Në kuadër të Programit INTERREG IPA BNK Greqi-Shqipëri 2014-2020, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: Drejtues i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit INTERREG IPA BNK Greqi-Shqipëri 2014-2020.
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin mbështetës me postë në adresën: Këshilli i Ministrave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, me subjekt: Aplikim për Drejtues të Zyrës FLC Programi Greqi-Shqipëri, deri më 17 Nëntor 2022. Data e dorëzimit do të verifikohet nga vula e postës. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet e-mailit.