Diskutimi rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur për herë të parë në Tiranë, – vijoi sot në Bruksel, ku Kryeministri Rama, ishte i ftuar në një sesion të posaçëm, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazović.
* * *
Moderatori: Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, faleminderit shumë që munde te udhëtosh, Edi, e di që je nisur qysh herët duke qenë se mirëpritët në Tiranë samitin. Na thuaj, na jep reflektimet tuaja të ndershme të asaj çfarë ndjeve dje, dhe siç e thashë, a ka ndryshuar gjë? A vazhdon të jetë e njëjta histori? A sheh ndonjë shkëndije shprese që Ukraina po krijon një kontekst të ndryshëm në këtë bashkëbisedim?
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për këtë mundësi vërtetë, është po kështu një mundësi e shkëlqyer që më së fundi të mos bie dakord me Stevon, sepse kemi rënë dakord kaq shumë së fundmi saqë është bërë e padurueshme. Është momenti për të mos rënë dakord. Kur dikush më pyeti kohë më parë, çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Evropës? BE? Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetje dhe thashë, mund t’iu sjellim disa buzëqeshje.
Dhe dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre, i patë fytyrat e tyre dje?
Ishin më mirë sesa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet e tyre depresive, të mëdha. Ajo çfarë ishte shumë e bukur, ishte se fotoja në grup që bëmë ndryshe, zgjodhëm një mënyrë ndryshe për ta bërë këtë foto në grup dhe shpresoj që edhe ata ta ndryshojnë dhe dëgjoja pas meje; “dielli, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur”. Dielli.
Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë pas një kohe të gjatë dhe i gëzoheshin diellit sepse kishte një diell shumë të bukur dje në Tiranë dhe këto janë gjëra të mira që iu dhamë dje Bashkimit Evropian.
Po për të folur për buzëqeshjen, mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Së pari, sepse ne jemi shumë besnikë, shqiptarët e kam fjalën. Nuk jemi kurrë të mërzitshëm. Dhe këto dy gjëra janë shumë të nevojshme ne BE.
Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti, dhe këtu nuk bie dakord me Stevon, domethënë jo sepse nuk bie dakord për Maqedoninë e Veriut dhe kjo është e vërtetë, është e vërtetë dhe për Malin e Zi dhe ne jemi ndryshe. Popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë, dhe nuk është se e them unë, Orakulli i Brukselit, barometri i BE-së e thotë këtë gjë.
Vendi më pro-europian në kontinent sepse ne kemi ardhur nga ferri, po jo nga ferri francez që është parajsa që ata e quajnë ferr, kemi ardhur nga ferri i vërtetë, tërësisht të izoluar.
Për ne Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu, ishte një lloj planeti i lirisë, ishte BE, më mirë se Bashkimi Evropian, ma merr mendja në disa mënyra.
Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare, por faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush e asgjë nuk mund të na ndryshojë.
Jo vetëm sepse ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj perandorive, çka është e vërtetë. Është e vërtetë se u larguam të fundit nga perandoria osmane dhe kur turqit vendosën që të iknin, ne qëndruam.
Ne kemi qenë shumë besnikë ndaj Stalinit edhe kur sovjetiket thanë “nuk është ide e mirë’ që ta mbajmë aty në sheshe. Ne e mbajtëm deri në 1990 në bulevardin tonë kështu që ne do të jemi këtu të mbrojmë BE-në nga BE-ja deri në fund, nëse duan të largohen, ne do t’u themi, “nuk do të ikni” edhe nëqoftëse jeni tek dera, – sepse është e vërtetë atë çfarë tha Abazi, kështu e quaj, Abaz (Abazovici) – që ata nuk po e hapin derën për ne që të hyjmë, por ne duke qene tek dera nuk i lëmë të dalin.
Samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme historike, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve jashtë Shqipërisë. Në kodin tonë të vjetër, Kanunin, ligji zakonor ka një pjesë shumë të rëndësishme ku thuhet se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe do të thotë që çdo mik është vullnet i Zotit dhe kësisoj duhet ta mirëpresim. Dje kishim perëndi e miq sepse ‘’perënditë’’ të BE-së erdhën në Shqipëri. Ishte jashtëzakonshme. Por, më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin, për mua ishte më së fundi ishte një sinjal i qartë, shumë i qartë që është kuptuar tanimë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.
Kjo vlen prej shumë kohësh dhe tani e kanë kuptuar për ta përmbyllur me 5 minutat e mia, nuk e di çfarë ndodh me ju, ftoni njerëz nga Ballkani Perëndimor dhe ju thoni, 3 minuta, 5 minuta, çfarë është kjo?
Në qoftë se fton njerëz nga Ballkani duhet t’u japësh kohë për të folur pa fund, të gjithë mund të ikin, ne do të vazhdojmë të flasim sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar. Ne vijmë nga ferri.
Atë ferr s’mund ta imagjinosh, duhet ta kishe parë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, të gjithë bashkë, jo vetëm. Për ta përmbyllur do të them këtë. Ajo çfarë Stevo po thotë, ajo çfarë tha dhe Abazi, ka të bëjë me cënueshmëritë, dobësitë në vendet e tyre.
Ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është real.
Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë sepse kishim Stalinin deri në 1990-ën, kështu që e hoqën qafe më parë, kështu që tani po hyjnë nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse duhet që rajoni të mbahet bashkë, të rrijë bashkë dhe BE-ja me rajonin sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus, të cilat janë shumë aktive, të kombinuara me një qasje jo shumë aktive nga BE-ja, atëherë gjërat mund të përfundojnë në një telash, mund të bëhen problematike nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi dhe përtej kësaj hapësire që është shumë më e cenueshme, kur bëhet fjalë për dobësi dhe për rreziqe, prandaj duhet të jemi bashkë, dhe prandaj them se e është thelbësore që edhe Serbia është e përfshirë deri tani jo tërësisht, kur vjen fjala për sanksionet por kur vjen puna për të mbajtur të njëjtën linjë në Kombet e Bashkuara në dënimin e agresionit e të gjitha këto, është mirëfilli pjesë. Kur vjen fjala për ne, nuk ka problem.
Mund të na fusin, mund të na lënë tek dera ne nuk do të heqim dorë, nuk do të heqim dorë.
Dhe ishte shumë e rëndësishëm që ne nisëm negociatat, dhe këtë po thoja gjatë gjithë kohës. Le të flasim, mos na thoni gjithë kohën ‘’që duam të martohemi, po s’dua të flasim ’’sepse është çmenduri. Po, po, duam të martohemi, po duam të flasim me ju.
Po le të flasim njëherë pastaj të martohemi kur të vijë koha. Unë jam martuar vonë meqë ra fjala. Kështu që, e di që mund të shkojë shumë mirë në një bashkëjetesë paqësore në përgatitje të martesës. Kjo është ajo çka duhet të bëjmë tani. Të krijojmë mekanizma afrimi, të cilat nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë. Kështu i quajmë, detyra shtëpie individuale të bazuara në merite.
