Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 31 Janar 2020:

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NR.1 TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË, PËR VITIN 2018, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA II)”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.50, DATË 29.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me programin vjetor kombëtar për Shqipërinë, për vitin 2018, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”, miratuar me vendimin nr.50, datë 29.1.2020, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.444, DATË 26.6.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE, QË RIMBURSOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE MASËS SË MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 37, të ligjit nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, dhe të pikave 2, shkronja “b”, dhe 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.444, datë 26.6.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Listat I e II bashkëlidhur vendimit zëvendësohen me listat I e II, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Efektet financiare, që burojnë nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, miratuar për vitin 2020, sipas përcaktimeve të nenit 5, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 shkurt 2020.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.167, DATË 19.2.2009; NR.286, DATË 18.3.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.345, DATË 24.4.2013; NR.713, DATË 29.10.2014; NR.279, DATË 1.4.2015; NR.1094, DATË 28.12.2015; NR.446, DATË 15.6.2016; NR.871, DATË 14.12.2016; NR.89, DATË 8.2.2017; NR.713, DATË 1.12.2017; NR.810, DATË 29.12.2017; NR.433, DATË 11.7.2018, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimet e mëposhtme të Këshillit të Ministrave, të ndryshuara, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në vendimin nr.1481, datë 12.11.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për 6 (gjashtë) parcela ndërtimore me numra pasurie 156/287, 11/90, 10/613, 2/384, 6/378, 479/2 dhe ndryshon sipërfaqja e parcelës me numër pasurie 479/2, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në vendimin nr.1657, datë 24.12.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për 6 (gjashtë) parcela ndërtimore me numra pasurie 5/109, 1445/184, 4/302, 3/354, 1453/14, 5/106 dhe ndryshon sipërfaqja për 2 (dy) parcela ndërtimore me numra pasurie 3/354, 1456/52, si dhe ndryshon numri i pasurisë për pasurinë 1456/52, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në vendimin nr.100, datë 27.1.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për 2 (dy) parcela ndërtimore me numra pasurie 3/15, 270/80 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 162/118, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Në vendimin nr.167, datë 19.2.2009, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 5/250, sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Në vendimin nr.286, datë 18.3.2009, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 2/572, sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Në vendimin nr.450, datë 6.5.2009, ndryshohen gjenealitetet për 5 (pesë) parcelat me nr.pasurie 10/101, 3/419, 4/390, 3/626, 7/306, sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Në vendimin nr.611, datë 11.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për 4 (katër) parcela ndërtimore me numra pasurie 22/95, 22/129, 16/163, 13/114 dhe ndryshon sipërfaqja për 3 (tre) parcela, me numra pasurie 120/80, 35/227, 11/432, sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Në vendimin nr.677, datë 18.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për 3 (tri) parcela me numra pasurie 86/232, 6/351, 1/552 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 3/164, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Në vendimin nr.706, datë 23.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për 4 (katër) parcela ndërtimore me numra pasurie 400/33, 6/293, 8/620, 1/516, anulohen 3 (tri) parcela me numra pasurie 3/369, 6/370, 6/367, ndryshon numri i pasurisë dhe sipërfaqja për parcelën me numra pasurie 1/516, 206/53, sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Në vendimin nr.805, datë 22.7.2009, ndryshohen gjenealitetet për 2 (dy) parcela ndërtimore me numra pasurie 4/572, 178/28, anulohet parcela me numër pasurie 7/406, sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Në vendimin nr.1038, datë 14.10.2009, anulohen 2 (dy) parcela me numra pasurie 7/744, 7/415, ndryshohen gjeneralitetet e poseduesit për 5 (pesë) parcela ndërtimore me numra pasurie 6/788, 8/391, 4/173, 8/494, 7/266 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 6/788, sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Në vendimin nr.1134, datë 18.11.2009, anulohet parcela ndërtimore me numër pasurie 43/175, sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Në vendimin nr.1283, datë 23.12.