Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Në Bypass-in e Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit, ka nisur asfaltimi i kilometrit të parë, ndersa  po punohet edhe në dy kilometrat e fundit  me shtresat rrugore dhe veprat e artit. Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale  bregdetare  Vlorë-Sarandë. Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE me vlerë rreth 37 milionë euro.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerēsohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që  do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrotullimi, në fund te autostrades Levan-Vlore.
Kryeministri Edi Rama ishte sot për të inspektuar ecurinë e punimeve, në kilomerin e 27 të rrugës, ku aktualisht po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ecuria e punimeve është e kënaqshme dhe problematikat e trashëguara nga e kaluara janë përmbyllur me sukses. “Tek rrethrrotullimi, është nisur asfaltimi. Atje është një zonë që ne kalojmë përmes zonës së banuar, kemi patur problematika për shpronësimet, por i kemi mbyllur. Këtu jemi në kilometrin e 27, pra në përfundim të rrugës. Kilometri i 29 ëshstë kilometri i fundit ku ne lidhemi me rrugën e portit të jahteve deri në Dukat. Jemi në mbikalimin e fundit që lidh dy fshatrat dhe punimet po ecin mirë. Po punohet me ritme të shpejta, edhe marrëveshja që kemi me BEI dhe BERZH ka qënë shumë mirë.”
Ministrja shpjegoi edhe disa detaje të rrugës, të cilat janë rishikuar dhe përshtatur me parametrata antisizmikë
“Në çdo 1.5 kilometër kemi parashikuar vendpushim për automjetet. Rruga në të 29 kilometrat ka 5 ura, të cilat pas tërmetit të 26 nëntorit i kemi studiuar edhe njëherë, duke i futur në parametrata antisizmike dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për këtë rrugë. Ndërkohë që kemi 15 rrethrrotullime ose kryqëzime në formë T-je, që të gjitha i kemi zgjidhur përfshi edhe problematikën që kemi patur me zonën e varrezave për të cilën kemi gjetur një zgjidhje shumë të mirë edhe përmes dialogut me komunitetin dhe të gjitha palët.”
Ndrësa inxhinieri i veprës u shpreh se janë riprojektuar të gjitha detajet sa i takon skarpateve, duke i dhënë një tjetër pamje dhe cilësi panoramës përreth.
Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, u shpreh Kryeministri, e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.
“Kjo është ajo që duhet të kenë parasysh të gjitha veprat tani, që këto inertet që i marrin dhe i lëshojnë aty e që rrinë, duhet t’i integrojnë. Ndërkohë që ajo natyrisht do sjelli një ulje më të madhe të trafikut brenda Lungomares dhe me Lungomare 3 që e quaj unë, që do ta bëjë Fondi i Zhvillimit deri në Radhimë, me Orikum-Dukatin që kemi projektin tjetër dhe me tunelin e Llogarasë bëhet kompletimi përfundimtar i gjithë zonës dhe i mbarë infrastrukturës dhe kthehet në një superdestinacion turistik, jo vetëm për nga bukuria e natyrës e trashëgimaia kulturore, por edhe nga gjithë pikëpamja e aksesit në infrastrukturë,”- tha Kryeministri.
Ndrësa sa i takon aeroportit të Vlorës, ministrja Balluku informoi se sëshpejti gara do të rinisë aty ku u ndërpre për shkak të pandemisë, nga ku do të llogariten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtar.
“Për sa i përket aeroportit nuk kemi as anullim dhe as nuk kemi përcaktuar një datë për shtyrje. E kemi pezulluar për momentin, duke pritur një moment më oportun pas hapjes së kufijve dhe nisjes së fluturimeve për t’i dhënë mundësi dhe kompanive, duke qenë se nje nga kriteret e kërkuara është eksperienca që duhet të kenë kompanitë. Kështu që detyrimisht janë aeroporte që sot operojnë dhe ndodhen në një moment shumë të vështirë. Jemi duke pritur një moment sa më oportun, menjeherë pas hapjes së transportit ndërkombëtar që të caktojmë datën. Unë besoj që deri në fund të qershorit edhe ai proces do të zhbllokohet pasi interesi ka qënë shumë i madh dhe është bllokuar ditët e fundit. Nuk do të nisim nga 60 ditë, por do të rinisim nga koha kur e kemi ndërprerë. “ shpjegoi ministrja Balluku.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.