Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Gjatë vitit 2023 rritja e pagave u konsiderua si prioritet kombëtar dhe mori vëmendjen kryesore të qeverisë. Në muajin prill  u dakordësua projektligji për reformën e re të pagave, duke realizuar një rritje domethënëse të pagave për administratën publike, punonjësit në fushën e shëndetësisë, të arsimit, të sigurisë, etj.

-U bë një rritje e konsiderueshme e pagave të pedagogëve të universiteteve të gjithë sistemit arsimor universitar, me 20%.

-U rrit paga bazë për infermierët, në përputhje edhe të pozicioneve të punës.

-U rritën ndjeshëm pagat për Forcat e Armatosura, si dhe për gjithë sistemin e sigurisë. Po kështu u rritën pagat për zjarrfikësit

-Rritja e pagave e nisur në vitin 2023 do të vijojë me buxhetin e vitit 2024, deri në realizmin e objektivit për vendosjen e pagës mesatare prej 900 eurosh.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.