Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Deklaratë për shtyp e ministrit të Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar SHQIPËRIA2030, Arben Ahmetaj:

Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët avancimin e Planit Kombëtar Shqipëria 2030. Plani Kombëtar nuk do të jetë një strategji e bazuar në teoritë ekonomike por do të jetë një plan i detajuar zhvillimi me reforma konkrete, me aksione konkrete, me projekte konkrete dhe me një kalendarizim muaj pas muaji dhe vit pas viti. Synimi i Planit Kombëtar është vazhdimi i transformimit ekonomik të Shqipërisë dhe realizimi i ëndrrës së madhe të shqiptarëve për integrimin europian të Shqipërisë.

Brenda Planit Kombëtar 2030, sic e ka konfirmuar dhe Kryeministri Rama dje, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat, për shqiptarët që bëjnë, ose punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar me shqiptarët iniciativën e fundit që ka të bëjë me clirimin nga taksat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiro 14 mln lekë.

Zero tatim-fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Kjo është një mundësi shumë e madhe për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që do të hapë një biznes, një fillesë sipërmarrjeje në Republikën e Shqipërisë, do të jetë i cliruar nga taksat, nga tatim-fitimi, nga kontrolli i vazhdueshëm i tatimorëve dhe përundrazi në këtë mënyrë do t’i bashkohet institucioneve shtetërore në funksion dhe në të mirë të buxhetit të shtetit duke pozitivisht presuar dhe shtyrë biznesin e madh që të formalizohet cdo ditë e më tepër.

Zerimi i tatim-fitimit, ashtu sic iu referua dhe Kryeministri dje, mund të shoqërohet me heqjen e tatimit të vlerës së shtuar. Ne kemi angazhuar një sërë specialistësh vendas dhe të huaj në kuadrin e Planit Kombëtar 2030, pra Shqipëria 2030 për të pasur aty reflektim për cdo shqiptar që do të jetojë me punë të ndershme për cdo shqiptar jashtë atdheut që do t’i rikthehet punës në atdheun e vet dhe unë jam pozitivisht i shtyrë të them që dhe kërkesa që ka bërë Kryeministri për sa i përket heqjes së tatimit të vlerës së shtuar pas kalkulimit dhe projeksioneve që i bëjmë për vite të tëra në vazhdim ekonomisë apo dhe detajimit të procedurave të mundshme për ta thjeshtëzuar të gjithë procedurën dhe qasjen që kemi me sipërmarrjen për sa i përket jo vetëm taksave por në këtë rast TVSH, unë jam pozitivisht i shtyrë të ndaj me shqiptarët që shumë shpejt do të kemi edhe këtë lajm po kaq të rëndësishëm për heqjen e tatimit të vlerës së shtuar.

Kjo iniciativë do konfirmohet në parlament brenda këtij sesioni. Përpara se ne të mbyllim punimet e parlamentit në fund të korrikut të këtij viti biznesi i vogël, shqiptarët do ta kenë të konfirmuar në parlament me ligj atë që dje Kryeministri ka komunikuar dhe avancuar si iniciativë të Qeverisë dhe të tij në lidhje me lehtësimin e barrës fiskale për cdo qytetar dhe sidomos për biznesin e vogël që konsiderohet si një punëdhënës i rëndësishëm ashtu sic tregoi edhe gjithë periudha që kauam me sukses gjatë Covid 19.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.