Shqipëria dhe Landi i Hessenit në Gjermani intensifikojnë kontaktet dhe bashkëpunimin. Me ftesë të Kryeministrit Edi Rama po zhvillon një vizitë në Shqipëri, Kryeministri i Landit të Hessenit, Volker Bouffier dhe një grup deputetësh të këtij Landi. Kjo vizitë pason vizitën e mëparshme të Kryeministrit Rama në Landin e Hessenit, ku u parashtruan fushat e interesit të përbashkët.
Kryeministri Bouffier dhe delegacioni i tij u mikprit nga Kryeministri Rama dhe patën një bisedë për të shtyrë përpara axhendën e bashkëpunimit të përqendruar tek rritja e shkëmbimeve tregtare, të investimeve gjermane në Shqipëri dhe zhvillimit të arsimit profesional. Landi i Hessen përbën një nga ekonomitë më të mëdha dhe të pasura të Gjermanisë dhe qendra financiare e saj. Përfitimet e Shqipërisë nga intensifikimi i bashkëpunimit me këtë Land mund të jenë të mëdha e shumanshme.
“Jam shumë mirënjohës dhe shumë i nderuar për këtë vizitë dhe si gjithnjë gjermanët i mbajnë premtimet. Në Hessen më premtuan se do të kishin mundësinë të na kthenin vizitën dhe ajo që është më e rëndësishme është se ë bashku me Landin e Hessenit dhe me Kryeministrin po ndërtojmë një dialog shumë të frytshëm sesi të bashkëpunojmë dhe të gjejmë mënyrat e mira për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur këtu mundësitë e tyre, që do të thotë që t’i inkurajojmë ata që të rrinë këtu dhe të mos largohen.
Gjithashtu patëm një dialog shumë të mirë përsa i përket rrugës sonë të integrimit në Bashkimin Europian. Gjermani është një partner i madh, strategjik për ne dhe ne jemi në një vend më të mirë nga pikëpamja rajonale, po ashtu dhe si Shqipëri, falë qeverisë gjermane, Kancelares, por edhe falë disa kryeministrave të disa landeve, të cilët na kanë ndihmuar shumë në këtë proces.
E fundit, por ja nga rëndësia, kemi folur gjithashtu rreth procesit politik dhe sesi përtej linjave partiake, përtej familjeve partiake, të mund të ndërtojmë sëbashku një vullnet të përbashkët për të kapërcyer pengesat. Tani ka ardhur koha në Shqipëri që të zbatojmë reformën në drejtësi, e cila është një reformë shumë e madhe. Tashmë kemi bërë ndryshimet kushtetuese me mbështetje të madhe nga BE dhe Gjermania dhe jemi në fazën e implementimit.
Jam shumë mirënjohës dhe shumë i sigurt se me mbështetjen e Kryeministrit dhe të të tjerëve do të shkojmë përpara me më shumë bindje dhe me më shumë rezultate,” – u shpreh Kryeministri Rama, në një dalje për mediat me Kryeministrin Bouffier, pas takimit.
Kryeministri iu përgjigj edhe interesimit të medias gjermane, përse për Shqipërinë është e rëndësishme të bëhet një anëtar i BE-së. “Nuk ka alternativë tjetër. Është mënyra e vetme për të modernizuar dhe procesi i integrimit nuk është për ne një rrugë për të shkuar gjëkundi, por për të ndërtuar këtu një shtet të besueshëm me institucione funksionale, me një sistem drejtësie funksional e kështu me radhë. Kështu që BE-ja, për ne në Shqipëri dhe në rajon është një mundësi fantastike. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj. E di që në sytë e disa popujve në Europë mund të dukemi naivë, por besoj se ata janë naivë dhe mendoj se kushdo që sot vë në pikëpyetje BE-në harron që kjo është gjenerata e parë në Europë që nuk ka pasur luftë dhe besoj që kjo është falë BE-së,” – u shpreh Kryeministri.
***
“Kemi pasur një bisedë intensive shumë më të gjatë nga c’ishte parashikuar. Kemi bërë të qartë interesin tonë të madh për zhvillimin ë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë në tërësi, por në veçanti për Hessen-in. Pata mundësinë këtu të prezantoj të dy projektet që do të financohen nga Hessen si arsimi profesional për ata që mësojnë, por edhe për artizanët. Folëm mbi situatën në vend. E raportova atë që më parë kam takuar shefin e opozitës, i cili e ka treguar shumë kritikë situatën e sotme. Edhe ai nga pikëpamja e tij, më raportoi në mënyrë interesante shumë hapur. Disa çështje janë përshkruar menjëherë në problematikë dhe bëhet fjalë tani se cili është përgjegjës.
Ai theksoi se ky vend deri 1990 ka qenë në fakt totalisht i izoluar. Dhe pothuajse asnjë nuk ka patur përvojë në një proces demokratik.
Sigurisht që këtu detyra kryesore është avancimi në çështje të tilla si siguria ligjorë, besueshmëria, antikorrupsioni, me qëllim që këtu të investohet, me qëllim që njerëzit të gjejnë këtu punë. Por këtu investohet, dhe për këtë ishim plotësisht dakord, nëse ka besueshmëri. Kritika që ai bëri të qartë dhe që kishte të bënte më procesin e brendshëm, është së nëse opozita vazhdon të refuzojë të shkojë në parlament, nuk do të ecet përpara. Opozita thotë së druhet që procesi të mos jetë i drejtë, por unë shfaqa shpresa së do arrihet më tej. Do të këtë vëzhgues ndërkombëtar jo vetëm në procesin zgjedhor, por vazhdimisht.
