Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama me trishtim mësoi për lajmin tronditës të aksidentit në termocentralin në Obiliq, në Kosovë.

Kryeministri Rama shpreh dhimbjen e thellë për këtë aksident tragjik, që u mori jetën disa qytetarëve dhe ku u lënduan disa të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes, Kryeministri Edi Rama i telefonoi Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për t’i shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin e tij dhe të qeverisë shqiptare, për familjarët e qytetarëve që humbën jetën dhe uroi shërim të shpejtë të të lënduarve.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.