Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

“Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!” – është shprehur sot Kryeministri Edi Rama.

Katër vjet pas vrasjeve të katër qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarë të të rënëve, Kryeministri Rama, ministra, deputetë dhe qytetarë përkujtuan sot, atë ditë. Lule, lot dhe dhimbjeje në vendin ku 4 qytetarë u vranë dhe ku sot memorialet janë gjurmë të pashlyeshme të një historie që pret drejtësi.

“Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë,” ka shkruar Kryeministri teksa priste në selinë e Qeverisë familjarët e të katër të rënëve në 21 janar 2011. Të gjithë bashkë, familjarë të Ziverit, Hekuranit, Aleksit e Faikut vendosën karafila të kuq në pllakatet përkujtimore.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.