Petrit Malaj
Ministër i Financave
Lundroni në këtë Seksion
Petrit Malaj është lindur në Tiranë më 13 Tetor 1978. Prej muajit korrik 2024, z. Malaj mban detyrën e Ministrit të Financave.
Përpara kësaj detyre, nga muaji janar 2024, Z. Petrit Malaj shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ku nën drejtimin e tij, Agjencia nisi një sërë iniciativash në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e post shfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.
Nga viti 2010 z. Malaj mbajti detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të BDO Albania, pjesë e BDO Group, Grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.
Përvoja e z. Malaj lidhet edhe me disa banka të tjera në Shqipëri, si: Raiffeisen Bank dhe me Bankën Italo-Shqiptare (Intesa Sanpaolo Banking Group).
Në vitin 2004 z. Malaj ishte pjesë e Programit të Qeverisë Gjermane, me fokus në tregjet e kapitalit duke u kualifikuar në Bursën e Frankfurtit dhe Bursën Berlin- Bremen.
Studimet e larta z. Malaj i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomisë, në degën Financë-Bankë në vitin 2001. Ndërsa studimet Master i kreu në “Business Administration” në Universitetin e Wisconsin – La Crosse, SHBA.
Gjithashtu, z. Malaj është kualifikuar në “Banking dhe Financë” në Georgetown University, SHBA, për: Drejtim i Institucioneve Financiare; Financat e Korporatave; Paraja dhe Tregu i Kapitaleve; E Drejtë Biznesi; Hartim dhe Marrja e Vendimeve të Biznesit; Biznesi Ndërkombëtar.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.