Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Ermal Nufi ka mbajtur detyrën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë, ku ka kontribuar në koordinimin institucional, mbështetjen ligjore dhe zhvillimin e proceseve të politikëbërjes në nivel qendror të qeverisjes.

Ai ka përfunduar studimet në nivelin Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010. Pas diplomimit, z. Nufi ka ushtruar profesionin si avokat dhe konsulent ligjor, me fokus në të drejtën civile, tregtare dhe çështjet e qeverisjes korporative.

Që prej vitit 2013 është i licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Në karrierën e tij profesionale ka mbajtur gjithashtu detyrën e Këshilltarit Ligjor pranë Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe atë të Drejtorit të Kabinetit të Zëvendëskryeministrit.

Gjithashtu, ka ushtruar funksione drejtuese në bordet e institucioneve shtetërore dhe të administratës publike, duke kontribuar në hartimin dhe analizën e politikave publike, si dhe në forcimin e praktikave të qeverisjes institucionale.

Në rolin e tij pranë Kryeministrisë, ai është përfshirë në koordinimin ndërinstitucional, mbështetjen e proceseve vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave dhe në zhvillimin e iniciativave ligjore dhe institucionale në nivel qeveritar.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.