Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Revista amerikane “Forbs” ka klasifikuar, Shqipërinë, si një ndër vendet më interesante për pushime në 2024.

Prestigjiozja amerikane i propozon pushuesve një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “Forbes”, ku theksohet se Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të bukura evropiane për t’u vizituar nga udhëtarët që kërkojnë pushime larg turmave masive.

“Mënyra më e mirë ​‘për të marrë frymë lirisht’ është të shkoni në një nga destinacionet me pak të njohura të Evropës të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv”, – shkruan Everett Potter në të përditshmen amerikane “Forbes”.

“Forbes” e veçon Shqipërinë për fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

 

ARTIKULLI I PLOTË:  https://www.forbes.com/sites/everettpotter/2024/04/14/5-adventures-in-europe-without-the-crowds/?sh=4d2b63c044e5

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.