- Zerohet taksa për pagat deri në 40 mijë,
- Përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë,
- Reduktohet taksa mbi pagat 150-200 mijë lekë.
Taksa për bizneset/ krahasim me rajonin
Vendet e rajonit qytetarët sot paguajnë më shumë sigurime shoqërore, apo tatim mbi të ardhurat se sa në Shqipëri. Konkretisht:
Në Shqipëri, për 95 mijë biznese, TVSH-ja është 0, në Serbi është 20 % në Maqedoni, është 18 %.
- Tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla në Shqipëri është 0, në Maqedoni është 10 %, në Serbi është 15 %.
- Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri janë 27,9%, në Maqedoni 42,5 %. Në Serbi 47.5 %.
- Norma e inflacionit, që ha dhe ajo pjesën e vetë sot nga pagat në Shqipëri, është 3.9, në Maqedoni është 7.6, në Serbi është 8.8.
•Lidhur me pagën minimale 32 mijë lekë, si i rrjedhojë e taksave që paguhen, në fund fare neto do të dilte 28 mijë në Shqipëri, 24 në Maqedoni, 22 në Serbi, pra më shumë para në dorë për qytetarët shqiptarë me pagë minimale se për qytetarët e këtyre vendeve të rajonit