Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, Kryeministri Edi Rama, me Zëvendëspresidentin e Turqisë, Fuat Oktay, zhvilloi një vizitë në Presidencën e Industrive të Mbrojtjes në Ankara. E cila u pasua me vizitën në qendrën e industrisë ushtarake turke, ku në mënyrë mbresëlënëse u njoh me mjete të të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme.
Më herët, Kryeministri Rama nderoi atin themelues të Republikës së Turqisë, Kemal Ataturk. Në emër të Kryeministrit Rama u vendos një kurorë me lule në Mauzoleumin e Ataturk në Ankara me një ceremonie të veçantë nderimi. Më pas, Kryeministri Rama la një shënim në Librin e nderimeve, kushtuar figurës së Kemal Ataturkut.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.