Ishim dakord që vendi ka potenciale të mëdha. Paraqitëm një rast si bregdeti këtu që mund të shfrytëzohet për turizëm, si një projekt i madh. Por investimet e mëdha, me të vërtet të përhershme, do të jenë këtu vetëm, kur të këtë siguri ligjorë. Prandaj këtu kemi të bëjmë më temën e stabilizimit të vendit. Ata kanë shpresa shumë të mëdha të Gjermania. Kemi folur intensivisht edhe për familjen partiakë si për kristian demokratët, ashtu edhe për social demokratët dhe rolin e veçantë të kancelarësh Federale. Në tërësi, një vend në proces tranzicioni. Por dua të nënvijëzoj interesin tonë të madh që ai të zhvillohet. Sepse ne duam ta mbështesim atë, sepse edhe ne kemi interesat tona vëtiake. Nuk mund të jetë ë drejtë që të rinjtë të largohen nga vendi, të vijnë të në dhe të bëjnë kërkesë për azil, e cila nuk është e argumentuar, sepse shpresojnë se në këtë mënyrë do të gjejnë një jetë më të mirë. Duam të angazhohemi këtu. Mendojmë së këtu ka shumë potencial. Ka të rinj të mirëarsimuar dhe si rrjedhim në nisemi nga ajo, (dhe kjo vlen për të dy palët), që ata që mbajnë këtu përgjegjësinë politikë duhet të çojnë përpara procesin drejt Evropës, për të vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht vështirësive.
Dua të them se unë jam, ashtu si dhe I gjithë delegacioni, për herë të parë në Shqipëri. Mendoj së mund të flas edhe në emër të kolegëve. Ne nuk shohim vetëm vështirësitë, por gjithashtu edhe atë çka ndodhur në këto 27 vite, pothuajse kalimi nga Epoka e Gurit në botën ë globalizuar. Ka patur shumë përparime por sfidat janë të vështira dhe ne dëshirojmë të japim mbështetjen tonë si partnerë të drejtë. Ne nuk jemi këtu për t‘i mësuar, sepse ata e dinë çdo gjë mjaft mirë vetë, por sikurse dhe Edi e di nga vizita e tij tek unë, ne japim gjithashtu një mëndim të hapur. Ne jemi të dy basketbollistë dhe sportistë dhe për këtë arsye edhe kuptohemi dhe shpresoj shumë që shpirti sportiv i cili duhet të jetë gjithmonë edhe një shpirt skuadre të zhvillohet më tej këtu në vend. Kjo sdo të ndodhë brenda natës, por ne duam të ngremë besimin për të dy palët, për ata që sot janë në pushtët dhe mund të jenë nesër në opozitë, dhe opozitën e sotshme e cila mund të jetë nesër në pushtët, ne duam të mbajmë një marrëdhënie të mirë më të dy palët, dhe për këtë arsye shpresojmë për një punë të suksesshme për qeverinë por mbi të gjitha për vetë vendin,” u shpreh Kryeministri Bouffier.
Nëse ju do përmblidhnit përshtypjet tuaja nga Serbia dhe Shqipëria, cilat janë njohuritë më të rëndësishme që keni fituar?
Kryeministri Bouffier: Megjithëse të dy këto vende ndodhen afër njëra-tjetrës ato janë shumë ndryshe, Shqipëria nuk ka kaluar një luftë civile si Serbia por megjithatë të dy janë vende në transformim, të cilat hyjnë në një periudhë të re dhe nuk do mund t‘ja dalin dot vetëm. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë. Nëse këto vende zhvillohen nuk përfitojnë veç ata por edhe në, dhe nëse nuk zhvillohen, njerëzit nuk do të qëndrojnë këtu por do të shkojnë aty ku mendojnë se do kenë një të ardhme më të mirë. Këtë e kam thënë edhe në Serbi, kryeministri nxori telefonin dhe më tha; shiko, të rinjtë shohin së çfarë ndodh në Berlin, në Londër, shohin Lady Gaga dhe Facebook dhe besojnë se kjo është ë ardhmja, dhe nëse ne nuk mund ti japim atyre një të ardhme, atëherë ata s’do qëndrojnë këtu. Për këtë arsye, ajo çfarë bëjmë ne këtu është shumë e rëndësishme për ne. Unë nuk shoh asnjë shans nëse këto vende të shkëputën, Serbia ka vetëm një problem- Moskën, kjo nuk vlen për Shqipërinë, ndërsa Turqia është pas dere. Një zhvillim i cili rrjedh ndoshta në radikalizëm dhe në islamizëm nuk mund të jetë qëllimi jonë. Për këtë arsye, sipas pikëpamjes time, perspektiva evropiane është ë duhura edhe nëse është e gjatë dhe e vështirë. Ne mund të diskutojmë në shtëpi mbi Evropën, burokracinë e Brukselit. Kush është këtu dhe ecën me sy hapur, kupton që Evropa është diçka krejt ndryshe, ne i gëzojmë të gjitha avantazhet, ne nuk e kuptojmë se sa mirë jemi. Ata e kanë shumë të qartë që e ardhmja e tyre është Evropa. Dhe nëse sot diskutohet apo opozita ngre këtu një tendë dhe proteston, për këtë një qeveri nuk mund të jetë e lumtur, por më parë nuk do të kishin mundur të ngrinin një tendë as për një orë dhe të gjithë do të ishin arrestuar dhe nuk do të kishte patur asnjë dialog. Për këtë arsye shumë gjëra kanë ndryshuar dhe besoj se mesazhi më i rëndësishëm që marrim më vete është, të mos i lëmë këto vende vetëm pa mbështetje, por në interesin tonë dhe të tyre të ndërtojmë sëbashku, edhe pse mund të jetë e vështirë.