Moderatori: Po, do të ketë shumë mundësi edhe për ju që të flisni. Folët për buzëqeshje, për miqtë, dhe për perëndinë por ajo çfarë nuk thatë, çfarë ka ndryshuar, a ka ndryshuar diçka, a morët një ndjesi optimizmi? Ju e mirëpritët dhe kjo jep shumë besim për rajonin, për Shqipërinë. Po , a ka ndryshuar toni i diskutimeve, i zgjerimit?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, dje unë isha mikpritësi dhe isha shumë i ëmbël me ta. Nuk thashë asgjë shqetësuese dhe ju thashë, nëse do të kishte qenë Shqipëria që do të shkonte tek Fuqitë e Mëdha do të ankohej, por në momentin që Fuqitë e Mëdha erdhën në Shqipëri, ne duhet të ishim mikpritës të sjellshëm. Këtu sidoqoftë me duhet të them si zakonisht atë që mendoj dhe vërtete mendoj që diçka thelbësore po ndryshon dhe mund ta shpjegoj gjatë diskutimit se çfarë është kjo diçka thelbësore. Ajo çfarë iu sugjeroj miqve të mi është mos e shihni ndryshimin thjeshtë në formën e anëtarësimit sepse kjo nuk do të vijë, meqë ra fjala nuk do të vijë shpejt. Duhet ta shohim ndryshimin në një tjetër mënyrë. Sa për anëtarësimin duhet të punojmë fort sepse është për ne, nuk është për ta. Është për ne. Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, nuk mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin dhe të themi: “ne po vuajmë, kemi vetëm shkollën e mesme po na jep pak diplomën se duam të punojmë si inxhinier” dhe pastaj shko atje me Mark Rutte edhe çfarë inxhinieri do bëhesh, je krejt i paaftë. Duhet të bëhemi të aftë e të hyjmë dhe të jemi plotësisht të aftë të qëndrojmë atje me ata, jo vetëm sepse, jo të hysh e të bësh gjerat lëmsh por sepse je vend model i cili drejtohet nga sundimi i ligjit dhe nga të gjitha këto dhe nuk do ti përsëris të gjitha këto parashikimet e Brukselit si Bibla e Kurani por duhet ta bësh.
– Përshëndetje! U përmendën shumë gjëra për atë çka është e nevojshme në vijim të integrimit europian, një gjë që nuk u përmend është roli që luajmë ne të rinjtë në gjithë këtë panoramë. Mendoj që kjo është një pikë me shumë rëndësi që duhet të trajtohet ndaj dua opinionin e tyre lidhur me këtë temë. Dua të pyes në fakt në cilësi personale. Më vjen shumë mirë që ju shoh këtu të tre nga tre vendet tuaja. E di që është gjithmonë e vështirë që të flasësh për vendin e dikujt tjetër, por po pyesja veten se çfarë do donit të thonit për ndikimin e së pari marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë dhe së dyti, situata e Bosnjë Hercegovinës në tablonë e përgjithshme dhe në vendet tuaja në veçanti dhe kam përshtypjen që zoti Rama është veçanërisht si të thuash i ndjeshëm për pjesën e Kosovës.
Kryeministri Edi Rama: Dy gjëra nga ana ime. Së pari, samiti dje nuk kishte të bënte vetëm me diellin, me buzëqeshjet, me vallet, kombinuar Verdi me folklorin tonë apo lidhur dhe me diskutimet e zakonshme, por kishte të bënte me thelbin, kur vjen fjala për ndryshimin. Për t’ju kthyer të rinjve edhe pse e kam problem personalisht kur gjendem në pozitën për të thënë se çfarë duhet të bëjmë për të rinjtë sepse kur isha i ri nuk mendoja se ç’duhet të bënte babi apo brezi në fuqi për mua, mendoja çfarë mund të bëja vet për të marrë gjërat përsipër. Janë ata që duhet t’i marrin përsipër. E dëgjuat? Çfarë janë këto kuota për të rinjtë? Kuota për të rinjtë. Ata nuk janë me aftësi të kufizuara që do të thotë, po, për personat me aftësi të kufizuara u ofrojmë shkallë ndryshe sepse kanë kuota, por kuota për të hyrë në parlament të rinjtë, çfarë është kjo? Si zogj të futur ne inkubator, jo, zogjtë duhet të vijnë nga mali, nga pylli, nga deti dhe të sulmojnë, nëqoftëse nuk sulmoni rrini atje ku jeni.
