Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe nga kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në kantierin e dy shkollave të reja në kryeqytet për të parë ecurinë e punimeve. Shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” janë pjesë e programit të përbashkët Qeveri – Bashki për 17 shkolla të reja me standardet më të larta në Tiranë.
Këto dy shkolla të reja të vendosura në Laprakë, sipas kryetarit të bashkisë Veliaj, do të ulin dhe lehtësojnë shumë ngarkesën në shkollat e tjera të Laprakës. Sipas tij, vetëm 2 vitet e fundit, 5000 familje të reja kanë ardhur në Laprakë e si pasojë shkollat kanë kaluar në regjim me dy turne për shkak të kësaj ngarkese.
Ambientet e shkollës do të jenë të kompletuara me terrene sportive, edukative dhe me gjelbërim, ndërkohë që për të hyrë dhe dalë në shkollë do të ketë vetëm një rrugë aksesi.
“Një nga rekomandimet e urbanistëve dhe në situatën e pandemisë është të bëjmë më shumë shkolla sesa na duhen, se klasat do jenë më të vogla dhe të kenë më shumë hapësirë lulishte, se disa klasa mund të bëhen në natyrë”, – sqaroi kryebashkiaku Veliaj.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.