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për parcelën ndërtimore me numër pasurie 4/511, sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Në vendimin nr.125, datë 17.2.2010, ndryshohen gjenealitetet për 3 (tri) parcela ndërtimore me numra pasurie 4/550, 305/34, 3/527, anulohet parcela me numër pasurie 6/370/1 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 3/257, sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Në vendimin nr.247, datë 13.4.2010, ndryshohen gjenealitetet për 3 (tri) parcela ndërtimore me numra pasurie 14/52, 17/135, 136/15, ndryshon numri i pasurisë për parcelën me nr.136/15 dhe anulohet kalimi i pronësisë për parcelën me numër pasurie 6/367, sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Në vendimin nr.404, datë 26.5.2010, ndryshohen gjenealitetet për 3 (tri) parcela ndërtimore me numra pasurie 29/185, 36/117, 157/18, sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Në vendimin nr.549, datë 7.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 5/77, sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Në vendimin nr.646, datë 28.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për 8 (tetë) parcela ndërtimore me numra pasurie 230/424, 86/76, 400/1520, 438/23, 3/741, 1/1114, 1/500, 1/530, ndryshon sipërfaqja për 5 (pesë) parcela me numra pasurie 230/424, 7/430, 3/741, 1/500, 1/530 dhe anulohet kalimi i pronësisë për parcelën me numër pasurie 5/592, sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Në vendimin nr.118, datë 17.2.2011, ndryshohen gjenealitetet për 2 (dy) parcela me numra pasurie 74/5, 14/265 dhe ndryshon sipërfaqja e numri i pasurisë për parcelën me numër 14/143, sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Në vendimin nr.359, datë 4.5.2011, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 2/658, sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Në vendimin nr.513, datë 1.8.2012, ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 7/389 dhe ndryshohen gjenealitetet për 2 (dy) parcela me numra pasurie 1/862, 1863, sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Në vendimin nr.345, datë 24.4.2013, ndryshohen gjenealitetet, numri i pasurisë dhe sipërfaqja e parcelës me numër pasurie 51/2, sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
23. Në vendimin nr.713, datë 29.10.2014, ndryshohen gjenealitetet dhe sipërfaqja e parcelës me numër pasurie 1/871, sipas lidhjes X, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
24. Në vendimin nr.474, datë 3.6.2015, ndryshohen gjenealitetet dhe sipërfaqja e parcelës me numër pasurie 343/37, sipas lidhjes Z, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
25. Në vendimin nr.279, datë 1.4.2015, ndryshohen gjenealitetet e parcelës me numër pasurie 3/985, sipas lidhjes XH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
26. Në vendimin nr.1094, datë 28.12.2015, ndryshohen gjenealitetet e parcelës me numër pasurie 9/705 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 9/1040, sipas lidhjes ZH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
27. Në vendimin nr.446, datë 15.6.2016, ndryshohen sipërfaqja dhe numri i pasurisë për parcelën ndërtimore me numër pasurie 1/10, sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
28. Në vendimin nr.871, datë 14.12.2016, ndryshohet sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 4/687/1, sipas lidhjes AB, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
29. Në vendimin nr.89, datë 8.2.2017, ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 4/200 dhe ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 5/114, sipas lidhjes AC, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
30. Në vendimin nr.713, datë 1.12.2017, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 5/80/1, sipas lidhjes AD, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
31. Në vendimin nr.810, datë 29.12.2017, anulohet kalimi i pronësisë për parcelën me numër pasurie 365/166 dhe zvogëlohet sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 109/97, sipas lidhjes AE, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
32. Në vendimin nr.433, datë 11.7.2018, zvogëlohet sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 8/1130, sipas lidhjes AF, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në fund të pikës 1/1:
i. shtohen fjalët “… administrata e Shkollës së Magjistraturës” dhe “… zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
ii. fjalët “… administrata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” hiqen.
b) Në pikën 1/2:
i. fjalët “… administrata e Shkollës së Magjistraturës” hiqen;
ii. shtohet emërtesa “Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”.
c) Në pikën 1/3:
i. Në fund të shkronjës “a” shtohen emërtesat “Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile” dhe “Agjencia e Menaxhimit të Pronës Publike”;
ii. Në shkronjën “b”, emërtesa “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit” hiqet.
