Në zbatim të ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, ligjit Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka shpallur procedurën konkurruese për marrjen e një ambienti me qira për ushtrimin e aktivitetit të institucionit me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative përkatëse.
SASPAC njofton të interesuarit se, për arsye objektive të ligjshme, autoriteti kontraktues ka anuluar procedurën për marrjen e ambienteve me qira. Ky njoftim publikohet tani për shkak të sulmit kibernetik në sistemin e AKSHI-it.
SASPAC e rishpall procedurën konkurruese për marrjen e një ambienti me qira për ushtrimin e aktivitetit të institucionit me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative përkatëse.
Bashkëlidhur gjeni kriteret dhe specifikimet e ambientit si dhe dokumentacionin që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.
Oferta juaj, duhet te dorëzohet brenda datës 06 Shtator 2022 (e martë), ora 16:00, në zarf të mbyllur tek Zyra e Protokollit në SASPAC/ Kryeministri me adresë:
Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë