Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bruksel, një takim me Kryeministrin belg, Charles Michel. Avancimi në procesin e integrimit europian ishte në qendër të takimit, për të cilën Kryeministri Michel shprehu mbështetje të qartë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Kryeministri Rama theksoi reformat e ndërmarrë dhe progresin e bërë në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit. Nga ana e tij, Kryeministri belg shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave të ndërmarra në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Newsroom
Belgjika mbështetje të qartë për perspektivën europiane të Shqipërisë