ç) Pas pikës 4/17 shtohet pika 4/18, me këtë përmbajtje:
“4/18. Në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, nëpunësit civilë në pozicionet “Titullar institucioni”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.”.
d) Pas pikës 7/3 shtohet pika 7/4, me këtë përmbajtje:
“7/4. Nivelet e pagave për funksionarët e kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë sipas lidhjes nr.4/4/a, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë sipas lidhjes nr.4/4/b, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
dh) Pas pikës 8/10 shtohet pika 8/11, me këtë përmbajtje:
“8/11. Nivelet e pagave për punonjësit kërkimorë e shkencorë dhe nëpunësit në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët janë sipas lidhjes nr.5/11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
e) Në lidhjen nr.6/8, që përmendet në pikën 9/8, shtohet një rresht me këtë përmbajtje:
Inspektor një njësinë përgjegjëse për kontrollin e specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve III-a/1 1 14.000

ë) Pas pikës 9/14 shtohen pikat 9/15 dhe 9/16, me këtë përmbajtje:
“9/15. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në nivel qendror janë sipas lidhjes nr.6/15, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
“9/16. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Agjencinë e Menaxhimit të Pronës Publike janë sipas lidhjes nr.6/16, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
f) Pas pikës 12/5 shtohet pika 12/6, me këtë përmbajtje:
“12/6. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i qendrës”, në qendrat e mbrojtjes civile në qark, janë sipas lidhjes nr.9/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
g) Në lidhjen nr.9, që përmendet në pikën 12, emërtesat “Inspektor pune”, “Inspektor në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor në nivel rajonal” dhe “Inspektor në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve”, zëvendësohen me emërtesën “Inspektor”.
gj) Bashkëlidhur vendimit shtohen lidhjet nr.4/4/a, nr.4/4/b, nr.5/11, nr.6/15, nr.6/16 dhe nr.9/6 që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Zbatimi i këtij vendimi dhe efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i tij, për vitin 2020, të përballohen nga fondet e miratuara përkatësisht për secilin institucion, dhe të fillojnë:
i. për administratën e Shkollës së Magjistraturës dhe Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, nga data 1 janar 2020;
ii. për institucionet e tjera, nga momenti i emërimit apo transferimit të nëpunësve/punonjësve në strukturën dhe organikën e re të secilit institucion.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.717, DATË 23.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS TË INSTITUCIONEVE BUXHETORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.717, datë 23.6.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në lidhjen nr.I/8, “Renditja e pozicioneve të veçanta të punës për çdo klasë për punonjësit mbështetës në institucionet qendrore në varësi të ministrit të Mbrojtjes, të grupit të parë e të dytë”, në numrin rendor 1, pas emërtesës “Kontrollor cilësie, mbikëqyrës riparimi në Qendrën e Riparimit të Nivelit të Katërt të Pajisjeve Tokësore e në Bazën e Riparimit të Aviacionit”, shtohet emërtesa “Manovrator në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2020, të përballohen nga fondet e miratuara për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 DHE 8 , ZONA 5 MAJI , BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 5 Maji, njësitë administrative 4 dhe 8, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE 1, ZONA AUTOTRAKTORI , BASHKIA TIRANË DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës b, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës autotraktori, njësia administrative 1, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE BALDUSHK , BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” e “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13 dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Baldushk, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE 6, ZONA KOMBINAT, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës Kombinat, njësia administrative 6, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NDROQ, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” e “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13 dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Ndroq, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE PEZË, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Pezë, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE 11 , UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës Universiteti Bujqësor i Tiranës, njësia administrative 11, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE VAQARR , BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” e “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13 dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE ZALL-HERR, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” dhe “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, njësia administrative Zall-Hell, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.
2. Caktimin e Bashkisë Tiranë për këtë zonë, si njësi zbatuese, për:
a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;
ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

*AKT NORMATIV, MASAT PARANDALUESE – TERRORIZMI

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.