Engjëll Agaçi
Z. Engjëll Agaçi, është lindur në Fier, më 15 Shkurt 1969.
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Tor Vergata”, në Romë, ku edhe ka ushtruar për shumë vite profesionin e Avokatit.
Në vijim ka qënë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike të Krahasuar, duke e finalizuar me përfundimin e doktoraturës në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku dhe ka përfituar titullin Doktor Shkencash.
Më 17 Tetor 2015, Këshilli i Përgjithshëm i Akademisë Norman (Norman Academy) në Itali, i ka akorduar titullin honorifik “Akademik Nderi”.
Më 02 Qershor 2023, Presidenti i Republikës së Italisë, SHTZ. Sergio Mattarella, i ka akorduar titullin “Kalorës I Meritës së Republikës së Italisë”.
Nga data 15 shtator 2013- në vijim, mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë.
Email: engjell.agaci@kryeministria.al
Adresa: “Bulevardi Dëshmoret e Kombit” , Nr.1, Tiranë
Orari: e Hënë – e Enjte 08:00 – 16:30
e Premte 08:00 – 14:00