Po flas për të rinjtë sepse po e them në sensin politik. Dje isha me Giorgia Melonin. Ajo e nisi kur ishte e re. Është rritur në distriktin e Romës dhe ka luftuar në çdo asamble studentore, në çdo organizatë partie dhe sot është kryeministre e Italisë ndaj të rinjtë duhet ta nisin duke kuptuar që politika nuk është problemi. Politika ekziston për të zgjidhur probleme, natyrisht politika mund të jetë problemi kur lihet në duar të të tjerëve, merreni politikën në duart tuaja, bashkohuni me të tjerë dhe përpiquni të ndryshoni gjerat. Por thënë kjo. Politika jonë ka ndryshuar diçka thelbësore dje për të rinjtë sepse BE ka vendosur të përfshijë universitetet tona të rajonit në aleancën e universiteteve të BE. Kjo është e jashtëzakonshme pasi për ta bërë këtë zakonisht duhet të jesh anëtar. Ne nuk jemi, jemi larg të qenit anëtar, por tashmë jemi pjesë e kësaj aleance, çka nënkupton që të rinjtë e vendeve tona janë në pozita për të studiuar pa u larguar nga vendi përmes teknologjisë, në çdo universitet dhe universitetet tona janë tashmë në pozitën për të lidhur aleanca që të sjellin më shumë projekte, më shumë mbështetje e kështu me radhë. Kaq për të rinjtë.
Gjëja tjetër është çfarë duhet bërë jo vetëm për të vazhduar: “Na fusni brenda, jo nuk ju fusim brenda, na fusni brenda, kapitulli ky, kapitulli ai”, jo! Qysh kur kemi nisur bisedimet për anëtarësim i kam premtuar vetes që nuk do të fals për kapituj, për grupe kapitujsh, për episode, për seri, për Netflix, kurrë! Gjërat janë të thjeshta, kapitujt dhe grupet e kapitujve duhet të ndjekin rrugën e tyre, çdo vend duhet të përmbushë në çdo detaj detyrat e veta sepse kështu ritesh. Kështu e përmbush atë çfarë është gjëja reale, nuk e bën këtë duke thënë: ne jemi të mirë, apo ne jemi të shqetësuar nga disa të tjerë sepse ndryshe Rusia do të vijë, ne do shkojmë te Turqia, të martohemi me Turqinë dhe pastaj të marrim Kinën si ndërmjetës e do të bëjmë diçka ndryshe, jo! Nuk është kjo mënyra sesi duhet të veprojmë. Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, të jemi të bekuar që gjendemi në mes të Europës.
Çfarë e bën dallimin midis brezit tonë në zemër të Europës dhe brezit tonë në Irak apo vende të ngjashme të cilat përpiqen t’i hyjnë rrugës demokratike, është se nuk kanë Bashkimin Europian për tu thënë, për t’i mësuar, për t’i transferuar njohuritë sesi ndërtohet sistemi i drejtësisë, sesi ndërtohet administrata publike, si ndërtohet siguria reale ushqimore, si bëhet kjo apo si bëhet ajo. Është tërësisht neurotike, por ja që duhet ta bësh. Mund të çmendesh por duhet ta kalosh, ta bësh.
Në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që të mos lihemi pa mundësi për tu përfshirë më tepër nga hapësirat ku mund të marrim më shumë mbështetje. Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga Bashkimi Europian. 85 milionë euro për Shqipërinë, është shkëlqyer, por nuk është kaq shkëlqyer, kur sheh se këto 85 milionë euro janë marrë nga fondet tona IPA. Pra fondet IPA janë për projektet tona, sigurisht do donim shumë t’i përdornim për energjinë, e shkëlqyer, por kur shoh dhe dje pata një bashkëbisedim me Mitsotakis, 85 miliardë plus të ardhurat e brendshme nga aktiviteti i Greqisë që vijnë nga BE është e madhe, 85 miliardë. Po patjetër kur ke 85 miliardë plus pavarësisht nga ajo çfarë krijon brenda sistemit është natyrisht, merr frymë. Merr frymë, mund të hartosh politikat e tua të mbështetjes paketat, luftën kundër kësaj e asaj, por kur ke vetëm sistemin e brendshme si t’ia bësh.
Dhe pika tjetër është, Bashkimi Europian duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk do të shkojë në mënyrën si mund ta mendojë dikush, që dikur kur të vijë koha do të kemi të njëjtën gjë. Jo, kurrë. Është gabim, nuk do të shkojë në konvergjencë, por duke u larguar, ata do bëhen më të pasur dhe ne nuk do mund t’i ndjekim, duhet ta mendojmë këtë gjë. Pra duhet të japin më shumë burime, të na japin më shumë kapacitete. Nuk po flasim për 85 miliardë, flasim sigurisht për mbështetje që është vërtetë e rëndësishme.
Po të bëjmë një përllogaritje të vogël, sa paguan Bashkimi Europian plus për një qytetar të Bashkimit Europian dhe sa mundemi ne të paguajmë përmes buxhetit tonë për qytetarët përmes fondeve IPA, është tërësisht qesharake.
Një herë, Angela Merkel, kur ishim në nisje të Procesit të Berlinit, tha: Autostradat nuk sjellin demokraci, por demokraci pa autostrada nuk janë vërtetë të mira, që do të thotë standardet e mira të jetesës nuk sjellin demokraci. Ka vende që kanë standard të mirë jetese, por nuk kanë demokraci, por demokracia pa standarde të mira jetese. Lufta kundër korrupsionit; jam dakord të luftosh korrupsionin, por në qoftë se kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushë kërkesat për t’u ndjerë të denjë në këtë kontinent, atëherë edhe mund të vijojë korrupsioni përmes luftës për të kërkuar më shumë. Duhet ta luftojmë këtë dhe mendoj që ky shteg është hapur disi tanimë, me korsitë e Gjelbra me Italinë, Kroacinë dhe Greqinë që u vendosën për t’u hapur dje. Dje u vendos që të kishim marrëveshjen për tarifat Roaming, dhe meqë ra fjala ne flasim shumë në telefon, shpenzojmë shumë kohë. Mendoj që Shqipëria është vendi i parë për frymë në dërgimin e SMS në perandorinë e Vodafone. Ne dërgojmë sms edhe kur themi “Mirëmëngjesi si je? Dëgjove ndonjë gjë sot? Si shkon jeta?” ose thjesht një ikonë që e çojmë në mëngjes. Normalisht, këto gjëra do të kishin ndodhur nëse do të ishim anëtarë, kështu që këtu, në këtë drejtim, duhet të nxisim. Nuk duhet të nxisim faktin që ta marrim me detyrim këtë anëtarësim sepse asnjëherë nuk do të ndodhë. Anëtarësimi do të vijë kur të jemi gati dhe kur ata të jenë gati. Ne e dimë si funksionon por po flasim tashmë. Të paktën, martesa është e sigurt që do të ndodhë. E përsëris, sa më të pjekur jeni kur të martoheni, aq më mirë funksionon martesa.
-(Koment nga pjesëmarrësit) Dua gjithashtu edhe të përmend një argument shumë shkurtimisht për europiano-perëndimorët. Jam shumë i shqetësuar kur dëgjoj gjermanët dhe francezët që thonë se nuk mund të ketë më zgjerim, derisa BE-ja ndryshon në mënyrë themelore mënyrën sesi merr vendime për çështje si sanksione dhe politikën tatimore. Mesazhi që iu përcilllet në Ballkanin Perëndimor është që “Jeni aty në fund të listës, do jeni në radhë tërë kohën”. Ka dhe një shaka, anekdodë shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën “Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE” dhe përgjigja është “Kur BE-ja të mos ekzistojë më”.
Kryeminstri Edi Rama: Më duhet të korrigjoj, më duhet të korrigjoj pak burimin e shakasë sepse ky burimi nuk ishte Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonin, ishim të dëshpëruar se s’donim të na flisnin, ishte një euro-optimist dhe një euro-pesimist. Euro-optimisti thoshte se Shqipëria do të anëtarësohet në BE së bashku me Turqinë. Euro-pesimisti thoshte Shqipëria do të anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë presidencën e BE-së, kjo është, ku është dallimi. Ndërsa kjo “derisa të mos ekzistojë më BE-ja”, duket si një depresion serb.
Kryeministri Edi Rama: A mund të reagoj ndaj asaj çfarë tha Poli, për dy gjëra; së pari faleminderit që the se ne e njohim më mirë rajonin tonë, je i pari evropian në këtë qytet që e thotë këtë gjë. Kjo është e jashtëzakonshme, faleminderit për këtë. Po duke qenë se ne e njohim më mirë se ju, atëherë duhet të na dëgjoni, megjithatë nuk dua të marr fjalën e Kananit. Emri i tij është shumë i ndërlikuar. Emri i dytë i tij është Kanan dhe unë e quaj Kanan. Kanan është emër shqiptar, nuk dua të marr kohë prej kohës së tij. Dua të them se nuk është e vërtetë që Franca dhe Gjermania janë në të njëjtin pozicion.
Gjermania ka ecur e ka çuar më përpara pozicionin e vet në mënyrë të konsiderueshme dhe duhet në fakt t’i kushtoni vëmendje kancelarit të ri sepse ka një kancelar të ri që ka ardhur pas Merkelit, i cili përsërit në mënyrë konstante se përshpejtimi i integrimit të plotë i Ballkanit Perëndimor, është objektiv strategjik i Gjermanisë.
Franca është pak më e ndërlikuar, por është shumë gjë e mirë që më së fundmi ka nisur procesi i ndërtimit të një Komiteti të ri Politik Evropian. Duhet të kishte nisur nëse s’gaboj në shekullin XVIII-të kur Abati i Shën Pjetrit prezantoi platformën e vet dhe gjithë udhëheqësit u mahnitën por më pas, kjo gjë nuk ndodhi sepse kishte disa gjëra të vogla me të cilat nuk binin dot dakord, pastaj Mitterrand doli me të njëjtën ide në 91-shin në Pragë dhe u sabotua. Megjithatë është shumë e rëndësishme për këtë që po flasim, dhe nëqoftëse kjo është në raport, atëherë do të bëjmë maksimumin që këtë raport ta përhapim sepse kjo është thelbësore. Parashikimi i lëvizjeve që ne të mos presim, pra ne nuk duhet të presim që të ndodhë anëtarësimi, duhet të lëvizim në drejtime të ndryshme.
Harmonizimi ynë i plotë në BE nuk duhet të merret i mirëqenë. Edhe pse ne sërish ne do të harmonizohemi plotësisht, por duhet edhe mbështetur Komuniteti i ri politik, Samiti në Tiranë, Ballkan dhe formulimi, fjalët janë një shenjë shumë e rëndësishme. Unë nuk kam namin e të qenit një optimist në Bashkimin Evropian, por mendoj se duhet të jemi optimist sepse ka gjëra, të cilat janë vërtete pozitive. Sigurisht rreziku që të kthehen nga ana tjetër e të flenë sërish, është i madh. Unë shpresoj fort që Bashkimi Evropian, që është kthyer për shkak të luftës, të mos presë një luftë tjetër, që të nisë të flasë edhe një herë për një kapitull tjetër. Mendoj që ky proces duhet thelluar për t’iu dhënë më shumë oksigjen vendeve tona që të jenë në gjendje të vrapojnë më shpejt. Sepse nuk vrapon dot më shpejt nëse nuk ke mbështetje. Solla këtu përvojën greke me buxhetin, por imagjinojeni vlerën për të gjitha vendet dhe kur vjen fjala për ne, është shumë e vogël.
Kjo është ajo çfarë doja të thoja, por sinqerisht për herë të parë, qysh prej shumë kohësh jam sërish optimist për mundësinë e ndryshimeve të rëndësishme kur bëhet fjalë për ne, por edhe për Evropën. Dhe fjala ime e fundit fare është se besoj fort që BE duhet të nisë të punojë e të mendojë sot për të nesërmen, ditën e nesërme që vjen pas konfliktit. Pra, kjo nuk duhet të ketë të bëjë vetëm me rindërtimin e Ukrainës sepse nuk ka vetëm një Ukrainë, në kontinentin tonë.
Ka një sërë Ukrainash që priten të shpërthejnë. Ka të bëjë me rajonin në tërësi, për t’u mbartur. Ukraina në fakt është plaga që duket, por i gjithë organizmi vuan. Një plan i rilindjes së Evropës që ka një axhendë mjaft të dukshme e të prekshme vizioni për ndryshim, për t’i bërë njerëzit të ëndërrojnë, të shpresojnë sërish. Se nuk ndodh vetëm në Malin e Zi që njerëzit janë me re e shi në kokë, por ka edhe në Paris. Ke më shumë njerëz që pyesin “Ku e ka shtëpinë” sesa njerëz që e dinë ku e kanë shtëpinë, e kanë humbur krejt, nuk iu funksionon më GPS. Duhet të ushqejmë shpresë, duhet tu japim ëndrra të reja njerëzve tanë dhe po flas këtu si europian, jo si ballkanas sepse njerëzit në Ballkan i kanë ëndrrat dhe shpresat prej shekujsh dhe kurrë nuk do t’i humbasin.
Moderatori: Ata që e ndjekin Edin e dinë që është shumë e rrallë që të marrin këtë ton optimizmi gjë gjërat duhet të ndryshojnë dhe kjo është historike zonja e zotërinj. Është shumë e rëndësishme që ta marrim në konsideratë.
Kryeministri Edi Rama: Ndjesë, dua t’i them diçka Aleksandrës. Duke qenë se ajo bëri këtë ironinë, për kuotat, së pari më duhet t’iu informoj dhe Aleksandra duhet të jetë informuar për këtë, që Shqipëria ka numrin më të madh të grave në qeveri në listën e Kombeve të Bashkuara, të parët. Kemi qenë në dhjetëshen e parë në mandatin tim të dytë, në të tretin tashmë jemi të parët dhe nuk ka të bëjë me kuotat më, por ka të bëjë me zgjedhjen.
E përmendët kuotat, unë jam dëgjues shumë i kujdesshëm, në të kundërt të asaj që mendojnë njerëzit që jam diktator.
Ajo çfarë lidhet me detyrat e shtëpisë është thelbësore. Njerëzit në qeveri duhet të japin rezultate, por nuk janë njerëzit në pushtet që duhet të japin rezultate në kuadër të integrimit, janë institucionet që duhet të japin rezultate. Kjo nuk lidhet vetëm me degën ekzekutive të pushtetit, por lidhet me parlamentin, sidomos me gjyqësorin. I gjithë procesi është një detyrë shtëpie kështu që natyrisht që flasim për detyrë shtëpie, nuk ka aspak dyshim për këtë.
Së treti, më duhet të them po, kemi humbur shumë kohë, por më lini t’iu kujtoj që Maqedonia e Veriut nuk humbi shumë kohë sepse nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë për të hedhur hapin tjetër sepse detyrat e shtëpisë në këtë shtëpi nuk vendosen nga njerëzit në pushtet, vendosen nga njerëzit e letrave, njerëzit e Komisionit Europian që janë personat më të zellshëm, më objektivë dhe më të pamëshirshëm, njerëz që vijnë të kontrollojnë imtësisht çdo proces, çdo gjë dhe janë ata që asokohe thanë që Maqedonia e Veriut ishte gati të niste bisedimet për anëtarësim.
– Në ç’vit miku im?
Kryeministri Edi Rama: Kur ai akoma nuk ishte martuar.
Nuk është faji i njerëzve në pushtet në Maqedoninë e Veriut por është një histori tjetër. E njëjta gjë vlen për Shqipërinë dhe pse, falë zotit, nuk kemi një fqinj që na kërkon të ndryshojmë emrin apo të ndryshojmë ndonjë gjë tjetër, sepse mund të kishte qenë kështu dhe do kishte qenë tmerrësisht e ndërlikuar dhe nuk ka të bëjë aspak me njerëzit në pushtet.
Pra, me gjithë respektin e duhur, me gjithë vlerësimin për punën e shkëlqyer të institucioneve studimore, organizatave, më duhet të them që është shumë e rëndësishme që të gjithë të bëjnë mirë punën e tyre në këtë përpjekje.