Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Sot nderojmë e kremtojmë Ditën e Flamurit Kombëtar, e Pavarësisë së Shqipërisë. Në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku 108 vjet më parë u shpall pavarësimi, u zhvillua ceremoniali shtetëror i ngritjes së flamurit. Kryeministri Rama vendosi me përulje një kurorë me lule në Monumentin e Luftëtarit të Panjohur, homazh për sakrifën dhe jetën e të rënëve për Atdhe.
Kryeministri Rama u uroi të gjithë shqiptarëve këtë ditë historike:

“Dëshiroj t’ju uroj të gjithe shqiptarëve kudo ku janë, këtë Ditë të bekuar të Famurit tonë kombëtar, të Pavarësisë të Shqipërisë. Njëkohësisht, në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi.
Shumë faleminderit të gjithëve!”

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.