Në kuadër të Programit Interreg IPA ADRION, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:
- Një (1) Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Interreg IPA ADRION, pozicionuar në Tiranë.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
- Letër motivimi në anglisht;
- Curriculum Vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
- Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
- Fotokopje të Pasaportës;
- Certifikatë Familjare;
- Dëshmi Penaliteti;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
- Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.
Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referncës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 24 korrik 2024, ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: Application for the “National Contact Point, Interreg IPA ADRION Programme”.
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të njoftohen për intervistë.