Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Gusht 2019:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN-SHQIPËRI, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME CILËSINË E VËZHGUESES, NË PUNËN E AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR TË DREJTAT THEMELORE DHE MËNYRËN E KËSAJ PJESËMARRJEJE NË KUADRIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR.168/2007”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, me cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrjeje në kuadrin e rregullores së Këshillit (KE) nr.168/2007”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLITTË STABILIZIM-ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN-SHQIPËRI, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME CILËSINË E VËZHGUESES, NË PUNËN E AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR TË DREJTAT THEMELORE DHE MËNYRËN E KËSAJ PJESËMARRJEJE NË KUADRIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR.168/2007
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, me cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrjeje në kuadrin e rregullores së Këshillit (KE) nr.168/2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në bordin drejtues të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore emërohet nga ministri i Drejtësisë, sipas parashikimeve të rregullores së Këshillit (KE) nr.168/2007.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI