Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Ankara, Turqi.
Kryeministri Rama u ndal në nisje të vizitës së tij në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, ku zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule pranë Memorialit të Ataturkut.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes në kompleksin presidencial, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një takim bilateral mes tyre.