm diferenca mes pensionit të pleqërisë dhe trajtimit të veçantë financiar si punonjës i nëntokës, nga data e paraqitjes së kërkesës.
- Për rastet kur subjekteve përfituese të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, të cilat përfitonin trajtimin e veçantë sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, u lind e drejta për përfitim pas datës 31.12.2014, pensioni do të caktohet sipas neneve 32 e 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar me ligjin nr.104/2014, datë 31.7.2014.
Përfitimet sipas ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, do të jenë objekt auditimi nga organet përkatëse audituese të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në përputhje me rregulloren përkatëse.
- EFEKTET FINANCIARE
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të cilat llogariten në shumën 793 milionë lekë për pensione dhe shpenzime të tjera administrative, të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i programuar për vitin 2015.
- Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi dhe nxjerrjen e rregullores përkatëse.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, për pensionet, ndërsa për kontributet, efektet financiare fillojnë nga data 1.1.2015.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE ZGJERIM I RRUGËS “DON GJON BUZUKU”, KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës “Don Gjon Buzuku”, Korçë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë truall, banesë dhe ndërtesë, me një vlerë të përgjithshme prej 88 587 210 (tetëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 88 587 210 (tetëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh të përballohet nga subjekti kërkues, Bashkia Korçë, kurse shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
5. Shpronësimi të fillojë në datën 5.2.2015.
6. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Korçë.
7. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.241, DATË 31.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRYERJEN, NGA “POSTA SHQIPTARE”, SH.A., TË SHËRBIMEVE POSTARE, FINANCIARE DHE SHËRBIMEVE TË TJERA, QË JANË NË PËRPUTHJE ME VEPRIMTARINË E KËSAJ POSTE, PËR INSTITUCIONET E QEVERISJES QENDRORE E VENDORE, INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE SI DHE SHOQËRITË TREGTARE ME KAPITAL SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 7, të ligjit nr.8530, datë 23.9.1999, “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në titull dhe në pikën 1, të vendimit nr.241, datë 31.3.2011, të Këshillit të Ministrave, hiqen fjalët “ … si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror…”.
2. Ngarkohet ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE, QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2015, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË SHËRBIMIT KËSHILLIMOR FINANCIAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË, DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së shërbimit këshillimor financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I AMFITEATRIT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Rehabilitimi i Amfiteatrit të Durrësit”, miratuar me vendimin nr.112/2014, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi për pasurinë truall dhe ndërtim, me një vlerë të përgjithshme ndërtimi prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
5. Shpronësimi të fillojë në datën 31.1.2015.
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
7. Shpenzimet për botimet publike në gazeta të përballohen nga fondet e aparatit të Ministrisë së Kulturës, zëri “602”.
8. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “sipas kartelës së pasurisë”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të pronës nr.598, me emërtim “Qendër Mobilizimi”, me vendndodhje në Gjirokastër, dhe për një ndryshim në Vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, të pronës së paluajtshme shtetërore nr.598, me emërtim “Qendër Mobilizimi”, me vendndodhje në Gjirokastër, sipas formularit standard të inventarizimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sistemimin e administratës së disa prej institucioneve të drejtësisë për ta përdorur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
- Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve dhe ndërtesave të gjykatave të rretheve dhe të gjykatave të apelit”, të ndryshuar.
- Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër u ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e pronës së përcakuar në këtë vendim, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
- Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL PËR PERIUDHËN 2016 – 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2016 – 2018, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2/1 e nr.2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
- Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
Miratimin E PROTOKOLLIT PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM, 2014-2016, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin e protokollit për bashkëpunimin për zhvillim, 2014 – 2016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.267, DATË 21.4.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR BASHKËRENDIMIN E PUNËS SË ALUIZNI-T ME ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DHE AGJENCINË E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, PËR PROCEDURAT E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fund të pikës 5, të vendimit nr.267, datë 21.4.2010, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf me përmbajtjen, si më poshtë vijon:
“Relacionet shpjeguese, së bashku me planet e rilevimit, të depozituara pranë ZRPP-së, rishikohen nga ALUIZNI nëse evidentohen ndryshime në gjendjen faktike të njësive të ndërtuara. ALUIZNI depoziton relacionin dhe planin e rilevimit, të rishikuara, për zonën me përparësi turizmin, në ZRPP-në përkatëse, duke zëvendësuar ato pararendëse.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE ZGJERIM I RRUGËS “DON GJON BUZUKU”, KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
10. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës “Don Gjon Buzuku”, Korçë”.
11. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
12. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë truall, banesë dhe ndërtesë, me një vlerë të përgjithshme prej 88 587 210 (tetëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh.
13. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 88 587 210 (tetëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh të përballohet nga subjekti kërkues, Bashkia Korçë, kurse shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
14. Shpronësimi të fillojë në datën 5.2.2015.
15. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Korçë.
16. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
17. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
18. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.241, DATË 31.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRYERJEN, NGA “POSTA SHQIPTARE”, SH.A., TË SHËRBIMEVE POSTARE, FINANCIARE DHE SHËRBIMEVE TË TJERA, QË JANË NË PËRPUTHJE ME VEPRIMTARINË E KËSAJ POSTE, PËR INSTITUCIONET E QEVERISJES QENDRORE E VENDORE, INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE SI DHE SHOQËRITË TREGTARE ME KAPITAL SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 7, të ligjit nr.8530, datë 23.9.1999, “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Në titull dhe në pikën 1, të vendimit nr.241, datë 31.3.2011, të Këshillit të Ministrave, hiqen fjalët “ … si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror…”.
4. Ngarkohet ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE, QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000,datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2015, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
Ndryshimin, NGA TOKË BUJQëSORE “arë” në tokë urbane, “truall”, TË sipërfaqes prej 15 000 m2, NË ZONAT KADASTRALE NR.2119 dhe nr.2105, Kashar, tiranë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ndryshimin, nga tokë bujqësore “arë” në tokë urbane, “truall”, të sipërfaqes prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) m2, në zonat kadastrale nr.2119 dhe nr.2105, Kashar, Tiranë, sipas të dhënave në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, të Qarkut Tiranë, të pasqyrojë, në dokumentacionin kadastral përkatës, ndryshimin e kategorisë së resursit, nga tokë bujqësore “arë” në tokë urbane, “truall”, për sipërfaqen prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) m2, në zonat kadastrale nr.2119 dhe nr.2105, Kashar, Tiranë.
- Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të bëjë ndryshimin e llojit të pasurive, në certifikatat e pasurive, sipas të dhënave për pasurinë e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË SHËRBIMIT KËSHILLIMOR FINANCIAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË, DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së shërbimit këshillimor financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I AMFITEATRIT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
11. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Rehabilitimi i Amfiteatrit të Durrësit”, miratuar me vendimin nr.112/2014, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.
12. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
13. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi për pasurinë truall dhe ndërtim, me një vlerë të përgjithshme ndërtimi prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh.
14. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 21 660 027 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e shtatë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
15. Shpronësimi të fillojë në datën 31.1.2015.
16. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Kulturës.
17. Shpenzimet për botimet publike në gazeta të përballohen nga fondet e aparatit të Ministrisë së Kulturës, zëri “602”.
18. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “sipas kartelës së pasurisë”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.
19. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
20. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të pronës nr.598, me emërtim “Qendër Mobilizimi”, me vendndodhje në Gjirokastër, dhe për një ndryshim në Vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, të pronës së paluajtshme shtetërore nr.598, me emërtim “Qendër Mobilizimi”, me vendndodhje në Gjirokastër, sipas formularit standard të inventarizimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sistemimin e administratës së disa prej institucioneve të drejtësisë për ta përdorur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
- Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve dhe ndërtesave të gjykatave të rretheve dhe të gjykatave të apelit”, të ndryshuar.
- Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër u ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e pronës së përcakuar në këtë vendim, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
- Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL PËR PERIUDHËN 2016 – 2018
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2016 – 2018, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2/1 e nr.2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
- Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
Miratimin E PROTOKOLLIT PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM, 2014-2016, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin e protokollit për bashkëpunimin për zhvillim, 2014 – 2016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.267, DATË 21.4.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR BASHKËRENDIMIN E PUNËS SË ALUIZNI-T ME ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DHE AGJENCINË E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, PËR PROCEDURAT E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fund të pikës 5, të vendimit nr.267, datë 21.4.2010, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf me përmbajtjen, si më poshtë vijon:
“Relacionet shpjeguese, së bashku me planet e rilevimit, të depozituara pranë ZRPP-së, rishikohen nga ALUIZNI nëse evidentohen ndryshime në gjendjen faktike të njësive të ndërtuara. ALUIZNI depoziton relacionin dhe planin e rilevimit, të rishikuara, për zonën me përparësi turizmin, në ZRPP-në përkatëse, duke zëvendësuar ato pararendëse.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.