Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit. Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier.

“Kemi filluar punimet në nëntor është rruga që lidh Shirokën me fshatin Zogaj, me doganën e Malit të Zi. Rruga është 6.5 kilometër e gjatë, 4.5 kilometrat e parë janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit, kurse më tej në fshatin Zogaj kalon me Bypass. Punimet siç thashë kanë filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe do të përfundojnë brenda 1 viti. Rruga ka dhe korsi biçikletash në pjesën e liqenit.” – shpjegoi përfaqësuesi i FShZh.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, tha se rruga e re është investim i shumëpritur për zonën. “Krijon krejt lidhjen dhe oferta turistike, pastaj bëhet bashkë me Malin e Zi te pjesa e Krajës që lidhet, plus që nga ana teknike rruga është e bërë gati 10 metra e gjerë dhe 2 korsi, është investim shumë i kompletuar dhe shumëpritur për zonën.” – u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se me realizimin e saj hapet një perspektivë e re turistike për zonën.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.