Kryeministri Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar kryen homazhe, bashkë me familjarët e 4 dëshmorëve të Atdheut, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, të cilët u vranë tragjikisht në 21 janar 2011.
Në nder të tyre, Kryeministri dhe të afërmit e tyre vendosën lule në pllakatat me emrat e tyre, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.